{"id":94675,"date":"2026-07-19T07:48:18","date_gmt":"2026-07-19T07:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/19\/kur-ushtrine-e-drejtonin-tradhtaret-beqir-balluku-petrit-dumeja-dhe-hito-cakoja-keto-stervitje-nuk-sherbenin-per-qellimet-qe-duheshin-por-fjala-e-enver-hoxhes-ne-27-qe\/"},"modified":"2026-07-19T07:48:18","modified_gmt":"2026-07-19T07:48:18","slug":"kur-ushtrine-e-drejtonin-tradhtaret-beqir-balluku-petrit-dumeja-dhe-hito-cakoja-keto-stervitje-nuk-sherbenin-per-qellimet-qe-duheshin-por-fjala-e-enver-hoxhes-ne-27-qe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/19\/kur-ushtrine-e-drejtonin-tradhtaret-beqir-balluku-petrit-dumeja-dhe-hito-cakoja-keto-stervitje-nuk-sherbenin-per-qellimet-qe-duheshin-por-fjala-e-enver-hoxhes-ne-27-qe\/","title":{"rendered":"\u2018Kur ushtrin\u00eb e drejtonin tradhtar\u00ebt Beqir Balluku, Petrit Dumeja dhe Hito \u00c7akoja, k\u00ebto st\u00ebrvitje nuk sh\u00ebrbenin p\u00ebr q\u00ebllimet q\u00eb duheshin, por\u2026!\u2019 \/ Fjala e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb 27 qershor \u201978, nj\u00eb dit\u00eb pas vizit\u00ebs n\u00eb \u2018Bunk\u2019Art 1\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Ashtu si\u00e7 kishte ndodhur n\u00eb fundin e vitit 1948, kur Enver Hoxha prishi marr\u00ebdh\u00ebniet zyrtare me Jugosllavin\u00eb e Marshallit Josif Broz Tito, si dhe n\u00eb vitin 1961, me Bashkimin Sovjetik t\u00eb udh\u00ebhequr nga Nikita Hrushovi, kur \u201celementi reaksionar\u201d n\u00eb Tiran\u00eb dhe rrethe t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit \u201cishte zgjuar dhe filloi t\u00eb l\u00ebvizte\u201d, edhe n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1978, kur Tirana zyrtare po shpallte prishjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Republik\u00ebn Popullore t\u00eb Kin\u00ebs, historia u p\u00ebrs\u00ebrit u p\u00ebrs\u00ebrit pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb, duke u ndodhur e nj\u00ebjta situat\u00eb. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, udh\u00ebheqja e lart\u00eb e PPSH-s\u00eb me n\u00eb krye Enver Hoxh\u00ebn, Hysni Kapon, Ramiz Alin\u00eb etj., viheshin n\u00eb korrent dhe njiheshin holl\u00ebsisht n\u00ebp\u00ebrmjet dhjet\u00ebra raport-informacioneve t\u00eb d\u00ebrguara atyre nga ministri i Brendsh\u00ebm Kadri Hazbiu, apo vart\u00ebsit e tij zv. ministra t\u00eb Brendsh\u00ebm, si Fe\u00e7or Shehu, Rexhep Kolli, Mihallaq Zi\u00e7ishti etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, sipas udh\u00ebzimeve dhe orientimeve q\u00eb jepte udh\u00ebheqja e lart\u00eb, \u201cp\u00ebr ta pasur situat\u00ebn n\u00ebn kontrolli\u201d, Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit, fillonin goditjet, duke arrestuar, burgosur, d\u00ebnuar dhe internuar me dhjet\u00ebra persona, kryesisht nga shtresa e \u201carmiqve t\u00eb popullit\u201d dhe \u201cfamiljet reaksionare\u201d, t\u00eb cil\u00ebt ishin gjithmon\u00eb n\u00eb ndjekje dhe v\u00ebzhgim t\u00eb rrept\u00eb nga organet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto etj., tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura prej koh\u00ebsh, edhe  nga publikimi i nj\u00eb numri t\u00eb madh dokumentesh arkivore t\u00eb nxjerra nga Arkivi i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, apo Arkivi Qendror i Shtetit, ku ndodhet arkivi i ish-Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, t\u00eb cilat hedhin drit\u00eb mbi situat\u00ebn n\u00eb vend, gjat\u00eb periudh\u00ebs kohore kur udh\u00ebheqja e lart\u00eb e PPSH-s\u00eb shpallte prishjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve zyrtare me ish-miqt\u00eb e ngusht\u00eb t\u00eb saj, si Jugosllavia e Titos, Bashkim i Sovjetik i Nikita Hrushovit, apo Republika Popullore e Kin\u00ebs q\u00eb pas vdekjes s\u00eb Mao Ce Dunit, kishte n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb, Hua Kuo Fenin.<\/p>\n<p>Nisur nga sa m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim po publikojm\u00eb fjal\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs t\u00eb mbajtur n\u00eb plenumin e V-t\u00eb t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, i cili zhvilloi punimet n\u00eb datat 26 dhe 27 qershor t\u00eb vitit 1978, vet\u00ebm disa dit\u00eb para se Tirana zyrtare t\u00eb shpallte publikisht, prishjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Republik\u00ebn Popullore t\u00eb Kin\u00ebs. Si\u00e7 dhe do t\u00eb shikojm\u00eb dhe nga fjala e tij, kreu i PPSH-s\u00eb, Enver Hoxha, \u00ebsht\u00eb ndalur gjat\u00eb vet\u00ebm n\u00eb aspektin e mbrojtjes s\u00eb vendit, gj\u00eb e cila tregon m\u00eb s\u00eb miri paranoj\u00ebn e tij, q\u00eb pas prishjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kin\u00ebn, Shqip\u00ebria mund t\u00eb ishte objekt sulmi ushtarak nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb, pra paranoja e tij, ve\u00e7 t\u00eb tjerash tregohet edhe nga fakti se vet\u00ebm dy dit\u00eb para zhvillimit t\u00eb mbledhjes s\u00eb plenumit t\u00eb V-t\u00eb t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, Enver Hoxha vizitoi vend-komand\u00ebn e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes dhe Ushtris\u00eb Popullore (i njohur sot si Bunk\u2019Art 1\u201d), objektin n\u00ebntok\u00ebsor anti-atomik q\u00eb sapo kishte p\u00ebrfunduar s\u00eb nd\u00ebrtuari n\u00eb periferi t\u00eb kryeqytetit (kodrat e Shishtufin\u00ebs), ku pre-supozohej se si komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Forcave t\u00eb Armatosura dhe kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Mbrojtjes, Enver Hoxha do strehohej aty dhe nga zyra e tij do drejtonte luftimet p\u00ebr mbrojtjen e vendit, n\u00ebse territori shqiptar do t\u00eb sulmohej me agresion ushtarak nga jasht\u00eb, \u201cnga nj\u00eb shtet i huaj, forcat e Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs, Nato-s, t\u00eb dyja s\u00eb bashku, apo nj\u00eb koalicion shtetesh armike\u201d, si\u00e7 p\u00ebrcaktohej edhe nga rregulloret e dokumentet e Artit Ushtarak Popullor.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto ishin dhe mbet\u00ebn n\u00eb planin teorik, pasi ajo gj\u00eb nuk ndodhi kurr\u00eb, pra \u201cShqip\u00ebria Socialiste q\u00eb q\u00ebndronte krenare n\u00eb brigjet e Adriatikut\u201d, nuk u b\u00eb kurr\u00eb objekt i ndonj\u00eb sulmi apo agresioni ushtarak nga jasht\u00eb dhe objekti i Vend-Komand\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme (\u201cBunk\u2019Art 1\u201d) ndodhet edhe sot aty, si nj\u00eb d\u00ebshmi e periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoh\u00eb, i cili prej vitesh \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb muze atraktiv q\u00eb pret me mijra turist\u00eb vendas dhe t\u00eb huaj. Nisur nga kjo, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim po publikojm\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe me faksimilet p\u00ebrkat\u00ebse, fjal\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs t\u00eb mbajtur n\u00eb plenumin e V-t\u00eb t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, (t\u00eb zhvilluar n\u00eb datat 26 dhe 27 qershor 1978), ku duket qart\u00eb se udh\u00ebheq\u00ebsi kryesor i Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, p\u00ebrve\u00e7se si nj\u00eb mobilizim t\u00eb forcave t\u00eb armatosura, duket q\u00eb e ka pasur m\u00eb shum\u00eb edhe si \u201ckonsum\u201d p\u00ebr jasht\u00eb!<\/p>\n<p>ENVER HOXHA: \u201cT\u00cb P\u00cbRGATITEMI NGA \u00c7DO PIK\u00cbPAMJE P\u00cbR MBROJTJE, Q\u00cb ARMIKU T\u00cb MOS NA Z\u00cbR KURR\u00cb N\u00cb BEFASI\u201d<\/p>\n<p>Ushtrin\u00eb e mbajm\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe e st\u00ebrvitim p\u00ebr ta pasur t\u00eb gatshme me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb nj\u00eb sulm eventual q\u00eb mund t\u2019i k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e popullit ton\u00eb. Prandaj na vihet detyr\u00eb e madhe q\u00eb k\u00ebt\u00eb ushtri ta organizojm\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb, ta p\u00ebrgatitim si duhet politikisht, ideologjikisht, ushtarakisht dhe teorikisht. Por k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgatitje teorike ne t\u2019ua b\u00ebjm\u00eb ushtris\u00eb dhe kuadrove q\u00eb t\u00eb din\u00eb ta zbatojn\u00eb me zgjuarsi shkenc\u00ebn ushtarake n\u00eb terrenin ton\u00eb kund\u00ebr armiqve, q\u00eb mund t\u00eb na sulmojn\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb dua t\u00eb them q\u00eb ne t\u00eb dim\u00eb t\u2019i kund\u00ebrv\u00ebm\u00eb taktik\u00ebs dhe strategjis\u00eb s\u00eb armikut, taktik\u00ebn dhe strategjin\u00eb e luft\u00ebs son\u00eb popullore, t\u00eb Artit ton\u00eb Ushtarak Popullor.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se armiku sulmin e tij do ta filloj\u00eb me mjete t\u00eb mekanizuara moderne, t\u00eb kombinuara k\u00ebto nga t\u00eb gjitha drejtimet, nga deti, nga ajri dhe nga toka, p\u00ebr t\u00eb thyer rezistenc\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb thyer frontin dhe p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb tok\u00ebn ton\u00eb. T\u00eb kemi kurdoher\u00eb parasysh se nj\u00eb sulm i armiqve tan\u00eb, cil\u00ebt do qofshin k\u00ebta, t\u00eb m\u00ebdhenj ose t\u00eb vegj\u00ebl, do t\u00eb jet\u00eb i rrufesh\u00ebm. Q\u00eb n\u00eb fillim armiku do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb kund\u00ebr nesh t\u00eb gjitha forcat e tij q\u00eb t\u00eb na thyej\u00eb edhe ushtarakisht, edhe moralisht.<\/p>\n<p>Prandaj, duke i pasur k\u00ebto kurdoher\u00eb parasysh, st\u00ebrvitjen ushtarake dhe organizimin e ushtris\u00eb son\u00eb t\u2019i nd\u00ebrtojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb edhe befasin\u00eb, edhe mjetet e shumta e moderne q\u00eb disponon armiku, edhe taktik\u00ebn e tij t\u00eb rrufeshme t\u2019i p\u00ebrballojm\u00eb me vendosm\u00ebri dhe t\u2019i shkat\u00ebrrojm\u00eb ato n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Artit ton\u00eb Ushtarak t\u00eb Luft\u00ebs Popullore. T\u00eb gjitha k\u00ebto taktika dhe metoda lufte, si dhe kombinimin e arm\u00ebve t\u00eb ndryshme nga ana e armikut ne duhet t\u2019i parashikojm\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb parashikojm\u00eb gjithashtu edhe kombinimin sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb luftime t\u00eb llojeve t\u00eb arm\u00ebve tona, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb arm\u00ebt e armikut t\u00eb na d\u00ebmtojn\u00eb sa m\u00eb pak dhe, n\u00eb fazat kur armiku do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb \u00e7aj\u00eb frontin ose t\u00eb z\u00ebr\u00eb vend n\u00eb tok\u00ebn ton\u00eb, ne t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, t\u00eb gjall\u00eb dhe t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u2019i asgj\u00ebsuar t\u00eb gjitha planet e tij, p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sukses n\u00eb veprimet e tij. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb t\u00ebra arm\u00ebt kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tyre t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por \u00e7do arm\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb nuk mund t\u00eb merret si nj\u00eb arm\u00eb me veprimtari t\u00eb kufizuar ose t\u00eb pakoordinuar me arm\u00ebt e tjera n\u00eb luftimet frontale ose n\u00eb prapavija, ku armiku mund t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se do t\u00eb dim\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorim arm\u00ebt tona n\u00eb unitet, me efikasitet, me kritere t\u00eb sh\u00ebndosha e me gjakftoht\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb ne do t\u2019i shkaktojm\u00eb humbje t\u00eb m\u00ebdha armikut, pavar\u00ebsisht nga numri i madh potencial, si ushtarak, ashtu edhe njer\u00ebzor, q\u00eb do t\u00eb disponoj\u00eb ai dhe do t\u00eb korrim k\u00ebshtu suksesin. Po, pa n\u00ebnvleft\u00ebsuar arm\u00ebt e tjera, arma e k\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb duhet t\u00eb konsiderohet kurdoher\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb luaj\u00eb dhe ka p\u00ebr t\u00eb luajtur nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb praktik\u00ebn e luft\u00ebs kund\u00ebr forcave sulmuese t\u00eb armikut.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebsoria do t\u00eb jet\u00eb ajo forc\u00eb e gjall\u00eb, q\u00eb, n\u00eb \u00e7do moment, do t\u00eb vihet p\u00ebrball\u00eb sulmeve t\u00eb k\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb armike, prandaj ajo, jo vet\u00ebm q\u00eb n\u00eb num\u00ebr njer\u00ebzish duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhe, n\u00eb krahasim me arm\u00ebt e tjera t\u00eb ushtris\u00eb son\u00eb, por, ashtu si t\u00eb gjitha arm\u00ebt e tjera, duhet t\u00eb jet\u00eb e st\u00ebrvitur posa\u00e7\u00ebrisht dhe me nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb, me nj\u00eb frym\u00ebzim t\u00eb madh sulmues, mbrojt\u00ebs e kund\u00ebrsulmues. Duke e njohur mir\u00eb taktik\u00ebn dhe strategjin\u00eb e Artit ton\u00eb Ushtarak t\u00eb Luft\u00ebs Popullore, k\u00ebmb\u00ebsoria jon\u00eb do t\u00eb dij\u00eb, n\u00eb \u00e7do moment, t\u2019u kund\u00ebrvihet veprimeve t\u00eb armikut dhe arm\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb njohura ose t\u00eb panjohura, dhe do t\u2019i b\u00ebj\u00eb k\u00ebto t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmarrjet e tij sulmuese.<\/p>\n<p>Prandaj merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb st\u00ebrvitja luftarake e k\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb. Ajo duhet t\u00eb jet\u00eb e kualifikuar, shkencore, dhe jo nj\u00eb st\u00ebrvitje rutin\u00eb, e thjesht\u00eb, e katandisur n\u00eb marshime pa objektiva, pa principe t\u00eb caktuara mir\u00eb, pa detyra t\u00eb p\u00ebrpunuara dhe pa ia v\u00ebn\u00eb k\u00ebto detyra n\u00eb praktik\u00eb p\u00ebr t\u2019i zgjidhur. Nuk u lejohet as kuadrove dhe as ushtar\u00ebve, qofshin k\u00ebta aktiv\u00eb, rezervist\u00eb apo vullnetar\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos v\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha forcat p\u00ebr studimin teorik t\u00eb Artit ton\u00eb Ushtarak t\u00eb Luft\u00ebs Popullore dhe p\u00ebr zbatimin n\u00eb praktik\u00ebn e gjall\u00eb t\u00eb k\u00ebtij arti n\u00eb terrene dhe n\u00eb momente atmosferike t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Armiku mund t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr rritjen e fuqis\u00eb s\u00eb zjarrit, pse k\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb s\u00eb tij mund t\u2019i vij\u00eb dhe do t\u2019i vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb nj\u00eb fuqi zjarri akoma m\u00eb e madhe nga ana e mjeteve ajrore dhe detare q\u00eb ai ka dhe do t\u00eb ket\u00eb. Por edhe ne e kemi rritur fuqin\u00eb e zjarrit n\u00eb k\u00ebmb\u00ebsorin\u00eb ton\u00eb dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl, por e madhe. Duhet kuptuar se rritja e fuqis\u00eb s\u00eb zjarrit, e p\u00ebrdorur mir\u00eb e n\u00eb koh\u00eb, do t\u2019i shkaktoj\u00eb armikut d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha. Ajo, gjithashtu, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb faktor pozitiv psikologjik p\u00ebr ushtrin\u00eb ton\u00eb, pse k\u00ebsaj i krijohet bindja e forc\u00ebs s\u00eb rezistenc\u00ebs son\u00eb p\u00ebrball\u00eb arm\u00ebve t\u00eb armikut.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha mjeteve t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb disponon armiku dhe q\u00eb ai do t\u2019i l\u00ebshoj\u00eb kund\u00ebr vendit ton\u00eb, taktikave dhe strategjis\u00eb s\u00eb tij ne do t\u2019u v\u00ebm\u00eb p\u00ebrball\u00eb strategjin\u00eb, taktik\u00ebn, forcat dhe arm\u00ebt tona. Prandaj, t\u00eb kuptohen thell\u00eb detyrat q\u00eb dalin n\u00eb koh\u00eb lufte, me synim q\u00eb armiku t\u00eb mos na gjej\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast n\u00eb befasi, por secili t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vendin e caktuar dhe i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb me zjarr sulmeve t\u00eb tij. Kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, prandaj lypset q\u00eb kuadrot dhe ushtar\u00ebt, n\u00ebp\u00ebrmjet st\u00ebrvitjeve intensive t\u00eb vazhdueshme, ta mbajn\u00eb fizikun e tyre kurdoher\u00eb t\u00eb shkath\u00ebt e n\u00eb l\u00ebvizje.<\/p>\n<p>Ata duhet t\u00eb zhdukin nga mendja ndjenj\u00ebn e mendjemadh\u00ebsis\u00eb dhe mendimin se jemi n\u00eb gjendje q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme edhe me nj\u00eb st\u00ebrvitje t\u00eb vog\u00ebl, edhe pa nj\u00eb organizim t\u00eb mir\u00eb, apo duke qen\u00eb liberal\u00eb n\u00eb k\u00ebrkimin e llogaris\u00eb ose indiferent\u00eb n\u00eb marrjen e n\u00eb dh\u00ebnien e m\u00ebsimit dhe n\u00eb zbatimin e tij n\u00eb praktik\u00eb, t\u2019i b\u00ebjm\u00eb ball\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb armikut. Domosdoshm\u00ebrin\u00eb e forcimit t\u00eb p\u00ebrgatitjes luftarake, t\u00eb zhvillimit n\u00eb nivel gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb st\u00ebrvitjeve duhet ta kemi kurdoher\u00eb parasysh n\u00eb ushtrin\u00eb ton\u00eb, sepse ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ky\u00e7et e fitores.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se luft\u00ebn e fiton ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb dhe forca jon\u00eb q\u00ebndron edhe n\u00eb shkatht\u00ebsin\u00eb e trupit, n\u00eb reflekset e shpejta, por, mbi t\u00eb gjitha, ajo q\u00ebndron n\u00eb njohjen dhe n\u00eb v\u00ebnien n\u00eb jet\u00eb t\u00eb vij\u00ebs ushtarake t\u00eb Partis\u00eb, t\u00eb Artit ton\u00eb Ushtarak t\u00eb Luft\u00ebs Popullore dhe n\u00eb zbatimin si duhet t\u00eb urdhrave q\u00eb jepen p\u00ebr luftim. Prandaj nuk duhen neglizhuar n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb st\u00ebrvitjet, sepse \u00e7do st\u00ebrvitje q\u00eb b\u00ebhet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb serioze q\u00eb 1yp nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr ta kryer mir\u00eb. Partia n\u00eb ushtri t\u2019i kushtoj\u00eb nj\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb zhvillimit t\u00eb st\u00ebrvitjeve luftarake n\u00eb kushte t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me ato t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkon q\u00eb oficer\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shkath\u00ebt, t\u00eb jen\u00eb kurdoher\u00eb pran\u00eb ushtar\u00ebve, t\u2019i m\u00ebsojn\u00eb k\u00ebta si t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe si t\u2019i zgjidhin problemet shpejt dhe me p\u00ebrpik\u00ebri. Neve na duhen st\u00ebrvitje t\u00eb gjithanshme, t\u00eb forta dhe me nivel t\u00eb lart\u00eb. Vet\u00ebm me st\u00ebrvitje t\u00eb tilla, t\u00eb p\u00ebrgatitura mir\u00eb dhe me efikasitet do t\u00eb aft\u00ebsohen njer\u00ebzit tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar me sukses sulmet e armikut. Prandaj ato kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. St\u00ebrvitjet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb dinamike dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb dinamiz\u00ebm duhet t\u00eb zbatohet urdhri, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb punoj\u00eb edhe mendja e gjithsecilit q\u00eb ky urdh\u00ebr t\u00eb zbatohet sa m\u00eb mir\u00eb n\u00eb interesin e fitores son\u00eb, me sa m\u00eb pak humbje nga ne dhe me sa m\u00eb shum\u00eb humbje p\u00ebr armikun.<\/p>\n<p>Neve na duhet t\u00eb st\u00ebrvitemi p\u00ebr \u00e7do eventualitet p\u00ebr nj\u00eb sulm nga deti, p\u00ebr nj\u00eb zbarkim ajror n\u00eb mes t\u00eb vijave tona t\u00eb mbrojtjes, p\u00ebr nj\u00eb zbarkim ajror n\u00eb prapavija, si edhe p\u00ebr \u00e7do lloj lufte q\u00eb mund t\u00eb organizoj\u00eb armiku kund\u00ebr nesh. Prandaj, t\u00eb gjitha k\u00ebto lloje t\u00eb st\u00ebrvitjes duhet t\u00eb zhvillohen me qart\u00ebsi, me p\u00ebrpik\u00ebri, me nj\u00eb imagjinat\u00eb sa m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrleshjet q\u00eb do t\u00eb zhvillohen midis nesh dhe armikut, n\u00eb qoft\u00eb se ky do t\u00eb na sulmoj\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn kur drejtonin ushtrin\u00eb tradhtar\u00ebt Beqir Balluku, Petrit Dumja dhe Hito \u00c7akoja, shum\u00eb nga k\u00ebto st\u00ebrvitje s\u2019kishin brendi, nuk sh\u00ebrbenin p\u00ebr q\u00ebllimet q\u00eb duheshin, ato kishin shum\u00eb formaliz\u00ebm, b\u00ebheshin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr parad\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrdorimi i armatimeve, q\u00eb kemi n\u00eb duar, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb drejtonin element\u00ebt tradhtar\u00eb n\u00eb ushtri, b\u00ebhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb defektoze. Ne kurdoher\u00eb na shqet\u00ebsonte mungesa e bashk\u00ebveprimit n\u00eb mes nj\u00ebsive, reparteve dhe midis arm\u00ebve t\u00eb ndryshme. Kjo e met\u00eb, q\u00eb ka ekzistuar n\u00eb ushtrin\u00eb ton\u00eb, tani \u00ebsht\u00eb ndrequr dhe duhet punuar q\u00eb absolutisht t\u00eb zhduket krejt, pse koordinimi i veprimeve n\u00eb luftime ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Nuk mund t\u00eb mendohet q\u00eb repartet dhe llojet e ndryshme t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb luftojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb izoluar. Prandaj veprimet e tyre duhet t\u00eb sinkronizohen dhe llojet e ndryshme t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb veprojn\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb qysh tani t\u00eb kuptohet nj\u00eb domosdoshm\u00ebri e till\u00eb dhe t\u00eb realizohet nj\u00eb sinkronizim i p\u00ebrsosur i st\u00ebrvitjeve t\u00eb reparteve dhe arm\u00ebve t\u00eb ndryshme. Komandat e nj\u00ebsive t\u00eb ndryshme, po k\u00ebshtu edhe komandat e arm\u00ebve t\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloji, duke vepruar me plan dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb studiuar e t\u00eb zgjuar, t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb ngusht\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb loj\u00ebrat, n\u00eb st\u00ebrvitjet, por edhe n\u00eb praktikat e vogla. Edhe n\u00eb teori k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ta ken\u00eb t\u00eb qart\u00eb ushtarak\u00ebt tan\u00eb, pse nj\u00eb mosbashk\u00ebpunim si duhet i t\u00eb gjitha arm\u00ebve ose mungesa e lidhjeve t\u00eb veprimeve t\u00eb sinkronizuara si duhet n\u00eb mes reparteve shkaktojn\u00eb \u00e7arje t\u00eb frontit ton\u00eb ose dob\u00ebsim t\u00eb sulmit kund\u00ebr armikut.<\/p>\n<p>Pra, st\u00ebrvitjet e shtabeve t\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb st\u00ebrvitjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb ushtris\u00eb son\u00eb, pse jan\u00eb ato q\u00eb do ta drejtojn\u00eb luft\u00ebn, do t\u00eb drejtojn\u00eb repartet, do t\u00eb drejtojn\u00eb arm\u00ebt. Por \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb k\u00ebto st\u00ebrvitje t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb terren dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim t\u00eb gjitha mjetet duhet t\u00eb vihen n\u00eb l\u00ebvizje dhe t\u00eb provohen n\u00eb shum\u00eb shkall\u00eb, duke filluar q\u00eb nga kreu e deri posht\u00eb. N\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e nd\u00ebrlidhjes ne kurdoher\u00eb kemi pasur nj\u00eb merak t\u00eb madh dhe k\u00ebt\u00eb e kemi p\u00ebrs\u00ebri edhe sot, pse nd\u00ebrlidhja luan nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb defektoze ose armiku i shkakton asaj n\u00eb luft\u00eb defekte t\u00eb shpeshta e t\u00eb pariparueshme, drejtimi i luft\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhet me t\u00eb meta t\u00eb r\u00ebnda, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb na shkaktoj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb rrezikshme. Prandaj qysh tani edhe nd\u00ebrlidhjes duhet t\u2019i japim r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb nga lart dhe deri n\u00eb repartet posht\u00eb, ashtu si\u00e7 i japim r\u00ebnd\u00ebsi \u00e7do arme tjet\u00ebr n\u00eb ushtri, si\u00e7 i japim r\u00ebnd\u00ebsi edhe \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb fortifikimit. Shkollave ushtarake duhet t\u2019u v\u00ebm\u00eb, gjithashtu, r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe. Atje t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb kurdoher\u00eb kuadro t\u00eb rinj t\u00eb devotsh\u00ebm, bij t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve dhe t\u00eb fshatar\u00ebve, bij t\u00eb patriot\u00ebve dhe t\u00eb komunist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt t\u2019i edukojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me nj\u00eb disiplin\u00eb t\u00eb fort\u00eb proletare ushtarake dhe t\u2019i pajisim me ndjenj\u00ebn e sakrific\u00ebs, t\u00eb heroizmit dhe t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Student\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb dalin oficer\u00eb, t\u2019i edukojm\u00eb t\u00eb mos njohin as frik\u00ebn, as panikun, t\u00eb mendojn\u00eb me kok\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb teoris\u00eb son\u00eb marksiste-leniniste dhe t\u00eb zbatojn\u00eb n\u00eb prizmin e k\u00ebsaj teorie Artin ton\u00eb Ushtarak t\u00eb Luft\u00ebs Popullore, t\u00eb jen\u00eb kurdoher\u00eb t\u00eb palodhur, n\u00eb aktivitet dhe n\u00eb l\u00ebvizje, t\u00eb punojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb trup t\u00eb shkath\u00ebt dhe mendje t\u00eb zhvilluar, t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb marrin arsim dhe kultur\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por t\u00eb marrin ve\u00e7an\u00ebrisht arsim t\u00eb lart\u00eb ushtarak. Oficeri yn\u00eb t\u00eb b\u00ebhet i atill\u00eb q\u00eb me shembullin e tij t\u00eb mobilizoj\u00eb po me at\u00eb kuraj\u00eb, po me at\u00eb frym\u00ebzim t\u00eb gjith\u00eb efektivin ushtarak q\u00eb ka n\u00ebn drejtimin e vet dhe e \u00e7on n\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n<p>Kur flasim p\u00ebr kuadrot oficer\u00eb, Partia duhet t\u00eb ket\u00eb parasysh si kuadrot aktiv\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb, por sidomos edhe ata rezervist\u00eb. Them sidomos edhe kuadrin rezerv\u00eb, pse n\u00eb rast lufte edhe ky do t\u00eb komandoj\u00eb n\u00ebnrepartet, prandaj qysh sot ka shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr st\u00ebrvitje, p\u00ebr drejtim, p\u00ebr organizim, p\u00ebr frym\u00ebzim. Kjo k\u00ebrkon q\u00eb t\u2019i vihemi me zell t\u00eb madh pun\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, t\u2019i vihet, me nj\u00eb fjal\u00eb, r\u00ebnd\u00ebsi e madhe p\u00ebrgatitjes dhe edukimit t\u00eb k\u00ebtyre kuadrove. Kuadrot tan\u00eb ushtarak\u00eb rezervist\u00eb duhet t\u2019i freskojn\u00eb vazhdimisht njohurit\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb qysh kur kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb ushtrin\u00eb aktive.<\/p>\n<p>Repartet q\u00eb ata jan\u00eb ngarkuar t\u00eb drejtojn\u00eb dhe t\u00eb edukojn\u00eb n\u00eb shkollat e lira, t\u2019i konsiderojn\u00eb si reparte aktive luftarake me t\u00eb nj\u00ebjtat cil\u00ebsi moralo-politike-ushtarake dhe tekniko-organizative q\u00eb kan\u00eb edhe repartet, ku ushtar\u00ebt kryejn\u00eb sh\u00ebrbimin ushtarak t\u00eb rregullt. K\u00ebta kuadro t\u00eb rezerv\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb komandojn\u00eb e do t\u00eb drejtojn\u00eb k\u00ebto nj\u00ebsi, t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb ushtrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb madhe, forcat vullnetare dhe ato t\u00eb mbrojtjes civile, duhet t\u00eb ken\u00eb parasysh se fatet e luft\u00ebs dhe t\u00eb fitores mbi armikun varen shum\u00eb edhe nga ata vet\u00eb dhe jo vet\u00ebm nga shtabet kryesore. Komandanti, komisari dhe shtabi i nj\u00ebsis\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb zbatimin e urdhrave t\u00eb epror\u00ebve.<\/p>\n<p>Prandaj p\u00ebrgatitjen e tyre, n\u00eb arm\u00ebt ku ata kan\u00eb sh\u00ebrbyer dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb, pavar\u00ebsisht pse jan\u00eb n\u00eb rezerv\u00eb, duhet ta ken\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrkryer e me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, pra, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb aft\u00ebsuar mir\u00eb si p\u00ebr dh\u00ebnien e m\u00ebsimit, p\u00ebr zbatimin e urdhrave, p\u00ebr zhvillimin e direktivave, ashtu edhe p\u00ebr thellimin e tyre. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto drejtime ata t\u00eb jen\u00eb rigoroz\u00eb, t\u00eb shkath\u00ebt e t\u00eb disiplinuar. Kur theksova se puna e Partis\u00eb me kuadrot dhe me gjith\u00eb punonj\u00ebsit, kudo ku ata e kryejn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme, duhet t\u00eb lidhet ngusht\u00eb edhe me p\u00ebrgatitjen e tyre ushtarake, kam parasysh q\u00eb ajo t\u00eb dihet me momentet aktuale.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb absolutisht e domosdoshme. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se ai pun\u00ebtor, kooperativist ose intelektual q\u00eb sot tregohet dhe duhet t\u00eb tregohet n\u00eb jet\u00eb i disiplinuar, q\u00eb zbaton nj\u00eb disiplin\u00eb proletare n\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb tij, ai do t\u00eb tregohet me siguri i disiplinuar edhe n\u00eb zbatimin e direktivave t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb e t\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb koh\u00eb lufte. Ai q\u00eb e merr k\u00ebt\u00eb edukat\u00eb q\u00eb tani, do t\u00eb ket\u00eb forc\u00eb e aft\u00ebsi n\u00eb veten e tij p\u00ebr t\u00eb zbatuar si duhet edhe detyr\u00ebn e madhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb atdheut. Atij punonj\u00ebsi q\u00eb zbaton me p\u00ebrpik\u00ebri normat teknike p\u00ebr realizimin e planit n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb sasi dhe me kursime t\u00eb m\u00ebdha, nuk ka p\u00ebrse t\u00eb mos i b\u00ebhet edukat\u00eb e shprehi edhe zbatimi me p\u00ebrpik\u00ebri i detyrave ushtarake. T\u00eb nj\u00ebjtat norma duhen zbatuar me p\u00ebrpik\u00ebri, n\u00eb koh\u00ebn e n\u00eb vendin e caktuar, si n\u00eb pun\u00ebt e zakonshme, ashtu edhe n\u00eb ushtri. \/ Memorie.al<\/p>\n<p>(Ky Plenum q\u00eb u mblodh n\u00eb dat\u00ebn 26 e 27 qershor 1978, diskutoi rreth raportit; \u201cMbi pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr zbatimin e vendimeve t\u00eb plenumeve t\u00eb V-t\u00eb dhe t\u00eb VI-t\u00eb t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb t\u00eb vitit 1974, dhe t\u00eb detyrave q\u00eb shtroi Kongresi i 7-t\u00eb i Partis\u00eb p\u00ebr forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm mbrojtjes s\u00eb vendit\u201d dhe mori vendimet p\u00ebrkat\u00ebse).<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ashtu si\u00e7 kishte ndodhur n\u00eb fundin e vitit 1948, kur Enver Hoxha prishi marr\u00ebdh\u00ebniet zyrtare me Jugosllavin\u00eb e Marshallit Josif Broz Tito, si dhe n\u00eb vitin 1961, me Bashkimin Sovjetik t\u00eb udh\u00ebhequr nga Nikita Hrushovi, kur \u201celementi reaksionar\u201d n\u00eb Tiran\u00eb dhe rrethe t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit \u201cishte zgjuar dhe filloi t\u00eb l\u00ebvizte\u201d, edhe n\u00eb ver\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94675","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94675","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94675"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94675\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94675"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94675"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94675"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}