{"id":94720,"date":"2026-07-19T14:48:15","date_gmt":"2026-07-19T14:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/19\/besmir-lesha-i-ujesjellesit-shkoder-spaguan-sigurimet-e-punonjesve-2-tendera-ne-nje-dite-2-7-mld-leke-kushos-se-ish-deputetit-2-4-mld-leke-ndoc-kulles-nen-hetim-nga-spak\/"},"modified":"2026-07-19T14:48:15","modified_gmt":"2026-07-19T14:48:15","slug":"besmir-lesha-i-ujesjellesit-shkoder-spaguan-sigurimet-e-punonjesve-2-tendera-ne-nje-dite-2-7-mld-leke-kushos-se-ish-deputetit-2-4-mld-leke-ndoc-kulles-nen-hetim-nga-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/19\/besmir-lesha-i-ujesjellesit-shkoder-spaguan-sigurimet-e-punonjesve-2-tendera-ne-nje-dite-2-7-mld-leke-kushos-se-ish-deputetit-2-4-mld-leke-ndoc-kulles-nen-hetim-nga-spak\/","title":{"rendered":"Besmir Lesha i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Shkod\u00ebr s\u2019paguan sigurimet e punonj\u00ebsve, 2 tendera n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb: 2.7 MLD lek\u00eb kushos s\u00eb ish-deputetit, 2.4 MLD lek\u00eb Ndoc Kull\u00ebs, n\u00ebn hetim nga SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Besmir Lesha e ka fundosur shoq\u00ebrin\u00eb e Uj\u00ebsjell\u00ebsit Shkod\u00ebr me menaxhimin skandaloz q\u00eb u b\u00ebn parave q\u00eb i jan\u00eb besuar nga shteti. Por megjith\u00ebse prej nj\u00eb viti, shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb e bllokuar nga Tatimet me sekuestro, drejtorit i jepen fonde nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs t\u00eb b\u00ebj\u00eb tendera!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb nxehta korriku, drejtori Besmir Lesha ka dh\u00ebn\u00eb dy tendera t\u00eb manipuluar, nj\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin e ish-deputetit t\u00eb PS, Paulin St\u00ebrkaj t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, tjetrin p\u00ebr biznesmenin Ndoc Kulla nga Shkodra.<\/p>\n<p>T\u00eb dy tenderat jan\u00eb mbajtur n\u00eb distanc\u00ebn e 5 dit\u00ebve dhe fituesit dyshohet se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 qershor 2026, \u00ebsht\u00eb mbajtur tenderi i Shoq\u00ebris\u00eb Rajonale Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizime Qarku Shkod\u00ebr me objekt \u201cNd\u00ebrtim dhe shtim i kapacitetit t\u00eb sistemit t\u00eb furnizimit me uj\u00eb n\u00eb blloqet nr.1, 2,3 dhe 4, n\u00eb lagjen \u2018Mar Lula\u2019 Shkod\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Nga buxheti i shtetit jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt mbi 269.8 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb reja) pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n\n<p>Lagja \u201cMar Lula\u201d vuan prej vitesh furnizimin me uj\u00eb me orare t\u00eb limituara. Tashm\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn zgjedhjet, Besmir Lesha, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga drejtuesit e PS n\u00eb Shkod\u00ebr, mendon t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e dy pun\u00eb. Edhe k\u00ebnaq me para Paulin St\u00ebrkajn, ish deputetin dhe ish-drejtuesin politik t\u00eb qarkut Shkod\u00ebr, edhe mbledh votat n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje t\u00eb varf\u00ebr.<\/p>\n\n<p>Kjo procedur\u00eb prokurimi p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve q\u00eb kan\u00eb kapur filtrat e Open Data Albania, ka merituar nj\u00eb \u201cFlamur t\u00eb kuq. Kujtojm\u00eb se shenja p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb treguar riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>Komisioni i tenderit i em\u00ebruar nga Lesha ka skualifikuar menj\u00ebher\u00eb 7 kompani nga 9 pjes\u00ebmarr\u00ebse, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb leht\u00eb shpalljen fitues t\u00eb bashkimit t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga \u201cSTERKAJ\u201d shpk.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb u paraqit\u00ebn oferta ekonomike q\u00eb nuk u mor\u00ebn n\u00eb konsiderat\u00eb me justifikime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, bashkimi i operator\u00ebve \u201cCURRI\u201d &amp; \u201cMELA\u201d propozoi ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 228,7 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Bashkimi i shoq\u00ebrive \u201cNIKA\u201d &amp; \u201cRRODHE CONSTRUCTION\u201d &amp; \u201dNDERTUESI 2014\u201d &amp; \u201cMANE\/S\u201d shpk ka ofert\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt: 185 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto nivele \u00ebsht\u00eb edhe propozimi i kompanis\u00eb \u201cPE \u2013 VLA \u2013 KU\u201d shpk me vler\u00eb 178,3 milion\u00eb lek\u00eb, por \u00ebsht\u00eb trajtuar si \u201cofert\u00eb anomalisht e ul\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni m\u00eb 10 korrik 2026 ka shpallur fitues bashkimin \u201cSTERKAJ\u201d &amp; \u201cNDREGJONI\u201d me me ofert\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Propozimi i \u201cSTERKAJ\u201d shpk \u00ebsht\u00eb 245,5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa tvsh. Por kriteri politik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara kushteve t\u00eb tjera. Pavar\u00ebsisht se u skualifikuan, ofertat e tjera tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fryrje gjigante t\u00eb fondit limit. Duket se parat\u00eb jan\u00eb p\u00ebrllogaritur enkas p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin e Sterkajt.<\/p>\n\n<p>Kompania me letra \u00ebsht\u00eb n\u00eb emrin e Lulzim St\u00ebrkajt, kush\u00ebririt t\u00eb politikanit nga Kopliku, n\u00ebn ndikimin e t\u00eb cilit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb favorizimet n\u00eb tendera. St\u00ebrkaj nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtabit politik t\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb vend t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb vendosur ministri q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoi Belinda Ballukun, Enea Karakaci. \u00cbsht\u00eb ky q\u00eb kujdeset tashm\u00eb q\u00eb parat\u00eb t\u00eb mbeten brenda familjes s\u00eb \u201cRilindjes\u201d.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb treguar se sa fiktive \u00ebsht\u00eb puna e komisionit t\u00eb Lesh\u00ebs, po tregojm\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb del nga dokumentet e tenderit.<\/p>\n\n<p>Firma pjes\u00ebmarr\u00ebse \u201cJUBICA\u201d shpk \u00ebsht\u00eb shpallur \u201ce pakualifikuar\u201d, sepse nuk plot\u00ebson nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh kriteresh dhe ka munges\u00eb licencash dhe kualifikimesh q\u00eb jan\u00eb t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n<p>Por m\u00eb i dyshimt\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se kompania nuk ka paraqitur grafik punimesh. Nuk ka asnj\u00eb prokurim q\u00eb nuk e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb grafik, prandaj kjo shkujdesje tregon q\u00eb kompania nuk ka pasur fare interes. K\u00ebt\u00eb mendim tonin e p\u00ebrforcon fakti se \u201cJUBICA\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender ka paraqitur Licenc\u00ebn NP-7 E q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb dokumentet standarde. N\u00eb fakt, kjo licenc\u00eb \u00ebsht\u00eb kriter kualifikimi n\u00eb tenderin tjet\u00ebr, q\u00eb zhvillon i nj\u00ebjti autoritet kontraktor.<\/p>\n<p>Pes\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, e nj\u00ebjta kompani, jo vet\u00ebm shpallet e kualifikuar, por fiton n\u00eb prokurimin e Uj\u00ebsjell\u00ebsit Shkod\u00ebr me objekt \u201cNd\u00ebrtim i rrjetit t\u00eb KUZ p\u00ebr zon\u00ebn e Shirok\u00ebs dhe nd\u00ebrtim i rrjetit KUZ p\u00ebr zon\u00ebn Zogaj, Bashkia Shkod\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb loj\u00eb jan\u00eb plot 2.4 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga buxheti shtetit p\u00ebr vitet 2026-2027. Gjithsesi drejtori Lesha nuk e ka shqet\u00ebsim buxhetin, thjesht shp\u00ebrndan lek\u00ebt tek miqt\u00eb e tij nga Shkodra.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 22 qershor 2026, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb thuajse t\u00eb nj\u00ebjtat kompani q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb fasad\u00ebs q\u00eb jep imazhin e \u201ckonkurrenc\u00ebs\u201d. Edhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, nga 9 kompanit\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse, 7 jan\u00eb skualifikuar qysh n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>\u201cJubica\u201d shpk me pronar Ndoc Kull\u00ebn do t\u00eb shpallej fituese m\u00eb 10 korrik 2026, dit\u00ebn kur \u201cSTERKAJ\u201d paralelisht fitonte tenderin tjet\u00ebr. Edhe k\u00ebtu nuk u p\u00ebrfill\u00ebn ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n\n<p>Por ajo q\u00eb bie n\u00eb sy, \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, \u201cSTERKAJ\u201d nuk ka paraqitur sigurimin e ofert\u00ebs. Pra, nuk ka qen\u00eb i interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, por p\u00ebr tjetr\u00ebn q\u00eb e kishte n\u00eb xhep. Pjes\u00ebmarrja e Lulzim Sterkajt \u00ebsht\u00eb krejt formale, sepse fituesit duket qart\u00eb se diheshin qysh m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>I favorizuari Ndoc Kulla, pronar i kompanis\u00eb \u201cJubica\u201d, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetime nga SPAK p\u00ebr dyshime mbi afera korruptive dhe falsifikim dokumentesh n\u00eb tendera. Pavar\u00ebsisht se ka qen\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb, kompania e tij ka fituar miliona euro fonde publike, kryesisht p\u00ebr mir\u00ebmbajtje rrug\u00ebsh dhe sinjalistik\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet dhe dyshimet kryesore lidhen me k\u00ebto episode: Tenderi Shpal-Rr\u00ebshen, p\u00ebr t\u00eb cilin SPAK e ka marr\u00eb Kull\u00ebn si t\u00eb pandehur p\u00ebr falsifikim dokumentesh n\u00eb nj\u00eb tender me vler\u00eb mbi 2.2 milion\u00eb euro, t\u00eb akuzuar bashk\u00eb me zyrtar\u00eb dhe ish-zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb; Gara fiktive dhe favore: Sipas raportimeve, kompania e tij ka p\u00ebrfituar tendera p\u00ebrmes garave false, me kritere t\u00eb p\u00ebrshtatura dhe oferta q\u00eb shkojn\u00eb pran\u00eb fondit limit. Drejtor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb ARRSH-s\u00eb (Autoriteti Rrugor Shqiptar), si Evis Berberi, Ergys Verdho dhe Gentian Gjyli, implikohen p\u00ebr dh\u00ebnien e kontratave n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa, drejtori Besmir Lesha punon p\u00ebr k\u00ebto lloj privilegjesh, shoq\u00ebria e Uj\u00ebsjell\u00ebsit Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebshkuar nga Tatimet sepse nuk paguan detyrimet.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Lesha e mori detyr\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2024. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, takimin e par\u00eb e kreu n\u00eb bashkin\u00eb e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, ku bashk\u00eb me kryetarin Tonin Marinaj mashtruan qytetar\u00ebt duke premtuar se situata e furnizimit me uj\u00eb do t\u00eb rregullohej.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024, kurba e t\u00eb ardhurave iku posht\u00eb duke thelluar grop\u00ebn e humbjeve.<\/p>\n\n<p>Humbjet arrit\u00ebn n\u00eb 500 milion\u00eb lek\u00eb! P\u00ebrmbarimi bllokonte shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb borxheve t\u00eb krijuara. Sekuestrimi i par\u00eb ndodhi n\u00eb gusht 2024.<\/p>\n\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb edhe nj\u00eb vit m\u00eb pas. N\u00eb tetor 2025, P\u00ebrmbarimi Gjyq\u00ebsor sekuestron s\u00ebrish shoq\u00ebrin\u00eb e Uj\u00ebsjell\u00ebsit Shkod\u00ebr.<\/p>\n\n<p>P\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vitin 2026, n\u00eb muajin mars, Drejtoria e mbledhjes s\u00eb Detyrimeve Tatimore t\u00eb Papaguara Rajoni Verior ka urdh\u00ebruar bllokimin e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n<p>Dhe akoma deri m\u00eb sot, nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore. Kjo munges\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm\u00ebrie, duhet t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb SPAK, sepse po shp\u00ebrndahen miliarda lek\u00eb me firm\u00ebn e nj\u00eb administratori q\u00eb nuk paguan as sigurimet shoq\u00ebrore t\u00eb punonj\u00ebsve.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-55\/\">Besmir Lesha i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Shkod\u00ebr s\u2019paguan sigurimet e punonj\u00ebsve, 2 tendera n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb: 2.7 MLD lek\u00eb kushos s\u00eb ish-deputetit, 2.4 MLD lek\u00eb Ndoc Kull\u00ebs, n\u00ebn hetim nga SPAK<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Besmir Lesha e ka fundosur shoq\u00ebrin\u00eb e Uj\u00ebsjell\u00ebsit Shkod\u00ebr me menaxhimin skandaloz q\u00eb u b\u00ebn parave q\u00eb i jan\u00eb besuar nga shteti. Por megjith\u00ebse prej nj\u00eb viti, shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb e bllokuar nga Tatimet me sekuestro, drejtorit i jepen fonde nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs t\u00eb b\u00ebj\u00eb tendera! N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb nxehta korriku, drejtori Besmir Lesha ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94720","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94720","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94720"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94720\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94720"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94720"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94720"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}