{"id":94713,"date":"2026-07-19T12:48:17","date_gmt":"2026-07-19T12:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/19\/analiza-fintel-pse-deklarimet-e-agron-shehajt-jane-te-dyshimta\/"},"modified":"2026-07-19T12:48:17","modified_gmt":"2026-07-19T12:48:17","slug":"analiza-fintel-pse-deklarimet-e-agron-shehajt-jane-te-dyshimta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/19\/analiza-fintel-pse-deklarimet-e-agron-shehajt-jane-te-dyshimta\/","title":{"rendered":"Analiza FinTel \u2013 Pse deklarimet e Agron Shehajt jan\u00eb t\u00eb dyshimta"},"content":{"rendered":"<p>Nga Sidi Hasanaj<\/p>\n<p>Kam 2-3 dit\u00eb q\u00eb b\u00ebra nj\u00eb k\u00ebrkim financiar p\u00ebr deklaratat e pasuris\u00eb d\u00eb Agron Shehajt n\u00eb ILDKPI dhe p\u00ebrputhjen ose jo me dokumentat dhe trasaksionet publike, pra q\u00eb pasi doli n\u00eb publik sht\u00ebpia e tij e shitur 15 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Po e sqaroj edhe motivin e k\u00ebtij k\u00ebrkimi. Ky analizim nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer asnj\u00eb partie politike, qeveris\u00eb jo e jo, por as opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Agron Shehaj ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se kritikat ndaj tij mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sinkronizuara me interesat e Partis\u00eb Socialiste. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kam zgjedhur t\u00eb mos mb\u00ebshtetem te deklarata politike, por te dokumente publike, deklarime pasurie, regjistra kompanish dhe burime t\u00eb verifikueshme.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi nuk ka qen\u00eb t\u00eb provoj paraprakisht faj\u00ebsin\u00eb e askujt, por t\u00eb identifikoj mosp\u00ebrputhje, anomali ose pyetje q\u00eb meritojn\u00eb sqarim publik.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb demokraci normale, transparenca mbi pasurin\u00eb dhe interesat financiare t\u00eb figurave publike nuk \u00ebsht\u00eb sulm politik, por pjes\u00eb e llogaridh\u00ebnies. I nj\u00ebjti standard duhet t\u00eb zbatohet p\u00ebr \u00e7do politikan, pavar\u00ebsisht n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb qeveri, n\u00eb opozit\u00eb apo paraqitet si alternativ\u00eb ndaj t\u00eb dyjave. Fakti q\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e pak\u00ebndshme p\u00ebr subjektin e saj nuk e b\u00ebn automatikisht at\u00eb t\u00eb motivuar politikisht.<\/p>\n<p>Prandaj mendoj se ky material duhet lexuar si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kuptuar dhe dokumentuar fakte publike, jo si mb\u00ebshtetje p\u00ebr ndonj\u00eb pal\u00eb politike dhe as si z\u00ebvend\u00ebsim i pun\u00ebs s\u00eb institucioneve hetimore ose t\u00eb kontrollit.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha ky material, ngr\u00eb pik\u00ebpyetje \u2013 jo akuza!<\/p>\n<p>Kam zbuluar skema q\u00eb n\u00eb munges\u00ebn e transparenc\u00ebs ngren\u00eb drit\u00ebhije t\u00eb forta skemash jo legale t\u00eb qarkullimit t\u00eb parave, por q\u00eb jan\u00eb drit\u00ebhije me kaq trasparenc\u00eb publike sa ka, dhe nuk p\u00ebrjashtohet fakti q\u00eb Shehaj t\u00eb ket\u00eb dokumenta t\u00eb cilat zbardhin \u00e7do drit\u00ebhije.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb hulumtin financiar, jo verdikt gjyq\u00ebsor apo hetimor!<\/p>\n<p>Ju ftoj t\u00eb shpenzoni pak koh\u00eb ta lexoni<\/p>\n<p>\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014<\/p>\n<p>Vila, kompani \u201cbinjake\u201d dhe pasuria e pashpjeguar: \u00e7far\u00eb tregojn\u00eb dokumentet publike p\u00ebr Agron Shehajn<\/p>\n<p>(Sh\u00ebnim metodologjik: Ky material bazohet ekskluzivisht n\u00eb dokumente publike \u2014 deklaratat e pasuris\u00eb t\u00eb administruara nga ILDKPKI, raportime mediatike t\u00eb verifikuara kryq, dhe deklarata zyrtare parlamentare.)<\/p>\n<p>FAKTI QENDROR: Vila e Forte dei Marmit<\/p>\n<p>Deputeti Agron Shehaj, kryetar i Partis\u00eb Mund\u00ebsia dhe ish-an\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike, deklaroi m\u00eb 2025 shitjen e nj\u00eb prone 251 m\u00b2 n\u00eb Forte dei Marmi, Itali, p\u00ebr 15 milion\u00eb euro ; \u00e7mim rreth 20-30 her\u00eb mbi \u00e7do pron\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ai vet\u00eb ka deklaruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend.<\/p>\n<p>Kjo \u2018anomali\u2019 e vetme, e kombinuar me nj\u00eb model tjet\u00ebr transaksionesh gjat\u00eb viteve dhe akuza t\u00eb pap\u00ebrgjigjura institucionale, ngre pyetje serioze p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si funksionon perandoria e tij e biznesit.<\/p>\n<p>N\u00eb po at\u00eb vit 2025, vila e aktores Whoopi Goldberg n\u00eb Sardenj\u00eb , 810 metra katror\u00eb, me breg privat dhe akses helikopteri , u shit vet\u00ebm 12 milion\u00eb euro, tre milion\u00eb m\u00eb pak se \u00e7mimi i deklaruar p\u00ebr 251 metrat katror\u00eb t\u00eb Shehajt.<\/p>\n<p>Vilat e tjera reale prej 15 milion\u00eb eurosh n\u00eb tregun italian at\u00eb vit ishin struktura 400-3.000 m\u00b2, disafish m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha (sipas numbeo).<\/p>\n<p>\u00c7ka dihet me siguri, nga dy deklarata zyrtare ILDKPKI t\u00eb krahasuara drejtp\u00ebrdrejt:<\/p>\n<p>\u2013 2019\/2021: Shehaj deklaron blerjen e nj\u00eb prone (truall + nd\u00ebrtes\u00eb) 251 m\u00b2 n\u00eb Itali, vler\u00eb 2.9 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u2013 18 shtator 2025: e nj\u00ebjta pron\u00eb, e nj\u00ebjta sip\u00ebrfaqe (251 m\u00b2), shitet p\u00ebr 15 milion\u00eb euro<\/p>\n<p>Fitim: 12.1 milion\u00eb euro brenda 4 vitesh (mbi 5x rritje).<\/p>\n<p>\u00c7mimi i n\u00ebnkuptuar me rreth 60,000\u20ac\/m\u00b2 nj\u00eb shif\u00ebr q\u00eb kalon edhe kulmin absolut t\u00eb Costa Smerald\u00ebs (zona m\u00eb e shtrenjt\u00eb e Italis\u00eb, deri ~47.000 \u20ac\/m\u00b2), dhe q\u00eb bie ndesh drejtp\u00ebrdrejt me \u00e7mimin mesatar p\u00ebr sht\u00ebpi pushimi n\u00eb Forte dei Marmi (~2.1 mln \u20ac totale, jo p\u00ebr m\u00b2).<\/p>\n<p>Krahasimi me vete pronat e tjera te Shehajt:<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb pron\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb deklaruar nga vet\u00eb Shehaj (1.980 m\u00b2\/6.15 mln \u20ac \u2248 3.106 \u20ac\/m\u00b2; ~4.000 m\u00b2\/8.15 mln \u20ac \u2248 2.037 \u20ac\/m\u00b2) \u00e7mimi\/m\u00b2 nuk i afrohet as m\u00eb pak se 1\/20 e k\u00ebtij niveli. Standardi i krahasimit nuk \u00ebsht\u00eb \u201ctregu i Milanos\u201d \u00ebsht\u00eb vet\u00eb portofoli i Shehajt.<\/p>\n<p>Reagimi i tij: N\u00eb video-reagime publike, Shehaj ne fillim pretendoi se vila 251 m2 eshte shitur ligjshmerisht, sot pretendon se vila ishte 500 m\u00b2, jo 251 m\u00b2 si\u00e7 e ka deklaruar zyrtarisht dy her\u00eb ne ILDKPI. Kjo kund\u00ebrshton drejtp\u00ebrdrejt dokumentin q\u00eb vet\u00eb ka n\u00ebnshkruar, pa shpjegim p\u00ebr diskrepanc\u00ebn.<\/p>\n<p>Mbrojtja zyrtare (e paraqitur publikisht nga vet\u00eb kampi i Shehajt): pretendon se AML-ja italiane (noteri, banka, Agjencia e t\u00eb Ardhurave) e \u201cverifikon\u201d automatikisht transaksionin, dhe se \u00e7mimi mund t\u00eb justifikohet nga \u201cleje zhvillimi\u201d (p.sh. nd\u00ebrtim hoteli luksoz).<\/p>\n<p>Problem me k\u00ebt\u00eb mbrojtje eshte se kontrollet AML verifikojn\u00eb legalitetin e pal\u00ebve dhe pages\u00ebn e taks\u00ebs (qe Shehaj e ka paguar teper te madhe per 15milione euro) jo n\u00ebse \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb ekonomikisht i besuesh\u00ebm; dhe \u201cleja e zhvillimit\u201d mbetet hipotez\u00eb e padokumentuar, pa asnj\u00eb referenc\u00eb konkrete drejt nj\u00eb autoriteti apo numri lejeje.<\/p>\n<p>Madje pyetja logjike qe lind eshte se cfare resorti mund te ndertohet ne nje truall 100-150metra katror?!<\/p>\n<p>Konteksti i fundit e v\u00ebshtir\u00ebson, jo e leht\u00ebson, mbrojtjen!!!<\/p>\n<p>Dy zhvillime nga k\u00ebto dit\u00eb meritojn\u00eb v\u00ebmendje:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, p\u00ebrball\u00eb pyetjeve mbi sip\u00ebrfaqen dhe \u00e7mimin e vil\u00ebs, Shehaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur duke e zhvendosur diskutimin te vlera e deklaruar e vil\u00ebs s\u00eb kryeministrit Rama , nj\u00eb l\u00ebvizje retorike, jo sqarim dokumentar mbi diskrepanc\u00ebn e vet (251 kundrejt \u201cpothuajse 500\u201d m\u00b2 q\u00eb pretendon tani).<\/p>\n<p>N\u00eb ekzaminimin e mashtrimeve financiare, ndryshimi i shpjegimit pas ballafaqimit me nj\u00eb diskrepanc\u00eb numerike trajtohet si tregues sjelljeje dyt\u00ebsor q\u00eb rrit v\u00ebmendjen , jo prov\u00eb, por di\u00e7ka q\u00eb zakonisht nuk ndodh kur dikush ka thjesht dokumente konkrete p\u00ebr t\u00eb treguar.<\/p>\n<p>MODELI I P\u00cbRS\u00cbRITUR: Deklarata e vitit 2022-2023<\/p>\n<p>Analiza e detajuar e deklarat\u00ebs p\u00ebr vitin 2022 (dor\u00ebzuar prapa afatit, m\u00eb 05\/04\/2023) zbulon disa element\u00eb brenda po t\u00eb nj\u00ebjtit dokument:<\/p>\n<p>Alpha Sestante Srl dhe Beta Sestante Srl: dy kompani t\u00eb themeluara n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb (16\/12\/2022), regjistruar brenda nj\u00eb dite, nga nj\u00ebra-tjetra, secila me kapital 10,000 euro dhe burim identik t\u00eb deklaruar: 1.98 milion\u00eb euro \u201cnga shitje aseti\u201d por pa detajet \u00e7\u2019aset u shit apo kujt.<\/p>\n<p>\u2013 985.000 \u20ac dalin nga 4 llogari bankare t\u00eb mbyllura brenda vitit.<\/p>\n<p>2.19 milion\u00eb \u20ac hyjn\u00eb nga hua t\u00eb kthyera Shehajt por s\u2019ka asnj\u00eb aset t\u00eb ri t\u00eb deklaruar q\u00eb e barazon k\u00ebt\u00eb shum\u00eb; paraja thjesht zhduket nga pamja e deklarat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 Dy detyrime ndaj pal\u00ebve anonime (3.29 mln \u20ac + 1.19 mln \u20ac), t\u00eb mbrojtura ligj\u00ebrisht nga konfidencialiteti.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb nga Alpha Sestante, Beta Sestante apo \u201cPrime Capital\u201d (nj\u00eb z\u00eb tjet\u00ebr i ngjash\u00ebm) nuk ka gjurm\u00eb t\u00eb dukshme operacionale : as adres\u00eb zyre, as punonj\u00ebs, as klient\u00eb t\u00eb gjetsh\u00ebm publikisht.<\/p>\n<p>KOMPANIT\u00cb \u201cHOLDING\/INVESTIM\u201d: PSE KRIJOHEN, DHE P\u00cbR \u00c7FAR\u00cb MUND T\u00cb SH\u00cbRBEJN\u00cb<\/p>\n<p>Agron Shehaj ka tre kompani Holding: kompanine nene Sestante Holding dhe dy kompanite guacke Alfa dhe Beta Sestante Holding<\/p>\n<p>Nj\u00eb kompani holding nuk prodhon mallra\/sh\u00ebrbime , por ajo thjesht mban pron\u00ebsi (aksione\/kuota) mbi kompani t\u00eb tjera, ose (si \u201cinvestim\u201d) blen e shet asete\/aksione p\u00ebr fitim. Perse kjo skeme? =<\/p>\n<p>Skenar\u00ebt legjitim\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 Mbrojtje ligjore e aseteve: n\u00ebse nj\u00eb biznes operativ ka probleme (padi, borxhe), prona e mbajtur pas nj\u00eb holding-u \u00ebsht\u00eb e mbrojtur nga rreziku personal i pronarit.<\/p>\n<p>\u2013 Efi\u00e7enc\u00eb tatimore ligjore: regjimi PEX (Participation Exemption) n\u00eb Itali, p.sh., ul taks\u00ebn efektive mbi fitimin nga shitja aksionesh nga<\/p>\n<p>\u2013 28% (fitim biznesi normal) n\u00eb ~1.2% \u2014 nxitje krejt e ligjshme p\u00ebr t\u00eb strukturuar transaksione si \u201cshitje aksionesh\u201d p\u00ebrmes nj\u00eb holding-u.<\/p>\n<p>\u2013 Menaxhim portofoli investimesh:<\/p>\n<p>Sestante Holding ka t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb rast t\u00eb v\u00ebrtetuar si investitor real : 8.8% te Homepal, platform\u00eb me ortak\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb identifikuar publikisht (p\u00ebrfshi figura biznesi\/media italiane).<\/p>\n<p>Skenar\u00ebt problematik\u00eb (kur struktura sh\u00ebrben p\u00ebr di\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 q\u00ebllimit t\u00eb deklaruar):<\/p>\n<p>\u2013 Fragmentim i fitimit: ndarja e paras\u00eb n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb entitete t\u00eb vogla e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb autoritet t\u00eb vet\u00ebm (tatimor apo hetimor) t\u00eb shoh\u00eb \u201ctablon\u00eb e plot\u00eb\u201d t\u00eb paras\u00eb q\u00eb l\u00ebviz.<\/p>\n<p>\u2013 Err\u00ebsim i pronarit real (UBO): sa m\u00eb shum\u00eb hallka mes personit fizik dhe llogaris\u00eb bankare finale, aq m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb b\u00ebhet gjurmimi pa bashk\u00ebpunim nd\u00ebrkomb\u00ebtar formal mes autoriteteve Italiane e Shqiptare.<\/p>\n<p>\u2013 \u201dCertifikim\u201d i nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm i legjitimitetit: nj\u00eb shum\u00eb e pashpjeguar hyn te kompania A si \u201ce ardhur nga shitje aseti\u201d; kjo shum\u00eb e \u201ccertifikuar\u201d kalon te kompania B si kapital themeltar; secili hap i ri duket i past\u00ebr sepse buron nga nj\u00eb hap i m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb dukje legjitim, edhe pse origjina fillestare mbetet e paverifikuar.<\/p>\n<p>\u2013 Diversifikim i ekspozimit ligjor: n\u00ebse nj\u00eb entitet bie n\u00ebn hetim, t\u00eb tjer\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb t\u00eb paprekur.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Agron Shehajt lind nje dyshim shume legjitim:<\/p>\n<p>Perse ai krijon 3 kompani me funksion te njejte, nderkohe qe logjikisht duhet vetem nje kompani e tille per te kryer punen e ndershme te investimeve?<\/p>\n<p>Perse krijon edhe dy kompani te tjera qe rezultojne fantazem (pa zyra, adresa, dhe aktivitet financiar)? Dallimi praktik mes k\u00ebtyre dy skenar\u00ebve: nj\u00eb holding legjitim zakonisht ka objekt investimi t\u00eb duksh\u00ebm (si Homepal \u2014 kompani reale, me punonj\u00ebs, produkt, ortak\u00eb t\u00eb tjer\u00eb).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Entitetet si Alpha\/Beta Sestante nuk kan\u00eb asnj\u00eb objekt investimi apo gjurm\u00eb operacionale t\u00eb gjetshme , por kompani gacke qe muund te kene vet\u00ebm emrin dhe form\u00ebn juridike t\u00eb nj\u00eb holding-u.<\/p>\n<p>TRANSAKSIONE PRONASH Q\u00cb P\u00cbRS\u00cbRITEN \u2014 JO VET\u00cbM VILA E ITALIS\u00cb<\/p>\n<p>Vila e Forte dei Marmit nuk \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm i shit-blerjes s\u00eb shpejt\u00eb me fitim t\u00eb lart\u00eb. Nga deklaratat e viteve t\u00eb fundit shfaqet nj\u00eb model i ngjash\u00ebm, n\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, edhe n\u00eb Tiran\u00eb:<\/p>\n<p>2023: blerje apartamenti ne Itali ~950.000 \u20ac dhe pas pak muajsh, shitje e t\u00eb nj\u00ebjtit apartament p\u00ebr ~2.1 milion\u00eb \u20ac , fitim prej ~1.15 milion\u00eb \u20ac (rritje ~120%) brenda m\u00eb pak se 1 viti.<\/p>\n<p>Si ka mundesi qe Shehaj blen nje apartament per 950,000 euro dhe pas pak muajshe e shet per 2,1milione euro? \u00e7fare transformimi ka ndodhur me kete apartament qe u rrit ne cmim kaq shume per kaq pak kohe?<\/p>\n<p>2024: shitje tjet\u00ebr apartamenti\/prone p\u00ebr ~2.2 milion\u00eb \u20ac.<\/p>\n<p>Ky model : blerje, mbajtje e shkurt\u00ebr, rishitje me fitim shum\u00ebfish mbi \u00e7mimin e blerjes \u00ebsht\u00eb struktura e nj\u00ebjt\u00eb (n\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl) me at\u00eb t\u00eb vil\u00ebs italiane, dhe p\u00ebrkon me tipologjin\u00eb e njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht si \u201cflip\u201d i shpejt\u00eb pronash, e p\u00ebrdorur si mekaniz\u00ebm layering-u kur \u00e7mimi i rishitjes nuk mb\u00ebshtetet nga rritje reale e vler\u00ebs s\u00eb tregut (renovim, zhvillim, ndryshim zonimi) por thjesht deklarohet m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Krahasim ilustrues (jo shqiptar, por nga e nj\u00ebjta zon\u00eb gjeografike si vila e Shehajt): Ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanch\u00e8, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim q\u00eb nga 2024 pik\u00ebrisht p\u00ebr nj\u00eb \u201cflip\u201d t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb Forte dei Marmi pasi bleu vil\u00eb 350 m\u00b2 p\u00ebr 2.45 mln \u20ac, e shiti 58 minuta m\u00eb von\u00eb p\u00ebr 3.45 mln \u20ac.<\/p>\n<p>Edhe ai rast, megjithat\u00eb, mbetet m\u00eb af\u00ebr logjik\u00ebs s\u00eb tregut (~9.857 \u20ac\/m\u00b2) sesa transaksioni i Shehajt.<\/p>\n<p>Pse prona e patundshme dhe jo, p.sh., aksione?<\/p>\n<p>Arsyeja teknike \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: \u00e7mimi i pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb subjektiv, ndryshe nga nj\u00eb aksion me \u00e7mim tregu publik e t\u00eb verifikuesh\u00ebm menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vil\u00eb specifike s\u2019ka \u201c\u00e7mim referues\u201d \u2014 vlera e saj \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7ka shkruajn\u00eb pal\u00ebt n\u00eb kontrat\u00eb, dhe kontrolli formal (noteri, banka, agjencia tatimore) verifikon identitetin e pal\u00ebve dhe pages\u00ebn e taks\u00ebs, jo n\u00ebse shifra \u00ebsht\u00eb ekonomikisht e besueshme.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht boshll\u00ebku q\u00eb e b\u00ebn pron\u00ebn e patundshme instrumentin klasik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj skeme: nj\u00eb transaksion i vet\u00ebm zhvendos shuma shum\u00eb-milion\u00ebshe pa ngritur po at\u00eb nivel alarmi q\u00eb do ta ngrinte e nj\u00ebjta shum\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb depozita bankare.<\/p>\n<p>\u201cFlip\u201d-i i pron\u00ebs (blerje \u2192 mbajtje e shkurt\u00ebr \u2192 rishitje me fitim shum\u00ebfish) s\u2019ka vler\u00eb kryesisht si transaksion n\u00eb vetvete, por si \u201cprodhues etikete\u201d:<\/p>\n<p>rishitja krijon nj\u00eb burim krejt t\u00eb ri e t\u00eb past\u00ebr p\u00ebr paran\u00eb si pershembull \u201cfitim nga shitje aseti\u201d dhe kjo etiket\u00eb s\u2019k\u00ebrkon shpjegim historik t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm; askush s\u2019pyet \u201cnga erdhi paraja fillestare\u201d kur ekziston tashm\u00eb nj\u00eb akt noterial q\u00eb d\u00ebshmon shitjen.<\/p>\n<p>HUADH\u00cbNIE N\u00cb SHKALL\u00cb BANKE: ~20+ MILION\u00cb EURO GJITHSEJ<\/p>\n<p>Nga deklaratat vjetore, Shehaj shfaqet vazhdimisht si huadh\u00ebn\u00ebs i shumave shum\u00eb-milion\u00ebshe:<\/p>\n<p>Hua t\u00eb dh\u00ebna, historikisht 2017-2021: mbi 12 milion\u00eb \u20ac<br \/>\n2022: ~3 milion\u00eb \u20ac hua t\u00eb reja dh\u00ebn\u00eb<br \/>\n. 2023: ~5.8 milion\u00eb \u20ac<br \/>\n. 2024: ~3.4 milion\u00eb \u20ac<br \/>\n. 2025: ~2.8 milion\u00eb \u20ac<br \/>\nTotal i p\u00ebraf\u00ebrt: ~20+ milion\u00eb \u20ac hua dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb viteve, plus interesa t\u00eb ark\u00ebtuara mbi to<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shkall\u00eb veprimtarie huadhenie e pazakont\u00eb p\u00ebr nj\u00eb individ (jo institucion financiar i licencuar) e krahasueshme n\u00eb v\u00ebllim me nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb vog\u00ebl rajonale, jo me nj\u00eb person q\u00eb \u201ci ndihmon miqt\u00eb\/familjen\u201d me para t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Pse dikush do t\u00eb \u201cluante si nje Bank\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb:<\/p>\n<p>Legjitim n\u00ebse ka v\u00ebrtet likuiditet t\u00eb tep\u00ebrt nga biznesi (BPO-ja e tij fiton realisht mir\u00eb), dh\u00ebnia e hua me interes \u00ebsht\u00eb form\u00eb krejt normale investimi.<\/p>\n<p>Por Problematik n\u00ebse: hua t\u00eb m\u00ebdha, ve\u00e7an\u00ebrisht kur pjesa e madhe e tyre sh\u00ebnohet \u201ce pak\u00ebsuar\u201d\/rimbursuar brenda 1-2 vitesh (si\u00e7 pam\u00eb me ~2.19 mln \u20ac t\u00eb kthyera n\u00eb 2022 pa asnj\u00eb aset t\u00eb ri korrespondues), krijojn\u00eb sakt\u00ebsisht at\u00eb q\u00eb quhet \u201cloan-back\u201d \u2014 para q\u00eb dalin dhe hyjn\u00eb mbrapsht si \u201cshlyerje huaje\u201d, duke i dh\u00ebn\u00eb l\u00ebvizjes pamjen e nj\u00eb transaksioni financiar normal, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb funksioni real mund t\u00eb jet\u00eb thjesht kalimi i paras\u00eb nga nj\u00eb form\u00eb (cash\/e padeklaruar) n\u00eb tjetr\u00ebn (kredi e deklaruar, me histori \u201ct\u00eb past\u00ebr\u201d).<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb marr\u00ebsit e shumic\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre huave mbeten anonim\u00eb (ligj\u00ebrisht t\u00eb mbrojtur nga konfidencialiteti i deklarat\u00ebs) e b\u00ebn t\u00eb pamundur verifikimin n\u00ebse jan\u00eb pal\u00eb t\u00eb pavarura apo pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs rrjet.<\/p>\n<p>Skema \u201cloan-back\u201d punon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme me flip-in e pronave: kredia e dh\u00ebn\u00eb e pastaj e rimarr\u00eb e shnd\u00ebrron nj\u00eb hyrje parash me origjin\u00eb t\u00eb paqart\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb krejt rutin\u00eb \u201cshlyerje kredie\u201d, q\u00eb t\u00ebrheq shum\u00eb m\u00eb pak v\u00ebmendje sesa \u201cpara pa origjin\u00eb t\u00eb qart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Flamuri i kuq \u00ebsht\u00eb kur shuma e madhe \u201ckthehet\u201d brenda 1-2 vitesh pa asnj\u00eb aset t\u00eb ri korrespondues \u2014 pik\u00ebrisht profili i nj\u00eb kredie formale, jo ekonomikisht funksionale.<\/p>\n<p>PSE 17 KOMPANI, KUR 2-3 DO TA B\u00cbNIN T\u00cb NJ\u00cbJT\u00cbN PUN\u00cb?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ndoshta pyetja m\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Multinacionale reale (si Comdata, partneri i m\u00ebparsh\u00ebm i Shehajt, me prani n\u00eb 16 vende) kan\u00eb shum\u00eb entitete p\u00ebr arsye funksionale t\u00eb qarta: \u00e7do vend k\u00ebrkon entitet ligjor lokal p\u00ebr t\u00eb operuar\/faturuar, produkte\/linja biznesi t\u00eb ndryshme ndahen p\u00ebr arsye kontab\u00ebl apo risku, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb rast, \u00e7do entitet ka funksion t\u00eb dalluesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Rasti i Alpha Sestante\/Beta Sestante \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm n\u00eb thelb: dy kompani, t\u00eb nj\u00ebjtin vend regjistrimi, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb themelimi, t\u00eb nj\u00ebjtin kapital, t\u00eb nj\u00ebjtin burim t\u00eb deklaruar \u2014 pra, aq sa dihet publikisht, t\u00eb nj\u00ebjtin funksion.<\/p>\n<p>Kur dy (e potencialisht m\u00eb shum\u00eb, brenda list\u00ebs prej 17 qe zoteron Shehaj) entitete kryejn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht, arsyeja zakonisht nuk \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb operacionale, por nj\u00eb (ose m\u00eb<\/p>\n<p>shum\u00eb) nga k\u00ebto: Ndarje e shumave n\u00ebn pragje v\u00ebzhgimi: n\u00ebse \u00e7do entitet individualisht l\u00ebviz shuma \u201ct\u00eb vogla\u201d (n\u00ebn pragjet q\u00eb aktivizojn\u00eb kontrolle t\u00eb forta AML), e nj\u00ebjta shum\u00eb totale kalon pa u v\u00ebn\u00eb re aq leht\u00eb sesa do t\u00eb kalonte p\u00ebrmes nj\u00eb kanali t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb madh.\u00e7do transaksion individualisht \u201ci vog\u00ebl\u201d ka m\u00eb pak gjasa t\u00eb aktivizoj\u00eb kontrollet e forta (due diligence i shtuar, raportim automatik) q\u00eb aktivizohen nga nj\u00eb transaksion i vet\u00ebm gjigant.<\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00ebsi ndjekjeje kumulative: nj\u00eb hetues (shqiptar apo italian) duhet t\u00eb gjurmoj\u00eb \u00e7do entitet ve\u00e7 e ve\u00e7, n\u00eb regjistra tregtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, shpesh n\u00eb juridiksione t\u00eb ndryshme \u2014 17 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb sesa p\u00ebr 2-3 entitete.<\/p>\n<p>Redundanc\u00eb\/\u201dsigurim\u201d: n\u00ebse nj\u00eb entitet bie n\u00ebn hetim apo bllokohet, funksioni i tij z\u00ebvend\u00ebsohet menj\u00ebher\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr identik, pa nd\u00ebrprerje t\u00eb veprimtaris\u00eb financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Shfryt\u00ebzim i \u201ckapitalit t\u00eb past\u00ebrsis\u00eb\u201d: \u00e7do entitet i ri fillon me \u201cflet\u00eb t\u00eb bardh\u00eb\u201d pa histori transaksionesh t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr t\u2019u kontrolluar \u00e7ka e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u2019i jap\u00ebsh nj\u00eb burim t\u00eb ri \u201ct\u00eb past\u00ebr\u201d pa u ballafaquar me pyetje p\u00ebr historikun.<\/p>\n<p>Kombinimi i k\u00ebtyre kat\u00ebr faktor\u00ebve , jo secili ve\u00e7 e ve\u00e7 , \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e b\u00ebn \u201cgrupin e kompanive-guask\u00eb e pa adres\u00eb, punonj\u00ebs apo klient\u00eb t\u00eb gjetsh\u00ebm\u201d tregues risku n\u00eb literatur\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare (FATF, Egmont Group), jo domosdoshm\u00ebrisht prov\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7ka e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb specifikisht t\u00eb dyshimt\u00eb (jo thjesht \u201cpraktik\u00eb biznesi komplekse\u201d): akuza konkrete e Ministrit Malaj se dy nga k\u00ebto kompani refuzuan t\u2019i jepnin Administrat\u00ebs Tatimore shpjegim se si transferohen fitimet e tyre nga Tirana ne Itali, duke preferuar t\u00eb paguajn\u00eb gjob\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup me q\u00ebllime krejt legjitime normalisht e jep k\u00ebt\u00eb informacion pa hezitim , kostoja e transparenc\u00ebs do t\u00eb ishte m\u00eb e ul\u00ebt se gjoba plus d\u00ebmi reputacional. Zgjedhja p\u00ebr ta fshehur sugjeron se ajo \u00e7ka do t\u00eb zbulohej ka kosto edhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb , pa e ditur ende \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo sakt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>HIPOTEZA: PARADIGMA\/ALGORITMI I MUNDSH\u00cbM I FUNKSIONIMIT (NIVEL PAS NIVELI)<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb HIPOTEZ\u00cb e nd\u00ebrtuar mbi baz\u00ebn e modelit t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb v\u00ebzhguar n\u00eb seksionet e m\u00ebsip\u00ebrme jo skem\u00eb e v\u00ebrtetuar, jo akuz\u00eb penale konkrete. Prezantohet n\u00eb form\u00eb piramidale, ku \u00e7do shkall\u00eb e ngjit shum\u00ebn e paras\u00eb nj\u00eb hap m\u00eb af\u00ebr \u201cpast\u00ebrtis\u00eb\u201d s\u00eb plot\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Niveli 0 \u2014 Origjina e paqart\u00eb (bazamenti, plot\u00ebsisht i panjohur)<\/p>\n<p>Fitime nga biznesi BPO \u2014 pjes\u00ebrisht ose plot\u00ebsisht t\u00eb padeklaruara (evazion fiskal), ose, sipas akuzave t\u00eb paverifikuara, nga burime edhe m\u00eb problematike.<\/p>\n<p>Ky nivel mbetet i pazbardhur nga \u00e7do burim i gjetur deri tani.<\/p>\n<p>Niveli 1 \u2014 Fragmentimi<\/p>\n<p>Shuma fillestare kalon n\u00ebp\u00ebr entitete t\u00eb reja, pa histori operacionale (Alpha Sestante, Beta Sestante, e potencialisht t\u00eb tjera nga lista prej 17), secila duke marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb me \u201cburim\u201d t\u00eb padetajuar (p.sh. \u201c1.98 mln \u20ac nga shitje aseti\u201d).<\/p>\n<p>Niveli 2 \u2014 Legjitimim financiar<\/p>\n<p>Instrumente financiare t\u00eb njohura krijojn\u00eb \u201chistori\u201d t\u00eb dokumentuar: hua t\u00eb dh\u00ebna e m\u00eb pas t\u00eb rimarra (\u201cloan-back\u201d, ~20+ mln \u20ac gjithsej), blerje-shitje aksionesh me marzhe t\u00eb m\u00ebdha (p.sh. 10.000\u20ac \u2192 1.000.000\u20ac brenda muajsh).<\/p>\n<p>Niveli 3 \u2014 Kristalizim n\u00eb asete \u201ct\u00eb prekshme\u201d<\/p>\n<p>Kapitali, tani me \u201chistori\u201d financiare, blen prona ose aksione me \u00e7mim fillimisht t\u00eb besuesh\u00ebm \u2014 vila n\u00eb Forte dei Marmi p\u00ebr 2.9 mln \u20ac, apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr 950.000 \u20ac.<\/p>\n<p>Niveli 4 \u2014 Inflacioni i vler\u00ebs<\/p>\n<p>Pas disa vitesh (ose, n\u00eb rastin e apartamentit, brenda t\u00eb nj\u00ebjtit vit), aseti rishitet me \u00e7mim artificialisht t\u00eb fryr\u00eb \u2014 15 mln \u20ac (vila), 2.1 mln \u20ac (apartamenti). K\u00ebtu lind \u201cfitimi\u201d i madh i ri, i justifikuesh\u00ebm n\u00eb letra thjesht si \u201cshitje pasurie\u201d.<\/p>\n<p>Niveli 5 \u2014 Deklarimi ligjor<\/p>\n<p>Shuma e re, tani duksh\u00ebm e ligjshme (burim: \u201cshitje prone\/aksionesh\u201d), deklarohet te ILDKPKI \u2014 duke plot\u00ebsuar detyrimin ligjor vjetor p\u00ebr \u00e7do zyrtar publik: shpjegimin e \u00e7do rritjeje pasurie.<\/p>\n<p>Niveli 6 \u2014 Maja: Riqarkullimi i lir\u00eb<\/p>\n<p>Paraja, tani plot\u00ebsisht \u201ce past\u00ebr\u201d n\u00eb dokumentacion, p\u00ebrdoret lirisht \u2014 investime t\u00eb reja, jetes\u00eb, transferim nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2014 ose rihyn si kapital fillestar n\u00eb Nivelin 1 t\u00eb nj\u00eb cikli t\u00eb ri (kompani t\u00eb reja, hua t\u00eb reja).<\/p>\n<p>Pse forma piramidale ka kuptim:<\/p>\n<p>\u00e7do nivel varet nga ai posht\u00eb tij, dhe sa m\u00eb lart t\u00eb ngjitesh, aq m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb b\u00ebhet t\u00eb kontestosh legjitimitetin e paras\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nivelet 5-6, paraja duket plot\u00ebsisht e past\u00ebr dhe e dokumentuar, edhe n\u00ebse Niveli 0 (origjina) mbetet nj\u00eb pik\u00ebpyetje e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo shpjegon pse anomalit\u00eb m\u00eb t\u00eb dukshme (\u00e7mimi i vil\u00ebs, kompanit\u00eb binjake) shfaqen pik\u00ebrisht te nivelet e mesme (1-4) \u2014 jan\u00eb pikat kuprocesi ende \u201cduket\u201d, p\u00ebrpara se t\u00eb arrij\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb niveleve 5-6.<\/p>\n<p>Kjo piramid\u00eb \u00ebsht\u00eb modeli m\u00eb koherent q\u00eb bashkon t\u00eb gjitha v\u00ebzhgimet e m\u00ebsip\u00ebrme por mbetet nd\u00ebrtim logjik (HIPOTEZ\u00cb), jo skem\u00eb e v\u00ebrtetuar nga ndonj\u00eb autoritet hetimor.<\/p>\n<p>Alternativa e thjesht\u00eb (\u201csip\u00ebrmarr\u00ebs agresiv por i ligjsh\u00ebm, me shum\u00eb pasuri dhe planifikim tatimor kompleks\u201d) mbetet ende e mundshme derisa Niveli 0 t\u00eb zbardhet nga nj\u00eb hetim i plot\u00eb.<\/p>\n<p>LINJA KOHORE: Nga 2017 n\u00eb 2025<\/p>\n<p>2017 (deklarata m\u00eb e hershme e gjetur): Sip\u00ebrmarr\u00ebs me biznes real BPO (IDS), portofol startup-esh n\u00ebn Sestante Holding me investitor\u00eb t\u00eb identifikuar (p.sh. Homepal \u2014 platform\u00eb me ortak\u00eb real\u00eb, p\u00ebrfshi figura t\u00eb njohura biznesi\/media italiane). \u201cT\u00eb drejta\u201d n\u00eb Sestante Holding: mbi 17 milion\u00eb \u20ac.<\/p>\n<p>2019-2020: Blerje pronash n\u00eb Itali (2.9 mln \u20ac, 1.1 mln \u20ac). Vlera e \u201ct\u00eb drejtave\u201d n\u00eb Sestante Holding bie n\u00eb 7.3 milion\u00eb \u20ac \u2014 r\u00ebnie e pashpjeguar prej ~10 milion\u00eb \u20ac.<\/p>\n<p>2021: Rizgjedhje deputet p\u00ebr Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>2022: Krijimi i Alpha\/Beta Sestante; l\u00ebvizje ~3.2 mln \u20ac n\u00ebp\u00ebr llogari e hua.<\/p>\n<p>2023: Blerje-shitje apartamenti Tiran\u00eb (950K\u20ac \u2192 2.1 mln \u20ac).<\/p>\n<p>2024: Shitje kuotash disa kompanish (2.2 mln \u20ac); shitje tjet\u00ebr prone (~2.2 mln \u20ac); blerje-shitje Alkemy<\/p>\n<p>SpA (bleu 2022, shiti 2024, ~1 mln \u20ac fitim).<\/p>\n<p>2025: Shitja e vil\u00ebs p\u00ebr 15 mln \u20ac.<\/p>\n<p>AKUZAT INSTITUCIONALE<\/p>\n<p>M\u00eb 11 qershor 2026, gjat\u00eb nj\u00eb interpelance t\u00eb k\u00ebrkuar nga vet\u00eb Shehaj, Ministri i Financave Petrit Malaj e akuzoi publikisht (AKUZ\u00cb, e paverifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga ky shkrim) se:<\/p>\n<p>Shehaj, bashk\u00ebshortja dhe v\u00ebllai i tij jan\u00eb t\u00eb lidhur me 17 kompani t\u00eb hapura jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshi \u201cIntercom Data Service\u201d dhe \u201cNorth Wind\u201d<\/p>\n<p>Administrata Tatimore ka k\u00ebrkuar informacion mbi m\u00ebnyr\u00ebn e transferimit t\u00eb fitimeve jasht\u00eb vendit, dhe kompanit\u00eb kan\u00eb refuzuar ta japin, duke preferuar t\u00eb paguajn\u00eb gjob\u00eb Shehaj nuk paguan taksa n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrfitimit nga burimet e vendit Lista e plot\u00eb e 17 kompanive nuk \u00ebsht\u00eb publikuar deri m\u00eb tani nga asnj\u00eb burim i gjetur.<\/p>\n<p>\u00c7FAR\u00cb MBETET E PANJOHUR<\/p>\n<p>Identiteti i bler\u00ebsit t\u00eb vil\u00ebs (ekziston pretendim i paverifikuar p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm \u2014 i paverifikuar nga ky shkrim)<\/p>\n<p>N\u00ebse ekziston realisht leje zhvillimi mbi pron\u00ebn Lista e plot\u00eb e 17 kompanive dhe fusha e tyre e veprimtaris\u00eb N\u00ebse burimi i paras\u00eb \u00ebsht\u00eb evazion fiskal \u201ci thjesht\u00eb\u201d apo di\u00e7ka m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb (mashtrim) \u00c7do lidhje ligjore e dokumentuar (administrator\u00eb\/adresa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta) mes kompanive specifike<\/p>\n<p>Vet\u00eb Niveli 0 i piramid\u00ebs hipotetike (origjina fillestare e paras\u00eb)<\/p>\n<p>KONKLUZION<\/p>\n<p>T\u00eb marra ve\u00e7 e ve\u00e7, disa nga k\u00ebto fakte do t\u00eb kishin shpjegime t\u00eb pafajshme. T\u00eb marra s\u00eb bashku \u00e7mimi i pron\u00ebs jasht\u00eb \u00e7do logjike tregu (p\u00ebrfshi kundrejt vet\u00eb portofolit t\u00eb Shehajt), flipe t\u00eb ngjashme pronash brenda vitit n\u00eb Tiran\u00eb, kompani binjake pa gjurm\u00eb operacionale, huadh\u00ebnie n\u00eb shkall\u00eb banke me shuma q\u00eb \u201czhduken\u201d nga deklaratat, refuzim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj Administrat\u00ebs Tatimore, dhe nj\u00eb num\u00ebr kompanish (17) q\u00eb tejkalon \u00e7do shpjegim funksional t\u00eb duksh\u00ebm formojn\u00eb nj\u00eb model piramidal q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje n\u00eb themel, jo vet\u00ebm n\u00eb maja. Barra e prov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale, i takon zyrtarit publik t\u00eb shpjegoj\u00eb me dokumente, jo publikut apo gazetar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb skem\u00ebn sakt\u00ebsisht. Deri n\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb nga SPAK, ILDKPKI, apo autoritetet italiane, gjith\u00e7ka m\u00eb sip\u00ebr mbetet , si\u00e7 duhet t\u00eb mbetet \u00e7do her\u00eb kur mungon nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebrfundimtare, dyshim i dokumentuar, jo verdikt. \/ Hashtag.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sidi Hasanaj Kam 2-3 dit\u00eb q\u00eb b\u00ebra nj\u00eb k\u00ebrkim financiar p\u00ebr deklaratat e pasuris\u00eb d\u00eb Agron Shehajt n\u00eb ILDKPI dhe p\u00ebrputhjen ose jo me dokumentat dhe trasaksionet publike, pra q\u00eb pasi doli n\u00eb publik sht\u00ebpia e tij e shitur 15 milion\u00eb euro. Po e sqaroj edhe motivin e k\u00ebtij k\u00ebrkimi. Ky analizim nuk \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94713","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94713","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94713"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94713\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}