{"id":9498,"date":"2025-03-11T20:49:59","date_gmt":"2025-03-11T20:49:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/11\/votimi-i-emigranteve-celibashi-ska-blere-akoma-kutite-tenderi-250-mln-leke-denoncohet-ne-kpp\/"},"modified":"2025-03-11T20:49:59","modified_gmt":"2025-03-11T20:49:59","slug":"votimi-i-emigranteve-celibashi-ska-blere-akoma-kutite-tenderi-250-mln-leke-denoncohet-ne-kpp","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/11\/votimi-i-emigranteve-celibashi-ska-blere-akoma-kutite-tenderi-250-mln-leke-denoncohet-ne-kpp\/","title":{"rendered":"Votimi i emigrant\u00ebve\/ Celibashi s\u2019ka bler\u00eb akoma kutit\u00eb, tenderi 250 MLN lek\u00eb denoncohet n\u00eb KPP"},"content":{"rendered":"<p>Zgjedhjet e vitit 2025 do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta, sepse do t\u00eb shtohen shpenzimet e votimit t\u00eb emigrant\u00ebve. N\u00eb prapasken\u00eb ku vazhdojn\u00eb p\u00ebrgatitjet \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gati edhe tenderi p\u00ebr blerjen e kutive p\u00ebr votimet jasht\u00eb shtetit. Dhe jan\u00eb 250 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb joshur kryetarin e KQZ-s\u00eb, Ilirjan Celibashi t\u00eb b\u00ebj\u00eb kritere p\u00ebr nj\u00eb firm\u00eb t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p><strong>Denoncimi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 20 shkurt 2025 \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb Sistemin e Prokurimeve Elektronike procedura e prokurimit mbi kufirin e lart\u00eb monetar, me objekt \u201cBlerje kuti p\u00ebr materialet zgjedhore dhe kuti votimi p\u00ebr zgjedh\u00ebsit nga jasht\u00eb vendit me fond limit 19.260.000,00 Lek\u00eb pa TVSH. N\u00ebse llogarisim edhe TVSH, at\u00ebher\u00eb vlera e kontrat\u00ebs pritet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb afro 250 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Menj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb denoncim n\u00eb Komisionin e prokurimit Publik (KPP) ku k\u00ebrkohet ndryshimi i dokumenteve t\u00eb tenderit. Kriteret e p\u00ebrcaktuara ngushtojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen dhe favorizojn\u00eb at\u00eb kompani q\u00eb tashm\u00eb i ka porositur kutit\u00eb dhe i ka magazinuar n\u00eb pritje t\u00eb kontrat\u00ebs nga Celibashi.<\/p>\n<p>Ankesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga firma \u201cFarma Net Albania\u201d. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 3000 kuti t\u00eb materialeve zgjedhore q\u00eb duhen dor\u00ebzuar n\u00eb magazinat e KQ|Z-s\u00eb deri n\u00eb 31 mars 2025, po ashtu 250 kuti t\u00eb votimit.<\/p>\n\n<p>Sipas ankes\u00ebs, ky afat l\u00ebvrimi \u00ebsht\u00eb i paarritsh\u00ebm nga asnj\u00eb operator i interesuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb. Bazuar n\u00eb eksperiencat e m\u00ebparshme, asnj\u00eb prodhues ose tregtues nuk mban gjendje n\u00eb sasit\u00eb e k\u00ebrkuara artikuj t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Koha e nevojshme p\u00ebr prodhimin e kompanive t\u00eb ndryshme varion nga 2-4 jav\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb duhet shtuar edhe nj\u00eb afat 1 javor p\u00ebr transportin nga prodhuesi n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, edhe sikur t\u00eb llogaritet versioni m\u00eb i shpejt\u00eb i mundsh\u00ebm \u2013 3 jav\u00eb p\u00ebr prodhim dhe transport \u2013 n\u00eb rast se procedura zhvillohet n\u00eb dat\u00eb 7 Mars, p\u00ebr vet\u00eb natyr\u00ebn dhe hapat ligjore proceduriale t\u00eb nevojsh\u00ebm pas hapjes se ofertave, \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb realizohet dor\u00ebzimi i kutive n\u00eb 31 mars 2025.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb rishikohet afati p\u00ebr dor\u00ebzim, bazuar n\u00eb afatet ligjore t\u00eb diktuara p\u00ebr procedur\u00ebn e hapur sipas LPP, dat\u00ebs s\u00eb hapjes s\u00eb ofertave dhe afateve reale t\u00eb prodhimit\/transportit t\u00eb produkteve objekt prokurimi\u201d, shkruhet n\u00eb dokumentin e administruar nga KPP q\u00eb e ka \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb faz\u00eb shqyrtimi.<\/p>\n<p>Po ashtu, vazhdon m\u00eb tej ankimuesi, p\u00ebr shkak t\u00eb afateve t\u00eb p\u00ebrshpejtuara t\u00eb k\u00ebsaj procedure, koha n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb siguruar mostrat e k\u00ebrkuara \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr dhe e pamjaftueshme p\u00ebr tu p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb disponueshme n\u00eb dat\u00ebn e dor\u00ebzimit t\u00eb ofertave. Kjo vlen ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr kutin\u00eb e votimit me volum 100 L, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt me specifik q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i disponuesh\u00ebm n\u00eb stok. Prodhuesit thjesht zot\u00ebrojn\u00eb kall\u00ebpet (modelet) e prodhimit p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur ne rast k\u00ebrkesash specifike t\u00eb klient\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cTheksojm\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr paraqitjen e mostrave do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb rast se mostrat e paraqitura do t\u2019i n\u00ebnshtroheshin testimeve nga komisioni i tenderit, dhe rezultatet e tyre do te krahasoheshin me ato t\u00eb raporteve t\u00eb testimit t\u00eb dor\u00ebzuara nga operator\u00ebt ekonomik. K\u00ebrkojm\u00eb qe ky kriter t\u00eb hiqet\u201d, shkruan m\u00eb tej ankimuesi.<\/p>\n<p>N\u00eb argumentin e ankes\u00ebs n\u00ebnvizohet se \u201cP\u00ebrsa koh\u00eb n\u00eb procesverbalin p\u00ebr argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve p\u00ebr kualifikim, si dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr aplikimin e afatit t\u00eb shkurtuar \u00ebsht\u00eb theksuar dhe qart\u00ebsuar m\u00eb s\u00eb miri urgjenca dhe r\u00ebnd\u00ebsia e marrjes se mallrave n\u00eb koh\u00ebn e duhur, ju lutem merrni parasysh k\u00ebrkesat tona. Pra, q\u00eb datat t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proporcionale me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe afatet ligjore t\u00eb diktuara nga kjo lloj procedure prokurimi\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pse u vonua tenderi?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo emergjenc\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nga vet\u00eb KQZ, sepse buxheti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion. N\u00eb ndryshimet p\u00ebr buxhetin 2024, nj\u00eb nga pikat kryesore ishte dh\u00ebnia e 250 milion\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr procesin e vot\u00ebs s\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e 2025-s.<\/p>\n<p>N\u00eb aktin normativ t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, thuhet se \u201cpropozimet sa i takon z\u00ebrave t\u00eb shpenzimeve buxhetore, nd\u00ebr t\u00eb tjera, konsistojn\u00eb n\u00eb financimin shtes\u00eb, n\u00eb mas\u00ebn 250 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2024, p\u00ebr projektin e regjistrimit t\u00eb zgjedh\u00ebsve n\u00eb diaspor\u00eb n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve\u201d.<\/p>\n<p>Kjo, \u201cme q\u00ebllim avancimin n\u00eb vitin 2024 t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2025 dhe garantimin e implementimit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb sistemit\u201d.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 duket, Celibashit i intereson urgjenca me vendimet e minutave t\u00eb fundit, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet mjegull mbi tenderin q\u00eb e ka hartuar sipas d\u00ebshirave t\u00eb dikujt.<\/p>\n<p><strong>Tenderat n\u00ebn hetim nga SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ka dyshime p\u00ebr korrupsion me tenderat n\u00eb KQZ. Kujtojm\u00eb se m\u00eb 20 Gusht 2024, SPAK nisi hetimet p\u00ebr KQZ-n\u00eb p\u00ebr 2 tendera! KQZ i dha kompanis\u00eb \u2018Smartmatic\u2019 21 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr identifikimin biometrik dhe votimin elektronik n\u00eb zgjedhjet e 2021<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, SPAK por heton p\u00ebr dy tendera t\u00eb dh\u00ebna nga KQZ p\u00ebr pajisjet e identifikimit biometrik n\u00eb gjith\u00eb vendin si dhe p\u00ebr votimin e num\u00ebrimin elektronik t\u00eb zgjedh\u00ebsve (projekt pilot q\u00eb u implementua n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb 10 n\u00eb Tiran\u00eb) n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2021. T\u00eb dy tenderat jan\u00eb fituar pa gar\u00eb nga kompania \u2018Smartmatic International Holding B.V\u201d, vlera fituese e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pran\u00eb fondit limit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e drejtuar ndaj KQZ-s\u00eb mbante emrin e kreut t\u00eb SPAK-ut, Altin Dumani dhe \u00ebsht\u00eb firmosur m\u00eb dat\u00eb 16 gusht 2024. Konkretisht SPAK ka k\u00ebrkuar nga KQZ dokumentet e tenderit q\u00eb mban dat\u00ebn 23 dhjetor 2020 p\u00ebr \u201cSisteme\/pajisje t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit p\u00ebr identifikimin elektronik t\u00eb votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor\u201d.<\/p>\n\n<p>Po ashtu dhe p\u00ebr nj\u00eb tender t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb po n\u00eb vitin 2021 (mars) p\u00ebr \u2018Sisteme\/pajisje t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit p\u00ebr votimin dhe num\u00ebrimin e votave!\u2019.<\/p>\n<p>Por ardhja e zgjedhjeve me sa duket i ka ngadal\u00ebsuar hetimet e nisura. Tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u shfaq me me Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Olsian \u00c7ela dhe Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Ata n\u00ebnshkruan Protokollin e Koordinimit dhe Bashk\u00ebpunimit mes Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe SPAK, p\u00ebr masat e nd\u00ebrmarra p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<br \/>\nKy artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhjet e vitit 2025 do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta, sepse do t\u00eb shtohen shpenzimet e votimit t\u00eb emigrant\u00ebve. N\u00eb prapasken\u00eb ku vazhdojn\u00eb p\u00ebrgatitjet \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gati edhe tenderi p\u00ebr blerjen e kutive p\u00ebr votimet jasht\u00eb shtetit. Dhe jan\u00eb 250 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb joshur kryetarin e KQZ-s\u00eb, Ilirjan Celibashi t\u00eb b\u00ebj\u00eb kritere p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-9498","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9498","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9498"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9498\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9498"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9498"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9498"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}