{"id":94854,"date":"2026-07-21T09:48:25","date_gmt":"2026-07-21T09:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/21\/paunovic-me-page-drejtoreshe-ne-nje-institucion-te-mbyllur-ne-kosove\/"},"modified":"2026-07-21T09:48:25","modified_gmt":"2026-07-21T09:48:25","slug":"paunovic-me-page-drejtoreshe-ne-nje-institucion-te-mbyllur-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/21\/paunovic-me-page-drejtoreshe-ne-nje-institucion-te-mbyllur-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Paunovi\u00e7 me pag\u00eb drejtoreshe n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb mbyllur n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Para se t\u00eb em\u00ebrohej ministre n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb n\u00eb vitin 2025, Snezhana Paunovi\u00e7 merrte pag\u00eb si deputete, por edhe si drejtoresh\u00eb e Institucionit Farmaceutik t\u00eb Pej\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ky institucion, me seli n\u00eb Gorazhdec, nuk ekziston zyrtarisht q\u00eb nga viti 2021.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb konstatoi se ai \u00ebsht\u00eb mbyllur m\u00eb 7 tetor 2021, me vendim t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ta fshir\u00eb nga regjistri i institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb vitin 2021 e kishte dor\u00ebzuar vet\u00eb Paunovi\u00e7, tregojn\u00eb dokumentet e analizuara nga Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo vazhdoi t\u00eb merrte pag\u00eb si ushtruese e detyr\u00ebs s\u00eb drejtoresh\u00ebs s\u00eb Institucionit Farmaceutik t\u00eb Pej\u00ebs deri m\u00eb 15 prill 2025, kur u em\u00ebrua ministre. Kjo d\u00ebshmohet nga deklarimet e t\u00eb ardhurave dhe pasuris\u00eb q\u00eb vet\u00eb Paunovi\u00e7 i ka dor\u00ebzuar n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit n\u00eb Serbi. Dor\u00ebzimi i k\u00ebtyre deklarimeve \u00ebsht\u00eb detyrim ligjor p\u00ebr zyrtar\u00ebt publik\u00eb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, Qeveria e Serbis\u00eb, Zyra p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri, Fondi Republikan p\u00ebr Sigurime Sh\u00ebndet\u00ebsore, si dhe ministrit\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr institucionet shtet\u00ebrore sh\u00ebndet\u00ebsore nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb lidhur me t\u00eb ardhurat e Paunovi\u00e7it dhe funksionin e saj n\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb ka pushuar s\u00eb ekzistuari.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje nuk dha as kabineti i ministres Paunovi\u00e7, e cila nxiti reagime t\u00eb ashpra n\u00eb rajon dhe n\u00eb Bashkimin Evropian pasi deklaroi se, po t\u00eb ishte n\u00eb vend t\u00eb Sllobodan Millosheviqit n\u00eb vitin 1998, do ta kishte \u201cspastruar etnikisht\u201d Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, ajo pretendoi se deklarata e saj ishte nxjerr\u00eb jasht\u00eb kontekstit, por shtoi se q\u00ebndron pas \u00e7do fjale t\u00eb th\u00ebn\u00eb. E vetmja gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndryshonte, sipas saj, do t\u00eb ishte p\u00ebrdorimi i termit \u201cd\u00ebbim\u201d n\u00eb vend t\u00eb \u201cspastrimit etnik\u201d, p\u00ebr t\u00eb shmangur, si\u00e7 u shpreh, lin\u00e7imin publik. Paunovi\u00e7 u k\u00ebrkoi falje presidentit dhe kryeministrit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr reagimet q\u00eb shkaktoi deklarata e saj, por jo shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Autoritetet e Kosov\u00ebs e shpall\u00ebn at\u00eb person t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm, nd\u00ebrsa presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, tha se deklarata e saj nuk pasqyron q\u00ebndrimin e autoriteteve n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, deri m\u00eb tani, nuk ka pasur p\u00ebrgjigje ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb opozit\u00ebs serbe p\u00ebr shkarkimin e saj.<\/p>\n<p>Sa fitoi Paunovi\u00e7 si drejtoresh\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb ardhurave p\u00ebr vitin 2025, Paunovi\u00e7 ka deklaruar se p\u00ebr 11 vjet ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Institucionit Farmaceutik t\u00eb Pej\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas deklarimit, ajo ka ushtruar detyr\u00ebn e drejtoresh\u00ebs nga 16 prilli 2014 deri m\u00eb 15 prill 2025. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, ajo u em\u00ebrua ministre p\u00ebr Administrat\u00eb Publike dhe Vet\u00ebqeverisje Lokale n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb. Me marrjen e postit ministror, asaj i pushuan automatikisht funksionet e tjera, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb analize t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, gjat\u00eb 11 vjet\u00ebve sa drejtoi, sipas dokumenteve zyrtare, Institucionin Farmaceutik t\u00eb Pej\u00ebs, Paunovi\u00e7 ka marr\u00eb rreth 146 mij\u00eb euro paga nga buxheti i Serbis\u00eb. Regjistri i Serbis\u00eb nuk tregon n\u00ebse ky institucion farmaceutik kishte t\u00eb pun\u00ebsuar dhe sa ishte numri i tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk jan\u00eb t\u00eb qasshme publikisht as raportet financiare q\u00eb do t\u00eb tregonin m\u00ebnyr\u00ebn se si ka funksionuar ky institucion. Selia e tij zyrtare nuk ishte n\u00eb Pej\u00eb, por n\u00eb Gorazhdec \u2013 nj\u00eb fshat me shumic\u00eb serbe pran\u00eb Pej\u00ebs. Sot, ai institucion nuk ekziston m\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari i Radios Gorazhdeci, Damjan Portiq, thot\u00eb se farmacia ka funksionuar deri para disa vitesh, por nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb e furnizuar mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIshin n\u00eb dispozicion vet\u00ebm barnat m\u00eb bazike\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, duke shtuar se drejtuesit e Institucionit Farmaceutik, p\u00ebr vite me radh\u00eb, nuk b\u00ebn\u00eb pothuajse asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019ua leht\u00ebsuar qytetar\u00ebve qasjen n\u00eb barna.<\/p>\n<p>Sipas tij, sot n\u00eb Gorazhdec funksionon vet\u00ebm nj\u00eb farmaci n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndetit.<\/p>\n<p>Pas luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999, kur humbi kontrollin faktik mbi Kosov\u00ebn, Beogradi zyrtar vazhdoi t\u00eb mbaj\u00eb n\u00ebn administrimin e tij nj\u00eb num\u00ebr nd\u00ebrmarrjesh dhe institucionesh publike, duke i zhvendosur ato n\u00eb Serbi ose n\u00eb komunat e Kosov\u00ebs me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Po ashtu, u krijuan institucione t\u00eb reja lokale dhe organe komunale brenda sistemit serb, t\u00eb cilat autoritetet n\u00eb Prishtin\u00eb, me arsyetimin se ishin t\u00eb paligjshme, nis\u00ebn t\u2019i mbyllnin n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimore q\u00eb funksionojn\u00eb sipas sistemit serb n\u00eb mjediset me shumic\u00eb serbe, vazhdojn\u00eb t\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb si pjes\u00eb e sistemit paralel.<\/p>\n<p>Serbia i themelon, i financon dhe i mbyll k\u00ebto institucione sipas legjislacionit t\u00eb saj, si dhe em\u00ebron drejtuesit e tyre. K\u00ebshtu, Institucioni Farmaceutik i Pej\u00ebs ekzistoi deri m\u00eb 7 tetor 2021. At\u00eb dit\u00eb, Paunovi\u00e7, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ushtrueses s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb drejtoresh\u00ebs, dor\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shuarjen e institucionit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb thuhej se Institucioni Farmaceutik \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb nga regjistri n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb miratuar disa muaj m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument sqarohej se ishte themeluar Institucioni Farmaceutik n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut. Si rezultat, pushuan s\u00eb ekzistuari institucionet farmaceutike t\u00eb Pej\u00ebs, Prizrenit, Gjilanit dhe Prishtin\u00ebs. Ndon\u00ebse institucioni n\u00eb Pej\u00eb \u00ebsht\u00eb shuar zyrtarisht, Paunovi\u00e7 vazhdoi ta deklaronte pag\u00ebn e drejtoresh\u00ebs si t\u00eb ardhur t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit n\u00eb Serbi p\u00ebr vitet 2023 dhe 2024, ajo deklaroi se, si ushtruese detyre e drejtoresh\u00ebs s\u00eb Institucionit Farmaceutik n\u00eb Pej\u00eb, merr nj\u00eb pag\u00eb mujore prej 131 mij\u00eb dinar\u00ebsh, ose rreth 1.100 euro.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e vetme q\u00eb disa persona mbajn\u00eb pozita pa kryer asnj\u00eb pun\u00eb, por vazhdojn\u00eb t\u00eb paguhen nga buxheti i Serbis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk kan\u00eb mundur t\u00eb pun\u00ebsohen\u201d, thot\u00eb Porti\u00e7.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Paunovi\u00e7 ka deklaruar m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr mediat n\u00eb Beograd se nuk ka qen\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nga viti 2022, pasi pretendon se autoritetet n\u00eb Prishtin\u00eb nuk e lejojn\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, ajo nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se si ka mundur t\u00eb drejtoj\u00eb nj\u00eb institucion farmaceutik n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00ebse nuk ka mundur ta kaloj\u00eb kufirin.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, Qeveria e Serbis\u00eb miratoi nj\u00eb vendim p\u00ebr riorganizimin e institucioneve farmaceutike n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij vendimi, do t\u00eb rithemeloheshin barnatore n\u00eb Pej\u00eb dhe n\u00eb disa qytete t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNga dita e regjistrimit n\u00eb regjistrin p\u00ebrkat\u00ebs, institucioni farmaceutik fillon pun\u00ebn\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, deri m\u00eb sot, k\u00ebto institucione nuk jan\u00eb regjistruar.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb deklarime t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb ardhurave<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, Snezhana Paunovi\u00e7 ka dor\u00ebzuar gjasht\u00eb deklarime t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb ardhurave n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimin e par\u00eb, t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2014, ajo raportoi se mbante dy funksione: deputete n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb dhe kryetare e Bordit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Aeroportit \u201cNikolla Tesla\u201d n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Paunovi\u00e7 u b\u00eb deputete p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2013, nd\u00ebrsa n\u00eb Bordin Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb aeroportit ishte em\u00ebruar n\u00eb korrik t\u00eb po atij viti.<\/p>\n<p>Ajo i mori k\u00ebto poste n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur Partia P\u00ebrparimtare Serbe (SNS), e udh\u00ebhequr nga presidenti aktual, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, po forconte pushtetin s\u00eb bashku me partneren e saj t\u00eb koalicionit, Partin\u00eb Socialiste t\u00eb Serbis\u00eb (SPS), ku Paunovi\u00e7 \u00ebsht\u00eb zyrtare e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas deklarimit t\u00eb saj, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb merrte dy paga, me nj\u00eb vler\u00eb totale prej mbi 1.200 eurosh n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Si deputete paguhej rreth 710 euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr postin e kryetares s\u00eb Bordit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb aeroportit merrte edhe rreth 560 euro. Mandati i saj si deputete p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 2014, kur Kuvendi u shp\u00ebrnda p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve. Po at\u00eb vit, ajo mori drejtimin e Institucionit Farmaceutik n\u00eb Pej\u00eb \u2013 post n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb q\u00ebndronte p\u00ebr 11 vjet.<\/p>\n<p>Qeveria e Serbis\u00eb miratoi vendimin p\u00ebr em\u00ebrimin e saj si ushtruese detyre e drejtoresh\u00ebs m\u00eb 7 mars 2014. Dokumenti \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga Ivica Da\u00e7iq, kryeminist\u00ebr i at\u00ebhersh\u00ebm dhe lider i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Serbis\u00eb. Pas nj\u00eb nd\u00ebrprerjeje gati dyvje\u00e7are, Paunovi\u00e7 u rikthye n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb n\u00eb vitin 2016. Ajo u rizgjodh deputete edhe pas zgjedhjeve t\u00eb viteve 2020 dhe 2022.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, krahas pag\u00ebs si drejtoresh\u00eb, ajo merrte kompensim edhe si deputete. Ky kompensim u takon deputet\u00ebve q\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ushtrojn\u00eb edhe nj\u00eb funksion tjet\u00ebr publik p\u00ebr t\u00eb cilin marrin pag\u00eb. Nga gushti i vitit 2022 deri n\u00eb prill t\u00eb vitit 2025, Paunovi\u00e7 ishte edhe n\u00ebnkryetare e Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb, para se t\u00eb em\u00ebrohej ministre.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tjet\u00ebr ka Paunovi\u00e7?<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimin e par\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2014, Paunovi\u00e7 raportoi se ishte pronare e nj\u00eb sht\u00ebpie prej 90 metrash katror\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarim nuk specifikohej se ku ndodhej ajo sht\u00ebpi dhe as vlera e saj. Aty thuhej vet\u00ebm se ishte bler\u00eb me hua financiare, pa u b\u00ebr\u00eb e ditur shuma. Kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb deklarimin e radh\u00ebs, kjo sht\u00ebpi nuk figuronte m\u00eb n\u00eb list\u00ebn e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>As n\u00eb deklarimet e m\u00ebvonshme t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit, Paunovi\u00e7 nuk raportoi se kishte ndonj\u00eb pron\u00eb t\u00eb paluajtshme n\u00eb emrin e saj.<\/p>\n<p>Se ku jeton aktualisht, nuk dihet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, ajo ka th\u00ebn\u00eb se posedon dokumente personale serbe me adres\u00eb n\u00eb Pej\u00eb.<\/p>\n<p>Autoritetet e Kosov\u00ebs i konsiderojn\u00eb k\u00ebto dokumente t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Konflikti i interesit<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, Agjencia p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit n\u00eb Serbi konstatoi se Paunovi\u00e7 kishte shkelur legjislacionin kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e saj thuhej se, si ushtruese e detyr\u00ebs s\u00eb drejtoresh\u00ebs s\u00eb Institucionit Farmaceutik n\u00eb Pej\u00eb, ajo kishte nisur nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb ushtronte edhe funksionin e deputetes n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb, pa marr\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00eblqimin e Agjencis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse ekzistonte konflikt interesi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkelje, Agjencia i shqiptoi mas\u00ebn e publikimit t\u00eb vendimit p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb analize t\u00eb Qendr\u00ebs p\u00ebr Gazetari Hulumtuese t\u00eb Serbis\u00eb (CINS), t\u00eb publikuar n\u00eb vitin 2020, Paunovi\u00e7 ishte deputetja e Partis\u00eb Socialiste q\u00eb kishte shkelur m\u00eb s\u00eb shumti Ligjin p\u00ebr Agjencin\u00eb kund\u00ebr Korrupsionit.<\/p>\n<p>Ajo kishte vonuar n\u00eb dy raste dor\u00ebzimin e deklarimeve t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Shpenzimet e udh\u00ebtimit nga Peja<\/p>\n<p>Qendra p\u00ebr Gazetari Hulumtuese e Serbis\u00eb (CINS) kishte raportuar m\u00eb her\u00ebt se Snezhana Paunovi\u00e7 kishte p\u00ebrfituar rreth 22 mij\u00eb euro nga Kuvendi i Serbis\u00eb si kompensim p\u00ebr shpenzimet e udh\u00ebtimit n\u00eb relacionin Beograd-Pej\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto shpenzime ishin rimbursuar gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj si deputete, nga viti 2016 deri m\u00eb 2020.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas hulumtimit t\u00eb CINS-it, gjat\u00eb asaj periudhe, Paunovi\u00e7 jetonte me familjen e saj n\u00eb Beograd, e jo n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat m\u00eb 16 korrik, ministrja tha se lidhur me shpenzimet e saj t\u00eb udh\u00ebtimit, \u201cpo g\u00ebnjehet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kolektive\u201d, por nuk dha sqarime p\u00ebr shum\u00ebn e p\u00ebrfituar dhe as p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ishin krijuar k\u00ebto shpenzime.<\/p>\n<p>N\u00eb Partin\u00eb Socialiste q\u00eb nga vitet \u201890<\/p>\n<p>Snezhana Paunovi\u00e7 ka lindur n\u00eb Pej\u00eb. N\u00eb biografin\u00eb e publikuar n\u00eb faqen e Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Serbis\u00eb (SPS), ajo thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb ekonomiste, por nuk specifikon se n\u00eb cilin fakultet ka diplomuar.<\/p>\n<p>Sipas biografis\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e SPS-s\u00eb q\u00eb nga viti 1992. Ishte periudha e luft\u00ebrave n\u00eb territorin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb, kur si partin\u00eb, ashtu edhe shtetin, e udh\u00ebhiqte Sllobodan Millosheviq. M\u00eb von\u00eb, ai u akuzua nga Tribunali i Hag\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebr krime kund\u00ebr civil\u00ebve shqiptar\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet 1998-1999.<\/p>\n<p>Deklarat\u00ebn p\u00ebr \u201cspastrimin etnik\u201d t\u00eb shqiptar\u00ebve, Paunovi\u00e7 e b\u00ebri p\u00ebr televizionin serb, Kurir, duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjes se \u00e7far\u00eb do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ndryshe n\u00eb vitin 1998, po t\u00eb ishte n\u00eb vend t\u00eb Millosheviqit.<\/p>\n<p>\u201cNdoshta termi nuk ishte i duhuri. Ndoshta do t\u00eb duhej t\u00eb thosha d\u00ebbim, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb kryq\u00ebzojn\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt\u201d, deklaroi Paunovi\u00e7 disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, Paunovi\u00e7 tha se gjat\u00eb luft\u00ebs ka qen\u00eb \u201cviktim\u00eb e spastrimit etnik\u201d nga shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim \u201cu pajtua\u201d edhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, i cili, megjithat\u00eb, tha se kjo nuk e zbeh nevoj\u00ebn p\u00ebr \u201cnj\u00eb paraqitje t\u00eb p\u00ebrgjegjshme publike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00eb Snezhana \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e spastrimit etnik, por kjo porosi duhet t\u00eb jet\u00eb krejt\u00ebsisht e qart\u00eb. Politika jon\u00eb \u00ebsht\u00eb paqja, stabiliteti dhe nuk ka vend p\u00ebr spastrim etnik\u201d, tha Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Paunovi\u00e7 n\u00eb biografin\u00eb e saj deklaron gjithashtu se, nga viti 2006 deri n\u00eb vitin 2013, ka qen\u00eb koordinatore n\u00eb komunat e Gjakov\u00ebs dhe De\u00e7anit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto poste ishte em\u00ebruar nga Qeveria e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj ka mbajtur edhe funksione t\u00eb tjera n\u00eb Partin\u00eb Socialiste t\u00eb Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa q\u00eb nga viti 2024 \u00ebsht\u00eb edhe n\u00ebnkryetare e partis\u00eb.\/REL <\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/07\/paunovic-me-page-drejtoreshe-ne-nje-institucion-te-mbyllur-ne-kosove\/6-33\/\"><\/a><br \/>\n<a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/07\/paunovic-me-page-drejtoreshe-ne-nje-institucion-te-mbyllur-ne-kosove\/5-49\/\"><\/a><br \/>\n<a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/07\/paunovic-me-page-drejtoreshe-ne-nje-institucion-te-mbyllur-ne-kosove\/4-61\/\"><\/a><br \/>\n<a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/07\/paunovic-me-page-drejtoreshe-ne-nje-institucion-te-mbyllur-ne-kosove\/3-85\/\"><\/a><br \/>\n<a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/07\/paunovic-me-page-drejtoreshe-ne-nje-institucion-te-mbyllur-ne-kosove\/2-112\/\"><\/a><br \/>\n<a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/07\/paunovic-me-page-drejtoreshe-ne-nje-institucion-te-mbyllur-ne-kosove\/1-159\/\"><\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para se t\u00eb em\u00ebrohej ministre n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb n\u00eb vitin 2025, Snezhana Paunovi\u00e7 merrte pag\u00eb si deputete, por edhe si drejtoresh\u00eb e Institucionit Farmaceutik t\u00eb Pej\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ky institucion, me seli n\u00eb Gorazhdec, nuk ekziston zyrtarisht q\u00eb nga viti 2021. Radio Evropa e Lir\u00eb konstatoi se ai \u00ebsht\u00eb mbyllur m\u00eb 7 tetor 2021, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94854","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94854","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94854"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94854\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}