{"id":95187,"date":"2026-07-25T09:48:31","date_gmt":"2026-07-25T09:48:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/25\/besa-e-kryepunetorit\/"},"modified":"2026-07-25T09:48:31","modified_gmt":"2026-07-25T09:48:31","slug":"besa-e-kryepunetorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/25\/besa-e-kryepunetorit\/","title":{"rendered":"Besa e kryepun\u00ebtorit"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli\/<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Vitet 2013\u20132025 p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb me reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, investime publike dhe zhvillime institucionale q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve tan\u00eb. Edhe pse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb, zhg\u00ebnjimi nga jeta e v\u00ebshtir\u00eb dhe me sakrifica n\u00eb emigracion, nga administrata jon\u00eb publike jo rrall\u00eb her\u00eb jo-profesionale dhe fodulle, si dhe nga arroganca e nj\u00eb pushteti 14 vje\u00e7ar, kan\u00eb sfumuar, zeruar ose shtremb\u00ebruar shum\u00eb nga gj\u00ebrat e mira q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb deri tani.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si nxehemi me bah\u00e7evanin q\u00eb na ka rregulluar kopshtin para sht\u00ebpis\u00eb, por ka l\u00ebn\u00eb pa hequr nga p\u00ebrpara port\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb tuf\u00ebn e bar\u00ebrave t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb shkulura prej tij, apo me marangozin q\u00eb na ka rregulluar dhom\u00ebn e gjumit, por na ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb pluhur dhe tym, shum\u00eb prej nesh harrojn\u00eb t\u00eb mirat e k\u00ebtyre 14 viteve.<\/p>\n<p>E mira e t\u00eb mirave \u00ebsht\u00eb Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi. Ajo konsiderohet ndryshimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm institucional i shtetit ton\u00eb n\u00eb 36 vitet e fundit, me krijimin e SPAK dhe BKH. K\u00ebto institucionet t\u00eb posa\u00e7me kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar kan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm hetimet dhe procedimet ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe grupeve kriminale.<\/p>\n<p>E mira e dyt\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb hapja e negociatave me Bashkimin Evropian dhe mbyllja e tre kapitujve t\u00eb par\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes me t\u00eb. Shqip\u00ebria arriti t\u00eb hap\u00eb zyrtarisht negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit me BE-n\u00eb dhe t\u00eb hap\u00eb t\u00eb 33 kapitujt e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asocimit, nj\u00eb objektiv strategjik komb\u00ebtar. Vendi yn\u00eb po b\u00ebn mir\u00eb edhe me mbylljen e disa prej tyre q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit. Qeveria e sotme dhe drejtuesi i saj shihen me sy t\u00eb mir\u00eb nga Brukseli.<\/p>\n<p>E mira e tret\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb digjitalizimi i sh\u00ebrbimeve publike. Platforma e-Albania ka reduktuar ndjesh\u00ebm burokracit\u00eb, duke mund\u00ebsuar marrjen online t\u00eb qindra sh\u00ebrbimeve administrative dhe kursimin e 385 milion\u00eb eurove p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe mij\u00ebra vite jet\u00eb n\u00eb sorollatje dhe humbje kohe mes sporteleve dhe sekser\u00ebve.<\/p>\n<p>E mira e kat\u00ebrt e madhe p\u00ebrb\u00ebhet nga investimet n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore dhe lejimi e inkurajimi i nj\u00eb privati q\u00eb t\u00eb rris\u00eb trafikun ajror civil n\u00eb Shqip\u00ebri kat\u00ebr her\u00eb nga viti 2018, me investimet n\u00eb Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs. Jan\u00eb nd\u00ebrtuar ose rehabilituar segmente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme rrugore q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar lidhjet nd\u00ebrmjet rajoneve t\u00eb vendit. Riviera e vendit arrihe t p\u00ebr 45 minuta m\u00eb shpejt dhe rrug\u00ebt e reja dhe qendrat urbane ju kan\u00eb shtuar vler\u00ebn 402 mij\u00eb apartamenteve t\u00eb shqiptar\u00ebve me 3.8 miliard\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre rrug\u00ebve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>E mira e pest\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb zhvillimi i turizmit, nga kan\u00eb p\u00ebrfituar me dhjetra mij\u00ebra familje tonat q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira apartamentet ose dhomat e tyre me AirBnB. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb destinacion gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, duke regjistruar rritje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb numrit t\u00eb vizitor\u00ebve. Sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, fondet e sjella n\u00eb Shqip\u00ebri nga turizmi ishin 5.5 miliard\u00eb euro p\u00ebr vitin 2025.<\/p>\n<p>E mira e gjasht\u00eb e madhe jan\u00eb investimet n\u00eb energji. Jan\u00eb zhvilluar projekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme energjetike dhe jan\u00eb shtuar investimet n\u00eb energjin\u00eb diellore dhe at\u00eb fotovoltaike. Sot Shqip\u00ebria prodhon energji elektrike nga fotovoltaik\u00ebt pes\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb, nga sa prodhonte n\u00eb vitin 2022. Nj\u00eb n\u00eb n\u00ebnd\u00eb kilovator\u00eb e prodhon nga energjia diellore, duke ulur var\u00ebsin\u00eb nga nafta e shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>E mira e shtat\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb shtimi i pag\u00ebs minimale 2.5 her\u00eb, nga 22 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2012, duke ndikuar pozitivisht tek punonj\u00ebsit me t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>E mira e tet\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb shtimi e pensioneve. Pavar\u00ebsisht se nga pak, pse pensionist\u00ebt jan\u00eb partia m\u00eb e madhe e vendit, pensionet po rriten shpesh n\u00eb dy vitet e fundit. Vitin e ardhsh\u00ebm nga 1 janari 2027, shtesat mujore do dyfishohen p\u00ebr 565 mij\u00eb pensionist\u00eb.<\/p>\n<p>Kush na i ka b\u00ebr\u00eb dhe po na i garanton k\u00ebto t\u00eb mira dhe disa t\u00eb tjera m\u00eb pak thelb\u00ebsore se k\u00ebto? Kemi nj\u00eb ekip q\u00eb e ka nj\u00eb kryepun\u00ebtor. Ky kryepun\u00ebtor po na k\u00ebrkon s\u00ebrisht bes\u00ebn, pas shkundjes s\u00eb mrekullueshme q\u00eb i b\u00ebn\u00eb arroganc\u00ebs 14 vje\u00e7are t\u00eb pushtetit 10 dit\u00ebt e para t\u00eb pasra e t\u00eb sinqerta t\u00eb protest\u00ebs m\u00eb paq\u00ebsore dhe m\u00eb rinore q\u00eb ka njohur vendi.<\/p>\n<p>A duhet t\u2019ia japim s\u00ebrisht bes\u00ebn?<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli\/ Vitet 2013\u20132025 p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb me reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, investime publike dhe zhvillime institucionale q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve tan\u00eb. Edhe pse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb, zhg\u00ebnjimi nga jeta e v\u00ebshtir\u00eb dhe me sakrifica n\u00eb emigracion, nga administrata jon\u00eb publike jo rrall\u00eb her\u00eb jo-profesionale dhe fodulle, si dhe nga arroganca e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95187","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95187"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95187\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}