{"id":95178,"date":"2026-07-25T08:48:18","date_gmt":"2026-07-25T08:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/25\/tabaku-zberthen-10-vitet-e-ligjit-te-investimeve-strategjike-parlamenti-eshte-perdorur-si-noter-i-qeverise\/"},"modified":"2026-07-25T08:48:18","modified_gmt":"2026-07-25T08:48:18","slug":"tabaku-zberthen-10-vitet-e-ligjit-te-investimeve-strategjike-parlamenti-eshte-perdorur-si-noter-i-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/25\/tabaku-zberthen-10-vitet-e-ligjit-te-investimeve-strategjike-parlamenti-eshte-perdorur-si-noter-i-qeverise\/","title":{"rendered":"Tabaku zb\u00ebrthen 10 vitet e \u201cLigjit t\u00eb Investimeve Strategjike\u201d: Parlamenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si noter i qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku, ka rind\u00ebrtuar kronologjin\u00eb e Ligjit p\u00ebr Investimet Strategjike, nga miratimi i tij n\u00eb vitin 2015 deri te zgjatjet e vazhdueshme dhe debatet e sotme p\u00ebr shfuqizimin e tij.<\/p>\n<p>Tabaku kujtoi se ligji u prezantua fillimisht si nj\u00eb instrument i p\u00ebrkohsh\u00ebm, q\u00eb synonte t\u00eb t\u00ebrhiqte investitor\u00eb t\u00eb huaj dhe t\u00eb nxiste investime n\u00eb sektor\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb. Por, sipas saj, pas nj\u00eb dekade zbatimi, ai \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr shp\u00ebrndarjen pa gar\u00eb t\u00eb aseteve dhe pronave publike te nj\u00eb grup i kufizuar p\u00ebrfituesish.<\/p>\n<p>Deputetja demokrate deklaroi se ligji \u00ebsht\u00eb ndryshuar n\u00ebnt\u00eb her\u00eb, nd\u00ebrsa gjasht\u00eb prej nd\u00ebrhyrjeve kan\u00eb pasur si q\u00ebllim vet\u00ebm shtyrjen e afatit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ajo rikujtoi se, q\u00eb n\u00eb momentin e miratimit t\u00eb ligjit n\u00eb vitin 2015, kishte propozuar disa amendamente q\u00eb synonin mbrojtjen e pron\u00ebs private dhe ndalimin e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shtetit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet dy pronar\u00ebve privat\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Tabakut, amendamentet synonin t\u00eb pengonin marrjen e pron\u00ebs s\u00eb nj\u00eb qytetari me \u00e7mim reference p\u00ebr t\u2019ia kaluar m\u00eb pas nj\u00eb subjekti tjet\u00ebr privat, por ato u rr\u00ebzuan nga votat e mazhoranc\u00ebs socialiste.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p>Prej jav\u00ebsh e muajsh, e gjith\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb sistemi t\u00eb pandersh\u00ebm. Nj\u00eb sistemi q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dit\u00eb pas dite nga mazhoranca socialiste; \u00ebsht\u00eb ngritur tull\u00eb pas tulle, p\u00ebrmes vendimeve dhe ligjeve q\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, kan\u00eb r\u00ebnduar shtres\u00ebn e mesme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sistem kaq i pandersh\u00ebm, q\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 95 p\u00ebr qind mbahet n\u00eb kurrizin dhe mbi supet e brishta t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb mesme dhe t\u00eb familjeve shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pasuria u shp\u00ebrndahet t\u00eb pakt\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky sistem i pandersh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb ngritur brenda nj\u00eb dite. Ai lidhet me ligjet me porosi, me vendimet dhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb qeverisur gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve.<\/p>\n<p>Shembulli par excellence, shembulli m\u00eb i mir\u00eb i abuzimit dhe i zbatimit t\u00eb nj\u00eb ligji q\u00eb tregon se si vepron dhe operon qeveria, \u00ebsht\u00eb sot Ligji p\u00ebr Investimet Strategjike.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr Investimet Strategjike u miratua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, me propozim t\u00eb qeveris\u00eb, n\u00eb vitin 2015. U prezantua si nj\u00eb ligj q\u00eb do t\u00eb sillte investitor\u00eb t\u00eb huaj nga \u00e7do cep i bot\u00ebs dhe q\u00eb do t\u00eb t\u00ebrhiqte investime n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Investitor\u00ebt do t\u00eb merrnin asete publike, prona private, leje, akses n\u00eb procedura, heqje taksash dhe favore fiskale p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb dit\u00ebs, gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb zbatimit t\u00eb tij, ky ligj ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u2019ua shp\u00ebrndar\u00eb k\u00ebto asete publike dhe prona private, t\u00eb marra nga familjet dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb grushti t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin e miratimit t\u00eb ligjit, n\u00eb vitin 2015, propozova disa amendamente q\u00eb lidheshin pik\u00ebrisht me \u00e7\u00ebshtjen e pron\u00ebs. Me faktin se shteti nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrmjet privat\u00ebve, t\u2019i marr\u00eb tok\u00ebn nj\u00eb qytetari apo nj\u00eb familjeje, ta shpron\u00ebsoj\u00eb me \u00e7mim reference \u2014 dhe jo me \u00e7mimin q\u00eb ofron tregu \u2014 p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb m\u00eb pas nj\u00eb privati tjet\u00ebr. K\u00ebto amendamente u rr\u00ebzuan me forc\u00ebn e karton\u00ebve, si gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Pa iu thar\u00eb ende boja k\u00ebtij ligji, qeveria shqiptare solli k\u00ebrkes\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr shtyrjen e afatit t\u00eb tij n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshuar ligji. Plot n\u00ebnt\u00eb her\u00eb, gjasht\u00eb prej t\u00eb cilave vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i shtyr\u00eb afatin. Shtyrja e par\u00eb erdhi me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb kishin premtuar se do t\u00eb punonin p\u00ebr nj\u00eb ligj kuad\u00ebr p\u00ebr investimet. P\u00ebr at\u00eb ligj thuhet se po punohet edhe sot. Ligji i ri nuk erdhi kurr\u00eb; erdh\u00ebn vet\u00ebm ndryshimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb Ligjit p\u00ebr Investimet Strategjike.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e dyt\u00eb erdhi nga nj\u00eb grup deputet\u00ebsh n\u00eb vitin 2019. K\u00ebrkes\u00eb pas k\u00ebrkese dhe ndryshim pas ndryshimi, n\u00eb \u00e7do rast ne kemi propozuar amendamente.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, edhe pas k\u00ebrkesave t\u00eb Komisionit Europian dhe pasi ky ishte shfaqur si ligji m\u00eb abuziv, q\u00eb pa konkurrenc\u00eb dhe pa gar\u00eb t\u00eb ndershme u jepte asetet publike nj\u00eb grupi t\u00eb vog\u00ebl biznesesh pran\u00eb qeveris\u00eb, k\u00ebrkova q\u00eb efektet e tij t\u00eb ndaleshin.<\/p>\n<p>N\u00eb debatin e gjat\u00eb q\u00eb zhvilluam n\u00eb disa prej komisioneve parlamentare, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb e mbronin me krenari ligjin dhe rezultatet e tij.<\/p>\n<p>Ata jepnin si shembull \u201cDurr\u00ebs Marin\u00ebn\u201d, e cila, p\u00ebrs\u00ebri, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i abuzimit, i korrupsionit dhe i munges\u00ebs s\u00eb gar\u00ebs n\u00eb ekonomi. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqnim nj\u00eb investitor per\u00ebndimor, p\u00ebrs\u00ebri zgjodh\u00ebm t\u00eb dyshuarit e zakonsh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb. N\u00eb vitin 2019, n\u00eb vitin 2020 dhe n\u00eb vitin 2023, t\u00eb gjitha k\u00ebto ishin shtyrje t\u00eb Ligjit p\u00ebr Investimet Strategjike.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto shtyrje u miratuan me forc\u00ebn e karton\u00ebve. Deputet pas deputeti dhe grup deputet\u00ebsh pas grupi deputet\u00ebsh, pa asnj\u00eb kompromis, ngrinin kartonin dhe votonin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj abuziv; p\u00ebr ligjin kund\u00ebr t\u00eb cilit sot qytetar\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb jan\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak muaj para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2025, qeveria k\u00ebrkoi shtyrjen e radh\u00ebs, deri m\u00eb 31 dhjetor 2026, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb angazhimin p\u00ebr ta pezulluar k\u00ebt\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Ky angazhim lidhej edhe me detyrimet dhe pozicionin negociues t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e integrimit, si dhe me problematikat n\u00eb raport me Marr\u00ebveshjen e Stabilizim-Asociimit.<\/p>\n<p>Ligji i ndan asetet dhe pronat publike pa konkurrenc\u00eb dhe pa gar\u00eb. Ai vret ekonomin\u00eb dhe ka dh\u00ebn\u00eb kryesisht leje p\u00ebr nd\u00ebrtime hotelesh n\u00eb turiz\u00ebm, pa t\u00ebrhequr investitor\u00eb serioz\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrpjekje u k\u00ebrkua q\u00eb afati t\u00eb shkonte deri m\u00eb 31 dhjetor 2027. Kjo u shoq\u00ebrua m\u00eb pas edhe me ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr portet turistike, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi \u00e7do investitori strategjik t\u00eb merrte edhe nj\u00eb port.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb historiku kronologjik i k\u00ebtij ligji. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. K\u00ebto jan\u00eb faktet, t\u00eb shkruara e zeza mbi t\u00eb bardh\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj abuziv; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj q\u00eb sot premtohet se do t\u00eb pezullohet.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb gjat\u00eb nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Komisionit Europian. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj q\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, tregon sistemin socialist, sistemin e pakic\u00ebs dhe sistemin e favoreve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb sistemi i marrjes s\u00eb trojeve publike dhe private, sistemi i heqjes s\u00eb taksave dhe i dh\u00ebnies s\u00eb aksesit n\u00eb asetet publike pa gar\u00eb. Tani, sa mund t\u2019i besohet propagand\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb?<\/p>\n<p>Sa mund t\u2019u besohet atyre q\u00eb e kan\u00eb ngritur k\u00ebt\u00eb sistem se do ta zhb\u00ebjn\u00eb at\u00eb? Sa mund t\u2019u besohet atyre q\u00eb sot vajtojn\u00eb me lot krokodili dhe thon\u00eb se fajin e kan\u00eb protestuesit apo opozita? Sa mund t\u2019u besohet atyre q\u00eb plot gjasht\u00eb her\u00eb e kan\u00eb ndryshuar k\u00ebt\u00eb ligj vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i shtyr\u00eb afatin?<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00eb ndryshime n\u00eb total dhe asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gar\u00ebn n\u00eb ekonomi, asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr meritokracin\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr konkurrenc\u00ebn. Gjithmon\u00eb p\u00ebr t\u00eb favorizuar nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb sistem nuk mund ta zhb\u00ebjn\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb krijuar. K\u00ebt\u00eb sistem, me ligje q\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb Parlament duke e kthyer at\u00eb n\u00eb nj\u00eb noter t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb; me ligje q\u00eb ndryshojn\u00eb p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta dhe q\u00eb kapin shtetin, nuk mund ta ndryshojn\u00eb ata q\u00eb e ideuan, e konceptuan, e votuan, e miratuan dhe e zbatuan.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb sistem do ta ndryshoj\u00eb shoq\u00ebria shqiptare. K\u00ebt\u00eb sistem duhet ta ndryshojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. Ndoshta rezultatet kan\u00eb vonuar t\u00eb vijn\u00eb, sepse ky ligj ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb d\u00ebme n\u00eb ekonomi. Por zhb\u00ebrja e k\u00ebtij ligji \u00ebsht\u00eb heqja e nj\u00ebr\u00ebs prej tullave mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ngritur sistemi.<\/p>\n<p>Sistemi i pakic\u00ebs, sistemi socialist, sistemi q\u00eb i ka marr\u00eb frym\u00ebn ekonomis\u00eb, q\u00eb ka vrar\u00eb gar\u00ebn dhe q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb penges\u00ebn kryesore p\u00ebr zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Vet\u00ebm duke larguar k\u00ebt\u00eb mazhoranc\u00eb mund t\u00eb zhb\u00ebhet ky sistem.<\/p>\n<p>Pak nga pak, ligj pas ligji, vendim pas vendimi dhe favor pas favori. Ashtu si\u00e7 i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb, ashtu duhet t\u00eb hiqen. K\u00ebt\u00eb sistem do ta ndryshojm\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/tabaku-investime\/\">Tabaku zb\u00ebrthen 10 vitet e \u201cLigjit t\u00eb Investimeve Strategjike\u201d: Parlamenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si noter i qeveris\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku, ka rind\u00ebrtuar kronologjin\u00eb e Ligjit p\u00ebr Investimet Strategjike, nga miratimi i tij n\u00eb vitin 2015 deri te zgjatjet e vazhdueshme dhe debatet e sotme p\u00ebr shfuqizimin e tij. Tabaku kujtoi se ligji u prezantua fillimisht si nj\u00eb instrument i p\u00ebrkohsh\u00ebm, q\u00eb synonte t\u00eb t\u00ebrhiqte investitor\u00eb t\u00eb huaj dhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95178","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95178","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95178"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95178\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}