{"id":94761,"date":"2026-07-20T08:48:20","date_gmt":"2026-07-20T08:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/20\/opozita-propozon-denimin-e-thirrjeve-te-ministres-serbe-socialistet-votojne-kunder\/"},"modified":"2026-07-20T08:48:20","modified_gmt":"2026-07-20T08:48:20","slug":"opozita-propozon-denimin-e-thirrjeve-te-ministres-serbe-socialistet-votojne-kunder","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/20\/opozita-propozon-denimin-e-thirrjeve-te-ministres-serbe-socialistet-votojne-kunder\/","title":{"rendered":"Opozita propozon d\u00ebnimin e thirrjeve t\u00eb ministres serbe, socialist\u00ebt votojn\u00eb kund\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs n\u00eb Komisionin e Jasht\u00ebm kan\u00eb mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr deklaratave t\u00eb ministres serbe, e cila deklaroi se Kosova do t\u00eb duhej t\u00eb ishte spastruar etnikisht.<\/p>\n<p>Albana Vokshi, teksa akuzoi mazhoranc\u00ebn p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb qart\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtyre deklaratave, e ftoi at\u00eb t\u00eb rishikoj\u00eb q\u00ebndrimin dhe t\u00eb miratoj\u00eb rezolut\u00ebn q\u00eb e mban pezull prej disa vitesh, ku d\u00ebnohen krimet serbe.<\/p>\n<p>\u201cPatriotizmi nuk \u00ebsht\u00eb retorik\u00eb politike, por q\u00ebndrime dhe akte dinjitoze n\u00eb mbrojtje t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d, tha Vokshi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb opozita i propozoi Komisionit edhe daljen me nj\u00eb deklarat\u00eb kund\u00ebr ministres serbe dhe nisjen e procedurave p\u00ebr d\u00ebnimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb saj p\u00ebr shkak t\u00eb evokimit t\u00eb gjenocidit t\u00eb Milloshevi\u00e7it, propozim ky q\u00eb u rrezua nga ana e mazhorances.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e propozuar:<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, shqyrtoi me shqet\u00ebsim dhe revolt\u00eb t\u00eb thell\u00eb deklaratat e b\u00ebra publikisht nga ministrja e Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, Snezhana Paunovi\u00e7, e cila u shpreh se, \u201cpo t\u00eb ishte n\u00eb vendin e Sllobodan Milloshevi\u00e7it n\u00eb vitin 1998, do t\u00eb kishte kryer spastrim etnik n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Si Komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme n\u00eb Kuvend, shpreh q\u00ebndrimin e m\u00ebposht\u00ebm dhe deklaron q\u00ebllimin e tij p\u00ebr t\u00eb ndjekur k\u00ebto drejtime veprimi:<\/p>\n<p>Komisioni d\u00ebnon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe ashp\u00ebrsisht k\u00ebto deklarata, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb lavd\u00ebrim t\u00eb hapur t\u00eb nj\u00eb prej krimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda kund\u00ebr njer\u00ebzimit, spastrimit etnik n\u00eb Kosov\u00eb, dhe shp\u00ebrfaqin nostalgji t\u00eb neveritshme p\u00ebr politikat e regjimit t\u00eb Milloshevi\u00e7it, t\u00eb d\u00ebnuar nga Tribunali Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Penal p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<br \/>\nKomisioni rikujton dhe d\u00ebnon vendosm\u00ebrisht krimet e kryera nga regjimi i Milloshevi\u00e7it dhe forcat paramilitare serbe kund\u00ebr popullsis\u00eb civile shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb viteve 1998\u20131999, masakrat, d\u00ebbimet masive t\u00eb mbi 800 mij\u00eb shqiptar\u00ebve, dhunimet sistematike, djegien e fshatrave, krime t\u00eb dokumentuara nga Tribunali i Hag\u00ebs dhe t\u00eb regjistruara p\u00ebrgjithmon\u00eb nga historia dhe drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare si pjes\u00eb e nj\u00eb fushate kriminale spastrimi etnik ndaj popullit shqiptar.<br \/>\nKomisioni p\u00ebrkulet me nderimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebrpara kujtimit t\u00eb martir\u00ebve dhe d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, civil\u00eb, gra, f\u00ebmij\u00eb e pleq, si dhe luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb e mbijetes\u00ebs s\u00eb kombit, dhe shpreh mir\u00ebnjohje ndaj heronjve t\u00eb gjall\u00eb, ish-luft\u00ebtar\u00ebve, t\u00eb mbijetuarve dhe familjeve t\u00eb viktimave, q\u00eb me sakrific\u00ebn e tyre kan\u00eb ruajtur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike dhe kan\u00eb kontribuar pakthyeshm\u00ebrisht n\u00eb nd\u00ebrtimin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs si shtet i lir\u00eb e sovran.<br \/>\nKomisioni vler\u00ebson se \u00e7do deklarat\u00eb q\u00eb lavd\u00ebron, minimizon apo relativizon k\u00ebto krime p\u00ebrb\u00ebn fyerje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj kujtimit t\u00eb viktimave dhe nxitje t\u00eb rrezikshme ringjall\u00ebse t\u00eb ideologjive gjenocidale n\u00eb rajon, dhe shpreh solidaritet t\u00eb plot\u00eb me Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrsh\u00ebndetur vendimin e autoriteteve kosovare p\u00ebr t\u00eb shpallur ministren Paunovi\u00e7 persona non grata, si dhe q\u00ebndrimet e ShBA, Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe Bashkimit Evropian ndaj deklarat\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>4\/1 Komisioni vler\u00ebson se deklarata e ministres Paunovi\u00e7 minojn\u00eb frym\u00ebn e bashk\u00ebpunimit dhe t\u00eb mir\u00ebkuptimit nd\u00ebrmjet popujve t\u00eb rajonit, duke rihapur plag\u00eb historike dhe duke d\u00ebmtuar besimin e nd\u00ebrtuar p\u00ebrmes proceseve t\u00eb dialogut rajonal.<\/p>\n<p>4\/2 Gjithashtu kjo retorike minon rrug\u00ebn e integrimit evropian t\u00eb Serbis\u00eb, pasi bie ndesh me vlerat themelore mbi t\u00eb cilat ngrihet Bashkimi Evropian dhe me kriteret politike t\u00eb k\u00ebrkuara p\u00ebr vendet kandidate, p\u00ebrfshir\u00eb respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb kaluar\u00ebs historike<\/p>\n<p>4\/3 Komisioni i k\u00ebrkon Kuvendit miratimin e projektrezolut\u00ebs s\u00eb propozuar nga Partia Demokratike p\u00ebr d\u00ebnimin e gjenocidit serb n\u00eb Kosov\u00eb, si shprehje e unitetit p\u00ebrtej ndarjeve politike n\u00eb mbrojtje t\u00eb kujtes\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Komisioni i k\u00ebrkon Ministris\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme t\u00eb shpall\u00eb ministren Snezhana Paunovi\u00e7 persona non grata, duke i ndaluar hyrjen dhe tranzitimin n\u00eb territorin shqiptar.<br \/>\nKomisioni nxit qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb eksploruar rrug\u00ebt ligjore ndaj Ministres Paunovi\u00e7, dhe referimin e saj p\u00ebr nxitje publike t\u00eb spastrimit etnik\/gjenocidit, parashikuar n\u00eb nenin III, pika c, t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr Parandalimin dhe Nd\u00ebshkimin e Krimit t\u00eb Gjenocidit (1948).<br \/>\nKomisioni i b\u00ebn thirrje Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb distancohet publikisht dhe pa m\u00ebdyshje nga k\u00ebto deklarata, t\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb menj\u00ebhershme institucionale ndaj \u00e7do zyrtari q\u00eb promovon ideologji t\u00eb tilla, dhe t\u00eb p\u00ebrballet sinqerisht me t\u00eb kaluar\u00ebn, si kusht themelor p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e proceseve t\u00eb normalizimit rajonal dhe integrimit evropian.<\/p>\n<p>8.Komisioni p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme rithekson se e v\u00ebrteta historike dhe kujtesa e viktimave jan\u00eb t\u00eb panegociueshme, se nderimi ndaj martir\u00ebve e heronjve t\u00eb Kosov\u00ebs mbetet detyrim moral e komb\u00ebtar i p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, dhe se paqja rajonale mund t\u00eb nd\u00ebrtohet vet\u00ebm mbi ndarjen e v\u00ebrtet\u00eb e t\u00eb pakthyeshme nga politikat konfliktuale e gjenocidale t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni deklaron gatishm\u00ebrin\u00eb e tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb parimeve t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, dialogut konstruktiv dhe reciprocitetit mbi t\u00eb cilat bazohet paqja, stabiliteti dhe bashk\u00ebjetesa n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/opozita-propozim\/\">Opozita propozon d\u00ebnimin e thirrjeve t\u00eb ministres serbe, socialist\u00ebt votojn\u00eb kund\u00ebr<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs n\u00eb Komisionin e Jasht\u00ebm kan\u00eb mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr deklaratave t\u00eb ministres serbe, e cila deklaroi se Kosova do t\u00eb duhej t\u00eb ishte spastruar etnikisht. Albana Vokshi, teksa akuzoi mazhoranc\u00ebn p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb qart\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtyre deklaratave, e ftoi at\u00eb t\u00eb rishikoj\u00eb q\u00ebndrimin dhe t\u00eb miratoj\u00eb rezolut\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94761","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94761","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94761"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94761\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94761"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94761"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94761"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}