{"id":95133,"date":"2026-07-24T12:48:19","date_gmt":"2026-07-24T12:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/24\/sfidat-e-edi-rames-ne-nje-shqiperi-qe-ka-ndryshuar\/"},"modified":"2026-07-24T12:48:19","modified_gmt":"2026-07-24T12:48:19","slug":"sfidat-e-edi-rames-ne-nje-shqiperi-qe-ka-ndryshuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/24\/sfidat-e-edi-rames-ne-nje-shqiperi-qe-ka-ndryshuar\/","title":{"rendered":"Sfidat e Edi Ram\u00ebs n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ka ndryshuar"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Alban Daci\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Edi Rama jan\u00eb t\u00eb shumta dhe komplekse, por ndoshta m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja prej tyre \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb lexuar drejt protestat, pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb qytetare dhe koh\u00ebn historike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ato po zhvillohen. Protestat nuk mund t\u00eb interpretohen m\u00eb vet\u00ebm si reagime spontane ndaj nj\u00eb vendimi t\u00eb qeveris\u00eb apo si instrumente t\u00eb zakonshme t\u00eb p\u00ebrplasjes politike.<\/p>\n<p>Ato jan\u00eb tregues t\u00eb nj\u00eb transformimi t\u00eb thell\u00eb shoq\u00ebror, ekonomik dhe kulturor. Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb ata t\u00eb viteve t\u00eb para t\u00eb tranzicionit. Pas m\u00eb shum\u00eb se tri dekadash demokraci dhe hapjeje ndaj bot\u00ebs, \u00ebsht\u00eb transformuar vet\u00eb m\u00ebnyra se si qytetar\u00ebt e konceptojn\u00eb shtetin, institucionet dhe qeverisjen.<\/p>\n<p>Miliona shqiptar\u00eb kan\u00eb jetuar, studiojn\u00eb ose punojn\u00eb n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian dhe jan\u00eb njohur me standarde t\u00eb tjera t\u00eb administrimit publik, me institucione m\u00eb funksionale dhe me modele t\u00eb ndryshme t\u00eb organizimit shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb rikthehen n\u00eb Shqip\u00ebri, ata b\u00ebjn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme nj\u00eb krahasim mes realitetit q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb dhe atij q\u00eb gjejn\u00eb n\u00eb vendin e tyre. Shpesh ky krahasim prodhon zhg\u00ebnjim, jo sepse Shqip\u00ebria nuk ka ndryshuar, por sepse ritmi i ndryshimit nuk p\u00ebrputhet me pritshm\u00ebrit\u00eb q\u00eb kan\u00eb krijuar standardet europiane.<\/p>\n<p>Edhe shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb izoluar nga k\u00ebto standarde. Fal\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb, teknologjis\u00eb, mediave, rrjeteve sociale dhe numrit gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb turist\u00ebve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb vizitojn\u00eb vendin, ata kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb krahasojn\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tyre me realitete t\u00eb tjera. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesat ndaj shtetit t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. Sot qytetar\u00ebt nuk k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00ebm rrug\u00eb, nd\u00ebrtesa apo investime publike; ata k\u00ebrkojn\u00eb institucione q\u00eb funksionojn\u00eb, drejt\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb, administrat\u00eb profesionale, sh\u00ebrbime cil\u00ebsore dhe mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ri, Edi Rama nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet vet\u00ebm mbi stabilitetin politik apo mbi sukseset elektorale. Ai duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb akte t\u00eb qarta politike q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se qeverisja \u00ebsht\u00eb n\u00eb koherenc\u00eb me nevojat dhe pritshm\u00ebrit\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Mandati i kat\u00ebrt nuk do t\u00eb gjykohet m\u00eb mbi baz\u00ebn e investimeve infrastrukturore apo reformave t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, por mbi aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet me standarde europiane dhe institucione q\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme lidhet me raportin nd\u00ebrmjet politik\u00ebs dhe drejt\u00ebsis\u00eb. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ka prodhuar nj\u00eb realitet krejt\u00ebsisht t\u00eb ri. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit shqiptar, figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike dhe institucionale po hetohen, arrestohen apo gjykohen. Kjo ka krijuar nj\u00eb ndjenj\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe ka forcuar iden\u00eb se askush nuk duhet t\u00eb jet\u00eb mbi ligjin. Megjithat\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kronikat e p\u00ebrditshme q\u00eb lidhen me korrupsionin kan\u00eb krijuar edhe nj\u00eb perceptim t\u00eb fort\u00eb publik se korrupsioni nuk ka qen\u00eb fenomen i izoluar, por ka prekur nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk mjafton vet\u00ebm q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb veproj\u00eb. Politika duhet t\u00eb jap\u00eb sinjalet e saj. N\u00ebse Shqip\u00ebria synon t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Bashkimit Evropian, at\u00ebher\u00eb qeverisja duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb standard t\u00eb ri etik. Edi Rama duhet t\u00eb distancohet politikisht nga \u00e7do figur\u00eb q\u00eb perceptohet si simbol i korrupsionit dhe, edhe m\u00eb shum\u00eb, nga ata q\u00eb tashm\u00eb p\u00ebrballen me procese gjyq\u00ebsore apo vendime t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Nj\u00eb distancim i till\u00eb nuk duhet t\u00eb interpretohet si pranim i faj\u00ebsis\u00eb, por si nj\u00eb mesazh politik se standardet e p\u00ebrfaq\u00ebsimit kan\u00eb ndryshuar dhe se interesi publik prevalon mbi interesat individuale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr sfid\u00eb madhore \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsia e p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik. Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb zhvillimit t\u00eb saj demokratik, ku qytetar\u00ebt nuk k\u00ebnaqen m\u00eb vet\u00ebm me figura q\u00eb kan\u00eb ndikim elektoral apo kontroll mbi struktura lokale. Shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e arsimuar, m\u00eb e informuar dhe m\u00eb k\u00ebrkuese. Brezi Z, i cili \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb hapur me bot\u00ebn, pret t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga njer\u00ebz me integritet, profesionaliz\u00ebm dhe kultur\u00eb demokratike.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Edi Rama duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb model t\u00eb ri t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb Kuvend. Nuk mjafton m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjidhen kandidat\u00eb vet\u00ebm sepse garantojn\u00eb vota. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dijen, ekspertiz\u00ebn, etik\u00ebn publike dhe vizionin p\u00ebr zhvillimin e vendit. Parlamenti duhet t\u00eb pasqyroj\u00eb potencialin intelektual t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe jo vet\u00ebm ekuilibrat politik\u00eb t\u00eb momentit.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta filozofi duhet t\u00eb zbatohet edhe n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb largohet p\u00ebrfundimisht nga kultura e tranzicionit, ku shpesh em\u00ebrimet b\u00ebheshin mbi baz\u00ebn e besnik\u00ebris\u00eb politike dhe jo t\u00eb merit\u00ebs profesionale. Nj\u00eb shtet modern nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb pa administrat\u00eb profesionale. Institucionet nuk fitojn\u00eb autoritet p\u00ebrmes ligjeve, por p\u00ebrmes njer\u00ebzve q\u00eb i drejtojn\u00eb ato. Meritokracia nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb zgjedhje politike; ajo \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr zhvillimin e shtetit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr lidhet me ekonomin\u00eb. Shqip\u00ebria ka njohur rritje ekonomike dhe ka p\u00ebrjetuar zhvillime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb turiz\u00ebm, infrastruktur\u00eb dhe investime. Megjithat\u00eb, p\u00ebr qytetarin e zakonsh\u00ebm ekonomia nuk matet me statistikat makroekonomike, por me fuqin\u00eb bler\u00ebse, me mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb jet\u00eb dinjitoze dhe me sigurin\u00eb ekonomike t\u00eb familjes. N\u00ebse qytetar\u00ebt nuk e ndjejn\u00eb rritjen ekonomike n\u00eb jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme, at\u00ebher\u00eb edhe sukseset ekonomike humbasin vler\u00ebn politike.<\/p>\n<p>Sfida e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb ta shnd\u00ebrroj\u00eb zhvillimin ekonomik n\u00eb mir\u00ebqenie sociale. Kjo n\u00ebnkupton politika q\u00eb rrisin produktivitetin, mb\u00ebshtesin industrin\u00eb, inovacionin, teknologjin\u00eb, ekonomin\u00eb digjitale dhe prodhimin vendas. Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet pafund\u00ebsisht vet\u00ebm te nd\u00ebrtimi dhe turizmi. Nj\u00eb ekonomi moderne k\u00ebrkon diversifikim, k\u00ebrkim shkencor, arsim cil\u00ebsor dhe investim t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb kapitalin njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nj\u00eb nga rreziqet m\u00eb serioze afatgjata mbetet kriza demografike. Shqip\u00ebria po humbet popullsi p\u00ebr shkak t\u00eb emigracionit dhe r\u00ebnies s\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb. Brezi m\u00eb i arsimuar vazhdon t\u00eb shoh\u00eb emigracionin si alternativ\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr realizimin profesional. Ky fenomen nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm problem ekonomik; ai prek t\u00eb ardhmen e shtetit, tregun e pun\u00ebs, sistemin e pensioneve dhe zhvillimin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj sfide nuk mjaftojn\u00eb deklaratat patriotike apo fushatat sensibilizuese. T\u00eb rinjt\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vendin e tyre vet\u00ebm kur kan\u00eb arsye reale p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr paga konkurruese, mund\u00ebsi karriere, strehim t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm, arsim cil\u00ebsor, meritokraci dhe institucione q\u00eb u japin siguri p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dimension tjet\u00ebr strategjik \u00ebsht\u00eb procesi i integrimit europian. An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb objektiv diplomatik; ai \u00ebsht\u00eb procesi m\u00eb i madh transformues i shtetit shqiptar. Shqip\u00ebria nuk b\u00ebhet europiane dit\u00ebn kur n\u00ebnshkruan traktatin e an\u00ebtar\u00ebsimit. Shqip\u00ebria b\u00ebhet europiane \u00e7do dit\u00eb q\u00eb administrata respekton qytetarin, q\u00eb drejt\u00ebsia funksionon pa nd\u00ebrhyrje, q\u00eb ligji zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe q\u00eb institucionet fitojn\u00eb besimin e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron edhe nj\u00eb nga sfidat personale t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Integrimi europian nuk duhet t\u00eb perceptohet si sukses i nj\u00eb partie politike, por si projekt komb\u00ebtar. Vet\u00ebm nj\u00eb proces gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, ku opozita, shoq\u00ebria civile, akademia dhe institucionet bashk\u00ebpunojn\u00eb mbi interesa komb\u00ebtare, mund ta b\u00ebj\u00eb integrimin nj\u00eb sukses t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ndoshta sfida m\u00eb e madhe e mandatit t\u00eb kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb rikthimi i besimit t\u00eb qytetar\u00ebve tek institucionet. Besimi nuk nd\u00ebrtohet vet\u00ebm me reforma ligjore apo me krijimin formal t\u00eb institucioneve demokratike. Ai fitohet p\u00ebrmes funksionimit real t\u00eb tyre. Nj\u00eb qytetar fiton besim tek shteti kur merr nj\u00eb sh\u00ebrbim cil\u00ebsor, kur trajtohet me dinjitet nga administrata, kur gjykata vendos me drejt\u00ebsi dhe kur ligji zbatohet nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre protestave, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk e pranojn\u00eb m\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e djeshme dhe as m\u00ebnyr\u00ebn tradicionale t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb. Shoq\u00ebria shqiptare ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb vet\u00ebdijes qytetare, ku pritshm\u00ebrit\u00eb nuk kufizohen m\u00eb te sukseset e p\u00ebrkohshme, projektet individuale apo arritjet e pjesshme t\u00eb nj\u00eb qeverisjeje. Qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb ndryshim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb prek\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon shteti dhe marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, sfida nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm administrimi i pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb sociale apo menaxhimi i protestave. Sfida \u00ebsht\u00eb rikthimi i besimit. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sinjal t\u00eb fort\u00eb politik q\u00eb d\u00ebshmon se pushteti ka kuptuar mesazhin e qytetar\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb ndryshoj\u00eb jo vet\u00ebm prioritetet, por edhe kultur\u00ebn e qeverisjes. Qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb m\u00eb durim p\u00ebr suksese t\u00eb pjesshme apo t\u00eb p\u00ebrkohshme; ata k\u00ebrkojn\u00eb garanci se ndryshimi do t\u00eb jet\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe do t\u00eb prek\u00eb thelbin e funksionimit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Kontrat\u00eb t\u00eb Re Besimi nd\u00ebrmjet qytetar\u00ebve dhe pushtetit. Nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtetet mbi transparenc\u00ebn, meritokracin\u00eb, p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb, llogaridh\u00ebnien dhe respektin p\u00ebr dinjitetin e \u00e7do qytetari. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb zgjedhje politike, por nj\u00eb domosdoshm\u00ebri historike. Vet\u00ebm nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e re besimi mund t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb fundin e logjik\u00ebs s\u00eb tranzicionit dhe fillimin e nj\u00eb faze t\u00eb re t\u00eb zhvillimit demokratik, ku qytetar\u00ebt nuk ndihen thjesht votues nj\u00eb her\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vjet, por partner\u00eb t\u00eb shtetit n\u00eb nd\u00ebrtimin e s\u00eb ardhmes s\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Kontrat\u00eb t\u00eb Re Sociale nd\u00ebrmjet politik\u00ebs dhe qytetar\u00ebve, nd\u00ebrmjet institucioneve dhe shoq\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb nuk mb\u00ebshtetet vet\u00ebm mbi premtime elektorale, por mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrsjella, transparenc\u00eb, meritokraci dhe llogaridh\u00ebnie. Kjo kontrat\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtohet vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb Paqeje t\u00eb Re Sociale, ku politika nuk prodhon p\u00ebr\u00e7arje, por bashk\u00ebpunim; ku institucionet nuk krijojn\u00eb mosbesim, por siguri; dhe ku qytetar\u00ebt ndihen pjes\u00eb aktive e shtetit.<\/p>\n<p>Pas 36 vitesh tranzicion, shqiptar\u00ebt kan\u00eb pritur mjaftuesh\u00ebm q\u00eb politika t\u00eb reformohet dhe institucionet t\u00eb arrijn\u00eb standardet q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb shoq\u00ebri europiane. Sot raporti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysur. Nuk jan\u00eb m\u00eb qytetar\u00ebt ata q\u00eb duhet t\u00eb presin politik\u00ebn; \u00ebsht\u00eb politika ajo q\u00eb ka gjithnj\u00eb e m\u00eb pak koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u ngritur n\u00eb nivelin e pritshm\u00ebrive t\u00eb qytetar\u00ebve. Koha e justifikimeve po mbaron dhe po fillon koha e rezultateve.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, sfida m\u00eb e madhe e Edi Ram\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb mandat tjet\u00ebr apo t\u00eb ruaj\u00eb shumic\u00ebn parlamentare. Sfida e tij historike \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb institucione q\u00eb funksionojn\u00eb edhe p\u00ebrtej figur\u00ebs s\u00eb tij politike. Lider\u00ebt nuk gjykohen vet\u00ebm nga numri i viteve n\u00eb pushtet, por nga cil\u00ebsia e shtetit q\u00eb l\u00ebn\u00eb pas.<\/p>\n<p>N\u00ebse mandati i kat\u00ebrt arrin t\u00eb konsolidoj\u00eb meritokracin\u00eb, t\u00eb thelloj\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, t\u00eb rikthej\u00eb besimin tek institucionet, t\u00eb frenoj\u00eb largimin e t\u00eb rinjve dhe ta afroj\u00eb realisht Shqip\u00ebrin\u00eb me standardet europiane, at\u00ebher\u00eb ai do t\u00eb mbahet mend si faza e maturimit t\u00eb shtetit shqiptar. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, rrezikon t\u00eb mbetet thjesht vazhdim\u00ebsia e nj\u00eb tranzicioni q\u00eb ka zgjatur m\u00eb shum\u00eb sesa duhej.<\/p>\n<p>Historia politike nuk mban mend vet\u00ebm ata q\u00eb kan\u00eb qeverisur gjat\u00eb; ajo mban mend ata q\u00eb kan\u00eb ditur t\u00eb kuptojn\u00eb koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb jetuar dhe kan\u00eb pasur guximin t\u00eb ndryshojn\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb. Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb sfida reale e Edi Ram\u00ebs dhe, nj\u00ebherazi, sfida m\u00eb e madhe e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e saj drejt konsolidimit demokratik, nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shteti funksional dhe integrimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alban Daci\/ Sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Edi Rama jan\u00eb t\u00eb shumta dhe komplekse, por ndoshta m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja prej tyre \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb lexuar drejt protestat, pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb qytetare dhe koh\u00ebn historike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ato po zhvillohen. Protestat nuk mund t\u00eb interpretohen m\u00eb vet\u00ebm si reagime spontane ndaj nj\u00eb vendimi t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95133","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95133"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95133\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}