{"id":95029,"date":"2026-07-23T09:48:22","date_gmt":"2026-07-23T09:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/23\/ajo-qe-u-be-me-drejtesine-ishte-revolucion-jo-reforme\/"},"modified":"2026-07-23T09:48:22","modified_gmt":"2026-07-23T09:48:22","slug":"ajo-qe-u-be-me-drejtesine-ishte-revolucion-jo-reforme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/23\/ajo-qe-u-be-me-drejtesine-ishte-revolucion-jo-reforme\/","title":{"rendered":"Ajo q\u00eb u b\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb ishte revolucion, jo reform\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ylli Manjani\/<\/strong><\/p>\n<p>\nFatmir Xhafaj, n\u00eb nj\u00eb apologji t\u00eb gjat\u00eb, me gjuh\u00ebn dhe stilin e nj\u00eb revolucionari krenar, ka vendosur n\u00eb piedestal at\u00eb q\u00eb e quan arritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij dhjet\u00ebvje\u00e7ari: Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kush ka durim ta lexoj\u00eb deri n\u00eb fund at\u00eb apologji, mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vet\u00ebm me humor: e mira m\u00eb e dukshme e k\u00ebsaj reforme \u00ebsht\u00eb se e b\u00ebn Fatmir Xhafajn t\u00eb flas\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk e kam me Fatmirin. As me rolin e tij. K\u00ebt\u00eb q\u00eb dua t\u00eb them e kam th\u00ebn\u00eb prej koh\u00ebsh: ajo q\u00eb ndodhi para dhjet\u00eb vitesh nuk ishte reform\u00eb. Ishte revolucion.<\/p>\n<p>Sepse reformat lindin nga bindja. Revolucionet imponohen me forc\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2016 nuk ishin produkt i nj\u00eb konsensusi politik t\u00eb natyrsh\u00ebm. Nuk ishin rezultat i negociatave t\u00eb mir\u00ebfillta midis pal\u00ebve. Ato u votuan n\u00ebn nj\u00eb presion t\u00eb paprecedent\u00eb, ku deputet\u00ebt nuk pat\u00ebn as koh\u00ebn e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb lexuar tekstin q\u00eb miratuan. Instrumenti kryesor nuk ishte argumenti, por shantazhi politik dhe diplomatik. Partit\u00eb nuk prodhuan vendimmarrje; ato administruan n\u00ebnshtrimin.<\/p>\n<p>Nga m\u00ebnyra si u miratuan, ato ndryshime mbeten nj\u00eb nga episodet m\u00eb t\u00eb trishta t\u00eb historis\u00eb kushtetuese shqiptare. Nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u krenuar kur themeli i rendit kushtetues nd\u00ebrtohet mbi imponimin. Kush \u00ebsht\u00eb krenar p\u00ebr at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, rrezikon t\u00eb krenohet me vet\u00eb turpin.<\/p>\n<p>Nga ai proces lindi nj\u00eb Kushtetut\u00eb q\u00eb humbi dinjitetin e saj si ligj themeltar.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb tekstin kushtetues hyn\u00eb terma si \u201ckorrupsioni\u201d dhe \u201ckrimi\u201d, sikur Kushtetuta t\u00eb ishte raport policie dhe jo akti q\u00eb p\u00ebrcakton arkitektur\u00ebn e shtetit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ajo institucionalizoi edhe Operacionin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb ngritur nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb status kushtetues nj\u00eb strukture q\u00eb nuk buron nga sovraniteti popullor.<\/p>\n<p>Paradoksi \u00ebsht\u00eb i madh. N\u00eb Kushtetut\u00eb nuk p\u00ebrmendet NATO-ja, ku Shqip\u00ebria ka vendosur t\u00eb ndaj\u00eb sovranitetin e saj ushtarak. Nuk p\u00ebrmendet K\u00ebshilli i Europ\u00ebs, pjes\u00eb e t\u00eb cilit jemi prej dekadash. Por gjen vend nj\u00eb mekaniz\u00ebm monitorimi i krijuar p\u00ebr nj\u00eb faz\u00eb tranzitore.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm problem juridik. \u00cbsht\u00eb problem i filozofis\u00eb s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Po aq revolucionare ishte edhe krijimi i nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb posa\u00e7me si element i p\u00ebrhersh\u00ebm i rendit kushtetues. Edhe Gjykata e Nurembergut, e nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb gjykuar krimet m\u00eb monstruoze n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, ishte nj\u00eb gjykat\u00eb e jasht\u00ebzakonshme dhe e p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p>Ne b\u00ebm\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Krijuam me Kushtetut\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, duke pranuar se nj\u00eb kategori qytetar\u00ebsh do t\u00eb gjykohej gjithmon\u00eb nga nj\u00eb juridiksion i ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb p\u00ebrjashtimi t\u00eb mbetej p\u00ebrjashtim, ai u shnd\u00ebrrua n\u00eb norm\u00eb.<\/p>\n<p>Qenka e th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu se shqiptar\u00ebt jan\u00eb \u201ct\u00eb posa\u00e7\u00ebm\u201d. Posi!<\/p>\n<p>Thuhej se reforma do t\u00eb forconte ndarjen e pushteteve.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ajo prodhoi cop\u00ebtimin e shtetit.<\/p>\n<p>Parlamenti, q\u00eb duhej t\u00eb ishte qendra e sovranitetit popullor, humbi edhe ato instrumente kontrolli q\u00eb kishte. Qeveria vazhdoi t\u00eb zgjeroj\u00eb pushtetin e saj ekzekutiv. Nd\u00ebrsa sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb filloi ta perceptoj\u00eb veten si pushtet mbi pushtetet.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb shtet unitar me pushtete t\u00eb ndara e t\u00eb balancuara, kaluam n\u00eb nj\u00eb mozaik institucionesh autonome, ku secila nd\u00ebrton kompetenc\u00ebn, buxhetin dhe autoritetin e vet pothuajse pa nd\u00ebrveprim institucional.<\/p>\n<p>Republika e SPAK-ut. Republika e GJKKO-s\u00eb. Republika e KLGJ-s\u00eb. Republika e KLP-s\u00eb. Republika e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Republika e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. T\u00eb gjitha t\u00eb pavarura. Madje, nganj\u00ebher\u00eb, edhe nga vet\u00eb ligji.<\/p>\n<p>Revolucioni nuk ndryshoi vet\u00ebm institucionet. Ai ndryshoi edhe njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Vetting-u nuk ishte thjesht nj\u00eb mekaniz\u00ebm verifikimi. Ai u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb revolucion personeli.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet serioz nuk e trajton trup\u00ebn e vet t\u00eb gjyqtar\u00ebve si armik publik. Nuk e posht\u00ebron kolektivisht para opinionit. Nuk krijon bindjen se e keqja m\u00eb e madhe e vendit pask\u00ebshin qen\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr dekada.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb kishte korrupsion. Sigurisht q\u00eb duheshin masa.<\/p>\n<p>Por shtetet nuk nd\u00ebrtohen duke djegur elitat profesionale. P\u00ebrvoja nuk \u00ebsht\u00eb luks. \u00cbsht\u00eb kusht i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sot e paguajm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7mim me munges\u00ebn e eksperienc\u00ebs, me procese q\u00eb zgjasin pafund, me standarde t\u00eb paq\u00ebndrueshme dhe me nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor q\u00eb, shpesh, mbetet m\u00eb shum\u00eb teori sesa realitet.<\/p>\n<p>Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se reforma u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb nga kushtet ky\u00e7e t\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian.<\/p>\n<p>Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do gj\u00eb q\u00eb u b\u00eb ishte domosdoshm\u00ebrisht e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo pasaport\u00eb duket si ato pasaportat e fituara me dokumente false ose me martesa fiktive. Me to mund t\u00eb kalosh kufirin. Por ato nuk t\u00eb japin identitet.<\/p>\n<p>Edhe kjo reform\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndihmuar n\u00eb hapjen e nj\u00eb dere europiane.Por nuk p\u00ebrb\u00ebn domosdoshm\u00ebrisht identitetin kushtetues q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shtet europian.<\/p>\n<p>Edhe marr\u00ebdh\u00ebnia me t\u00eb ashtuquajturit \u201cpartner\u00eb strategjik\u00eb\u201d meriton nj\u00eb reflektim m\u00eb t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n<p>Partneriteti n\u00ebnkupton barazi.<\/p>\n<p>Kur nj\u00ebra pal\u00eb imponon dhe pala tjet\u00ebr vet\u00ebm zbaton, raporti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb partneritet.<\/p>\n<p>Per\u00ebndimi ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb standarde. Por askush n\u00eb Per\u00ebndim nuk do t\u00eb pranonte p\u00ebr veten mekanizma t\u00eb till\u00eb imponues, me k\u00ebt\u00eb nivel nd\u00ebrhyrjeje n\u00eb arkitektur\u00ebn kushtetuese, p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb vendi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ne e pranuam.<\/p>\n<p>Jo sepse ishim partner\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, por sepse pranuam t\u00eb silleshim si vasal\u00eb.<\/p>\n<p>Kam shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr argumente p\u00ebr t\u00eb renditur.<\/p>\n<p>Por edhe kaq mjafton p\u00ebr t\u00eb shpjeguar pse vazhdoj t\u00eb besoj se ajo q\u00eb ndodhi para dhjet\u00eb vitesh nuk ishte reform\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb revolucion institucional.<\/p>\n<p>Dhe revolucionet, ndryshe nga reformat, nuk nd\u00ebrtojn\u00eb mbi institucionet ekzistuese; ato i shembin p\u00ebr t\u00eb ngritur t\u00eb reja sipas logjik\u00ebs s\u00eb fitimtarit. Prandaj sjellin imponim, jo bindje. Frik\u00eb, jo besim. P\u00ebrjashtim, jo normalitet.<\/p>\n<p>Dhuna \u00ebsht\u00eb mjeti klasik i revolucionit.<\/p>\n<p>Reforma, p\u00ebrkundrazi, jeton nga konsensusi.<\/p>\n<p>N\u00ebse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ende an\u00ebtare e denj\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs dhe pretendon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs sipas standardeve europiane, at\u00ebher\u00eb dhjet\u00ebvjetori i k\u00ebtyre ndryshimeve duhet t\u00eb jet\u00eb momenti p\u00ebr nj\u00eb bilanc serioz. P\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb pa dogma. P\u00ebr t\u00eb korrigjuar at\u00eb q\u00eb nuk funksionon.<\/p>\n<p>Jo p\u00ebr t\u00eb recituar himne revolucionare.<\/p>\n<p>Sepse shtetet e forta nuk nd\u00ebrtohen duke adhuruar revolucionet.<\/p>\n<p>Ato nd\u00ebrtohen duke korrigjuar me guxim reformat.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani\/ Fatmir Xhafaj, n\u00eb nj\u00eb apologji t\u00eb gjat\u00eb, me gjuh\u00ebn dhe stilin e nj\u00eb revolucionari krenar, ka vendosur n\u00eb piedestal at\u00eb q\u00eb e quan arritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij dhjet\u00ebvje\u00e7ari: Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi. Kush ka durim ta lexoj\u00eb deri n\u00eb fund at\u00eb apologji, mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vet\u00ebm me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-95029","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95029","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95029"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95029\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}