{"id":94753,"date":"2026-07-20T06:48:19","date_gmt":"2026-07-20T06:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/20\/renia-e-euros-shpjegohet-me-shume-nga-lejet-e-ndertimit-se-turistet\/"},"modified":"2026-07-20T06:48:19","modified_gmt":"2026-07-20T06:48:19","slug":"renia-e-euros-shpjegohet-me-shume-nga-lejet-e-ndertimit-se-turistet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/20\/renia-e-euros-shpjegohet-me-shume-nga-lejet-e-ndertimit-se-turistet\/","title":{"rendered":"R\u00ebnia e Euros shpjegohet m\u00eb shum\u00eb nga lejet e nd\u00ebrtimit se turist\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Euro ka sh\u00ebnuar nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb fort\u00eb n\u00eb vend, q\u00eb ka nisur q\u00eb nga fundi i vitit 2016. N\u00eb 2015-n, monedha e p\u00ebrbashk\u00ebt k\u00ebmbehej mesatarisht me gati 140 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 2016-n, zbriti n\u00eb 137.4 lek\u00eb. Q\u00eb prej asaj kohe, zhvler\u00ebsimi i euros nuk \u00ebsht\u00eb ndalur, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb 119 lek\u00eb n\u00eb vitin 2022 dhe 100.7 lek\u00eb n\u00eb 2024-n.<\/p>\n<p>N\u00eb 2025-n, euro ra p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb posht\u00eb kufirit t\u00eb 100 lek\u00ebve, me nj\u00eb mesatare vjetore prej 97.8 lek\u00eb. N\u00ebn\u00e7mimi ka vijuar me ritme m\u00eb t\u00eb ngadalta dhe k\u00ebt\u00eb vit, me nj\u00eb mesatare nga 1 janari deri n\u00eb 17 korrik prej 95.6 lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Por, cil\u00ebt jan\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb euro t\u00eb humb\u00eb 20 lek\u00eb nga 2015-a n\u00eb 2022-n (n\u00ebn\u00e7mim 15%), 40 lek\u00eb nga 2015-a deri n\u00eb 2024-n (n\u00ebn\u00e7mim 28%) dhe 42 lek\u00eb (-30%) n\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb (nga 2015-a n\u00eb 2025-n).<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrpunimi i t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga Monitor dhe bisedat me operator\u00ebt e tregut, rezulton se dy kan\u00eb qen\u00eb arsyet kryesore, q\u00eb shpjegojn\u00eb k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie t\u00eb euros.<\/p>\n<p><strong>1. Lejet e nd\u00ebrtimit dhe kursi<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb vitin 2024, shpjegimi kryesor lidhet me bumin e nd\u00ebrtimit n\u00eb vend. Nd\u00ebrtimi mori p\u00ebrmasa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, e konstatuar kjo dhe nga niveli i lart\u00eb i sip\u00ebrfaqes s\u00eb lejeve q\u00eb u dhan\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim n\u00eb total, q\u00eb arrit\u00ebn rekordin 2.1 \u2013 2.7 milion\u00eb metra katror n\u00eb 2021 \u2013 2024.<\/p>\n<p>Grafiku i par\u00eb tregon lidhjen e zhdrejt\u00eb mes rritjes s\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb lejeve p\u00ebr nd\u00ebrtim dhe zhvler\u00ebsimit t\u00eb monedh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr periudh\u00ebn 2015 \u2013 2024.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2025, nj\u00eb krahasim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i pamundur teksa INSTAT nuk arrin t\u00eb llogaris\u00eb t\u00eb plot\u00eb sip\u00ebrfaqen e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, pasi p\u00ebr nd\u00ebrtesat mbi 7 kate, ato nuk jepen m\u00eb nga Bashkit\u00eb, por nga K\u00ebshilli i Rregullimit t\u00eb Territorit, q\u00eb nuk i raporton fare t\u00eb dh\u00ebnat.<\/p>\n<p>Por t\u00eb dh\u00ebna indirekte nga t\u00eb ardhurat nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb tregojn\u00eb se p\u00ebr 2025-n ka paur nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb nd\u00ebrtimit, por ajo \u00ebsht\u00eb rritur duksh\u00ebm n\u00eb 5 muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga Ministria e Financave, p\u00ebr 5 mujorin jan\u00eb ark\u00ebtuar \u00a015,3 miliard\u00eb lek\u00eb nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastrktur\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, 2024, ark\u00ebtimet nga ky tatim ishin 18 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vitin, apo nj\u00ebsoj me vitin 2025 (n\u00eb vitin 2025, t\u00eb ardhurat nga ky z\u00eb ishin 16.3 miliard\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb r\u00ebnie prej 11% nga 2024-a).<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna llogariet indirekt q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr 5 muajt e par\u00eb t\u00eb 2026-s mund t\u00eb jen\u00eb dh\u00ebn\u00eb rreth 2 milion\u00eb metra katror nd\u00ebrtim, q\u00eb pritet t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb dukshme n\u00eb vitet n\u00eb vijim. Nga nj\u00eb v\u00ebzhgim n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ato q\u00eb po nd\u00ebrtohen aktualisht jan\u00eb leje t\u00eb dh\u00ebna kryesisht n\u00eb 2025-n.<\/p>\n<p>Hetimet e SPAK zyrtarizuan faktin se sa leht\u00eb ka hyr\u00eb paraja informale n\u00eb nd\u00ebrtim, edhe me skemat m\u00eb elementare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb transporti i cash-it me kamion.<\/p>\n<p>Kompania q\u00eb SPAK vuri n\u00eb hetim p\u00ebr lidhje me grupe kriminale dhe pastrimin e parave,\u00a0<a href=\"https:\/\/monitor.al\/cilat-jane-kompanite-me-te-medha-te-ndertimit-ne-vend-rritja-e-nova-construction\/\">Nova Constraction<\/a>, i rrit t\u00eb ardhurat nga 181 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2017-n, n\u00eb 4 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2024-n, duke u b\u00ebr\u00eb brenda pak vitesh operatori m\u00eb i madh p\u00ebr nd\u00ebrtimet rezidenciale, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Qendra Komb\u00ebtare e Biznesit, q\u00eb publikon bilancet.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, kompania kishte detyrime prej 6 miliard\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb kapital prej 1 miliard\u00eb lek\u00ebsh. Raporti i detyrimeve ndaj kapitalit ishte rreth 6 me 1, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr \u00e7do 1 lek kapital t\u00eb vet, kompania kishte rreth 6 lek\u00eb detyrime dhe se zgjerimi i aktivitetit ishte mb\u00ebshtetur kryesisht te financimet nga pal\u00ebt e treta, jo te fondet e aksioner\u00ebve.<\/p>\n<p>Nova raportonte n\u00eb detyrimet afatgjata 3.6 miliard\u00eb lek\u00eb detyrime ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta dhe asnj\u00eb kredi afatgjat\u00eb dhe n\u00eb detyrimet afatshkurtra 2.65 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb pagueshme p\u00ebr aktivitetin e shfryt\u00ebzimit dhe s\u00ebrish asnj\u00eb kredi.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb se kompania nuk e kishte mb\u00ebshtetur zgjerimin e saj te financimi bankar klasik. Burimi kryesor i financimit rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb borxhi ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta, furnitor\u00ebve, klient\u00ebve ose subjekteve t\u00eb lidhura me aktivitetin, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb detajuar t\u00eb k\u00ebtyre z\u00ebrave.<\/p>\n<p>Bankat zakonisht preferojn\u00eb q\u00eb detyrimet t\u00eb mos jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy deri n\u00eb tri her\u00eb kapitali, megjith\u00ebse kufiri ndryshon sipas sektorit dhe flukseve t\u00eb kompanis\u00eb. Raporti 6 me 1 i Nova Construction sinjalizon nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb lev\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrtimin rezidencial, detyrimet ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe parapagimet e klient\u00ebve, financime nga ortak\u00ebt, detyrime ndaj kompanive t\u00eb lidhura, kontraktor\u00ebve dhe furnitor\u00ebve, q\u00eb mund\u00ebson kanalizimin me leht\u00ebsi t\u00eb paras\u00eb informale n\u00eb nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p><strong>2.T\u00eb ashtuquajturat fondamente shpjegojn\u00eb pjes\u00ebrisht forcimin e euros nga 2024-a<\/strong><\/p>\n<p>Faktori i dyt\u00eb q\u00eb ndikon kursin e k\u00ebmbimit jan\u00eb t\u00eb ashtuquajturat fondamente, q\u00eb zyrtarisht p\u00ebrmenden shpesh, q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb forcimin e Lekut. K\u00ebto n\u00ebnkutjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb deficitit t\u00eb llogaris\u00eb korente, q\u00eb vjen si rrjedhoj\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb ekonomis\u00eb reale.<\/p>\n<p>Llogaria korrente mat diferenc\u00ebn mes valut\u00ebs q\u00eb hyn dhe asaj q\u00eb del nga vendi p\u00ebrmes tregtis\u00eb s\u00eb mallrave e sh\u00ebrbimeve, t\u00eb ardhurave nga puna dhe investimet, bilancin e udh\u00ebtimeve, si dhe transfertave nga emigrant\u00ebt.<\/p>\n<p>Vendi ka qen\u00eb gjithmon\u00eb me deficit negativ t\u00eb llogaris\u00eb korente, q\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb m\u00eb shum\u00eb valut\u00eb del nga Shqip\u00ebria, sesa hyn, n\u00eb pjes\u00ebn kryesore e lidhur me nivelin e lart\u00eb t\u00eb importeve dhe eksportet e ul\u00ebta si dhe transferimin e fitimeve nga kompanit\u00eb e huaja. N\u00eb kahun tjet\u00ebr, burimet e hyrjes s\u00eb valut\u00ebs jan\u00eb remitancat, t\u00eb ardhurat nga puna dhe bilanci nga udh\u00ebtimet, me turist\u00ebt q\u00eb sjellin valut\u00eb dhe shqiptar\u00ebt q\u00eb e nxjerrin jasht\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmir\u00ebsimi i k\u00ebtij deficiti, teorikisht, duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb forcimin e monedh\u00ebs vendase. Por, nga 2016-a deri n\u00eb vitin 2022 ndodhi e kund\u00ebrta. Ndon\u00ebse deficiti i llogaris\u00eb korente u p\u00ebrkeq\u00ebsua (n\u00eb vitin 2022 dol\u00ebn neto 1.1 miliard\u00eb euro nga vendi, ose 37% m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb 2016-n), pra zyrtarisht doli m\u00eb shum\u00eb valut\u00eb nga vendi, Euro u n\u00ebn\u00e7mua me 13% p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Nga viti 2023, deficiti i llogaris\u00eb korente filloi t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej, sidomos n\u00eb tremujorin e tret\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb prurjeve t\u00eb turist\u00ebve, duke u b\u00ebr\u00eb faktor shtes\u00eb n\u00eb r\u00ebnien e Euros. Deficiti i llogatris\u00eb korente zbriti n\u00eb 374 milion\u00eb euro n\u00eb 2023-n. Megjithat\u00eb, n\u00eb vitin 2024 ai u p\u00ebrkeq\u00ebsua s\u00ebrish n\u00eb 610 milion\u00eb euro, megjithat\u00eb zhvler\u00ebsimi i monedh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt vazhdoi. Euro u n\u00ebn\u00e7mua me 8 lek\u00eb n\u00eb 2024-n, n\u00eb raport me vitin e m\u00ebparsh\u00ebm, m\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie prej 8%.<\/p>\n<p>N\u00eb 2025-n, kur dhe euro zbriti posht\u00eb 100 lek\u00ebve, deficiti u p\u00ebrmir\u00ebsua ndjesh\u00ebm, n\u00eb 178 milion\u00eb euro, duke qen\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ndikoi n\u00eb r\u00ebnien e euros. Efektin kryesor n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e deficitit e dhan\u00eb prurjet e turizmit, me bilancin neto t\u00eb udh\u00ebtimeve q\u00eb arriti n\u00eb 2.7 miliard\u00eb euro dhe remitancat, n\u00eb 1.1 miliard\u00eb euro, duke reflektuar ciklin e ri t\u00eb emigracionit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb kahun tjet\u00ebr, k\u00ebrkesa nga turizmi m\u00eb shum\u00eb sesa nxiti prodhimin vendas \u00e7oi n\u00eb financimin e importeve, me deficitin tregtar q\u00eb arriti rekordin e 5.9 miliard\u00eb eurove! (shiko tabel\u00ebn n\u00eb fund)\/Monitor.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/euro-ndertimi\/\">R\u00ebnia e Euros shpjegohet m\u00eb shum\u00eb nga lejet e nd\u00ebrtimit se turist\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Euro ka sh\u00ebnuar nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb fort\u00eb n\u00eb vend, q\u00eb ka nisur q\u00eb nga fundi i vitit 2016. N\u00eb 2015-n, monedha e p\u00ebrbashk\u00ebt k\u00ebmbehej mesatarisht me gati 140 lek\u00eb. N\u00eb 2016-n, zbriti n\u00eb 137.4 lek\u00eb. Q\u00eb prej asaj kohe, zhvler\u00ebsimi i euros nuk \u00ebsht\u00eb ndalur, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb 119 lek\u00eb n\u00eb vitin 2022 dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94753","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94753","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94753"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94753\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94753"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94753"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94753"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}