{"id":94719,"date":"2026-07-19T13:48:21","date_gmt":"2026-07-19T13:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/19\/a-jane-shqiptaret-nga-kosova-bukuria-e-turizmit-shqiptar\/"},"modified":"2026-07-19T13:48:21","modified_gmt":"2026-07-19T13:48:21","slug":"a-jane-shqiptaret-nga-kosova-bukuria-e-turizmit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/19\/a-jane-shqiptaret-nga-kosova-bukuria-e-turizmit-shqiptar\/","title":{"rendered":"A jan\u00eb shqiptar\u00ebt nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Kreshnik Spahiu<\/p>\n<p>Dje po pija kafe te Toni, miku im n\u00eb Golem, i cili ka nj\u00eb hotel me 50 dhoma.<\/p>\n<p>Temperaturat sh\u00ebnonin 34 grad\u00eb dhe po q\u00ebndronim n\u00eb holl, ku hynin e dilnin turist\u00ebt e huaj. Kryesisht ishin nga Polonia dhe Rumania.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje ishte se t\u00eb gjith\u00eb hynin me qese t\u00eb m\u00ebdha me ushqime dhe ngjiteshin n\u00eb dhoma. Ushqimet ishin t\u00eb ndryshme, fruta dhe perime, por edhe ushqime t\u00eb gatshme, ku kund\u00ebrmonte era e qofteve dhe byrek\u00ebve.<\/p>\n<p>E pyeta mikun tim: \u201cOre, \u00e7\u2019b\u00ebhet k\u00ebshtu? Lart ke dhoma hoteli apo apartamente me kuzhina?\u201d<\/p>\n<p>Toni ngrysi vetullat dhe, i t\u00ebrbuar, ma ktheu:<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebre, l\u00ebre, v\u00eblla, se ankoheshim kot nga kosovar\u00ebt kur thoshim q\u00eb vijn\u00eb me buk\u00eb me vete n\u00eb plazh. Ata s\u00eb paku e hanin nj\u00eb vakt n\u00eb restorant dhe, maksimumi, n\u00eb dhom\u00eb merrnin fruta. Nd\u00ebrsa me k\u00ebta polak\u00ebt dhe rumun\u00ebt kam tre muaj q\u00eb paguaj kuzhinier\u00ebt kot, se nuk hyn askush n\u00eb restorant.\u201d<\/p>\n<p>Pasi e d\u00ebgjova, e ripyeta Tonin: \u201cSa nga k\u00ebta turist\u00ebt e huaj rikthehen s\u00ebrish n\u00eb Shqip\u00ebri?\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja ishte e prer\u00eb: \u201cAsnj\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Kjo histori na b\u00ebn t\u00eb reflektojm\u00eb dhe rivler\u00ebsojm\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat tona nga Kosova, q\u00eb me dekada i q\u00ebndruan besnik\u00eb bregdetit shqiptar:<\/p>\n<p>* Ata nuk na braktis\u00ebn kur ne i n\u00ebn\u00e7muam.<br \/>\n* Ata nuk u larguan edhe kur ne i mashtruam p\u00ebr \u00e7mimet.<br \/>\n* Ata u rikthyen edhe kur ne nuk i ofronim sh\u00ebrbimet e duhura.<br \/>\n* Ata vazhduan t\u00eb vinin edhe kur i injoronim.<\/p>\n<p>Ata na q\u00ebndruan besnik\u00eb edhe kur Mali i Zi apo Kroacia ofronin cil\u00ebsi, sh\u00ebrbim dhe \u00e7mim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Kosova i q\u00ebndroi Shqip\u00ebris\u00eb por kurr\u00eb nuk mori dashurin\u00eb q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>Sot asnj\u00eb turist i huaj nuk rikthehet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb nga Kosova dhe Maqedonia kan\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb plazh, madje kan\u00eb hapur edhe biznese n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Pas tre dekadash, Shqip\u00ebria duhet t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb falje Kosov\u00ebs p\u00ebr keqpritjen n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Ata ishin klient\u00ebt e par\u00eb dhe ata do t\u00eb mbeten t\u00eb fundit. Ata na m\u00ebsuan si duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohemi, me parimin q\u00eb n\u00eb turiz\u00ebm: \u201cKlienti dhe turisti jan\u00eb mbret dhe pronar t\u00eb biznesit.\u201d<\/p>\n<p>Qartazi, djemt\u00eb dhe vajzat nga Kosova e njohin biznesin, sh\u00ebrbimin dhe turizmin m\u00eb shum\u00eb se shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb. Dikur, kur ata sh\u00ebtisnin turist\u00eb pa viza deri n\u00eb Amerik\u00eb, ne shqiptar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb na duhej viz\u00eb t\u00eb hynim n\u00eb Drilon apo Butrint. Ne vriteshim n\u00eb kufi, kur ata b\u00ebnin turiz\u00ebm evropian.<\/p>\n<p>Pas tre dekadash, ne duhet t\u00eb na vij\u00eb turp q\u00eb nuk i kemi vler\u00ebsuar dhe nuk i kemi dhuruar dashurin\u00eb q\u00eb ata meritonin.<\/p>\n<p>Ne nuk e meritojm\u00eb turizmin elitar, por duhet t\u00eb shpallim prioritet komb\u00ebtar turizmin patriotik.<\/p>\n<p>10 milion\u00eb shqiptar\u00eb nga diaspora, Kosova, Maqedonia dhe \u00e7do trev\u00eb shqiptare duhet t\u00eb ken\u00eb kart\u00eb jeshile p\u00ebr leht\u00ebsira n\u00eb turizmin shqiptar, kudo n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e bukur, por lulet dhe magjia e saj jan\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndoshta nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb na braktisin gjerman\u00ebt, francez\u00ebt, polak\u00ebt, holandez\u00ebt, por ne kurr\u00eb s\u2019do t\u00eb ngelim vet\u00ebm, sepse edhe n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb zeza t\u00eb turizmit shqiptar do t\u00eb kemi patriot\u00ebt kosovar\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria i ka shum\u00eb borxhe turist\u00ebve nga Kosova.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kreshnik Spahiu Dje po pija kafe te Toni, miku im n\u00eb Golem, i cili ka nj\u00eb hotel me 50 dhoma. Temperaturat sh\u00ebnonin 34 grad\u00eb dhe po q\u00ebndronim n\u00eb holl, ku hynin e dilnin turist\u00ebt e huaj. Kryesisht ishin nga Polonia dhe Rumania. Ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje ishte se t\u00eb gjith\u00eb hynin me qese [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94719","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94719","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94719"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94719\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}