{"id":94699,"date":"2026-07-19T11:48:23","date_gmt":"2026-07-19T11:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/19\/vangjel-tavo-gostit-me-250-mln-leke-vellezerit-kola-kompania-e-ish-deputetit-merr-parate-per-sheshin-e-fshatit\/"},"modified":"2026-07-19T11:48:23","modified_gmt":"2026-07-19T11:48:23","slug":"vangjel-tavo-gostit-me-250-mln-leke-vellezerit-kola-kompania-e-ish-deputetit-merr-parate-per-sheshin-e-fshatit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/19\/vangjel-tavo-gostit-me-250-mln-leke-vellezerit-kola-kompania-e-ish-deputetit-merr-parate-per-sheshin-e-fshatit\/","title":{"rendered":"Vangjel Tavo gostit me 250 MLN lek\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Kola\/ Kompania e ish-deputetit merr parat\u00eb p\u00ebr sheshin e fshatit"},"content":{"rendered":"<p>Tender 250 milion\u00eb lek\u00eb me vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs! K\u00ebt\u00eb nder ia rezervon kryetari Bashkis\u00eb Himar\u00eb, Vangjel Tavo, kompanis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb ish-deputetit t\u00eb PS-s\u00eb, Ndue Kola.<\/p>\n<p>Parat\u00eb mbeten brenda familjes s\u00eb \u201cRilindjes\u201d dhe kjo nuk do t\u00eb ishte hera e par\u00eb p\u00ebr kryetarin Tavo. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin me objekt \u201cRehabilitimi i sheshit Ku\u00e7 Buronja, rikonstruksioni i ur\u00ebs dhe pyll\u00ebzimi i sheshit\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb 25 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH. Sheshi p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tenderi, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb rrugic\u00eb q\u00eb do t\u00eb meremetohet, nd\u00ebrsa \u201cpyll\u00ebzimi\u201d aty ekziston n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb natyrore.<\/p>\n\n<p>Ku\u00e7-Buronja ndodhet n\u00eb Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs, n\u00eb pjes\u00ebn e Lab\u00ebris\u00eb. Fshatrat k\u00ebtu jan\u00eb shkretuar p\u00ebr shkak t\u00eb largimit jasht\u00eb vendit t\u00eb pjes\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb banor\u00ebve. Gjat\u00eb sezonit veror, sidomos n\u00eb muajt korrik-gusht, v\u00ebrehet nj\u00eb rritje e ndjeshme e popullsis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rikthimit t\u00eb emigrant\u00ebve dhe zhvillimit aktiviteteve festive.<\/p>\n\n<p>Duke i njohur b\u00ebmat e personit q\u00eb p\u00ebrfiton k\u00ebt\u00eb tender, parashikojm\u00eb se shum\u00eb shpejt do t\u00eb harrohet se ka pasur nj\u00eb projekt p\u00ebr sheshi. Do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb sheshim t\u00eb vendit, disa stola dhe ca shkurre, por v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb zbatohet projekti q\u00eb duket n\u00eb skic\u00ebn m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 4 qershor 2026 me vet\u00ebm nj\u00eb operator pjes\u00ebmarr\u00ebs, \u201cRSM COMPANY\u201d. Nd\u00ebrsa m\u00eb 22 qershor kjo kompani \u00ebsht\u00eb shpallur fituese.<\/p>\n\n<p>Open Data Albania e ka vler\u00ebsuar procedur\u00ebn me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cRSM Company\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb subjekt nga Kosova, q\u00eb u regjistrua n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb vitin 2010, nga Agim Kola, banor Durr\u00ebsit.<\/p>\n\n<p>Agim Kola \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai ish-deputetit t\u00eb PS p\u00ebr Shkodr\u00ebn, Ndue Kola. Ai \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr abuzimet me tender\u00ebt e rrug\u00ebve, ku pasi merr kontratat b\u00ebn pun\u00eb me cil\u00ebsi katastrof\u00eb. Kola zot\u00ebron disa firma, mes t\u00eb cilave, \u201cRSM Company\u201d SH.P.K. dhe \u201cA. N. K.\u201d Shpk. Kjo e fundit njihet m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr mashtrimin me koncesionin n\u00eb aksin Milot-Balldren.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr koncesionin me vler\u00eb 255 milion\u00eb euro, nga t\u00eb cilat 213 milion\u00eb euro vlera e projektit dhe pjesa tjet\u00ebr TVSH. Kompania nuk kreu asnj\u00eb punim sepse nuk i kishte pasur mjetet financiare, nd\u00ebrsa bankat refuzuan t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e mashtrimit. Qeveria e anuloi koncesionin, pas denoncimeve t\u00eb shumta publike.<\/p>\n<p>Firma RSM Company SH.P.K \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato subjekte q\u00eb fiton \u00e7do tender p\u00ebr sinjalistikat rrugore, t\u00eb cilat gjithmon\u00eb merr fondet sip\u00ebr vler\u00ebs 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Agim Kola, pronar n\u00eb letra i kompanis\u00eb A.N.K ka marr\u00eb mbi 65 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb rrug\u00ebn Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb q\u00eb u shemb ende pa u inauguruar.<\/p>\n\n<p>N\u00eb 8 gusht 2020, ish kreu i ARRSH-s\u00eb, Ergys Verdho, shpalli kompanin\u00eb A.N.K t\u00eb Agim Kol\u00ebs, fituese t\u00eb lotit t\u00eb dyt\u00eb, pjesa e par\u00eb e rrug\u00ebs Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb. U skualifikuan t\u00eb gjith\u00eb ofertuesit e tjer\u00eb p\u00ebr munges\u00eb dokumentacioni, p\u00ebrve\u00e7 fituesit. Ofera fituese, 23.5 milion\u00eb euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati sa fondi limit.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2021, Ergys Verdho ik\u00ebn nga ARRSH dhe em\u00ebrohet n\u00eb krye t\u00eb KESH. N\u00eb vend t\u00eb tij shkon Evis Berberi. M\u00eb 4 prill 2022, ky i fundit shpalli s\u00ebrish kompanin\u00eb A.N.K t\u00eb Agim Kol\u00ebs, fituese t\u00eb lotit t\u00eb dyt\u00eb, pjesa e dyt\u00eb e rrug\u00ebs Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb. Skualifikohen t\u00eb gjitha kompanit\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebrve\u00e7 fituesit. Oferta fituese \u00ebsht\u00eb rreth 21 milion\u00eb euro, gati sa fondi limit. Tenderi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnjuar nga Open Data Albania me \u201cflamur t\u00eb kuq\u201d korrupsioni.<\/p>\n<p>Por skandali m\u00eb i madh vjen m\u00eb pas, me aksin Librazhd-Prrenjas, ku s\u00ebrish kompania e Agim Kol\u00ebs shkaktoi shembjen. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkohej p\u00ebr d\u00ebmin, Kola mori lek\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2026, u zhvillua tenderi i hapur me urgjenc\u00eb nga Autoriteti Rrugor Shqiptar p\u00ebr situat\u00ebn e rr\u00ebshqitjeve n\u00eb Librazhd. Ky fond \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga e nj\u00ebjta firm\u00eb q\u00eb shkaktoi bllokimin. Kompania A. N. K. me pronar Agim Kol\u00ebn po nd\u00ebrton rrug\u00ebn e re, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb punimet shkaktuan shembje.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje A. N. K, e cila ka fituar tenderin e madh, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga prokuroria.<\/p>\n\n<p>Dyshimet jan\u00eb se, oferta e firm\u00ebs 2 T ka qen\u00eb p\u00ebr kundrapesh\u00eb, pasi edhe vlera q\u00eb kan\u00eb ofruar ka qen\u00eb shum\u00eb af\u00ebr fondit limit. Ndoshta sa p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cn\u00eb tender mor\u00ebn pjes\u00eb 2 firma\u201d. Q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb t\u00eb hapjes s\u00eb k\u00ebtij tenderi dihej se kush ishte fituesi.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, pasi m\u00eb par\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb projektimi me raportet p\u00ebrkat\u00ebse, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb drejtohej nga Evis Berberi, aktualisht i arrestuar p\u00ebr abuzime t\u00eb tjera, si n\u00eb ARRSH apo n\u00eb KESH, shpalli firm\u00ebn fituese q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtonte lotin e kat\u00ebr t\u00eb atij segmenti.<\/p>\n<p>Kompania \u201cA. N. K.\u201d fitoi tenderin me vler\u00eb 2.5 miliard\u00eb lek\u00eb, ose me k\u00ebmbimin e sot\u00ebm valutor, mbi 25 milion\u00eb euro. Koh\u00ebzgjatja e punimeve \u00ebsht\u00eb 24 muaj, teksa lidhja e kontrat\u00ebs u b\u00eb n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, raportet me kryebashkiakun Vangjel Tavo, flasin p\u00ebr nj\u00eb klienteliz\u00ebm t\u00eb past\u00ebr. Kompania e Kol\u00ebs merr pjes\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb tendera me nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb Bashkis\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<p>Sjellim si shembull tenderin \u201cRikonstruksioni i rrug\u00ebs kryesore Gjilek (vazhdim)\u201d.<\/p>\n<p>Fondi limit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb cop\u00eb rrug\u00eb 4 metra t\u00eb gjer\u00eb ishte 450 milion\u00eb lek\u00eb. Dhe b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb ekzituese, q\u00eb n\u00eb disa vende do t\u00eb zgjerohet.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb zhvilluar me vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, firm\u00ebn \u201cRSM Company\u201d me pronar Agim Kol\u00ebn, v\u00ebllain e ish-deputetit t\u00eb PS, Ndue Kola. Ky ka marr\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje firm\u00ebn vendase \u201cImplex\u201d q\u00eb zot\u00ebrohet nga Sofokli Goga.<\/p>\n<p>Data e njoftimit t\u00eb tenderit ishte m\u00eb 18 dhjetor 2024, nd\u00ebrsa dokumentet duheshin dor\u00ebzuar deri m\u00eb 3 janar 2025. Duke qen\u00eb se bashkia Himar\u00eb ka namin e keq t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb korruptuar q\u00eb kan\u00eb pun\u00eb me SPAK-un, kompanit\u00eb e nd\u00ebrtimit nuk marrin pjes\u00ebn n\u00eb tenderat e saj. N\u00eb k\u00ebto procedura paraqiten vet\u00ebm fituesit e paracaktuar.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, Kola nuk mjaftohetvvet\u00ebm me tenderat, por b\u00ebn evasion fiscal. M\u00eb 12 shtator 2019, Policia e Shtetit ndaloi biznesmenin Agim Kola, i cili akuzohej se n\u00ebp\u00ebrmjet blerjeve dhe shitjeve me fatura fiktive kishte p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme parash.<\/p>\n<p>N\u00eb prangat e policis\u00eb ra administratori i kompanis\u00eb Rr.s.M dhe Hidro Company, Agim Kola, i cili akuzohej se \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e evazionit 30 milion\u00eb euro me faturat fiktive.<\/p>\n<p>Nga operacioni i luft\u00ebs ndaj informalitetit jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb para gjykat\u00ebs 16 biznesmen\u00eb p\u00ebr fshehje t\u00eb t\u00eb ardhurave. Gjykata e Tiran\u00eb mas\u00ebn e d\u00ebnimit p\u00ebr 15 prej tyre: 9 biznesmen\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie, kurse 6 t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar me 20 dit\u00eb burg.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 shkurt 2024, Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, nisi hetimin dhe regjistroi procedim penal ndaj drejtorit t\u00eb Autoritetit Rrugor, Evis Berberi dhe v\u00ebllez\u00ebrve Kola, pronar\u00eb t\u00eb firm\u00ebs kontraktore \u201cA.N.K Sh.p.k\u201d.<\/p>\n<p>Akuza e ngritur \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrdorim detyre, mashtrim me projektin e rrug\u00ebs, mashtrim teknik, mashtrim e falsifikim me procesin e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb punimeve, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim mes drejtorit Ervis Berberi dhe nd\u00ebrtuesve Ndue e Agim Kola.<\/p>\n<p>Kurse kryebashkiaku Tavo vet\u00ebm sa e ka m\u00ebsuar der\u00ebn e SPAK. N\u00eb 4 qershor 2024, pasi u mor n\u00eb pyetje, Tavo deklaroi se \u00ebsht\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit n\u00eb dijeni p\u00ebr nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-54\/\">Vangjel Tavo gostit me 250 MLN lek\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Kola\/ Kompania e ish-deputetit merr parat\u00eb p\u00ebr sheshin e fshatit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tender 250 milion\u00eb lek\u00eb me vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs! K\u00ebt\u00eb nder ia rezervon kryetari Bashkis\u00eb Himar\u00eb, Vangjel Tavo, kompanis\u00eb s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb ish-deputetit t\u00eb PS-s\u00eb, Ndue Kola. Parat\u00eb mbeten brenda familjes s\u00eb \u201cRilindjes\u201d dhe kjo nuk do t\u00eb ishte hera e par\u00eb p\u00ebr kryetarin Tavo. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin me objekt \u201cRehabilitimi i sheshit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94699","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94699","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94699"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94699\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94699"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94699"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94699"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}