{"id":94806,"date":"2026-07-20T13:48:19","date_gmt":"2026-07-20T13:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/20\/rama-shqiperia-e-para-ne-ballkanin-perendimor-per-mjedisin-protestat-tregojne-ndryshimin-e-shoqerise-shqiptare\/"},"modified":"2026-07-20T13:48:19","modified_gmt":"2026-07-20T13:48:19","slug":"rama-shqiperia-e-para-ne-ballkanin-perendimor-per-mjedisin-protestat-tregojne-ndryshimin-e-shoqerise-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/20\/rama-shqiperia-e-para-ne-ballkanin-perendimor-per-mjedisin-protestat-tregojne-ndryshimin-e-shoqerise-shqiptare\/","title":{"rendered":"Rama: Shqip\u00ebria e para n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr mjedisin, protestat tregojn\u00eb ndryshimin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama njoftoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn progresin e Shqip\u00ebris\u00eb sa i p\u00ebrket performanc\u00ebs s\u00eb saj mjedisore dhe me k\u00ebt\u00eb lajm komentoi edhe protestat q\u00eb prej mbi 40 dit\u00ebsh vazhdojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, duke i cil\u00ebsuar si nj\u00eb fitore t\u00eb qytet\u00ebrimit, sepse sipas tij tregojn\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb, kan\u00eb ndryshuar edhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Duke iu referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara Environmental Performance Index 2026, Rama tha se indeksi global p\u00ebr performanc\u00ebn mjedisore i publikuar sot, e rendit vendin ton\u00eb \u00eb par\u00ebn n\u00eb Ballkanin Pe\u00ebndimor t\u00eb 46-t\u00ebn nga 177 vende t\u00eb bot\u00ebs me progresin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb rajon gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje! P\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra u krijua p\u00ebrshtypja se Shqip\u00ebria ishte kthyer n\u00eb armiken e natyr\u00ebs s\u00eb vet. U than\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, u shkruan edhe m\u00eb shum\u00eb, u ndan\u00eb miliona imazhe, akuza, gjykime dhe bindje t\u00eb cek\u00ebta. Dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast u duk se zhurma triumfoi mbi realitetin, por realiteti flet.<\/p>\n<p>Environmental Performance Index 2026, indeksi m\u00eb prestigjioz global p\u00ebr performanc\u00ebn mjedisore, sapo e ka renditur Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb par\u00ebn n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, t\u00eb 46-\u00ebn nga 177 vende n\u00eb bot\u00eb, me progresin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb rajon gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr zbutjen e ndryshimeve klimatike, Shqip\u00ebria renditet e 21 n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebto nuk jan\u00eb vler\u00ebsimet q\u00eb ne i kemi b\u00ebr\u00eb vetes, largqoft\u00eb, por jan\u00eb p\u00ebrfundimet e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe akademike, t\u00eb cilat prej nj\u00eb \u00e7erek shekulli masin me konsensus global, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn metodologji performanc\u00ebn mjedisore t\u00eb vendeve t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Por sinqerisht ajo q\u00eb mua personalisht m\u00eb g\u00ebzon m\u00eb shum\u00eb sesa renditja \u00ebsht\u00eb fakti se kjo renditje tregon rrug\u00ebn q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb. Nuk kan\u00eb kaluar shum\u00eb vite q\u00eb Shqip\u00ebria ishte vendi i prerjeve barbare t\u00eb pyjeve, i gjuetis\u00eb s\u00eb eg\u00ebr t\u00eb shfarosjes kriminale t\u00eb shum\u00eb specieve, i lumenjve t\u00eb kthyer n\u00eb vend grumbullime mbetjesh dhe i nj\u00eb shteti q\u00eb shpesh nuk kishte as mund\u00ebsi, as instrumente, as kultur\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen natyr\u00ebs por mbi t\u00eb gjitha v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>Sot jemi nj\u00eb vend krejt tjet\u00ebr edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. Madje, kemi arritur deri aty sa t\u00eb zhvillojm\u00eb protesta t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr mjedisin dhe kjo pavar\u00ebsisht \u00e7do ekzagjerimi, manipulimi apo instrumentalizimi politik q\u00eb iu bashk\u00ebngjit atyre protestave \u00ebsht\u00eb n\u00eb vetvete nj\u00eb arritje e madhe e shoq\u00ebris\u00eb. Sepse prania e aq shum\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb shqet\u00ebsohen p\u00ebr flamengot, p\u00ebr lagunat, p\u00ebr pyjet apo p\u00ebr biodiversitetin, tregon se bashk\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb ka ndryshuar, edhe shoq\u00ebria shqiptare ka ndryshuar.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb fitore qytet\u00ebrimi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb debaton p\u00ebr natyr\u00ebn \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara se sa nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb e sheh n\u00eb heshtje shkat\u00ebrrimin e saj, si\u00e7 ishte shoq\u00ebria e deri para 10 vjet\u00ebve. Prandaj un\u00eb nuk kam par\u00eb kurr\u00eb armiq tek ata q\u00eb duan sinqerisht natyr\u00ebn edhe kur nuk ndaj t\u00eb nj\u00ebjtin mendim me ta. P\u00ebrkundrazi, ata m\u00eb kujtojn\u00eb dhe duhet t\u00eb na kujtojn\u00eb se zhvillimi nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb justifikim p\u00ebr t\u00eb harruar at\u00eb q\u00eb na \u00ebsht\u00eb besuar nga e shkuara dhe q\u00eb duhet t\u2019ua dor\u00ebzojm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb brezave q\u00eb i p\u00ebrkasin t\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>A do t\u00eb thot\u00eb kjo se ne kemi b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka si duhet p\u00ebrderisa indeksi na ngre kaq lart? Sigurisht q\u00eb jo. Sigurisht q\u00eb jo. Sepse kush punon gabon, kush nd\u00ebrton b\u00ebn edhe zgjedhje t\u00eb v\u00ebshtira e nd\u00ebr to edhe zgjedhje t\u00eb gabuara.<\/p>\n<p>Kush qeveris nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb se ka gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e jo m\u00eb t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ne kemi gabuar, edhe ne kemi shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, edhe ne kemi ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar. Prandaj, ky raport nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb medalje p\u00ebr t\u2019u vet\u00ebk\u00ebnaqur dhe as p\u00ebr t\u2019ia u p\u00ebrplasur n\u00eb fytyr\u00eb atyre q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe nga un\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb e madhe dhe nj\u00eb kujtes\u00eb se duhet t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb korrigjojm\u00eb m\u00eb shpejt kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme dhe t\u00eb mbrojm\u00eb me edhe m\u00eb shum\u00eb vendosm\u00ebri ekuilibrin mes zhvillimit dhe natyr\u00ebs, ama duke mos i harruar kurr\u00eb faktet, sepse Shqip\u00ebria europiane nuk nd\u00ebrtohet as duke zgjedhur mes ekonomis\u00eb dhe mjedisit dhe as duke e zgjedhur mes zhurm\u00ebs dhe fakteve.<\/p>\n<p>Ajo nd\u00ebrtohet duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb ecin s\u00eb bashku ekonomia, mjedisi dhe faktet. Dhe n\u00ebse sot bota na thot\u00eb se kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb kaq t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr mir\u00eb, p\u00ebrgjigja e men\u00e7ur nuk \u00ebsht\u00eb thjesht krenaria p\u00ebr rrug\u00ebn e b\u00ebr\u00eb, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrul\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb pranuar se kemi ende nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe po ashtu vendosm\u00ebria p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb edhe shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb detyrimi yn\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb fjala ime pas nj\u00eb raporti q\u00eb m\u00eb b\u00ebn sinqerisht krenar p\u00ebr gjith\u00e7ka kemi b\u00ebr\u00eb. Por nga ana tjet\u00ebr, m\u00eb bind se reflektimi i premtuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb na vuri p\u00ebrpara pasqyra e bulevardit t\u00eb flamengove \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm i nevojsh\u00ebm, por i domosdosh\u00ebm dhe s\u00eb shpejti do ta keni dhe at\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama njoftoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn progresin e Shqip\u00ebris\u00eb sa i p\u00ebrket performanc\u00ebs s\u00eb saj mjedisore dhe me k\u00ebt\u00eb lajm komentoi edhe protestat q\u00eb prej mbi 40 dit\u00ebsh vazhdojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, duke i cil\u00ebsuar si nj\u00eb fitore t\u00eb qytet\u00ebrimit, sepse sipas tij tregojn\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb, kan\u00eb ndryshuar edhe shqiptar\u00ebt. Duke iu referuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94806","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94806","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94806"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94806\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94806"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94806"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94806"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}