{"id":94743,"date":"2026-07-19T18:55:45","date_gmt":"2026-07-19T18:55:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/19\/gjenerata-zh-revolucioni-seksual-neomarksizmi-dhe-milionat-e-gones\/"},"modified":"2026-07-19T18:55:45","modified_gmt":"2026-07-19T18:55:45","slug":"gjenerata-zh-revolucioni-seksual-neomarksizmi-dhe-milionat-e-gones","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/19\/gjenerata-zh-revolucioni-seksual-neomarksizmi-dhe-milionat-e-gones\/","title":{"rendered":"Gjenerata \u2018Zh\u2019, revolucioni seksual, neomarksizmi dhe milionat e Gones"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Protesta n\u00eb bulevardin q\u00ebndror t\u00eb kryeqytetit t\u00eb vendit, Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb ngushtuar s\u00eb tep\u00ebrmi p\u00ebrsa i p\u00ebrket shkall\u00ebs s\u00eb pjes\u00ebmarrjes, teksa kemi mb\u00ebrritur n\u00eb dit\u00ebn e 50-t\u00eb t\u00eb saj!<br \/>\nNuk po themi se \u00ebsht\u00eb \u2018fikur\u2019 e gjitha, pasi ende mblidhen njer\u00ebz \u00e7do mbr\u00ebmje para godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb, por ama \u00ebsht\u00eb \u2018krehur\u2019 goxha dhe nuk e ka m\u00eb at\u00eb fuqin\u00eb q\u00eb kishte ndoshta n\u00eb 20 dit\u00ebt e para t\u00eb ngritjes s\u00eb nj\u00eb mase t\u00eb madhe njer\u00ebzisht t\u00eb zem\u00ebruar, ku secili dilte n\u00eb bulevard p\u00ebr asyet e veta, shprehte mllefin ndaj qeveris\u00eb, ndaj kryeministrit, ndaj sistemit politik, por dhe ndaj vetes, p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhen, dikush gjysm\u00eb i realizuar dikush i parealizuar fare!<br \/>\nEsht\u00eb ngushtuar dhimbsh\u00ebm dhe fjalori n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb, e cila nisi si nj\u00eb revolucion n\u00eb mbrojtje t\u00eb Flamingove, vijoi si nj\u00eb revolucion politik neomarksist dhe i islamit politik, me mb\u00ebshtetjen e Albinit dhe axhendave t\u00eb huaja, p\u00ebr t\u2019u katandisur n\u00eb nj\u00eb tubim ku secili \u2018p\u00ebrtyp\u2019 hallet e veta dhe me nj\u00eb podium ku secili q\u00eb kalon aty pari merr mikrofonin n\u00eb dor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb manifestuar q\u00eb nga mllefi kund\u00ebr Ram\u00ebs, qeveris\u00eb, biznesit, SHBA-s\u00eb s\u00eb Trump, BE-s\u00eb e deri tek p\u00ebrpjekjet publike p\u00ebr qar\u00eb dhe halle t\u00eb tjera me karakter personal.<br \/>\nDhe hallet personale kan\u00eb q\u00ebn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nj\u00eb game t\u00eb gj\u00ebr\u00eb, tep\u00ebr t\u00eb larmishme, ku n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs e deri n\u00eb dit\u00ebn e 50-t\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj proteste, p\u00ebrmes mikrofonit, dikush ankohej kund\u00ebr k\u00ebsaj qeverie si fajtore se e ka l\u00ebn\u00eb burri, dikush tjet\u00ebr se ka mbetur pa burr\u00eb, e deri te k\u00ebto hallet seksuale, t\u00eb nj\u00eb rinie e cila pas 36 vitesh post-komuniz\u00ebm ndjehet ende e frustuar seksualisht!<br \/>\nNuk duam t\u00eb paragjykojm\u00eb ask\u00ebnd q\u00eb proteston p\u00ebr hallin e vet, pasi n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, pjesa m\u00eb e madhe n\u00eb at\u00eb shesh kan\u00eb q\u00ebn\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb fillim, por dhe tani ndon\u00ebse n\u00eb pakic\u00eb, idealist\u00eb q\u00eb manifestojn\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i shqet\u00ebson, duke i dh\u00ebn\u00eb madje dhe at\u00eb cop\u00eb bukuri q\u00eb kishte kjo protest\u00eb, e cila sado q\u00eb u fry dhe mediatikisht, me ndihm\u00eb dhe financim vendas apo t\u00eb hyaj, nuk arriti t\u00eb ngrihej n\u00eb nivelin e nj\u00eb revolucioni, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb gjith\u00e7ka! Fundja n\u00eb 2 mij\u00eb vjet, nj\u00eb revolucion kemi b\u00ebr\u00eb, dhe at\u00eb e b\u00ebri nj\u00eb prift, Fan Noli, q\u00eb q\u00ebndroi pak muaj n\u00eb pushtet, pasi ndodhi rast\u00ebsisht e s\u2019kishte \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnte me t\u00eb! Skemi histori revolucionesh  ne!<br \/>\nPor s\u2019mund t\u00eb parashykojm\u00eb as at\u00eb t\u00eb riun e shkret\u00eb q\u00eb nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb deklaroi n\u00eb mes t\u00eb bulevardit, i mb\u00ebshtjell\u00eb me flamurin komb\u00ebtar dhe n\u00eb syt\u00eb e turm\u00ebs q\u00eb e ndiqte, por dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb e ndiqnin live nga ekrani protest\u00ebn, se \u2018Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e shqiptar\u00ebve, vdekje tradhtar\u00ebve. Ne duam t\u00eb ham\u00eb, t\u00eb pim\u00eb dhe t\u00eb q**\u00eb\u201d. I doli nga fundi i shpirtit nj\u00eb manifest i till\u00eb politik t\u00eb gjorit, por q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me nevojat bazike biologjike dhe nuk e mbajti dot!<br \/>\nE kryq\u00ebzuan t\u00eb gjitha pal\u00ebt, q\u00eb nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e k\u00ebsaj proteste e deri tek vet\u00eb organizator\u00ebt e pjes\u00ebmarr\u00ebsit e k\u00ebtij \u201cRevolucioni\u201d, djalin q\u00eb artikuloi k\u00ebt\u00eb mesazh \u2018roz\u00eb\u2019, duke e akuzuar se ishte i infiltruar nga qeveria, nga opozita e vjet\u00ebr, apo nga grupet e interesit brenda protest\u00ebs p\u00ebr t\u2019i prishur bukurin\u00eb dhe imazhin k\u00ebsaj proteste, e cila \u00ebsht\u00eb vet\u00ebquajtur m\u00eb e madhja e k\u00ebtyre 36 viteve! Pavar\u00ebsisht se numri ha diskutim, por kemi d\u00ebgjuar dhe m\u00eb keq, Sali Berish\u00ebn, q\u00eb \u00e7do protest\u00eb e quan m\u00eb t\u00eb madhen e t\u00ebr\u00eb his\u00ebtoris\u00eb s\u00eb vendit, deri dhe n\u00eb nj\u00eb 1 milion\u00eb njer\u00ebz!<br \/>\nPavar\u00ebsisht se protesta ka nisur dhe ka vijuar akoma m\u00eb keq p\u00ebr nga shkalla e artikulimit \u2018roz\u00eb\u2019 apo dhe me motive vdekjeje, n\u00eb podiumin e improvizuar t\u00eb saj p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb,  teksa nuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb, q\u00eb nga \u201cT.Q.R\u201d n\u00eb kor me z\u00eb e pankarta, kund\u00ebr kryeministrit, qeveris\u00eb dhe politik\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, me nj\u00eb \u2018oktav\u00eb\u2019 m\u00eb posht\u00eb kur p\u00ebrmendej Berisha n\u00eb fakt, e deri tek thirrjet p\u00ebr vdekjen e Ram\u00ebs apo kujtdo q\u00eb del kund\u00ebr frym\u00ebs s\u00eb \u201cRevolucionit\u201d, me \u2018prelud\u2019 hyrjen n\u00eb shesh t\u00eb disa demokrat\u00ebve t\u00eb Durr\u00ebsit, me arkivolin e improvizuar p\u00ebr Ram\u00ebn si dhe \u2018vajtojcat\u2019 e Gones n\u00eb grupin \u2018polifonik\u2019 t\u00eb Gones q\u00eb vdes p\u00ebr pak kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr!<br \/>\nDuhet ta kuptojn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs se djali q\u00eb artikuloi at\u00eb hallin e r\u00ebnd\u00eb seksual, p\u00ebr t\u00eb cilin ai kishte dal\u00eb n\u00eb shesh dhe protestonte, thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm ka vijuar fjalorin pa dogan\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb, duke e degraduar gjuh\u00ebn dit\u00eb pas dite. N\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs ai mendoi me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, duke u treguar m\u00eb se i sinqert\u00eb, teksa tha pik\u00ebrisht n\u00eb versionin \u2018shqip-shqip\u2019 e publikisht hallin e nj\u00eb shumice q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebrritur aty dhe protestojn\u00eb! Prandaj as nuk duhet paragjykuar, as anatemuar dhe mbi t\u00eb gjitha as nuk duhet etiketuar si nj\u00eb i infiltruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2018revolucion\u2019 p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb boj\u00ebn, revolucion q\u00eb deklarohet se do t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb qeverin\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike, por q\u00eb asesi nuk ka treguar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb pas k\u00ebsaj \u2018p\u00ebrmbysjeje\u2019 dhe mbi t\u00eb gjitha kush do t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb menaxhojn\u00eb \u2018post-p\u00ebrmbysjen\u2019!<br \/>\nNuk di pse paragjykohet! Ka dhe hall robi, p\u00ebrderisa kjo protest\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs \u2018revolt\u00eb popullore\u2019! Ka dhe nga k\u00ebto halle populli, dhe ai djali ka q\u00ebn\u00eb aty si p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe i k\u00ebsaj pjese t\u00eb popullit, q\u00eb ka probleme dhe ka dal\u00eb n\u00eb bulevard p\u00ebr implementimin e \u2018revolucionit seksual\u2019! Ka dhe at\u00eb filozofin\u00eb e nj\u00eb pjese t\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb ham\u00eb e t\u00eb pim\u00eb pa p\u00ebrmendur n\u00eb asnj\u00eb cep pun\u00ebn, por popull \u00ebsht\u00eb dhe ky q\u00eb mendon k\u00ebshtu!<br \/>\nNdoshta, mesazhi i k\u00ebtij djalit t\u00eb ri ka q\u00ebn\u00eb dhe kund\u00ebr k\u00ebtyre neomaksist\u00ebve e islamit radikal! Kush e mban mend periudh\u00ebn e para vitit 1990, njer\u00ebzit ishin t\u00eb frustuar seksualisht, pasi PPSH, organizatat e Frontit, Rinis\u00eb dhe levat e tjera t\u00eb masave t\u00eb b\u00ebnin grop\u00ebn n\u00ebse ishe nj\u00eb \u00e7ik\u00eb i l\u00ebvizsh\u00ebm dhe shfaqje tendencat e nj\u00eb qejfliu femrash! Flas p\u00ebr djemt\u00eb e asaj kohe! T\u00eb k\u00ebpusnin n\u00eb shkoll\u00eb riedukimi n\u00ebse ishe n\u00ebn 18 vje\u00e7 ose t\u00eb kalonin n\u00eb prodhim apo pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00ebse ishe n\u00eb mosh\u00ebn mbi 18 vje\u00e7! P\u00ebr shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb, as q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebta t\u00eb rinj t\u00eb etiketuar!<br \/>\nTeksa ka par\u00eb n\u00eb protest\u00eb neomarksist\u00ebt e Qorit q\u00eb tentonin t\u00eb dominonin protest\u00ebn, ndoshta \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb i frik\u00ebsuar ky djali, p\u00ebr rrezikun e rikthimit t\u00eb asaj kohe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr rinin\u00eb dhe i ka dal\u00eb nga shpirti ajo thirrja q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart si revolt\u00eb anti-marksiste! Por dhe teksa ka par\u00eb p\u00ebrzierjen e islamit politik, djali \u00ebsht\u00eb trembur se mos n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb instalohet regjimi i ajatollah\u00ebve q\u00eb i shkon n\u00eb \u2018sat\u00ebr\u2019 t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb \u2018rebeluar\u2019 duke artikuluar at\u00eb fjalor roz\u00eb! Mund t\u2019i ket\u00eb folur dhe budallall\u00ebku, teksa \u00ebsht\u00eb munduar q\u00eb t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb version ndryshe t\u00eb fjalorit t\u00eb deritanish\u00ebm \u201cT.Q.R\u201d, t\u00eb kuptohemi! Ndaj mos e paragjykoni!<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, kjo protest\u00eb ka kapur dhe kulmin e vet, teksa \u201cMendjendrituri\u2019 arriti q\u00eb t\u00eb mbledh\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb grupit organizator n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb vetme, p\u00ebr t\u00eb themeluar \u201cKuvendin e Popullit\u201d, i cili, referuar platform\u00ebs s\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, premton zhdukjen e k\u00ebsaj klase politike, t\u00eb sistemit parlamentar, politik, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe rikthimin n\u00eb epok\u00ebn e \u201cgurit\u201d, ku qeveria tranzitore \u2018pas rr\u00ebzimit t\u00eb Ram\u00ebs\u2019, nuk shpjegohet si do rr\u00ebzohet n\u00eb fakt, do p\u00ebrzgjidhet me short, let\u00ebr me vrim\u00eb, Kuvendi i Popullit, p\u00ebrmes votimit me rrjetet sociale e gjith\u00e7ka jasht\u00eb sistemit, pavar\u00ebsisht se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s, nj\u00eb hap an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE dhe shihet si nj\u00eb vend lider n\u00eb rajon, p\u00ebr nga shkalla e stabilitetit, politik\u00ebs s\u00eb jashtme, siguris\u00eb dhe zhvillimit ekonomik dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb! Madje vler\u00ebsimi pozitiv p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nga SHBA, BE dhe PE \u00ebsht\u00eb goditur fort nga organizator\u00ebt e protest\u00ebs, duke artikuluar q\u00eb nga akuzat ndaj aleat\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj p\u00ebr \u2018thik\u00eb pas shpine\u2019 ndaj shqiptar\u00ebve, e deri tek letra drejtuar KE, ku k\u00ebrkohet mes t\u00eb tjerave dhe rikthimi n\u00eb pik\u00ebn e nisjes, pra zhb\u00ebrjen e t\u00eb gjitha negociatave t\u00eb deritanishme!<br \/>\nDhe ky \u2018Kuvend\u2019 nisi me sherre, ku plasi lufta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb rreshtin e par\u00eb t\u00eb \u2018bankave\u2019 n\u00eb sall\u00ebn ku ishin mbledhur iniciator\u00ebt e ngritjes s\u00eb k\u00ebtij institucioni q\u00eb sipas tyre \u00ebsht\u00eb i popullit dhe vendos p\u00ebr popullin, e nuk po e merrte vesh i pari t\u00eb dytin, ku askush nuk binte dakord me ask\u00ebnd, dhe ku t\u00ebr\u00eb mllefi u shpraz mbi ish deputetin Jenisheri dhe bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tij! Nga fillimi e deri n\u00eb fund, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb ishin mbledhur jo gjenerata \u2018Z\u2019 por gjenerata \u2018Zh\u2019, ku mosha mesatare e pjes\u00ebmarrjes ishte mbi 50 vje\u00e7, p\u00ebr t\u00eb shkuar deri n\u00eb 80 vje\u00e7! Ky \u2018Kuvend\u2019 solli dhe distancimin e grupeve t\u00eb tjera, t\u00eb shfaqura q\u00eb n\u00eb tubimin e t\u00eb shtun\u00ebs, ku disa nga organizator\u00ebt u deklaruan kund\u00ebr tij, duke n\u00ebnvizuar se sheshi \u00ebsht\u00eb Kuvendi dhe jo fshehja n\u00ebp\u00ebr zyra! Ndoshta dhe reagimi i atij djalit se \u2018Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e shqiptar\u00ebve, vdekje tradhtar\u00ebve. Ne duam t\u00eb ham\u00eb, t\u00eb pim\u00eb e t\u00eb q**\u00eb\u201d, kishte nj\u00eb far\u00eb spuntoje dhe nga kjo tradh\u00ebti e protest\u00ebs nga \u201cKuvendi\u201d.<br \/>\nDhe n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs nuk mund t\u00eb rrim\u00eb pa p\u00ebrmendur dhe \u2018motorin\u2019 mediatik t\u00eb k\u00ebsaj proteste, Agron Shehajn q\u00eb po b\u00ebn \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb se ka ambicie p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr i vendit! Nuk la spot dhe video pa xhiruar, teksa l\u00ebviz n\u00eb bulevard ku n\u00eb sfod duket godina e kryeministris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb treguar se pretendon postin e kryeministrit! Dy mandate deputeti ka n\u00eb fakt, por ama, ambicien e ka m\u00eb t\u00eb madhe se \u2018shtatin\u2019! Por e kan\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u00e7ik\u00eb \u2018pisk\u2019 Gonen e shkret\u00eb me ato luhatjet e forta t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat, n\u00ebnvizojm\u00eb se nuk kemi asnj\u00eb akuz\u00eb ndaj tij, pasi nuk e dim\u00eb si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, por thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb duan t\u00eb kuptojn\u00eb, nga sqarimet e vet\u00eb Gones t\u00eb kuptohemi, se si implementohet artithmetika ekonomike n\u00eb Itali, por dhe n\u00eb Shqip\u00ebri!<br \/>\nDuket se Gonja \u00ebsht\u00eb ngat\u00ebrruar me k\u00ebmb\u00ebt e veta, shum\u00eb po e thon\u00eb k\u00ebt\u00eb pa e akuzuar p\u00ebr abuzime, teksa ka deklaruar se ka bler\u00eb nj\u00eb vil\u00eb 2.9 milion\u00eb euro n\u00eb Itali, dhe e ka shitur nj\u00eb vit m\u00eb pas me 15 milion\u00eb euro! I \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb keq Balla, Gones, duke i k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019ua shpjegoj\u00eb shqiptar\u00ebve deklarimin e pasuris\u00eb dhe si ka arritur q\u00eb brenda nj\u00eb viti t\u00eb fitoj\u00eb plot 12 milion\u00eb euro me nj\u00eb sht\u00ebpi bashk\u00eb me pron\u00ebn p\u00ebrreth, me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 251 metra katror\u00eb!<br \/>\nShehaj deklaroi m\u00eb 2025 shitjen e nj\u00eb prone 251 m\u00b2 n\u00eb Forte dei Marmi, Itali, p\u00ebr 15 milion\u00eb euro, nj\u00eb \u00e7mim rreth 20-30 her\u00eb mbi \u00e7do pron\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ai vet\u00eb ka deklaruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend. Por k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel\u00eb Gonja deklaroi se kishte investuar 4 milion\u00eb euro n\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb 6.9 milion\u00eb euro t\u00eb shpenzuara, por prap\u00eb jan\u00eb shum\u00eb euro t\u00eb fituara nga shitja e saj, nj\u00eb vit m\u00eb pas, plot 15 milion\u00eb euro! Duhen shpjeguar shifra t\u00eb tilla, pasi ekspert\u00ebt e pasurive t\u00eb paluajtshme thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018marzh\u2019 shum\u00eb i lart\u00eb fitimi, dhe p\u00ebr vet\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn vet\u00eb Gonja e akuzon se tregu i pasurive t\u00eb paluajtshme \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i \u2018luajtsh\u00ebm\u2019, jo m\u00eb n\u00eb Itali, ku ta masin kok\u00ebn me pe! Tani ose Gonja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjeni p\u00ebr shit-blerje pronash, duam t\u00eb besojm\u00eb sinqerisht k\u00ebt\u00eb, dhe ua ka \u2018futur\u2019 r\u00ebnd\u00eb k\u00ebtyre italian\u00ebve, ose \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb prishur rregulli dhe n\u00eb Itali dhe ka ndonj\u00eb problem n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb deputetit t\u00eb \u201cMund\u00ebsis\u00eb\u201d!<br \/>\nGonja duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb sqarimet e duhura, nuk i kushton asgj\u00eb kjo pun\u00eb por dhe protesta b\u00ebn dhe pa k\u00ebto xhirimet e tij, sepse me sa duket Balla nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb ndalet! Pasi kreu i grupit parlamentar socialist hedh dyshimet e tij, n\u00ebse deputeti i \u2018Mund\u00ebsia\u2019 e ka shitur pron\u00ebn apo jo! Pasi Gonja ngat\u00ebrrohet vet\u00ebm me k\u00ebmb\u00ebt e veta, teksa deklaron se Balla i  ka p\u00ebrndjekur dhe f\u00ebmij\u00ebt e familjen e tij q\u00eb po pushonte n\u00eb Itali, duke precizuar si sht\u00ebpi banimi pik\u00ebrisht pron\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebhet fjal\u00eb se \u00ebsht\u00eb shitur! Duhet ta sqaroj\u00eb Gonja k\u00ebt\u00eb ng\u00ebr\u00e7 t\u00eb madh, q\u00eb dhe ne t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb bindjen  e fort\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjeni n\u00eb biznes, pavar\u00ebsisht se n\u00eb politik\u00eb l\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar! Se shpenzon shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur rezultate t\u00eb vogla! Por lek\u00ebt e tij jan\u00eb! Thjesht\u00eb t\u00eb sqaroj\u00eb pozicionin e tij n\u00eb lidhje me deklarimin e pasuris\u00eb, dhe t\u00eb na g\u00ebzoj\u00eb me past\u00ebrtin\u00eb e saj!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Protesta n\u00eb bulevardin q\u00ebndror t\u00eb kryeqytetit t\u00eb vendit, Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb ngushtuar s\u00eb tep\u00ebrmi p\u00ebrsa i p\u00ebrket shkall\u00ebs s\u00eb pjes\u00ebmarrjes, teksa kemi mb\u00ebrritur n\u00eb dit\u00ebn e 50-t\u00eb t\u00eb saj! Nuk po themi se \u00ebsht\u00eb \u2018fikur\u2019 e gjitha, pasi ende mblidhen njer\u00ebz \u00e7do mbr\u00ebmje para godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb, por ama \u00ebsht\u00eb \u2018krehur\u2019 goxha dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94743","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94743","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94743"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94743\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94743"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94743"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94743"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}