{"id":95138,"date":"2026-07-24T13:48:28","date_gmt":"2026-07-24T13:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/24\/tirana-behet-qendra-e-dialogut-nderfetar-ne-europe-lideret-fetare-nga-7-vende-japin-mesazhe-te-forta-per-paqen\/"},"modified":"2026-07-24T13:48:28","modified_gmt":"2026-07-24T13:48:28","slug":"tirana-behet-qendra-e-dialogut-nderfetar-ne-europe-lideret-fetare-nga-7-vende-japin-mesazhe-te-forta-per-paqen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/24\/tirana-behet-qendra-e-dialogut-nderfetar-ne-europe-lideret-fetare-nga-7-vende-japin-mesazhe-te-forta-per-paqen\/","title":{"rendered":"Tirana b\u00ebhet qendra e dialogut nd\u00ebrfetar n\u00eb Europ\u00eb, lider\u00ebt fetar\u00eb nga 7 vende japin mesazhe t\u00eb forta p\u00ebr paqen"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb k\u00ebshillave nd\u00ebrfetar\u00eb, komuniteteve fetare, institucioneve publike, bot\u00ebs akademike dhe shoq\u00ebris\u00eb civile nga shtat\u00eb vende europiane u mblodh\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Forumit Europian Nd\u00ebrfetar dhe Dialogut Rajonal Shum\u00ebpal\u00ebsh \u201cShared Sacred Flourishing \u2013 Lul\u00ebzimi i P\u00ebrbashk\u00ebt Shpirt\u00ebror\u201d.<\/p>\n<p>Forumi u zhvillua n\u00eb Sall\u00ebn e Muzeut t\u00eb Kryegjyshat\u00ebs Bot\u00ebrore Bektashiane dhe u organizua nga Religions for Peace International, Religions for Peace Europe dhe European National Interreligious Bodies , n\u00eb bashk\u00ebpunim me K\u00ebshillin Nd\u00ebrfetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 Religions for Peace Albania, komunitetet fetare dhe partner\u00eb komb\u00ebtar\u00eb e lokal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb aktivitet mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Shqip\u00ebria, Bosnja dhe Hercegovina, Finlanda, Gjermania, Greqia, Italia dhe Spanja, me synimin p\u00ebr t\u00eb forcuar bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrfetar dhe p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar dialogun n\u00eb veprim konkret n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb paqes, dinjitetit njer\u00ebzor, drejt\u00ebsis\u00eb sociale dhe kujdesit p\u00ebr mjedisin.<\/p>\n<p>N\u00eb hapje t\u00eb Forumit p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn znj. Deepika Singh, Z\u00ebvend\u00ebs-sekretare e P\u00ebrgjithshme e Religions for Peace International; Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryetar i K\u00ebshillit Nd\u00ebrfetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kryegjysh Bot\u00ebror i Bektashinjve; H. Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; Fortlumturia e Tij Joani, Kryepeshkop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; Mons. Gjergj Meta, President i Konferenc\u00ebs Ipeshkvore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; Pastor Erion Sylari, Kryetar i V\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Ungjillore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; Klodjan Bulku, Kryetar i Komitetit Shtet\u00ebror p\u00ebr Kultet; si dhe Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, President i Religions for Peace Europe dhe Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit Nd\u00ebrfetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e mir\u00ebseardhjes, H. Dede Edmond Brahimaj e cil\u00ebsoi Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend ku harmonia nd\u00ebrfetare nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb aspirat\u00eb, por nj\u00eb tradit\u00eb e gjall\u00eb, e trash\u00ebguar nd\u00ebr breza. Ai theksoi se, megjith\u00ebse traditat fetare jan\u00eb t\u00eb ndryshme, ato bashkohen rreth vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb paqes, drejt\u00ebsis\u00eb, m\u00ebshir\u00ebs, dinjitetit njer\u00ebzor dhe sh\u00ebrbimit ndaj njer\u00ebzimit. Sipas tij, Forumi nuk p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm nj\u00eb seri diskutimesh, por nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nga kuptimi i traditave t\u00eb shenjta drejt veprimit konkret.<\/p>\n<p>Bujar Spahiu n\u00ebnvizoi se zhvillimi i v\u00ebrtet\u00eb i njeriut nuk mund t\u00eb matet vet\u00ebm p\u00ebrmes mir\u00ebqenies materiale, pasi njeriu \u00ebsht\u00eb trup dhe shpirt. Ai theksoi se dialogu nd\u00ebrfetar nuk k\u00ebrkon heqjen dor\u00eb nga bindjet fetare, por ta jetosh me sinqeritet besimin, duke respektuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht lirin\u00eb dhe dinjitetin e tjetrit. N\u00eb fjal\u00ebn e tij ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr investim m\u00eb t\u00eb madh te t\u00eb rinjt\u00eb, drejt\u00ebsin\u00eb sociale, mbrojtjen e mjedisit dhe projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, q\u00eb u sh\u00ebrbejn\u00eb njer\u00ebzve pa dallim feje apo komb\u00ebsie.<\/p>\n<p>Fortlumturia e Tij Joani theksoi se prania e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb traditave t\u00eb ndryshme fetare n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn hap\u00ebsir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi publike se njeriu mund t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb besnik identitetit t\u00eb vet shpirt\u00ebror dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u2019i afrohet tjetrit me respekt, mir\u00ebkuptim dhe dashuri. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje trash\u00ebgimin\u00eb e Kryepiskopit t\u00eb ndjer\u00eb Anastas dhe \u201ck\u00ebrkimin e s\u00eb Shenjt\u00ebs\u201d si nj\u00eb udh\u00eb drejt paqes dhe v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb, duke theksuar se emri i Per\u00ebndis\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrligjur urrejtjen, dhun\u00ebn apo posht\u00ebrimin e njeriut.<\/p>\n<p>Mons. Gjergj Meta u ndal te dinjiteti i njeriut, i cili buron nga prania e s\u00eb shenjt\u00ebs brenda tij, si dhe te p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr ta mbrojtur jo vet\u00ebm qenien njer\u00ebzore, por edhe krijimin. Ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb angazhim t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe paqes, duke theksuar se komunitetet fetare duhet t\u00eb jen\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb e s\u00eb shenjt\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri, pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive dhe sfidave t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga tradita ungjillore, Pastor Erion Sylari theksoi se \u00e7do njeri mbart nj\u00eb dinjitet t\u00eb patjet\u00ebrsuesh\u00ebm, i cili nuk p\u00ebrcaktohet nga komb\u00ebsia, feja, statusi ekonomik apo bindjet politike. Ai vuri n\u00eb dukje se feja duhet t\u00eb d\u00ebshmohet jo vet\u00ebm p\u00ebrmes fjal\u00ebve, por edhe p\u00ebrmes kujdesit p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb, edukimit t\u00eb t\u00eb rinjve, mbrojtjes s\u00eb krijimit dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb urave t\u00eb mir\u00ebkuptimit. Ai u b\u00ebri thirrje ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjve q\u00eb ta shohin respektin ndaj tjetrit jo si dob\u00ebsim, por si forcim t\u00eb identitetit t\u00eb tyre fetar.<\/p>\n<p>Klodjan Bulku, Kryetar i Komitetit Shtet\u00ebror p\u00ebr Kultet, theksoi se bashk\u00ebjetesa nd\u00ebrmjet besimeve fetare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vlerat m\u00eb t\u00eb \u00e7muara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe nj\u00eb trash\u00ebgimi q\u00eb tashm\u00eb ka kap\u00ebrcyer kufijt\u00eb komb\u00ebtar\u00eb. Ai riafirmoi angazhimin institucional p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur \u00e7do nism\u00eb q\u00eb forcon dialogun nd\u00ebrfetar, lirin\u00eb e besimit dhe respektin e nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb k\u00ebshillave nd\u00ebrfetar\u00eb, komuniteteve fetare, institucioneve publike, bot\u00ebs akademike dhe shoq\u00ebris\u00eb civile nga shtat\u00eb vende europiane u mblodh\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Forumit Europian Nd\u00ebrfetar dhe Dialogut Rajonal Shum\u00ebpal\u00ebsh \u201cShared Sacred Flourishing \u2013 Lul\u00ebzimi i P\u00ebrbashk\u00ebt Shpirt\u00ebror\u201d. Forumi u zhvillua n\u00eb Sall\u00ebn e Muzeut t\u00eb Kryegjyshat\u00ebs Bot\u00ebrore Bektashiane dhe u organizua nga Religions [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95138","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95138"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95138\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}