{"id":94904,"date":"2026-07-21T19:48:21","date_gmt":"2026-07-21T19:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/21\/keqkuptimi-i-madh-i-politikes-shqiptare\/"},"modified":"2026-07-21T19:48:21","modified_gmt":"2026-07-21T19:48:21","slug":"keqkuptimi-i-madh-i-politikes-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/21\/keqkuptimi-i-madh-i-politikes-shqiptare\/","title":{"rendered":"Keqkuptimi i madh i politik\u00ebs shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Nga Fatmir Gjeta\/<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga keqkuptimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka z\u00ebn\u00eb rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn politike shqiptare \u00ebsht\u00eb ideja se opozita ekziston vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverin\u00eb. Sikur ky t\u00eb ishte misioni i saj i vet\u00ebm. Sikur suksesi i nj\u00eb opozite t\u00eb matej me numrin e protestave, me tensionin e krijuar n\u00eb rrug\u00eb apo me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb paralizuar institucionet.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept thell\u00ebsisht i gabuar.<\/p>\n<p>Winston Churchill e p\u00ebrkufizonte demokracin\u00eb si sistem plot me difekte por s\u2019kemi gj\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Pik\u00ebrisht sepse demokracia mb\u00ebshtetet mbi rregulla dhe institucione, opozita nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb revolucionare. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb qeveris\u00ebse. Misioni i saj nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb shemb\u00eb sistemin, por t\u00eb bind\u00eb qytetar\u00ebt se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Revolucionet kan\u00eb kuptim vet\u00ebm kur nj\u00eb popull nuk ka m\u00eb asnj\u00eb instrument demokratik p\u00ebr t\u00eb ndryshuar pushtetin dhe revolucioni i flamingove nuk e ndryshon k\u00ebt\u00eb p\u00ebrcaktim. N\u00eb Shqip\u00ebri ekziston vota. Ajo \u00ebsht\u00eb forca m\u00eb e madhe politike dhe i vetmi mekaniz\u00ebm legjitim p\u00ebr t\u00eb ndryshuar qeverisjen. \u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar at\u00eb me retorik\u00ebn e p\u00ebrmbysjes nuk prodhon demokraci m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb pasiguri.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, politika shqiptare prej vitesh nuk zhvillohet m\u00eb mbi p\u00ebrplasjen e ideve, por mbi p\u00ebrplasjen e njer\u00ebzve. Programet jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga sloganet, argumenti nga sharja dhe alternativa nga demonizimi i kund\u00ebrshtarit. N\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb till\u00eb, fitues nuk del askush. Humb\u00ebsi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb qytetari.<\/p>\n<p>Nj\u00eb opozit\u00eb serioze edhe ajo virtuale apo n\u00eb krijim, nuk matet nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mbushur sheshet, por nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb model ekonomik m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb propozuar reforma t\u00eb besueshme, p\u00ebr t\u00eb krijuar vende pune, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar prodhimin dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb shp\u00ebrndarje m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb alternativa q\u00eb pret shoq\u00ebria shqiptare.<\/p>\n<p>Ngjarjet e fundit treguan qart\u00eb kufijt\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb revolucionit sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit duam apo s\u2019duam kjo ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje e d\u00ebshp\u00ebruar opozitare, pavar\u00ebsisht se nuk ishte opozita klasike n\u00eb shesh dhe s\u2019dua t\u00eb mendoj q\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e saj ishin diku tjet\u00ebr (Andreotti thosh; A pensare male e peccato ma qualche volta si indovina; T\u00eb mendosh keq \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat, por ndonj\u00ebher\u00eb ke t\u00eb drejt\u00eb). Ajo q\u00eb nisi me entuziaz\u00ebm p\u00ebrfundoi n\u00eb zhg\u00ebnjim. Populli e ka p\u00ebrmbledhur prej shekujsh me nj\u00eb shprehje t\u00eb urt\u00eb: \u201cU mbars mali dhe polli nj\u00eb mi.\u201d Kur mungon vizioni, edhe mobilizimi m\u00eb spektakolar p\u00ebrfundon pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe njer\u00ebz me pesh\u00eb intelektuale,  e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta konsiderojn\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb till\u00eb si sukses. N\u00eb fund nuk mbeti as program, as projekt dhe as ide e re. Mbeti vet\u00ebm zhurma. N\u00eb v\u00ebnd t\u00eb \u201cLiberte, Egalite, Fraternite\u201d pat\u00ebm T\u00eb ham\u00eb, t\u00eb pim\u00eb, t\u00eb ..im\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Po aq i pasuksessh\u00ebm rezultoi edhe p\u00ebrdorimi i vazhduesh\u00ebm i termave si \u201ckomuniz\u00ebm\u201d, \u201cp\u00ebrmbysje e sistemit\u201d apo \u201cshitja e vendit\u201d. K\u00ebto nuk bind\u00ebn as qytetar\u00ebt dhe as partner\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb. P\u00ebrkundrazi, krijuan p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb l\u00ebvizjeje pa drejtim politik dhe pa nj\u00eb projekt t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. T\u00eb vetmet d\u00ebme q\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto slogane jan\u00eb q\u00eb natyra e komunizmit t\u00eb shihet m\u00eb e but\u00eb nga ajo q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ish, m\u00eb e egra n\u00eb bot\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb pranueshme p\u00ebr brezat q\u00eb vijn\u00eb e nuk e kan\u00eb njohur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb lind pyetja e natyrshme: n\u00ebse vendi nuk u shit, kush u shit dhe kush u ble? Kur akuzat nuk shoq\u00ebrohen me prova, ato humbasin \u00e7do pesh\u00eb politike dhe shnd\u00ebrrohen n\u00eb propagand\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb episod, Shqip\u00ebria pati fatin t\u00eb kishte institucione q\u00eb ruajt\u00ebn stabilitetin. Historia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb plot me raste kur aventurat politike kan\u00eb ndryshuar rrjedh\u00ebn e zhvillimit komb\u00ebtar dhe kan\u00eb prodhuar pasoja q\u00eb jan\u00eb paguar p\u00ebr dekada. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, stabiliteti nuk duhet par\u00eb si armik i demokracis\u00eb, por si kushti q\u00eb e mban at\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb nuk i duhet nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb premton revolucion \u00e7do jav\u00eb. I duhet nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb prodhon ide, frym\u00ebzon besim dhe ofron zgjidhje. Demokracia nuk fitohet duke rr\u00ebzuar kund\u00ebrshtarin me forc\u00eb, por duke bindur qytetar\u00ebt me alternativ\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb sfida e v\u00ebrtet\u00eb e politik\u00ebs shqiptare. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm zhurm\u00eb e padobishme dhe q\u00eb tr\u00ebmb edhe flamingot n\u00eb habitatin e tyre. <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatmir Gjeta\/ Nj\u00eb nga keqkuptimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka z\u00ebn\u00eb rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn politike shqiptare \u00ebsht\u00eb ideja se opozita ekziston vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverin\u00eb. Sikur ky t\u00eb ishte misioni i saj i vet\u00ebm. Sikur suksesi i nj\u00eb opozite t\u00eb matej me numrin e protestave, me tensionin e krijuar n\u00eb rrug\u00eb apo me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94904","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94904","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94904"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94904\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94904"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94904"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94904"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}