{"id":94916,"date":"2026-07-22T06:48:14","date_gmt":"2026-07-22T06:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/22\/lufta-per-algoritmin-qindra-profile-te-rreme-shenjestrojne-mbeshtetesit-e-proteste-deri-te-dua-lipa\/"},"modified":"2026-07-22T06:48:14","modified_gmt":"2026-07-22T06:48:14","slug":"lufta-per-algoritmin-qindra-profile-te-rreme-shenjestrojne-mbeshtetesit-e-proteste-deri-te-dua-lipa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/22\/lufta-per-algoritmin-qindra-profile-te-rreme-shenjestrojne-mbeshtetesit-e-proteste-deri-te-dua-lipa\/","title":{"rendered":"Lufta p\u00ebr algoritmin\/ Qindra profile t\u00eb rreme \u2018sh\u00ebnjestrojn\u00eb\u2018 mb\u00ebshtet\u00ebsit e protest\u00eb, deri te Dua Lipa\u2026"},"content":{"rendered":"<p><em>Nd\u00ebrsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale p\u00ebr nxitje t\u00eb protestave, t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se qindra profile t\u00eb rreme jan\u00eb hapur s\u00eb fundmi p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00ebherazi propagand\u00eb qeveritare dhe mesazhe t\u00eb koordinuara kund\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb protest\u00ebs.<\/em><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">Ish-drejtori i Teatrit Komb\u00ebtar, Hervin \u00c7uli riktheu n\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb Facebook m\u00eb 14 korrik nj\u00eb konflikt t\u00eb dikursh\u00ebm me ish-ministren e Kultur\u00ebs p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai e quajti \u201c<em>algoritmi fake<\/em>\u201d.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur ishte n\u00eb detyr\u00eb, \u00c7uli thot\u00eb se i ishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndante dhe t\u00eb p\u00eblqente postimet e Ministris\u00eb dhe institucioneve t\u00eb var\u00ebsis\u00eb n\u00eb rrjetet sociale \u2013 nj\u00eb praktik\u00eb e gjith\u00ebp\u00ebrhapur mes administrat\u00ebs publike, t\u00eb cil\u00ebn ai e konsideroi \u201csakrific\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme profesionale p\u00ebr nj\u00eb\u00a0<em>like<\/em>\u00a0m\u00eb tep\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, ish-ministja Elva Margariti ia kishte prezantuar k\u00ebrkes\u00ebn si porosi t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Regjisori dhe aktori Hervin \u00c7uli e drejtoi Teatrin Komb\u00ebtar p\u00ebr dy mandate gjat\u00eb viteve 2014-2022, por beteja e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb dominuar rrjetet sociale nuk duket se ka ndryshuar.<\/p>\n<p>\u201cSkema ishte e thjesht\u00eb,\u201d shpjegoi \u00c7uli n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cU krijua nj\u00eb grup Whatsapp-i me t\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebt e ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe aty duhej t\u00eb shp\u00ebrndanin aktivitetet dhe t\u00eb shp\u00ebrndanin at\u00eb q\u00eb postohej,\u201d shtoi ai, duke theksuar se kjo u p\u00ebrcillej edhe vart\u00ebsve. \u201cAty b\u00ebheshin postimet dhe duhej t\u2019i shp\u00ebrndaje dhe p\u00eblqeje\u201d.<\/p>\n<p>I gjendur prej 50 dit\u00ebsh p\u00ebrball\u00eb protestave maraton\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e tij, kryeministri Edi Rama akuzoi mes t\u00eb tjerash edhe algoritmin e rrjeteve sociale se i ka hedhur \u201cbenzin\u00eb zjarrit\u201d t\u00eb revolt\u00ebs qytetare.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb shum\u00eb shikueshm\u00ebri, aq m\u00eb shum\u00eb ndikim. Sa m\u00eb shum\u00eb ndikim, aq m\u00eb shum\u00eb pushtet. Mbi k\u00eb? Mbi skllev\u00ebrit e algoritmeve, mbi t\u00eb gjith\u00eb ne,\u201d deklaroi Rama n\u00eb nj\u00eb mbledhje me grupin parlamentar t\u00eb PS.<\/p>\n<p>Por t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN sugjerojn\u00eb se gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb nxehta t\u00eb protestave, platformat e rrjeteve sociale u p\u00ebrmbyt\u00ebn nga qindra llogari t\u00eb rreme, t\u00eb cilat shp\u00ebrndajn\u00eb nj\u00ebherazi propagand\u00ebn qeveritare si dhe sulme t\u00eb koordinuara ndaj mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Mekanizmi \u00ebsht\u00eb thuajse identik me at\u00eb q\u00eb p\u00ebrdor administrata publike, ku videot e p\u00ebrgatitura nga zyrat e PR-it t\u00eb qeveris\u00eb dhe memet e gatshme shp\u00ebrndahen nj\u00ebkoh\u00ebsisht nga nj\u00eb ushtri dixhitale e fshehur pas profileve fantazm\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit, kjo teknik\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb e rreme t\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetjeje publike, po aq sa p\u00ebr t\u00eb sulmuar kund\u00ebrshtar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKur veprojn\u00eb n\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sinkronizuar, algoritmet e rrjeteve sociale mund ta interpretojn\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet si interes organik, duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrmbajtjes m\u00eb shum\u00eb shtrirje,\u201d tha Besmir Semanaj, ekspert IT.<\/p>\n<p>Zyra e shtypit e kryeministrit mohoi lidhjen mes profileve t\u00eb rreme dhe punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb urdh\u00ebr a koordinim t\u00eb administrat\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nga qeveria, madje qeveria e konsideron absurd k\u00ebt\u00eb pretendim,\u201d tha nj\u00eb k\u00ebshilltare p\u00ebr mediat e kryeministrit. Ish-ministrja e Kultur\u00ebs, Elva Margariti, refuzoi t\u00eb komentonte mbi statusin e Hervin \u00c7ulit.<\/p>\n<p><strong>Propagand\u00eb dhe fushata denigruese<\/strong><\/p>\n<p>Teknika e shp\u00ebrndarjes masive t\u00eb p\u00ebrmbajtjes nga shum\u00eb aktor\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht njihet nga studiuesit si \u201csjelljes joautentike e koordinuar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb publikim t\u00eb vitit 2025 n\u00eb Sage Journals, studiuesit Richard Rogers dhe Nicola Righetti theksojn\u00eb se q\u00ebllimi kryesor i k\u00ebsaj sjelljeje \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjimi i algoritmeve q\u00eb p\u00ebrdorin rrjetet sociale, p\u00ebrmes imitimit t\u00eb \u201cangazhimit organik\u201d.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb fundit elektorale, qindra profile q\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unike \u201c.2025\u201d u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb komentuar apo sulmuar kandidat\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Nj\u00ebsoj si n\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh, qindra profile t\u00eb rreme jan\u00eb hedhur n\u00eb hap\u00ebsirat virtuale t\u00eb rrjeteve sociale, duke targetuar k\u00ebt\u00eb her\u00eb protest\u00ebn.<\/p>\n<p>BIRN identifikoi mbi 100 profile t\u00eb rreme n\u00eb Facebook dhe Instagram, t\u00eb krijuara mes datave 28-30 qershor. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre u identifikuan duke monitoruar manualisht postimet e kryeministrit n\u00eb Facebook dhe personat q\u00eb i kishin shp\u00ebrndar\u00eb ato.<\/p>\n<p>Profilet nuk e fshehin p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb, pasi p\u00ebrdorin kryesisht si pseudonim emra qytetesh dhe lidhje direkte me Partin\u00eb Socialiste, t\u00eb tilla si \u00a0\u201cEdi Rama per Shqiperine 2030\u201d, \u201ckolonjasot2030\u201d apo \u201cBulqiza e s\u00eb Ardhmes 2030\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pse kan\u00eb emra t\u00eb ndrysh\u00ebm, profilet shp\u00ebrndajn\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb propagandistike. Por ndryshe nga profilet reale q\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb kryesisht postime pozitive n\u00eb favor t\u00eb qeveris\u00eb, profilet e rreme p\u00ebrdoren masivisht p\u00ebr t\u00eb sulmuar apo delegjitimuar protest\u00ebn apo mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb saj.<\/p>\n<p>T\u00eb targetuar jan\u00eb kryesisht drejtuesit e partive t\u00eb vogla parlamentare, Agron Shehaj dhe Arlind Qorri, personazhe q\u00eb kan\u00eb treguar protagoniz\u00ebm n\u00eb protest\u00eb dhe deri te k\u00ebng\u00ebtarja Dua Lipa, e cila mbajti s\u00eb fundmi nj\u00eb q\u00ebndrim pro protest\u00ebs q\u00eb zhvillohet prej fillimit t\u00eb qershorit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Postimet n\u00eb k\u00ebto faqe, memet apo fotomontazhet jan\u00eb shpesh identike nga nj\u00ebri profil n\u00eb tjetrin. Por edhe pse duket se ato nuk marrin fare v\u00ebmendje, kjo nuk i b\u00ebn t\u00eb pad\u00ebmshme.<\/p>\n<p>Deputetja Marjana Ko\u00e7eku i tha BIRN se u p\u00ebrball me nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr denigruese online, pasi deklaroi se po shk\u00ebputej nga Partia Socialiste p\u00ebr shkak t\u00eb protestave.<\/p>\n<p>\u201cIshin profile t\u00eb reja dhe p\u00ebrdornin gjuh\u00eb denigruese e fyese. I kam ruajtur t\u00eb gjitha, zgjati disa dit\u00eb,\u201d tha Ko\u00e7eku p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Edhe aktivistja Sidorela Vatnikaj e gjeti veten t\u00eb targetuar online p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit t\u00eb saj n\u00eb protest\u00eb, p\u00ebrmes sulmeve masive t\u00eb dirigjuara nga profile false apo nga profile reale militant\u00ebsh partiak\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta kryesisht synojn\u00eb t\u00eb shajn\u00eb individin, t\u00eb thon\u00eb \u2018je e Sorosit\u2019 etj. Pati nj\u00eb rast q\u00eb m\u00eb p\u00ebrmend\u00ebn edhe partnerin,\u201d thot\u00eb Vatnikaj, duke theksuar se gjat\u00eb sulmeve p\u00ebrdoret shpesh gjuh\u00eb diskriminuese krahinore, me etiketime si \u201cmaloke\u201d apo t\u00eb \u201cdhunshme\u201d.<\/p>\n<p><strong>Patronazhimi dixhital<\/strong><\/p>\n<p>Ish-zyrtar\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs publike i than\u00eb BIRN se mazhoranca qeveris\u00ebse p\u00ebrdor prej vitesh nj\u00eb makineri dixhitale q\u00eb mir\u00ebmbahet p\u00ebrmes nj\u00eb strukture monitorimi dhe ka n\u00eb krye nj\u00eb \u201cKoordinator Dixhital\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tyre, mekanizmi ushqehet nga produktet e prodhuara nga zyrat e PR-it dhe p\u00ebrfshin pothuajse t\u00eb githa deg\u00ebt e administrat\u00ebs, p\u00ebrmes linjave hierarkike q\u00eb justifikoheshin me pretekstin e transparenc\u00ebs, por q\u00eb ishin thell\u00ebsisht kontrolluese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ish-zyrtare e qeverisjes qendrore i tha BIRN se kishte qen\u00eb pjes\u00eb e grupeve t\u00eb WhatsApp-it ku hidheshin postimet dhe gjith\u00e7ka monitorohej.<\/p>\n<p>\u201cU pun\u00ebsuan njer\u00ebz konkret\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, vajza me \u00e7anta Chanel, q\u00eb nuk b\u00ebnin asgj\u00eb tjet\u00ebr. \u00c7do gj\u00eb kontrollohej normalisht dhe kishin nj\u00eb sistem p\u00ebr vler\u00ebsim,\u201d tha ajo n\u00eb kushtet e anonimatit.<\/p>\n<p>Kjo praktik\u00eb konfirmohet edhe nga nj\u00eb tjet\u00ebr ish-punonj\u00ebse n\u00eb nivele m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb administrat\u00ebs, e cila thekson se n\u00eb k\u00ebto grupe hidheshin postimet q\u00eb duhej t\u00eb shp\u00ebrndaheshin n\u00eb profilet e tyre n\u00eb rrjetet sociale dhe t\u00eb p\u00eblqeheshin me detyrim, sidomos gjat\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nj\u00eb person n\u00eb grup nuk ishte aktiv mjaftuesh\u00ebm, i t\u00ebrhiqej v\u00ebmendja me mesazhe t\u00eb tipit \u2018nuk je aktiv\u2019,\u201d thot\u00eb ajo, duke shtuar se \u00e7do nd\u00ebrveprim sh\u00ebnohej me p\u00ebrpik\u00ebri dhe kishte nj\u00eb sistem vler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Ish-zyrtar\u00ebt i than\u00eb BIRN se p\u00ebr t\u00eb identifikuar personat q\u00eb ishin pjes\u00eb e k\u00ebtij sistemi patronazhimi dixhital, mjafton t\u00eb ndjek\u00ebsh se kush i p\u00eblqen dhe i shp\u00ebrndan postimet e nj\u00eb X ministri t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>\u201cDallojn\u00eb se n\u00eb k\u00ebto profile, edhe pse reale, nuk ka asgj\u00eb personale, por vet\u00ebm ndarje postimesh politike,\u201d tha nj\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb n\u00eb faqet e personazheve publik\u00eb q\u00eb kan\u00eb m\u00eb pak shp\u00ebrndarje,\u201d na sugjeroi nj\u00eb tjet\u00ebr ish-funksionar.<\/p>\n<p>K\u00ebto shpjegime e \u00e7uan BIRN t\u00eb identifikonte m\u00eb shum\u00eb profile t\u00eb rreme t\u00eb krijuara n\u00eb fund t\u00eb qershorit, sikurse edhe nj\u00eb num\u00ebr personash t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb administrat\u00eb q\u00eb ndanin dhe p\u00eblqenin q\u00ebndrimet politike t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shumic\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe q\u00ebndrimet kund\u00ebr protest\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, nj\u00eb postim i ish-zv. kryeministres Belinda Balluku, q\u00eb krahasonte protest\u00ebn e fundit me sulmin ndaj kryeministris\u00eb n\u00eb vitin 1998, u nda nga nj\u00eb num\u00ebr punonj\u00ebsish t\u00eb administrat\u00ebs publike, bashkive apo kompanive publike n\u00eb Fier, Patos dhe Lushnj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ndjekje e k\u00ebtyre profileve, pas t\u00eb cilave ka persona real\u00eb, v\u00ebren gjithashtu se ata nuk ndajn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmbajtje politike, por edhe videot e per\u00ebndimit t\u00eb diellit n\u00eb det, t\u00eb postuara nga Balluku.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/lufta-algoritmi\/\">Lufta p\u00ebr algoritmin\/ Qindra profile t\u00eb rreme \u2018sh\u00ebnjestrojn\u00eb\u2018 mb\u00ebshtet\u00ebsit e protest\u00eb, deri te Dua Lipa\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale p\u00ebr nxitje t\u00eb protestave, t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se qindra profile t\u00eb rreme jan\u00eb hapur s\u00eb fundmi p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00ebherazi propagand\u00eb qeveritare dhe mesazhe t\u00eb koordinuara kund\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb protest\u00ebs. Ish-drejtori i Teatrit Komb\u00ebtar, Hervin \u00c7uli riktheu n\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebrmes nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94916","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94916","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94916"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94916\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94916"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94916"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94916"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}