{"id":94769,"date":"2026-07-20T08:48:37","date_gmt":"2026-07-20T08:48:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/20\/disa-dite-me-vone-kur-ajo-hyri-ne-ambientin-e-tij-te-punes-per-ta-takuar-serish-mbreti-zog-i-la-te-gjitha-libri-i-gazetares-franceze-per-mbretereshen-geraldine-appony\/"},"modified":"2026-07-20T08:48:37","modified_gmt":"2026-07-20T08:48:37","slug":"disa-dite-me-vone-kur-ajo-hyri-ne-ambientin-e-tij-te-punes-per-ta-takuar-serish-mbreti-zog-i-la-te-gjitha-libri-i-gazetares-franceze-per-mbretereshen-geraldine-appony","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/20\/disa-dite-me-vone-kur-ajo-hyri-ne-ambientin-e-tij-te-punes-per-ta-takuar-serish-mbreti-zog-i-la-te-gjitha-libri-i-gazetares-franceze-per-mbretereshen-geraldine-appony\/","title":{"rendered":"\u2018Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, kur ajo hyri n\u00eb ambientin e tij t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr ta takuar s\u00ebrish, Mbreti Zog i la t\u00eb gjitha\u2019, libri i gazetares franceze, p\u00ebr Mbret\u00ebresh\u00ebn Geraldin\u00eb Appony"},"content":{"rendered":"<p>\u201c\u00c7ehrja, flok\u00ebt, mustaqet e mbretit jan\u00eb biond\u00eb. Vishet me eleganc\u00eb, ka nj\u00eb joshje natyrore, megjith\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb nervoz. Kurajo e tij \u00ebsht\u00eb e pakund\u00ebrshtueshme, krejt si inteligjenca dhe kapacitetet e tij intuitive\u2026\u201d! Kontesha G\u00e9raldine Margit Virginia Olga M\u00e1ria Apponyi de Nagyappony, ose ashtu si\u00e7 njihet tashm\u00eb nga t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Mbret\u00ebresha Geraldin\u00eb, do t\u2019i sillte shpesh n\u00eb mendje k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb th\u00ebna nga Jozef Suari. Vajza q\u00eb e kishte kaluar adoleshenc\u00ebn dhe rinin\u00eb e hershme n\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebshtjellat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Hungaris\u00eb, n\u00eb Zebegeny, bashk\u00eb me t\u00eb motr\u00ebn Virginia, e kishte \u00ebnd\u00ebrruar shpesh djaloshin q\u00eb do t\u2019i rr\u00ebmbente zemr\u00ebn.<\/p>\n<p>Sjellja e tij duhet t\u2019u ngjasonte rr\u00ebfimeve p\u00ebr burrat q\u00eb kishte d\u00ebgjuar n\u00eb bisedat e Aponyve. Me p\u00ebrfytyrimet e nj\u00eb vajze t\u00eb grishur nga e papritura dhe imazhi i nj\u00eb burri q\u00eb dukej interesant p\u00ebrmes tregimeve p\u00ebr t\u00eb, ajo vizatoi n\u00eb mendje portretin e saj p\u00ebr Mbretin Zog. Me nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb \u00ebmb\u00ebl brenda vetes, kontesha udh\u00ebtoi drejt Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr ta takuar. Ishin dit\u00ebt e fundit t\u00eb dhjetorit dhe Mbreti kishte organizuar nj\u00eb ballo me rastin e Vitit t\u00eb Ri.<\/p>\n<p>E veshur me nj\u00eb fustan t\u00eb gjat\u00eb elegant, flok\u00ebt e krehur leht\u00eb, kontesha hungareze priste me ankth t\u00eb shihte burrin p\u00ebr t\u00eb cilin kishte udh\u00ebtuar nga larg. E rritur mes leximesh ajo besonte fort n\u00eb fuqin\u00eb e takimit t\u00eb par\u00eb. N\u00ebse syt\u00eb e tij do t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb brenda trupit t\u00eb saj, at\u00ebher\u00eb mes tyre do t\u00eb kishte nj\u00eb histori. Kur princesha Sanije i thot\u00eb se tashm\u00eb ka ardhur momenti t\u00eb takojn\u00eb Mbretin, ajo stepi. Ai ndodhej vet\u00ebm pak metra larg saj, diku n\u00eb fund t\u00eb sall\u00ebs t\u00eb mbushur me njer\u00ebz.<\/p>\n<p>\u201cPo arrinim n\u00eb fund t\u00eb sall\u00ebs, kur befas pash\u00eb para meje nj\u00eb burr\u00eb trupmadh e t\u00eb holl\u00eb, shum\u00eb elegant, q\u00eb po bisedonte me nj\u00eb shef t\u00eb misionit t\u00eb huaj. U kthye nga un\u00eb dhe duke ndeshur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb v\u00ebshtrimin e tij, ndjeva nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb habitsh\u00ebm. Kishte sy boj\u00eb-qielli, zhbirues dhe rob\u00ebrues\u2026\u201d, do ta kujtonte m\u00eb von\u00eb Geraldin\u00eb at\u00eb moment.<\/p>\n<p>Mbreti do t\u2019i buz\u00ebqeshte, duke e fal\u00ebnderuar q\u00eb kishte ardhur nga larg, e duke e pyetur mbi udh\u00ebtimin. Por Geraldin\u00eb nuk mund t\u00eb jepte asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. Papritur ajo e ndien veten t\u00eb pushtuar nga nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 emocionesh, duke e ndier se sapo ishte takuar me t\u00eb ardhmen e saj. \u201cS\u2019munda ve\u00e7se t\u00eb belb\u00ebzoja nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Shum\u00eb persona afroheshin p\u00ebr ta p\u00ebrsh\u00ebndetur, por t\u00eb motrat, princeshat, na rrethonin si p\u00ebr t\u00eb na mbrojtur nga kureshtjet e turm\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbreti i prezantoi me radh\u00eb, pastaj m\u00eb zgjati nj\u00eb kup\u00eb shampanj\u00eb shkreptit\u00ebse. Gishtat tan\u00eb u \u00e7ik\u00ebn dhe sakt\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast dritat u fik\u00ebn. Tronditja kishte qen\u00eb kaq e fort\u00eb saq\u00eb e l\u00ebshova got\u00ebn; ajo u thye n\u00eb mij\u00ebra cop\u00ebra, nd\u00ebrsa po kumbonin dymb\u00ebdhjet\u00eb goditjet e mesnat\u00ebs\u201d, kujtonte m\u00eb von\u00eb Mbret\u00ebresha Geraldin\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte viti 1938 dhe nj\u00eb vajz\u00eb e rritur salloneve ndihet e pushtuar nga ankthi i nj\u00eb takimi q\u00eb aq shum\u00eb e kishte pritur. Mbreti e kupton menj\u00ebher\u00eb heshtjen e saj dhe p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nga situata e fton p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb\u2026! N\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje q\u00eb do t\u00eb zgjaste gjat\u00eb, Zogu dhe Geraldina duket se e gjet\u00ebn menj\u00ebher\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. N\u00ebn shk\u00eblqimin e nj\u00eb darke mbret\u00ebrore, ajo ishte shk\u00eblqimi m\u00eb i bukur at\u00eb nat\u00eb n\u00eb Pallat. Shum\u00eb historian\u00eb apo biograf\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb tablo t\u00eb atij takimi, q\u00eb do t\u00eb ndryshonte p\u00ebrgjithmon\u00eb jet\u00ebn e Mbretit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Por rr\u00ebfimi m\u00eb i ndier \u00ebsht\u00eb i vet\u00eb Geraldin\u00ebs, e cila deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs ruajti me kujdes si perla t\u00eb nj\u00eb rruaze t\u00eb \u00e7muar, detajet e asaj mbr\u00ebmjeje. Josephin\u00eb Dedet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej biografeve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb mbret\u00ebresh\u00ebs Geraldin\u00eb. E dh\u00ebn\u00eb pas historis\u00eb, kjo gazetare franceze do t\u00eb t\u00ebrhiqej menj\u00ebher\u00eb nga figura e mbret\u00ebresh\u00ebs shqiptare q\u00eb kur lexoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Kur ishte e vog\u00ebl, historia e saj i ngjasonte si nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb. Prind\u00ebrit e Dedet ishin miq me gjysm\u00ebv\u00ebllain francez t\u00eb Geraldin\u00ebs, Guy Giraul.<\/p>\n<p>Josephin\u00eb Dedet: \u201cAta u dashuruan me shikim t\u00eb par\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>\u201cAjo gjithmon\u00eb fliste p\u00ebr t\u00eb me nj\u00eb dashuri e pasion t\u00eb thell\u00eb. Ata pat\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb ekzil, por dashuria i ndihmoi p\u00ebr t\u2019ia dal\u00eb me kuraj\u00eb e guxim\u201d. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Dedet do ta takonte n\u00eb Ranburg (Afrika e Jugut) n\u00eb vitin 1996. P\u00ebrpara k\u00ebtij takimi ato kishin shk\u00ebmbyer letra, t\u00eb cilave mbret\u00ebresha u p\u00ebrgjigjej me shum\u00eb mir\u00ebsjellje. Josefin\u00eb e pyeste p\u00ebr gjith\u00e7ka, f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb, takimin me mbretin, Shqip\u00ebrin\u00eb apo jet\u00ebn n\u00eb ekzil. \u201cFal\u00eb letrave t\u00eb gjata t\u00eb shk\u00ebmbyera mes nesh, kishim filluar t\u00eb ishim t\u00eb af\u00ebrta p\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb vitin 1996, un\u00eb shkova ta takoja at\u00eb n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut, ku ajo jetonte bashk\u00eb me t\u00eb birin, Lek\u00ebn, dhe familjen e tij dhe me motr\u00ebn e saj, kontesh\u00ebn Virginia Apony, t\u00eb cil\u00ebn e kisha njohur m\u00eb par\u00eb edhe n\u00eb Franc\u00eb\u201d, thot\u00eb Dedet. P\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb jave sa q\u00ebndroi atje, Jozefin\u00eb do t\u00eb merrte m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjet q\u00eb i lindin nga letrat. Kur ajo i tha Geraldin\u00ebs se donte t\u00eb shkruante nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr t\u00eb, n\u00eb fillim ajo do t\u00eb hezitonte, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb libri q\u00eb kishte dal\u00eb n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, nga i cili kishte mbetur e zhg\u00ebnjyer.<\/p>\n<p>Por pyetjet e b\u00ebra nga Dedet, p\u00ebrkushtimi i saj ndaj k\u00ebsaj historie, e b\u00ebn\u00eb t\u00eb merrte bekimin e Mbret\u00ebresh\u00ebs Geraldin\u00eb. \u201cGeraldina, mbret\u00ebresha e shqiptar\u00ebve\u201d, quhet libri q\u00eb u botua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb vitin 1997 dhe do t\u00eb ribotohej s\u00ebrish gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve duke u pasuruar me kapituj t\u00eb tjer\u00eb, ku p\u00ebrfshihen dhe vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb kaloi n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00eb 6 gusht t\u00eb k\u00ebtij viti, ishte 100-vjetori i lindjes s\u00eb mbret\u00ebresh\u00ebs Geraldin\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri, ky p\u00ebrvjetor kaloi n\u00eb heshtje, p\u00ebr nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb ambasadore t\u00eb denj\u00eb t\u00eb historis\u00eb son\u00eb, Hungaria, vendi i saj i lindjes, do ta kujtoj\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb aktiviteti, ku do t\u00eb prezantohet dhe botimi n\u00eb hungarisht i librit mbi jet\u00ebn e saj. N\u00ebn botimin e sht\u00ebpis\u00eb botuese hungareze \u201cEuropa\u201d, m\u00eb 8 shtator n\u00eb Pallatin Karolyi do t\u00eb mbahet aktiviteti p\u00ebr nder t\u00eb Mbret\u00ebresh\u00ebs Geraldin\u00eb, ku pritet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 250 njer\u00ebz.<\/p>\n<p>P\u00ebr Josephin\u00eb, kujtesa ndaj nj\u00eb figure si Geraldin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb ndaj kujtes\u00ebs son\u00eb historike. Teksa shkruante jet\u00ebn e k\u00ebsaj gruaje, ajo ndiente sesi dhe rr\u00ebfimet e saj kan\u00eb aft\u00ebsin\u00eb ta p\u00ebrsosin njeriun, me energjin\u00eb q\u00eb mbartin brenda. Dedet ruan me fanatiz\u00ebm \u00e7do detaj t\u00eb takimeve me k\u00ebt\u00eb grua t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Pjesa m\u00eb interesante e rr\u00ebfimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, \u00ebsht\u00eb jeta e saj n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe pse vet\u00ebm nj\u00eb vit jetoi jet\u00ebn e nj\u00eb Mbret\u00ebreshe n\u00eb Pallat Mbret\u00ebror, kjo jet\u00eb do t\u00eb ishte gjith\u00e7ka n\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi m\u00eb von\u00eb me jet\u00ebn e Geraldin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJeta n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb vit la gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb jet\u00ebn e saj. Ajo ra n\u00eb dashuri me vendin dhe gjat\u00eb viteve t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb emigrim nuk e harroi asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb. Kur un\u00eb e pyeta nj\u00ebher\u00eb; \u2018A mendoni ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?\u2019 Ajo u p\u00ebrgjigj menj\u00ebher\u00eb: \u2018Gjith\u00eb koh\u00ebn\u2019, dhe kjo ishte thjesht e v\u00ebrteta\u201d, kujton Dedet. Sipas saj, dashuria e saj me Mbretin Zog ishte nj\u00eb dashuri e rrall\u00eb. \u201cAta u dashuruan me shikim t\u00eb par\u00eb. Ajo gjithmon\u00eb fliste p\u00ebr t\u00eb me nj\u00eb dashuri e pasion t\u00eb thell\u00eb. Ata pat\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb ekzil, por dashuria i ndihmoi p\u00ebr t\u2019ia dal\u00eb me kuraj\u00eb e guxim\u201d, thot\u00eb Dedet.<\/p>\n<p>Kur ata u martuan, Mbreti Zog ishte 42 vje\u00e7 dhe Geraldina vet\u00ebm 22. Ai kishte qen\u00eb beqar p\u00ebr shum\u00eb vite dhe kishte nj\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar te njer\u00ebzit. Ai e njohu menj\u00ebher\u00eb zemr\u00ebn e saj, nd\u00ebrsa ajo iu p\u00ebrkushtua t\u00ebr\u00ebsisht atij. Ajo do t\u00eb ishte forca e tij gjat\u00eb ekzilit apo s\u00ebmundjes. E rritur n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb nj\u00eb shtrese t\u00eb lart\u00eb, Geraldina e njihte mir\u00eb gjuh\u00ebn diplomatike dhe e p\u00ebrdori at\u00eb p\u00ebr t\u2019ua dal\u00eb shum\u00eb situatave n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb si\u00e7 ishte ekzili.<\/p>\n<p>P\u00ebr Dedet ishte fat t\u00eb shkruaje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grua, e cila do t\u00eb mbetet gjat\u00eb n\u00eb histori. Kthimi n\u00eb Shqip\u00ebri i familjes mbret\u00ebrore ishte dhe paqja q\u00eb erdhi m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb shpirtin e Geraldin\u00ebs. Pavar\u00ebsisht se ishte hungareze, ajo nuk do t\u00eb ikte e qet\u00eb nga kjo jet\u00eb pa shkelur dhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Libri i shkruar nga Dedet i ngjason nj\u00eb romance n\u00eb shum\u00eb kapituj t\u00eb tij. Historia e dashuris\u00eb e Mbretit me Mbret\u00ebresh\u00ebn dhe lidhja e tyre e fort\u00eb gjat\u00eb viteve n\u00eb emigrim, i ngjason nj\u00eb historie q\u00eb mund ta gjesh vet\u00ebm n\u00eb libra. Dedet ka dashur t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij libri gjith\u00e7ka \u00e7far\u00eb ndodhte brenda zemr\u00ebs s\u00eb nj\u00eb gruaje, or\u00ebt e saj t\u00eb bukura t\u00eb d\u00ebshirave, por dhe trishtimit. Or\u00ebt pas nat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb takimit, p\u00ebrshkruhen nga Dedet si or\u00eb t\u00eb mbushura me parandjenja.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ngurrimet fillestare jan\u00eb zhdukur mir\u00eb e bukur, ajo provon tani, pa e p\u00ebrcaktuar akoma natyr\u00ebn e sakt\u00eb, torturat dhe sfilitjet e nj\u00eb shpirti t\u00eb dashuruar. Ngatht\u00ebsia e saj, kupa e shampanj\u00ebs e thyer, ngjyra ve\u00e7an\u00ebrisht pak t\u00ebrheq\u00ebse e fustanit t\u00eb saj, t\u00eb gjitha k\u00ebto i sillen n\u00eb mendje dhe e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb skuqet nga turpi. Pasi ka pasur aty p\u00ebr aty p\u00ebrshtypjen se po jeton disa \u00e7aste t\u00eb privilegjuara, tani ajo \u00ebsht\u00eb e bindur se i ka p\u00eblqyer Mbretit. P\u00ebrfundimisht\u201d, p\u00ebrshkruan Dedet dit\u00ebt e para n\u00eb Pallat t\u00eb Geraldin\u00ebs. Kur zgjohet t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes gjen mbi tryez\u00eb nj\u00eb buqet\u00eb t\u00eb madhe me karafila t\u00eb kuq n\u00eb form\u00eb zemre.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb gjest Mbreti kishte treguar se donte t\u2019i fitonte zemr\u00ebn asaj. Dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, kur ajo hyri n\u00eb ambientin e tij t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr ta takuar s\u00ebrish, ai i la t\u00eb gjitha dhe u ngrit t\u2019i puthte dor\u00ebn. Ky ishte nj\u00eb gjest q\u00eb ai nuk e b\u00ebnte kurr\u00eb. Duke dashur t\u00eb shmangte pyetjet e tep\u00ebrta t\u00eb nj\u00eb bisede t\u00eb mbushur me emocione, ai i b\u00ebri direkt pyetjen q\u00eb e mundonte prej dit\u00ebsh: \u201cA d\u00ebshironi t\u00eb jeni gruaja ime?\u201d \u201cE njihnim pak nj\u00ebri-tjetrin, por un\u00eb nuk mund t\u2019i b\u00ebja ball\u00eb joshjes q\u00eb buronte nga t\u00ebr\u00eb personi i tij: tanim\u00eb e ndieja veten t\u00eb dashuruar.<\/p>\n<p>Pa mundur t\u2019i analizoja ndjenjat e mia, e dija q\u00eb kurr\u00eb s\u2019kisha takuar ndonj\u00eb burr\u00eb si ai\u201d, kujtonte ajo m\u00eb von\u00eb. Dhjet\u00eb dit\u00eb do t\u2019i k\u00ebrkonte ajo koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u menduar dhe pas dhjet\u00eb dit\u00ebve do t\u00eb kthehej s\u00ebrish n\u00eb Pallat p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb prej andej vet\u00ebm si gruaja e tij\u2026! Kujtimet e Geraldin\u00ebs, p\u00ebr gazetaren Dedet, jan\u00eb kujtimet e bukura t\u00eb nj\u00eb gruaje, e cila dashurin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb burr\u00eb e ktheu n\u00eb dashurin\u00eb e madhe p\u00ebr nj\u00eb vend\u2026! <em><strong>\/ Memorie.al\/<\/strong><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201c\u00c7ehrja, flok\u00ebt, mustaqet e mbretit jan\u00eb biond\u00eb. Vishet me eleganc\u00eb, ka nj\u00eb joshje natyrore, megjith\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb nervoz. Kurajo e tij \u00ebsht\u00eb e pakund\u00ebrshtueshme, krejt si inteligjenca dhe kapacitetet e tij intuitive\u2026\u201d! Kontesha G\u00e9raldine Margit Virginia Olga M\u00e1ria Apponyi de Nagyappony, ose ashtu si\u00e7 njihet tashm\u00eb nga t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Mbret\u00ebresha Geraldin\u00eb, do t\u2019i sillte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94769","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94769","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94769"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94769\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94769"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94769"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94769"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}