{"id":94824,"date":"2026-07-20T19:48:14","date_gmt":"2026-07-20T19:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/20\/alfred-coma-restaurator-i-vilave-te-rames-dhe-mjeshter-i-tenderave-sekrete-artur-bushi-i-jep-me-procedure-te-kufizuar-3-2-mld-leke\/"},"modified":"2026-07-20T19:48:14","modified_gmt":"2026-07-20T19:48:14","slug":"alfred-coma-restaurator-i-vilave-te-rames-dhe-mjeshter-i-tenderave-sekrete-artur-bushi-i-jep-me-procedure-te-kufizuar-3-2-mld-leke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/20\/alfred-coma-restaurator-i-vilave-te-rames-dhe-mjeshter-i-tenderave-sekrete-artur-bushi-i-jep-me-procedure-te-kufizuar-3-2-mld-leke\/","title":{"rendered":"Alfred \u00c7oma, restaurator i vilave t\u00eb Ram\u00ebs dhe mjesht\u00ebr i tenderave sekret\u00eb\/ Artur Bushi i jep me procedur\u00eb \u201ct\u00eb kufizuar\u201d 3.2 MLD lek\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Shkolla e mesme e bashkuar \u201cRamazan Karaj\u201d u d\u00ebmtua nga t\u00ebrmeti i 2019-s dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u b\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb objekteve q\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb programin e rind\u00ebrtimit me financim t\u00eb Bashkimit Europian, EU4Schools. Mir\u00ebpo asnj\u00eb avancim nuk u b\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin e saj duke shkaktuar shk\u00ebputjen e kontrat\u00ebs me EU4Schools.<\/p>\n\n<p>Pse ndodhi k\u00ebshtu? Kjo ka lidhje me prirjen p\u00ebr korrupsion. P\u00ebr fondet e BE-s\u00eb k\u00ebrkohet llogari, prandaj nuk kishte interes nga zyrtar\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00ebkatet e vjedhjes s\u00eb parave t\u00eb Rind\u00ebrtimit, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, iu faturuan ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Arben Ahmetaj. Por fakti, q\u00eb vazhdon e nj\u00ebjta skem\u00eb korrupsioni, tregon se Kryeministri Rama \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Rama ka shum\u00eb arkitekt\u00eb, t\u00eb huaj dhe vendas, me t\u00eb cil\u00ebt mbaron projektet \u201cstrategjike\u201d, por vet\u00ebm nj\u00eb restaurator personal. Ky \u00ebsht\u00eb biznesmeni Alfred \u00c7oma, i cili mban profil t\u00eb ul\u00ebt, por merr fonde miliona euro nga KM.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb radh\u00eb, \u00c7oma q\u00eb merr fondin 3.2 miliard\u00eb lek\u00eb, nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb restaurim, por rind\u00ebrtimin e shkoll\u00ebs n\u00eb Nik\u00ebl t\u00eb Kruj\u00ebs. Ajo q\u00eb nuk ndryshon, ashtu si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, mbetet lloji i vecant\u00eb i procedur\u00ebs ku merr pjes\u00eb \u00c7oma.<\/p>\n<p>Duke pasur lidhjet e duhura, \u00c7oma arrin t\u00eb marr\u00eb ftesa p\u00ebr tendera t\u00eb quajtur \u201ct\u00eb kufizuar\u201d. Megjith\u00ebse termeti ka r\u00ebn\u00eb para 7 vjet\u00ebve, p\u00ebr nj\u00eb rreth t\u00eb ngusht\u00eb biznesesh ka trajtim sipas vendimit fam\u00ebkeq t\u00eb Qeveris\u00eb, q\u00eb urdh\u00ebron dh\u00ebnien e tenderave n\u00eb tavolin\u00eb. Pra, fatkeq\u00ebsia vazhdon t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb justifikuar tendera \u201csekret\u201d dhe \u201ct\u00eb kufizuar\u201d.<\/p>\n<p>Lloji i procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit \u201cE Kufizuar\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga Artur Bushi, n\u00eb favor t\u00eb Alfred \u00c7omas, bazohet n\u00eb Aktin Normativ Nr.9 dat\u00eb 16 dhjetor 2019 \u2018\u2019P\u00ebr p\u00ebrballimin e fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore t\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb dat\u00ebs 26 N\u00ebntor 2019\u2019\u2019. Dhe jo vet\u00ebm kaq, por kryeministri Rama \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb, organizatori i tenderit t\u00eb jet\u00eb kryetari i bashkis\u00eb Kruj\u00eb, jo Ministria e Arsimit apo K\u00ebshilli i Qarkut.<\/p>\n\n<p>Parat\u00eb paguhen nga Buxhetit i Shtetit , referuar Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 820 dat\u00eb 30 dhjetor 2025 \u2018\u2019P\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondit t\u00eb Rind\u00ebrtimit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme t\u00eb Bashkuar \u201cRamazan Karaj\u201d, dhe caktimin e Bashkis\u00eb Kruj\u00eb si nj\u00ebsi zbatuese\u2019\u2019.<\/p>\n\n<p>Fal\u00eb k\u00ebtyre manovrave q\u00eb nisin nga zyra e Kryeministrit dhe vazhdojn\u00eb me Artur Bushin, \u201cAD \u2013 STAR\u201d sh.p.k \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e kontrat\u00ebs \u2018\u2019Rind\u00ebrtimi i Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme t\u00eb Bashkuar \u201dRamazan Karaj\u2019\u2019, Nj\u00ebsia Administrative Nik\u00ebl, Bashkia Kruj\u00eb\u2019\u2019.<\/p>\n\n<p>Fondi limit i p\u00ebrllogaritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb 315.4 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb reja) pa t.v.sh., nd\u00ebrsa koh\u00ebzgjatja \u00ebsht\u00eb 1 vit nga data e n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>N\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb \u201ckufizuar\u201d nuk ka klasifikim n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ofert\u00ebs ekonomike dhe teknike.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve, n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur m\u00eb 24 prill 2026, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 12 operator\u00eb ekonomik\u00eb. P\u00ebr faz\u00ebn e dyt\u00eb, m\u00eb 28 maj 2028 jan\u00eb njoftuar t\u00eb marrin pjes\u00eb vet\u00ebm \u201cAD-STAR\u201d shpk me pronar Alfred \u00c7oman dhe \u201cBAMI\u201d shpk e Besnik Bamit. T\u00eb dyja kompanit\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb oferta gati sa vlera e fondit limit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, n\u00eb dat\u00ebn 7 korrik 2026, \u00ebsht\u00eb shpallur fituese firma \u201cAD-STAR\u201d shpk\u00a0 me administrator z.Alfred \u00c7oma, me vler\u00ebn e ofert\u00ebs ekonomike 312.5 milion\u00eb lek\u00eb pa t.v.sh.<\/p>\n\n<p>Biznesmeni Alfred \u00c7oma ka dy \u201cspecialitete\u201d arkeologjin\u00eb dhe tenderat sekret\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. N\u00ebse ka ndonj\u00eb tender t\u00eb till\u00eb, \u00c7oma telefonohet i pari, sepse ua ka marr\u00eb dor\u00ebn k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve. Dhe flitet p\u00ebr miliona euro!<\/p>\n<p>Operatorit ekonomik \u201cAD-STAR\u201d sh.p.k. n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb inxhinierit t\u00eb nd\u00ebrtimit Aldred \u00c7oma, i cili e regjistroi k\u00ebt\u00eb kompani bashk\u00eb me nj\u00eb ortak tjet\u00ebr, n\u00eb 1994 n\u00eb P\u00ebrmet. Ortaku i tij m\u00eb pas u t\u00ebrhoq dhe ia ka l\u00ebn\u00eb aksionet \u00c7omas, q\u00eb e ka shtrir\u00eb aktivitetin kryesor n\u00eb Tiran\u00eb, Korc\u00eb, Gjirokast\u00ebr dhe Durr\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb nga pun\u00ebt e fundit publike q\u00eb ka p\u00ebrfituar \u201cAD-STAR\u201d shpk \u00ebsht\u00eb kontrata p\u00ebr restaurimin e selis\u00eb s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, n\u00eb shtator 2025.<\/p>\n<p>Lloji i procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhur p\u00ebr prokurimin \u00ebsht\u00eb \u00a0\u201cProcedur\u00eb e kufizuar\u201d e klasifikuar n\u00eb nivelin \u201cSekret\u201d. Tenderi ka nisur t\u00eb organizohet n\u00eb 21 maj 2025, sipas urdhrit nr. 64, t\u00eb l\u00ebshuar nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i institucionit.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn me objekt \u201cRestaurim dhe rikonstruksion i godin\u00ebs ekzistuese t\u00eb Institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs\u201d, Monument Kulture Kategoria e II-t\u00eb, me fond limit 342 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb reja) pa TVSH. Punime t\u00eb cilat do t\u00eb mbylleshin p\u00ebr 9 muaj.<\/p>\n\n<p>N\u00eb vitin 2023, Alfref \u00c7oma i kompanis\u00eb \u201cAd-Star\u201d \u00ebsht\u00eb ftuar dhe ka marr\u00eb me tender sekret rikostruksionin e Rezidenc\u00ebs qeveritare nr. 5, ku pushojn\u00eb zakonisht Rama me ministrat.<\/p>\n<p>Vlera 5 milion\u00eb euro i tejkalon nevojat p\u00ebr rregullimin e vil\u00ebs. Duket sikur objekti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga e para. Procedura e zgjedhur ishte \u201cMe negocim pa shpallje\u201d.<\/p>\n\n<p>Afati i punimeve u caktua vet\u00ebm 6 muaj. Por vila u hap dy vite m\u00eb pas n\u00eb qershor 2025. Nj\u00eb pritje me ftesa private u organizua nga Kryeministri n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb festivalit t\u00eb arkitektur\u00ebs \u201cBread &amp; Heart\u201d.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt ka dyshime se parat\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrdoruar me ndihm\u00ebn e mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb punimeve, q\u00eb gjithashtu u zgjodh me tender sekret.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb me tenderin e restaurimit, pra 15 mars 2023, u zhvillua edhe prokurimi p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e punimeve. S\u00ebrish Drejtoria e Sh\u00ebrbimeve Qeveritare veproi me tender \u201cSekret\u201d.<\/p>\n<p>Fituesi, kompania \u201cDricons\u201d me pronar Vladimir Topin firmosi kontrat\u00ebn m\u00eb 18 prill 2023. Rreth dy muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb qershor 2023, Topi u arrestua nga SPAK. Ai u akuzua se kishte korruptuar Sekretaren e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Joana Duro.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Biznesmeni kishte p\u00ebrfituar favorizim n\u00eb tender\u00ebt p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e punimeve n\u00eb disa qendra sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Tiran\u00eb dhe Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb gusht 2023, \u201cDricons\u201d ndryshoi pronar dy her\u00eb me vlera simbolike prej 100 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vitin 2024, kompania kaloi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Topit, s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cM\u00ebsimet\u201d e hershme p\u00ebr aferat me kontratat publike, \u00c7oma i ka marr\u00eb nga \u201cprofesor\u00eb\u201d italian\u00eb. N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2016, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb shpalli n\u00eb gazet\u00ebn britanike \u2018Financial Times\u2019 njoftimin p\u00ebr shprehje interesi p\u00ebr kompanit\u00eb e interesuara p\u00ebr rikonstruksionin e nd\u00ebrtes\u00ebs \u201cHotel Dajti\u201d. N\u00eb ver\u00ebn e vitit 2017 p\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi p\u00ebr shtyp, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb b\u00ebri t\u00eb ditur fillimin e punimeve p\u00ebr rikontruksionin e Hotel Dajtit. Mungonte fondi limit i gar\u00ebs, kompanit\u00eb q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb, emri i fituesit dhe oferta fituese e kontrat\u00ebs. Banka e mbajti sekret fituesin p\u00ebr 5 vjet rresht deri sa u detyrua nga Komisioneri p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit.<\/p>\n<p>Fituesit e kontrat\u00ebs 16 milion\u00eb euro ishin kompania italiane \u201cC.G.F Construzioni Generali\u201d s.p.a dhe \u201cAD-STAR\u201d sh.p.k. P\u00ebr tenderin e dyshimt\u00eb nisi nj\u00eb hetim kryesisht n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2017 nga Prokuroria e Tiran\u00ebs. Hetimi ishte p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cshp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht, disa muaj pas pushimit t\u00eb hetimeve, nj\u00eb nga dy kompanit\u00eb fituese t\u00eb tenderit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ajo italiane falimentoi.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e rriti pasurin\u00eb Alfred \u00c7oma, nga hoteli tek rezidencat e qeveris\u00eb dhe Presidenca, p\u00ebrmes tenderave sekret\u00eb.<\/p>\n<p>Miku i tij, kryetari Bushi nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u2019i vij\u00eb radha q\u00eb SPAK ta arrestoj\u00eb p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Bushi u p\u00ebrfshi n\u00eb politik\u00eb pas kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri nga Italia, duke u zgjedhur kryetar i Komun\u00ebs Thuman\u00eb, n\u00eb vitin 2011. Dy vjet m\u00eb pas, ai u b\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, p\u00ebr deputet n\u00eb qarkun e Durr\u00ebsit dhe fitoi mandatin.<\/p>\n\n<p>N\u00eb gusht 2015, ai u b\u00eb kryetar bashkie n\u00eb Kruj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb investigim zbuloi se kandidati p\u00ebr kryebashkiak i Kruj\u00ebs ishte arrestuar n\u00eb qershor 2010 nga policia italiane, i dyshuar p\u00ebr lidhjet me nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb trafikut t\u00eb kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>Bushi u lirua nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb m\u00eb pas, nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja kund\u00ebr tij u pushua dhe u arkivua n\u00eb vitin 2011 nga Prokuroria italiane. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj dosjeje, Artur Bushi sh\u00ebnoi n\u00eb formularin e dekriminalizimit edhe nj\u00eb ndalim t\u00eb vitit 1996 n\u00eb Caserta t\u00eb Italis\u00eb, nd\u00ebrsa procesi p\u00ebrfundimtar gjyq\u00ebsor ka p\u00ebrfunduar m\u00eb 24 korrik t\u00eb vitit 2010.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Bushi vazhdon me abuzimet pa pasur frik\u00eb nga SPAK. Kujtojm\u00eb se m\u00eb 17 mars 2023, Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Kruj\u00ebs, Artur Bushi \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb SPAK.<\/p>\n\n<p>Bushi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje pas kall\u00ebzimit t\u00eb qytetarit, Muharrem Hoqja q\u00eb e akuzon p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. M\u00eb konkretisht, Muharrem Hoqja akuzon se Bushi dhe inspektoriati i Bashkis\u00eb nd\u00ebrtimore t\u00eb Kruj\u00ebs i kan\u00eb vendosur 3 gjoba me shum\u00eb totale 35 milion\u00eb lek\u00eb gjoja p\u00ebr \u201cnd\u00ebrtim pa leje\u201d. Bushi rezulton nj\u00eb nga zyrtar\u00ebt lokal\u00eb m\u00eb t\u00eb denoncuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se ndaj tij jan\u00eb depozituar n\u00eb SPAK shtat\u00eb kall\u00ebzime penale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 3 prej tyre jan\u00eb regjistruar p\u00ebr procedim, 2 jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjykatat e rretheve, nd\u00ebrsa 2 t\u00eb tjera jan\u00eb pushuar si \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>SPAK po verifikon nj\u00eb afer\u00eb t\u00eb dyshuar korruptive t\u00eb Artur Bushit me ndarjen e banesave p\u00ebr familjet q\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb pastreh\u00eb pas t\u00ebrmetit t\u00eb n\u00ebntorit 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb t\u00eb dyshuar Artur Bushi \u00ebsht\u00eb implikuar p\u00ebrmes v\u00ebllait t\u00eb tij, Ilir Bushi, i cili komandon nj\u00ebsin\u00eb e Thuman\u00ebs me urdhra verbal\u00eb dhe ndikime t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Shum\u00eb familje kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndarje fiktive n\u00eb gjendjen civile me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar disa banesa padrejt\u00ebsisht, nd\u00ebrsa familje t\u00eb tjera jan\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje.<\/p>\n<p>P\u00ebrfituesit kan\u00eb lidhje klienteliste me Artur Bushin, me t\u00eb shkuar t\u00eb err\u00ebt jasht\u00eb vendit. V\u00ebllai i Artur Bushit, Ilir Bushi, kontrollon disa kompani, mes t\u00eb cilave edhe kompanin\u00eb e transportit dhe gurores \u201cFazion\u201d.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kompanie Ilir Bushi administron disa gurore n\u00eb Kruj\u00eb n\u00eb konflikt interesi, nd\u00ebrsa ishte futur edhe si n\u00ebnkontraktor i kompanis\u00eb \u201cGener 2\u201d t\u00eb Bashkim Ulajt, ku ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb segment t\u00eb rrug\u00ebs Thuman\u00eb-Kashar.<\/p>\n<p>Artur Bushi dyshohet gjithashtu p\u00ebr korrupsion dhe shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera duke diktuar prokurimet p\u00ebr nj\u00eb rreth klient\u00ebsh t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, prind\u00ebrit dhe nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs n\u00eb\u00a0 Nik\u00ebl, duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nisjen e punimeve sa m\u00eb par\u00eb, pasi kjo kompani \u00ebsht\u00eb shembull zvarritjesh. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer me k\u00ebt\u00eb tender, Alfred \u00c7oma, duhet t\u00eb kishte dor\u00ebzuar restaurimin e Presidenc\u00ebs!<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-56\/\">Alfred \u00c7oma, restaurator i vilave t\u00eb Ram\u00ebs dhe mjesht\u00ebr i tenderave sekret\u00eb\/ Artur Bushi i jep me procedur\u00eb \u201ct\u00eb kufizuar\u201d 3.2 MLD lek\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkolla e mesme e bashkuar \u201cRamazan Karaj\u201d u d\u00ebmtua nga t\u00ebrmeti i 2019-s dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u b\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb objekteve q\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb programin e rind\u00ebrtimit me financim t\u00eb Bashkimit Europian, EU4Schools. Mir\u00ebpo asnj\u00eb avancim nuk u b\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin e saj duke shkaktuar shk\u00ebputjen e kontrat\u00ebs me EU4Schools. Pse ndodhi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94824","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94824"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94824\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}