{"id":94931,"date":"2026-07-22T09:48:15","date_gmt":"2026-07-22T09:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/22\/nga-amerika-latine-ne-kosove-si-trafikohen-gra-per-sherbime-seksuale\/"},"modified":"2026-07-22T09:48:15","modified_gmt":"2026-07-22T09:48:15","slug":"nga-amerika-latine-ne-kosove-si-trafikohen-gra-per-sherbime-seksuale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/22\/nga-amerika-latine-ne-kosove-si-trafikohen-gra-per-sherbime-seksuale\/","title":{"rendered":"Nga Amerika Latine n\u00eb Kosov\u00eb, si trafikohen gra p\u00ebr sh\u00ebrbime seksuale?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb pak sekonda mund ta zgjedh\u00ebsh qytetin. M\u00eb pas komb\u00ebsin\u00eb, mosh\u00ebn, gjat\u00ebsin\u00eb, pesh\u00ebn, ngjyr\u00ebn e flok\u00ebve dhe t\u00eb syve, e madje edhe preferencat seksuale. Mjafton nj\u00eb klikim dhe n\u00eb ekran t\u00eb shfaqen dhjet\u00ebra profile grash q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime eskorte n\u00eb Kosov\u00eb. Sipas autoriteteve kosovare, prapa disa prej k\u00ebtyre profileve nuk fshihen gra q\u00eb veprojn\u00eb me vullnetin e tyre, por viktima t\u00eb trafikimit me qenie njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb t\u00eb identifikuar edhe nga Policia e Kosov\u00ebs p\u00ebr shitje t\u00eb sh\u00ebrbimeve seksuale, Radio Evropa e Lir\u00eb gjeti shum\u00eb profile t\u00eb grave nga shtetet e Amerik\u00ebs Latine.<\/p>\n\n<p>Disa prej profileve thuhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb verifikuara nga vet\u00eb platforma, e cila ofron sh\u00ebrbime n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cAto q\u00eb rekrutohen nga jasht\u00eb, sidomos nga shtetet e Amerik\u00ebs Latine, rekrutohen me kontrata t\u00eb rregullta. Paraqiten si pun\u00ebtore t\u00eb rregullta n\u00eb Kosov\u00eb, me lejeq\u00ebndrim dhe pajisen me kontrat\u00eb pune\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Zana Sadiku-Sertolli nga Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Sadiku-Sertolli, e cila \u00ebsht\u00eb koordinatore p\u00ebr veprat penale t\u00eb trafikimit me qenie njer\u00ebzore, thot\u00eb se kjo form\u00eb e rekrutimit dhe organizimit e ka v\u00ebshtir\u00ebsuar ndjekjen penale t\u00eb k\u00ebtyre rasteve.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka pyetur Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme \u2013 p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr l\u00ebshimin e lejeve t\u00eb pun\u00ebs dhe lejeq\u00ebndrimeve p\u00ebr shtetas t\u00eb huaj \u2013 p\u00ebr politikat dhe strategjit\u00eb p\u00ebr luftimin e k\u00ebtij fenomeni, por as pas tri jav\u00ebsh nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Lidhur me platform\u00ebn ku ofrohet sh\u00ebrbimi i eskortave, REL-i ka pyetur edhe Autoritetin Rregullativ t\u00eb Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) n\u00ebse ka pasur ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb bllokuar qasjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb ueb-faqe n\u00eb Kosov\u00eb, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, ARKEP-i ka nd\u00ebrhyr\u00eb duke detyruar ofruesit e internetit dhe operator\u00ebt mobil\u00eb t\u00eb bllokojn\u00eb faqet e mediave ruse t\u00eb sanksionuara n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrsa, edhe pse me sh\u00ebrbime q\u00eb bien ndesh me ligjin, shum\u00eb platforma t\u00eb basteve online q\u00eb funksionojn\u00eb nga jasht\u00eb vendit, jan\u00eb t\u00eb qasshme n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr REL-in se \u00ebsht\u00eb duke monitoruar ueb-faqet e dyshuara, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb ku listohen edhe gra nga\u00a0<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/tag\/28030\">Amerika Latine<\/a>, por ka shtuar se \u201cn\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb nuk mund t\u00eb ofrojm\u00eb informata t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb publikuar vitin e kaluar nga ky institucion thuhet se Kosova \u201cvazhdon t\u00eb mbetet vend i origjin\u00ebs, transitit dhe destinacionit p\u00ebr viktimat e trafikimit\u201d dhe se nj\u00eb nga format e reja t\u00eb identifikuara \u00ebsht\u00eb ofrimi i sh\u00ebrbimeve seksuale p\u00ebrmes faqeve online t\u00eb eskortave.<\/p>\n<p>Sipas atij raporti, viktimat jan\u00eb zakonisht t\u00eb moshave nga 18 deri n\u00eb 30 vje\u00e7 dhe vijn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar nga vende si: Brazili, Venezuela, Kolumbia e Peruja.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht nj\u00eb shtetase e Perus\u00eb \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb vitin 2024 n\u00ebn dyshimet se ishte nj\u00ebra nga organizatoret e k\u00ebtij rrjeti t\u00eb trafikant\u00ebve.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nga Prokuroria Speciale p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e procedurave n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Para disa muajsh, mediumi Kallxo.com raportoi se kishte siguruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dosjes hetimore t\u00eb k\u00ebtij rasti, ku dyshohet se organizator\u00ebt e rrjetit ua merrnin mbi 50 p\u00ebr qind t\u00eb fitimeve vajzave t\u00eb trafikuara, q\u00eb rriheshin n\u00ebse nuk respektonin udh\u00ebzimet.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, Zyra e Prokuror\u00ebve tha p\u00ebr REL-in se gjat\u00eb viteve 2025 dhe 2026 ka identifikuar disa shtetase braziliane t\u00eb shfryt\u00ebzuara seksualisht p\u00ebrmes s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs platform\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, nj\u00eb grup i organizuar kriminal organizonte transportin dhe akomodimin e viktimave, nd\u00ebrsa fitimet u d\u00ebrgoheshin organizator\u00ebve p\u00ebrmes kriptovalutave. N\u00eb hetime jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe Europol-i, Interpol-i dhe autoritetet braziliane.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, bashk\u00ebpunimi juridik me vendet e origjin\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre viktimave \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar m\u00eb i nd\u00ebrlikuar n\u00eb rastet ku vendi nuk ka marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me vendin e origjin\u00ebs s\u00eb viktim\u00ebs, tregon prokurorja Sadiku-Sertolli.<\/p>\n<p>\u201cKa shtete q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn dhe duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje bilaterale me shtetin ku e ka origjin\u00ebn ajo viktim\u00eb, pasi q\u00eb duhet t\u00eb vler\u00ebsohet se a do t\u00eb ishte e sigurt viktima q\u00eb t\u00eb kthehej atje [ose jo]\u201d, thot\u00eb ajo, duke shtuar se, megjithat\u00eb, ky problem zgjidhet zakonisht p\u00ebrmes Zyr\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebpunim juridik nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky fenomen nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Agjencia evropiane e policis\u00eb, Europol, thot\u00eb se trafikimi p\u00ebr shfryt\u00ebzim seksual, p\u00ebrfshir\u00eb i grave nga Amerika Latine, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e rrjeteve kriminale q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb disa kontinente.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, disa agjenci t\u00eb policis\u00eb dhe siguris\u00eb \u2013 Europol-i, Interpol-i, Frontex-i dhe Ameripol-i \u2013 koordinuan nj\u00eb operacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar kund\u00ebr trafikimit me qenie njer\u00ebzore, ku mor\u00ebn pjes\u00eb edhe autoritetet kosovare.<\/p>\n<p>Operacioni p\u00ebrfundoi me mbi 1.000 arrestime dhe identifikimin e nj\u00eb numri t\u00eb madh viktimash nga Amerika Latine.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb faz\u00ebs operative, vendet pjes\u00ebmarr\u00ebse kryen veprime t\u00eb synuara p\u00ebr zbatimin e ligjit, duke p\u00ebrfshir\u00eb kontrolle t\u00eb p\u00ebrforcuara n\u00eb pikat e nxehta, si kufijt\u00eb dhe aeroportet, si dhe hetime proaktive p\u00ebr rastet n\u00eb vazhdim, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb bashk\u00ebpunim operativ t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb\u201d, tha Europol-i n\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Kosova nuk listohet n\u00eb mesin e vendeve ku pati arrestime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, mediat kan\u00eb raportuar p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme si n\u00eb Kosov\u00eb me\u00a0<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/tag\/123097\">eskorta<\/a>\u00a0nga vendet e Amerik\u00ebs Latine, por autoritetet shtet\u00ebrore nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e REL-it p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00eb Serbi, ku \u00ebsht\u00eb rritur numri i viktimave t\u00eb identifikuara t\u00eb trafikimit, raportuesi komb\u00ebtar p\u00ebr k\u00ebto raste, Zoran Pashalliq, i tha REL-it se, deri m\u00eb tani, nuk ka t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr viktima nga Amerika Latine.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga Serbia, statistikat n\u00eb Kosov\u00eb tregojn\u00eb se numri i viktimave t\u00eb identifikuara t\u00eb trafikimit ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk specifikohet se sa prej tyre jan\u00eb shfryt\u00ebzuar seksualisht, vet\u00eb policia e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura t\u00eb trafikimit dhe pranon se numri real i viktimave besohet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb muaj, Policia e Kosov\u00ebs zhvilloi nj\u00eb aksion n\u00ebp\u00ebr sallone masazhi dhe n\u00eb lokale t\u00eb nat\u00ebs me muzik\u00eb, i cili p\u00ebrfundoi me arrestimin e disa personave.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ata u dyshuan p\u00ebr veprat penale t\u00eb mund\u00ebsimit t\u00eb prostitucionit e jo p\u00ebr trafikim me qenie njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Ku q\u00ebndron dallimi? Prokurorja Sadiku-Sertolli thot\u00eb se dallimi q\u00ebndron te liria e personit: trafikimi n\u00ebnkupton se viktima rekrutohet, kontrollohet ose detyrohet p\u00ebr t\u2019u shfryt\u00ebzuar, nd\u00ebrsa mund\u00ebsimi i prostitucionit lidhet me organizimin ose p\u00ebrfitimin nga prostitucioni.<\/p>\n<p>Ajo tregon se p\u00ebr shkak se trafikuesit sigurohen t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb prova materiale, institucionet e hetuesis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb prova materiale p\u00ebrtej deklaratave t\u00eb viktimave.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu, sfid\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb viktim\u00ebn ta bind\u00ebsh q\u00eb \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e trafikimit\u201d, tregon Sadiku-Sertolli, duke theksuar se ky problem shfaqet ve\u00e7an\u00ebrisht te viktimat n\u00ebn mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, gjat\u00eb viteve 2021-2024 jan\u00eb identifikuar 42 viktima n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup-mosh\u00eb, prej t\u00eb cilave tet\u00eb ishin t\u00eb moshave nga 12 deri n\u00eb 14 vje\u00e7. Shumica prej tyre thuhet t\u00eb jen\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebr sh\u00ebrbime seksuale.<\/p>\n<p>Por, jo vet\u00ebm mungesa e gjurm\u00ebve t\u00eb l\u00ebna nga trafikuesit e v\u00ebshtir\u00ebson ndjekjen penale t\u00eb k\u00ebtyre rasteve, thot\u00eb Sadiku-Sertolli.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se, pavar\u00ebsisht bashk\u00ebpunimit t\u00eb mir\u00eb mes institucioneve, sfida mbeten kapacitetet e kufizuara t\u00eb disa prej tyre, ve\u00e7an\u00ebrisht mungesa e stafit n\u00eb sh\u00ebrbimet sociale dhe pajisjeve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr polic\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb Radio Evropa e Lir\u00eb ka marr\u00eb nga K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs, p\u00ebr rastet e trafikimit me qenie njer\u00ebzore n\u00eb tre vjet\u00ebt e fundit jan\u00eb shqiptuar vet\u00ebm dy d\u00ebnime me burgim.<\/p>\n<p>Kodi Penal parasheh d\u00ebnime prej pes\u00eb deri n\u00eb 12 vjet burgim p\u00ebr trafikimin me qenie njer\u00ebzore, nd\u00ebrsa n\u00eb rastet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda d\u00ebnimi mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>E, raporti i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr trafikimin me qenie njer\u00ebzore p\u00ebr vitin 2025 kritikon Kosov\u00ebn pik\u00ebrisht p\u00ebr politik\u00ebn nd\u00ebshkimore.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se d\u00ebnimet n\u00ebn minimumin ligjor dhe \u201cshqiptimi i gjobave si nd\u00ebshkim i vet\u00ebm minojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i mbajtur trafikuesit p\u00ebrgjegj\u00ebs, dob\u00ebsojn\u00eb efektin parandalues, krijojn\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb mundshme p\u00ebr sigurin\u00eb e viktimave dhe nuk pasqyrojn\u00eb seriozitetin e k\u00ebsaj vepre penale\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga aktgjykimet e publikuara p\u00ebr rastet me trafikim me njer\u00ebz, ku d\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn minimumin ligjor prej pes\u00eb vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti raport v\u00eb n\u00eb pah edhe nj\u00eb tjet\u00ebr problem, t\u00eb cilin e thekson edhe prokurorja Sadiku-Sertolli: munges\u00ebn e trajnimeve dhe ekspertiz\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas raportit, shumica e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve nuk kan\u00eb trajnim dhe p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb mjaftueshme, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb kontroll emocional ose psikologjik t\u00eb viktimave \u2013 gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb shqiptimin e d\u00ebnimeve m\u00eb t\u00eb lehta ose n\u00eb kualifikimin e rasteve si vepra penale me d\u00ebnime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se trafikimi me qenie njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb i ka d\u00ebrguar pyetje K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs lidhur me sfidat q\u00eb gjykatat hasin n\u00eb trajtimin e rasteve t\u00eb trafikimit me qenie njer\u00ebzore dhe masat q\u00eb po nd\u00ebrmerren p\u00ebr forcimin e kapaciteteve t\u00eb gjyqtar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.\/<em><strong><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/amerika-latine-kosove-trafikohen-gra-sherbime-seksuale\/33805761.html\">REL<\/a><\/strong><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb pak sekonda mund ta zgjedh\u00ebsh qytetin. M\u00eb pas komb\u00ebsin\u00eb, mosh\u00ebn, gjat\u00ebsin\u00eb, pesh\u00ebn, ngjyr\u00ebn e flok\u00ebve dhe t\u00eb syve, e madje edhe preferencat seksuale. Mjafton nj\u00eb klikim dhe n\u00eb ekran t\u00eb shfaqen dhjet\u00ebra profile grash q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime eskorte n\u00eb Kosov\u00eb. Sipas autoriteteve kosovare, prapa disa prej k\u00ebtyre profileve nuk fshihen gra q\u00eb veprojn\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94931","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94931"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94931\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}