{"id":94902,"date":"2026-07-21T18:48:17","date_gmt":"2026-07-21T18:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/21\/festivali-i-denoncimeve-shpeton-vetem-socializmin\/"},"modified":"2026-07-21T18:48:17","modified_gmt":"2026-07-21T18:48:17","slug":"festivali-i-denoncimeve-shpeton-vetem-socializmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/21\/festivali-i-denoncimeve-shpeton-vetem-socializmin\/","title":{"rendered":"Festivali i denoncimeve shp\u00ebton vet\u00ebm socializmin"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Yzeiri\/<\/p>\n<p>Protesta q\u00eb po vazhdon n\u00eb sheshin para Kryeministris\u00eb tani nuk mund t\u00eb quhet m\u00eb as manifestim, as revolucion, as kryengritje. Ajo ngjan me ato mbledhjet e zgjeruara t\u00eb Frontit Demokratik Antifashist ku, ashtu si n\u00eb filmat e kinostudios \u00ab Shqip\u00ebria e Re \u00bb, \u00e7do nat\u00eb, bij t\u00eb popullit, ngjiten n\u00eb podium dhe shajn\u00eb e mallkojn\u00eb armikun e brendsh\u00ebm e ndonj\u00ebher\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm ; nj\u00eb protestues arriti deri aty sa tha q\u00eb nuk ia kemi nevoj\u00ebn as Europ\u00ebs dhe as Amerik\u00ebs. Nj\u00eb tjet\u00ebr u ankua se k\u00ebta armiqt\u00eb q\u00eb kan\u00eb qeverisur n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta vjet shkat\u00ebrruan fabrikat, uzinat e gjith\u00e7ka ishte nd\u00ebrtuar para se t\u00eb vinte kapitalizmi shqiptar. Si p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur k\u00ebt\u00eb paradigm\u00eb, nj\u00eb protestues tjet\u00ebr i b\u00ebri thirrje SPAK-ut t\u00eb hetoj\u00eb e t\u00eb fus\u00eb n\u00eb burg armiqte e shpallur nga populli antifashist. Debati i madh q\u00eb nisi para disa koh\u00ebsh p\u00ebr sulmin me \u00ab review \u00bb ndaj biznesit, si\u00e7 vinin re shum\u00eb analist\u00eb, t\u00eb kujtonte shpren\u00ebsimin  e ish- kulak\u00ebve dhe tregtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj. Mir\u00ebpo paradoksi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb se k\u00ebt\u00eb narrativ\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete nj\u00eb kategori q\u00eb frym\u00ebzojn\u00eb protestuesit t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb nga fusha e shoq\u00ebris\u00eb civile apo gazetaris\u00eb dhe q\u00eb jan\u00eb prej atyre familjeve t\u00eb cilat, n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, ose kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lidhura me komunizmin, ose, n\u00eb disa raste, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb goditura nga reformat q\u00eb nd\u00ebrmorr\u00ebn komunist\u00ebt sapo erdh\u00ebn n\u00eb pushtet. K\u00ebta nuk jan\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb apo pinjoll\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb t\u00eb komunist\u00ebve, jan\u00eb diku n\u00eb mes. N\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb par\u00ebt e tyre jan\u00eb akuzuar prej komunist\u00ebve se ishin indiferent\u00eb ndaj Luft\u00ebs Nacional\u00e7lirimtare. K\u00ebta ngjajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb me ata personazhet e Dantes te Ferri q\u00eb ai i linte n\u00eb oborr, pra q\u00eb nuk ishin t\u00eb denj\u00eb as p\u00ebr t\u2019ia kallur n\u00eb Ferr, por as p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb. \u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme se si rip\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdijen kolektive klishet\u00eb e m\u00ebdha dhe stereotipit\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpunuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb socializ\u00ebm dhe q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si modele t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar e shpjeguar bot\u00ebn. Vet\u00ebdija kolektive shqiptare u form\u00ebsua nga narrativa 45-vje\u00e7are e socializmit dhe nga fjalimet e Enver Hoxh\u00ebs, nga teksti i madh i shkruar prej fitimtar\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs Nacional\u00e7lirimtare dhe q\u00eb kishte n\u00eb themel t\u00eb zhvillimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb luft\u00ebn. Sipas asaj narrative shoq\u00ebria zhvillohet p\u00ebrmes luft\u00ebs dhe p\u00ebrmes asgj\u00ebsimit t\u00eb kund\u00ebrshtarit. Ndaj edhe sot askush nuk e kupton se \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Shoqatat e ruajtjes dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb natyr\u00ebs apo ato t\u00eb mbrojtjes s\u00eb habitatit t\u00eb shpend\u00ebve jan\u00eb tretur dhe tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet n\u00ebse protesta q\u00eb nisi nga shqet\u00ebsimi q\u00eb ngrit\u00ebn ato p\u00ebr d\u00ebmtimin q\u00eb po u b\u00ebhet zonave t\u00eb mbrojtura, e zgjidhi apo nuk e zgjidhi at\u00eb problem. Un\u00eb do t\u00eb kisha dashur q\u00eb miqt\u00eb  t\u00eb k\u00ebtyre organizatave, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, si PPNEA dhe AOS, t\u00eb distonacohen nga narrativa e prodhuar tani n\u00eb fund dhe t\u2019i dalin zot zem\u00ebrmit qytetar t\u00eb Flamengove. Zem\u00ebrimi qytetar q\u00eb nisi me metafor\u00ebn e Zv\u00ebrncit dhe q\u00eb u rr\u00ebmbye nga inati politik i atyre subjekteve q\u00eb duan t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga zhvillime t\u00eb tilla, po e d\u00ebmton kauz\u00ebn e natyr\u00ebs. Shqip\u00ebria ka shum\u00eb probleme, demokracia dhe kapitalizmi shqiptar ka sjell\u00eb edhe mjaft padrejt\u00ebsi e krim, po ashtu, por kjo protest\u00eb dhe ky zem\u00ebrim qytetar duhet t\u00eb respektoj\u00eb autor\u00ebt dhe ata q\u00eb i hap\u00ebn syt\u00eb shoq\u00ebris\u00eb mbi nj\u00eb sjellje jo ligjore t\u00eb qeveris\u00eb ndaj zonave t\u00eb mbrojtura. Nga nj\u00eb pik\u00ebpamje tjet\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ndodh \u00ebsht\u00eb e ligjshme dhe e drejt\u00eb. <\/p>\n<p>Pra edhe ata q\u00eb protestojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb edhe pse jan\u00eb rrudhur, edhe ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre q\u00eb t\u00eb denoncojn\u00eb e t\u00eb marrin fjal\u00ebn n\u00eb shesh. Problemi \u00ebsht\u00eb se si do t\u00eb zgjidhet ky ng\u00ebr\u00e7 i krijuar at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb edhe qytetari i fundit q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb fjal\u00ebn n\u00eb publik. Mir\u00ebpo, me qen\u00eb se protesta, p\u00ebr fat t\u00eb keq \u00ebsht\u00eb n\u00ebn zgjedh\u00ebn e klishes\u00eb dhe stereotipis\u00eb s\u00eb narrativ\u00ebs socialiste q\u00eb e shpjegonte zhvillimin me an\u00eb t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrmbysjes, dhe me qen\u00eb se protestuesit nuk zbrit\u00ebn nga mali me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe t\u00eb \u00e7lironin vendin nga pushtuesit e huaj e veglat e tyre, si ata q\u00eb imitojne k\u00ebta protestues, at\u00ebher\u00eb ata do t\u00eb mbeten si personazhet q\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb film t\u00eb njohur, pra do ta transferojn\u00eb p\u00ebrpjekjen e tyre nga realiteti n\u00eb ligj\u00ebrim. <\/p>\n<p>Ligj\u00ebrimi apo gjuha jan\u00eb gracka t\u00eb rrezikshme p\u00ebr shoq\u00ebri t\u00eb pazhvilluar si kjo e jona. Protestuesit mendojn\u00eb se duke deonocuar, duke mallkuar, duke nxjerr\u00eb arkivole n\u00eb shesh apo duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr kryengritje, e kan\u00eb realizuar q\u00ebllimin e tyre dhe madje shkojn\u00eb edhe m\u00eb tej dhe tregojn\u00eb edhe si do ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbysje \u2013 duke e t\u00ebrhequr zvarr\u00eb Edi Ram\u00ebn. P\u00ebr fat t\u00eb keq, e gjith\u00eb kjo betej\u00eb zhvillohet n\u00eb ligj\u00ebrim dhe protesta nis dalngadal\u00eb e kthehet n\u00eb nj\u00eb roman, pra n\u00eb nj\u00eb trillim. N\u00ebse pesha e narrativ\u00ebs socialiste nuk do t\u00eb ishte aq e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdijen e atyre q\u00eb i dalin zot protest\u00ebs, gjerat do t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb thjeshta. Do t\u00eb ishte krijuar nj\u00eb L\u00ebvizj\u00eb me nj\u00eb grup drejtues, do t\u00eb ishin regjistruar n\u00eb Gjykat\u00eb si forc\u00eb politike dhe gjith\u00eb k\u00ebto energji q\u00eb i harxhojn\u00eb n\u00eb shesh mund t\u2019i kishin shpenzuar duke organizuar deg\u00ebt e k\u00ebsaj L\u00ebvizjeje n\u00eb gjith\u00eb vendin, madje edhe n\u00eb diaspor\u00eb. Por kjo nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn demokratike t\u00eb shqiptar\u00ebve. Te ne udh\u00ebheq\u00ebsi del nga lufta dhe jo nga paqja, nga p\u00ebrmbysja dhe jo nga dialogu.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Yzeiri\/ Protesta q\u00eb po vazhdon n\u00eb sheshin para Kryeministris\u00eb tani nuk mund t\u00eb quhet m\u00eb as manifestim, as revolucion, as kryengritje. Ajo ngjan me ato mbledhjet e zgjeruara t\u00eb Frontit Demokratik Antifashist ku, ashtu si n\u00eb filmat e kinostudios \u00ab Shqip\u00ebria e Re \u00bb, \u00e7do nat\u00eb, bij t\u00eb popullit, ngjiten n\u00eb podium dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94902","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94902","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94902"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94902\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}