{"id":94911,"date":"2026-07-21T21:48:23","date_gmt":"2026-07-21T21:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/21\/zyra-luksoze-ne-ishem-dhe-katund-i-ri-ku-ka-mijera-banore-te-pastrehe-sako-ndan-800-mln-leke-me-enkelejda-gojashin-dhe-lediana-maten\/"},"modified":"2026-07-21T21:48:23","modified_gmt":"2026-07-21T21:48:23","slug":"zyra-luksoze-ne-ishem-dhe-katund-i-ri-ku-ka-mijera-banore-te-pastrehe-sako-ndan-800-mln-leke-me-enkelejda-gojashin-dhe-lediana-maten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/21\/zyra-luksoze-ne-ishem-dhe-katund-i-ri-ku-ka-mijera-banore-te-pastrehe-sako-ndan-800-mln-leke-me-enkelejda-gojashin-dhe-lediana-maten\/","title":{"rendered":"Zyra luksoze n\u00eb Ish\u00ebm dhe Katund i Ri, ku ka mij\u00ebra banor\u00eb t\u00eb pastreh\u00eb\/ Sako ndan 800 MLN lek\u00eb me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Mat\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Shtat\u00eb vjet pas t\u00ebrmetit, shum\u00eb familje n\u00eb Durr\u00ebs nuk kan\u00eb ende ndonj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr strehimin, nd\u00ebrsa pushteti nd\u00ebrton zyra luksoze p\u00ebr vete. Kryebashkiakja Emiriana Sako ka firmosur para nj\u00eb jave plot 800 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr selit\u00eb e dy nj\u00ebsive bashkiake n\u00eb Ish\u00ebm dhe Katundi i Ri. Parat\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me dy tendera korruptiv\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrfituan dy mikesha t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb Vangjush Dakos dhe t\u00eb Emiriana Sakos.<\/p>\n<p>Jan\u00eb tendera t\u00eb \u201cRind\u00ebrtimit\u201d, q\u00eb Sako i ndan n\u00eb tavolin\u00eb me klient\u00ebt e \u201cRilindjes\u201d, duke shfryt\u00ebzuar nj\u00eb vendim t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb vitit 2019, q\u00eb e lejon t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201ctender t\u00eb kufizuar\u201d. E th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht, n\u00eb k\u00ebto tendera kufizohet gara.<\/p>\n<p>Prokurimi i par\u00eb ka si objekt \u201cNd\u00ebrtimi i godin\u00ebs s\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Ish\u00ebm\u201d me Fondin Limit 418 milion\u00eb lek\u00eb pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn e mbajtjes s\u00eb tenderit m\u00eb 8 qershor 2026 jan\u00eb ftuar vet\u00ebm dy operator\u00eb, ku nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb fituesi, nd\u00ebrsa tjetri merr pjes\u00eb formalisht pa hyr\u00eb realisht n\u00eb gar\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve t\u00eb konstatuara, procedura e prokurimit \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga Open Data Albania me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>Nj\u00ebra kompani \u00ebsht\u00eb \u201cDION-AL\u201d shpk, firm\u00eb e themeluar nga Shpresa Joanidhi. Pas problemeve q\u00eb pati me drejt\u00ebsin\u00eb, Joanidhi ia ndryshoi emrin kompanis\u00eb dhe ua\u00a0 kaloi f\u00ebmij\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, roli i subjektit \u00ebsht\u00eb pasiv, n\u00eb pritje t\u00eb shp\u00ebrblimit n\u00eb tendera t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania tjet\u00ebr, e paracaktuar si fituese, \u00ebsht\u00eb \u201cRAJLI NDERTIM\u201d shpk. Megjith\u00ebse oferta e saj ishte m\u00eb e lart\u00eb, gati e barabart\u00eb me fondin limit, komisioni e ka p\u00ebrcaktuar fituese.<\/p>\n\n<p>Sic mund t\u00eb dallohet nga dokumenti, oferta e operatorit ekonomik \u201cDION-AL\u201d shpk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt, por ky e hapur krahun duke mos dor\u00ebzuar sigurimin e ofert\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, t\u00ebrmeti d\u00ebmtoi edhe zyrat e Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Ish\u00ebm.<\/p>\n\n<p>Brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr u siguruan zyra t\u00eb reja q\u00eb mund\u00ebsonin sh\u00ebrbimet ndaj qytetar\u00ebve. Por pushtetar\u00ebt duan luks, pavar\u00ebsisht situat\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve.<\/p>\n\n<p>Sipas preventimit, do t\u00eb ket\u00eb shtrim me pllaka mermeri \u201cJanina\u201d, do t\u00eb instalohen 17 kondicioner\u00eb dhe pajisje t\u00eb tjera moderne.<\/p>\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn dit\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur edhe tenderi i dyt\u00eb. Kjo kontrat\u00eb ka si objekt \u201cNd\u00ebrtimi i godin\u00ebs s\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Katund i Ri\u201d. Punimet q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb brenda 1 viti, financohen nga fondi i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga buxheti i bashkis\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Jan\u00eb 396.5 milion\u00eb lek\u00eb pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH q\u00eb u dhan\u00eb me nj\u00eb tender fiktiv.<\/p>\n\n<p>S\u00ebrish jan\u00eb ftuar vet\u00ebm dy kompani. Ato jan\u00eb \u201cRAJLI NDERTIM\u201d shpk dhe \u201cDION-AL\u201d shpk, q\u00eb ishin pjes\u00ebmarr\u00ebse edhe tenderin tjet\u00ebr p\u00ebr zyrat n\u00eb Ish\u00ebm.<\/p>\n<p>Godina e Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Katund i Ri u d\u00ebmtua r\u00ebnd\u00eb nga t\u00ebrmeti i vitit 2019, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2021 policia bashkiake e sh\u00ebmbi p\u00ebrtok\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Sipas rezultateve t\u00eb shpallura m\u00eb 8 korrik 2026, edhe k\u00ebt\u00eb godin\u00eb do ta nd\u00ebrtoj\u00eb firma e parap\u00eblqyer e Emiriana Sakos.<\/p>\n<p>\u201cRajli Nd\u00ebrtim\u201d shpk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani q\u00eb e futi Vangjush Dako n\u00eb skem\u00ebn e korrupsionit me tenderat e Bashkis\u00eb Durr\u00ebs, por Emiriana Sako e shpalli hapur si filialin e familjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sidomos tenderat e Rind\u00ebrtimit n\u00eb Durr\u00ebs jan\u00eb ekskluzivitet kompanis\u00eb \u201cRajli Nd\u00ebrtim\u201d shpk. Thuhet se n\u00eb ndarjen e parave t\u00eb tenderave, japin vendimin e tyre bashk\u00ebshorti i saj Landi Shahini, kunati Edmond Shahini dhe v\u00ebllai Anxhelo Sako. Ata prej vitesh kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb sofistikuar korrupsioni p\u00ebr t\u00eb kontrolluar \u00e7do tender, leje nd\u00ebrtimi dhe licenc\u00eb n\u00eb territorin e bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit. P\u00ebr llogari t\u00eb tyre jan\u00eb 11 kompani p\u00ebrmes t\u00eb cilave qarkullohen pagesat.<\/p>\n<p>\u201cRajli Nd\u00ebrtim\u201d shpk ishte nj\u00eb kompani modeste e panjohur p\u00ebr publikun e gjer\u00eb, me seli n\u00eb Durr\u00ebs. Kjo kompani u krijua m\u00eb 2006 nga Enkelejda (\u00c7ollaku) Gojashi.<\/p>\n\n<p>Biznesmenia \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Partis\u00eb Socialiste dhe aktiviste e flakt\u00eb e \u201cRilindjes\u201d. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb shpesh dhe an\u00ebtare e Komisioneve Zonale t\u00eb Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010, Gojashi i shiti gjysm\u00ebn e aksioneve Lediana Mat\u00ebs nga Tirana. Deri n\u00eb vitin 2013, kompania kishte xhiro shum\u00eb t\u00eb vogla, por pas ardhjes s\u00eb PS n\u00eb pushtet, firma do t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e loj\u00ebs s\u00eb korrrupsionit me tenderat.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit kjo kompani ka p\u00ebrfituar gjithsej 11.3 milion\u00eb euro pagesa nga fondet publike. Nga k\u00ebto 11 milion\u00eb euro kan\u00eb ardhur vet\u00ebm nga Bashkia e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Dy shoqet, me ndihm\u00ebn e kryebashkiakut Dako, e shfryt\u00ebzuan situat\u00ebn e t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit 2019 p\u00ebr t\u00eb fituar n\u00eb maksimum. N\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanin\u00eb \u201cG.P.G Company\u201d shpk t\u00eb oligarkut Paqsor Buzi, firma \u201cRajli Nd\u00ebrtim\u201d shpk n\u00eb vitin 2022 u shpall fituese n\u00eb dy nga tre tenderat duke p\u00ebrlar\u00eb plot 4.46 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb tre tenderat e mbyllur t\u00eb Bashkis\u00eb Durr\u00ebs garuan vet\u00ebm dy pjes\u00ebmarr\u00ebs. \u201cInerti\u201d shpk dhe bashkimi i kompanive Rajli-G.P.G. N\u00eb tenderin e par\u00eb p\u00ebr riforcimin e pallatit \u201cRajfi\u201d n\u00eb rrug\u00ebn Iljaz Reka, paraqiti ofert\u00eb vet\u00ebm \u201cInerti\u201d, 14 mij\u00eb lek\u00eb ose 140 euro m\u00eb pak se fondi limit. Me fush\u00ebn bosh \u201cInerti\u201d shpk u shpall fituese e tenderit 1.2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin e dyt\u00eb, at\u00eb t\u00eb riaft\u00ebsimit t\u00eb pallateve nr 8 dhe nr 10 n\u00eb rrug\u00ebn Pelikan u paraqit\u00ebn dy oferta. Bashkimi i kompanive Rajli-G.P.G ofroi vler\u00ebn 2.9 milion\u00eb euro. Kurse \u201cInerti\u201d shpk dha nj\u00eb ofert\u00eb q\u00eb ishte m\u00eb e lart\u00eb se fondi limit, duke u eliminuar me d\u00ebshir\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta skem\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit dhe n\u00eb tenderin e tret\u00eb, at\u00eb p\u00ebr riaft\u00ebsimit strukturor t\u00eb pallatit Big Kristi. Bashkimi i kompanive Rajli-G.P.G ofertoi 3 mij\u00eb euro m\u00eb pak se fondi limit, nd\u00ebrsa \u201cInerti\u201d s\u00ebrish duke dh\u00ebn\u00eb ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se fondi limit. K\u00ebto jan\u00eb qartazi tendera korruptiv\u00eb t\u00eb manipuluar me fitues t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb metod\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Paqsor Buzin, dy shoqet e \u201cRilindjes\u201d mor\u00ebn 7 tendera. Nd\u00ebrsa Buzi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim u shp\u00ebrblye n\u00eb tendera t\u00eb tjer\u00eb nga bashkia Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vale, k\u00ebto dy kompani mor\u00ebn edhe tenderin e Rind\u00ebrtimit n\u00eb Rrashbull. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt: \u201cLoti 2 Rikonstruksioni dhe riparimi mjediseve n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi ose t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb nd\u00ebrtesa (pallat) n\u00eb Bashkin\u00eb Durr\u00ebs, Nj\u00ebsit\u00eb Administrative Nr.5 dhe Rrashbull (Programi i Rindertimit)\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb 206 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Tenderi u mbajt n\u00eb dat\u00ebn 3 shkurt t\u00eb vitit 2022, nd\u00ebrsa fitues i tenderi u p\u00ebrzgjodh pjes\u00ebmarr\u00ebsi i vet\u00ebm, bashkimi i kompanive \u201cRajli Nd\u00ebrtim\u201d dhe \u201cG.P.G Company\u201d.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr shkeljet e konstatuara, tenderi u sh\u00ebnua me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa audituesit e KLSH gjet\u00ebn se dh\u00ebnia e kontrat\u00ebs tek k\u00ebto dy kompani ishte n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, p\u00ebr shkak se \u201cRajli Nd\u00ebrtim\u201d nuk plot\u00ebsonte kriteret e vendosura. Po ashtu, kompanit\u00eb nuk kishin p\u00ebrcaktuar p\u00ebrqindjet n\u00eb marr\u00ebveshjen e bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni duhet t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb propozimin tek kryetarja e Bashkis\u00eb p\u00ebr anulimin e procedur\u00ebs dhe fillimin e nj\u00eb tenderi t\u00eb ri. Ky mosveprim ka sjell\u00eb lidhjen e nj\u00eb kontrate me vler\u00eb 206,8 milion\u00eb lek\u00eb pa tvsh me nj\u00eb Operator Ekonomik, i cili \u00ebsht\u00eb shpallur fitues n\u00eb papajtueshm\u00ebri me legjislacionin dhe ngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsi an\u00ebtar\u00ebt e komsionit\u201d thot\u00eb KLSH n\u00eb raportin e auditimit.<\/p>\n\n<p>Por gjetjet e KLSH jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda se kaq. Sipas audituesve, marr\u00ebveshja e ndarjes s\u00eb punimeve mes dy kompanive n\u00eb \u201cjoint venture\u201d ka qen\u00eb fiktive dhe kjo nuk ishte e rast\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes, \u201cRajli Nd\u00ebrtim\u201d pretendonte se kishte 17.28 p\u00ebr qind t\u00eb punimeve, nd\u00ebrsa G.P.G Company 82.72 p\u00ebr qind. Por KLSH thot\u00eb se kjo ndarje ishte b\u00ebr\u00eb pa preventiv \u00e7mimesh me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbulonte paaft\u00ebsin\u00eb e \u201cRajlit\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kriteret e ve\u00e7anta. Po k\u00ebshtu sipas KLSH, kjo kompani nuk plot\u00ebsonte as numrin e k\u00ebrkuar t\u00eb punonj\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb fituar tenderin dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb tregues dyshohet se ka falsifikuar letrat n\u00eb bashk\u00ebpunim me bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit.<\/p>\n\n<p>Raporti KLSH n\u00ebnvizon edhe rolin e Emiriana Sakos, e cila ka firmosur fituesin, por edhe raportin p\u00ebrmbledh\u00ebs t\u00eb komisionit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb ligjit t\u00eb prokurimeve.<\/p>\n<p>Operatori Ekonomik \u201cRajli Nd\u00ebrtim\u201d ShPK ka paraqitur list\u00ebpages\u00ebn e muajit Dhjetor 2021 p\u00ebr 13 t\u00eb pun\u00ebsuar. Pretendimi i Komisionit t\u00eb Ofertave t\u00eb Bashkis\u00eb Durr\u00ebs se kompania ka dor\u00ebzuar list\u00ebpages\u00ebn p\u00ebr 28 punonj\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pakuptimt\u00eb\u201d thot\u00eb KLSH.<\/p>\n<p>Por dyshimi m\u00eb i madh se i gjith\u00eb tenderi ka qen\u00eb fiktiv, lind nga fakti se parat\u00eb e paguara nga Bashkia Durr\u00ebs nuk jan\u00eb ndar\u00eb 17.28 p\u00ebr qind tek Rajli dhe 82.72 p\u00ebr qind tek \u201cG.P.G. Company\u201d. Parat\u00eb e k\u00ebtij tenderi kan\u00eb shkuar t\u00eb gjitha n\u00eb llogarin\u00eb e \u201cRajli Nd\u00ebrtim\u201d, plot 2 miliard lek\u00eb, \u00e7ka ngre dyshime se G.P.G ishte thjesht nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs fiktiv p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar parat\u00eb tek \u201cRajli Nd\u00ebrtim\u201d. Dhe n\u00eb k\u00ebmbim, \u201cG.P.G Company\u201d e Paqsor Buzit mori nj\u00eb kontrat\u00eb 4 milion\u00eb euro nga Emirjana Sako vet\u00ebm pak muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse KLSH e nxori zbuluar skem\u00ebn ku p\u00ebrdorej Paqsor Buzi, at\u00ebher\u00eb dy shoqet e \u201cRajlit\u201d u shfaq\u00ebn krah kompanive t\u00eb tjera me pronar t\u00eb sprovuar dhe t\u00eb besuar n\u00eb zyr\u00ebn e Emiriana Sakos.<\/p>\n<p>Dy vjet m\u00eb von\u00eb, Bashkia e Durr\u00ebsit do t\u2019i jepte para t\u00eb tjera firm\u00ebs \u201cRajli Nd\u00ebrtim\u201d nga fondet e Rind\u00ebrtimit. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me kalor\u00ebsin e korrupsionit Fiqiri Pali, pronari i \u201cSireta 2F\u201d shpk. \u00a0Tenderi \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb fund t\u00eb muajit tetor 2024, teksa objekti ka qen\u00eb \u201criaft\u00ebsim strukturor i Pallatit nr.1047 (ARVI), Rruga Taulantia\u201d me fond limit 740 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>\u201cN\u00eb tender ka marr\u00eb pjes\u00eb vet\u00ebm bashkimi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u2018Rajli Nd\u00ebrtim\u2019 dhe \u2018Sireta 2F\u2019 me ofert\u00ebn me vler\u00eb 73.984.248 lek\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebto dokumente. Diferenca me fondin limit ka qen\u00eb vet\u00ebm 95.519 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2025, Bashkia Durr\u00ebs i ka dh\u00ebn\u00eb \u201cRajlit\u201d kontrat\u00ebn me objekt: Rikonstruksion i objekteve t\u00eb Nj\u00ebsive Administrative Nr.1, 4, Sukth dhe Rrashbull\u201d.\u00a0 Jan\u00eb 376 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb buxhetit p\u00ebr Rind\u00ebrtimin, q\u00eb Emiriana Sako i d\u00ebrgon me arroganc\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e kompanis\u00eb q\u00eb favorizohet prej saj.<\/p>\n\n<p>Sic mund ta shihni nga formulari i shpalljes s\u00eb fituesit t\u00eb tenderit t\u00eb Bashkis\u00eb Durr\u00ebs, kompania \u201cRajli Nd\u00ebrtim\u201d shpk ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb me t\u00eb lart\u00eb se pjes\u00ebmarr\u00ebsja tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, qysh pas thirrjes n\u00eb SPAK, kryebashkiakja e Durr\u00ebsit, nuk p\u00ebrpiqet as t\u00eb maskoj\u00eb veprimet e saj korruptive, por ka dal\u00eb hapur. Madje nuk pyet as p\u00ebr Komisionin e Prokurimit Publik, me q\u00ebllim p\u00ebr ta \u00e7uar tenderin 1.7 milion\u00eb euro, tek kompania \u201cRajli Nd\u00ebrtim\u201d shpk.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn \u201cRiaft\u00ebsimi strukturor i pallatit nr.167 \u201dViko\u201d lagjja 13, Plazh, Rruga Pavar\u00ebsia\u201d. Shkeljet jan\u00eb aq t\u00eb dukshme, sa \u00a0KPP \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb me dy vendime. Nd\u00ebrsa Sako refuzonte t\u2019i zbatonte.<\/p>\n\n<p>Kjo procedur\u00eb \u00a0u zhvillua nga Bashkia e Durr\u00ebsit n\u00eb dat\u00ebn 17 prill 2025. N\u00eb t\u00eb u paraqit\u00ebn 6 oferta nga kompani apo bashkime firmash t\u00eb ndryshme. Bashkia e Durr\u00ebsit skualifikoi 5 ofertat duke kualifikuar vet\u00ebm \u201cRajli Nd\u00ebrtim\u201d shpk.<\/p>\n<p>Por menj\u00ebher\u00eb pas vendimit t\u00eb Bashkis\u00eb, nj\u00eb nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit, \u201cLis Konstruksion\u201d \u00ebsht\u00eb ankuar n\u00eb KPP.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 28 prill KPP e shqyrtoi ankes\u00ebn dhe urdh\u00ebroi Bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit q\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsonte procedur\u00ebn e prokurimit dhe skualifikimin e \u201cRajlit\u201d.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Bashkia i kthen p\u00ebrgjigje Komisionit t\u00eb Prokurimeve duke e informuar se e ka rivler\u00ebsuar procedur\u00ebn n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e KPP. Por kjo nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb, \u00e7ka e ka detyruar KPP t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vendim ku i k\u00ebrkon Sakos q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb vendimin e par\u00eb t\u00eb KPP-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj situate, KPP ka vendosur t\u00eb pezulloj\u00eb tenderin duke e ndaluar Bashkin\u00eb e Durr\u00ebsit t\u00eb vijoj\u00eb m\u00eb tej me procedur\u00ebn, pa zbatuar m\u00eb par\u00eb vendimin e par\u00eb t\u00eb KPP-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pas ndonj\u00eb nd\u00ebrhyrje nga lart, KPP \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar m\u00eb 22 maj 2025 dhe ka lejuar bashkin\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb me shpalljen e fituesit t\u00eb k\u00ebtij tenderi.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se Kryebashkiakia e Durr\u00ebsit, Emiriana Sako, \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb SPAK, m\u00eb 17 maj 2024. Sako q\u00ebndroi p\u00ebrreth dy or\u00eb n\u00eb ambientet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. Pas daljes, ajo dha nj\u00eb prononcim t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr gazetar\u00ebt ku tha se ishte thirrur p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb hetim, por refuzoi t\u00eb jepte m\u00eb shum\u00eb detaje.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb c\u00ebshtje e fresk\u00ebt, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbytja q\u00eb ndodhi n\u00eb janar 2026 n\u00eb disa lagje t\u00eb Durr\u00ebsit, p\u00ebr shkak, sic dyshohet, t\u00eb mosfunksionimit t\u00eb hidrovorit t\u00eb ri, ku ishin investuar 20 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>Humja e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb pun\u00ebtori sh\u00ebnon pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbytjeve katastrofike n\u00eb Durr\u00ebs q\u00eb kan\u00eb shtyr\u00eb Prokurorin\u00eb t\u00eb nis\u00eb hetimet kryesisht, p\u00ebr 3 vepra penale\u2019; \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, \u201cShkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs me p\u00ebrmbytje\u201d dhe \u201cShkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs nga pakujdesia\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-57\/\">Zyra luksoze n\u00eb Ish\u00ebm dhe Katund i Ri, ku ka mij\u00ebra banor\u00eb t\u00eb pastreh\u00eb\/ Sako ndan 800 MLN lek\u00eb me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Mat\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtat\u00eb vjet pas t\u00ebrmetit, shum\u00eb familje n\u00eb Durr\u00ebs nuk kan\u00eb ende ndonj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr strehimin, nd\u00ebrsa pushteti nd\u00ebrton zyra luksoze p\u00ebr vete. Kryebashkiakja Emiriana Sako ka firmosur para nj\u00eb jave plot 800 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr selit\u00eb e dy nj\u00ebsive bashkiake n\u00eb Ish\u00ebm dhe Katundi i Ri. Parat\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me dy tendera korruptiv\u00eb, q\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94911","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94911"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94911\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}