{"id":95139,"date":"2026-07-24T14:48:14","date_gmt":"2026-07-24T14:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/24\/gjykata-administrative-nuk-mori-ne-shqyrtim-padine-ndaj-ols-dados-reagon-veliaj-do-ta-vazhdojme-kete-beteje-me-te-gjitha-mjetet-ligjore\/"},"modified":"2026-07-24T14:48:14","modified_gmt":"2026-07-24T14:48:14","slug":"gjykata-administrative-nuk-mori-ne-shqyrtim-padine-ndaj-ols-dados-reagon-veliaj-do-ta-vazhdojme-kete-beteje-me-te-gjitha-mjetet-ligjore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/24\/gjykata-administrative-nuk-mori-ne-shqyrtim-padine-ndaj-ols-dados-reagon-veliaj-do-ta-vazhdojme-kete-beteje-me-te-gjitha-mjetet-ligjore\/","title":{"rendered":"Gjykata Administrative nuk mori n\u00eb shqyrtim padin\u00eb ndaj Ols Dados, reagon Veliaj: Do ta vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet ligjore"},"content":{"rendered":"<p>Erion Veliaj ka reaguar pasi Gjykata Administrative nuk ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim padin\u00eb e tij ndaj prokurorit Ols Dado.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale, kryebashkiaku shprehet se \u201cSot u provua ajo q\u00eb ne kishim paralajm\u00ebruar m\u00eb par\u00eb: gjykata refuzoi t\u2019i n\u00ebnshtroj\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor pyetjen q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik, n\u00ebse Olsi Dado \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe ligjin p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionin e prokurorit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPadia jon\u00eb nuk u rr\u00ebzua. Ajo nuk u lejua t\u00eb shqyrtohej.<br \/>\nGjykata nuk hyri n\u00eb themelin e pretendimeve tona. Ajo na mohoi aksesin efektiv n\u00eb gjykat\u00eb, me argumentin se Erion Veliaj dhe Bashkia Tiran\u00eb nuk kan\u00eb interes t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb funksionari shtet\u00ebror, i cili ka nd\u00ebrhyr\u00eb drejtp\u00ebrdrejt<br \/>\nmbi t\u00eb drejtat e tyre kushtetuese.<br \/>\nPo n\u00ebse nuk ka interes t\u00eb ligjsh\u00ebm personi ndaj t\u00eb cilit jan\u00eb ushtruar p\u00ebrgjime, kontrolle, sekuestrime, masa sigurimi dhe kufizime t\u00eb liris\u00eb personale, at\u00ebher\u00eb kush e ka? N\u00ebse nuk legjitimohet qytetari q\u00eb pretendon se k\u00ebto masa jan\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb person pa atributet ligjore p\u00ebr t\u2019i ushtruar ato, at\u00ebher\u00eb praktikisht nuk legjitimohet askush.<br \/>\nLogjika e k\u00ebtij vendimi \u00e7on n\u00eb pasoja absurde. Asnj\u00eb qytetar q\u00eb ndalohet, kontrollohet, gjobitet, i hiqet prona apo arrestohet nga nj\u00eb person q\u00eb paraqitet si funksionar shtet\u00ebror nuk mund t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb gjykat\u00ebs t\u00eb verifikoj\u00eb n\u00ebse ai kishte realisht atributet ligjore p\u00ebr ta ushtruar at\u00eb funksion.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb, n\u00eb thelb, mesazhi juridik i vendimit t\u00eb sot\u00ebm. Sigurisht q\u00eb ne e prisnim dhe e kishim paralajm\u00ebruar k\u00ebt\u00eb rezultat.<br \/>\nJemi t\u00eb bindur se shmangia e shqyrtimit n\u00eb themel ishte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrballur me pyetjen qendrore t\u00eb k\u00ebtij procesi: a \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar Olsi Dado n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe ligjin p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionin e prokurorit t\u00eb Republik\u00ebs? Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb gjykata refuzoi t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb dhe t\u2019i p\u00ebrgjigjet.<br \/>\nNe sapo kemi p\u00ebrfunduar hapin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj beteje. Ajo q\u00eb nisi si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb nj\u00eb prokurori, sot ka marr\u00eb p\u00ebrmasa shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Sot nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb diskutim vet\u00ebm statusi i nj\u00eb funksionari publik. N\u00eb diskutim \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia e vet\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve p\u00ebr t\u00eb pranuar kontroll edhe mbi veten. Nuk mund t\u00eb k\u00ebrkosh besimin e qytetar\u00ebve, n\u00ebse nuk pranon t\u00eb nj\u00ebjtat standarde kontrolli q\u00eb ua imponon atyre edhe mbi veten.<br \/>\nNuk mund t\u00eb k\u00ebrkosh respekt vet\u00ebm sepse mban mbi shpatulla nj\u00eb tog\u00eb t\u00eb zez\u00eb me xhufk\u00eb t\u00eb kuqe. Autoriteti i drejt\u00ebsis\u00eb buron nga legaliteti, por ruhet nga legjitimiteti moral dhe institucional q\u00eb fitohet duke zbatuar t\u00eb nj\u00ebjtat standarde p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa p\u00ebrjashtim.<br \/>\nNe do ta vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet ligjore. Sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtja e nj\u00eb prokurori. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja q\u00eb do t\u00eb tregoj\u00eb se \u00e7far\u00eb drejt\u00ebsie ka zgjedhur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb Republika e Shqip\u00ebris\u00eb: nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb pranon t\u00eb kontrolloj\u00eb edhe veten, apo nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb mbi \u00e7do kontroll kushtetues.<br \/>\nP\u00ebr ne, p\u00ebrgjigjja ndaj k\u00ebsaj pyetjeje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se \u00e7do proces individual.<br \/>\nFaleminderit\u201d, shkruan Veliaj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Erion Veliaj ka reaguar pasi Gjykata Administrative nuk ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim padin\u00eb e tij ndaj prokurorit Ols Dado. N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale, kryebashkiaku shprehet se \u201cSot u provua ajo q\u00eb ne kishim paralajm\u00ebruar m\u00eb par\u00eb: gjykata refuzoi t\u2019i n\u00ebnshtroj\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor pyetjen q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik, n\u00ebse Olsi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95139","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95139","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95139"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95139\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}