{"id":94660,"date":"2026-07-18T18:56:22","date_gmt":"2026-07-18T18:56:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/18\/protesta-ne-diten-e-49-te-dhe-integrimi-me-tre-kapituj-te-mbyllur\/"},"modified":"2026-07-18T18:56:22","modified_gmt":"2026-07-18T18:56:22","slug":"protesta-ne-diten-e-49-te-dhe-integrimi-me-tre-kapituj-te-mbyllur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/18\/protesta-ne-diten-e-49-te-dhe-integrimi-me-tre-kapituj-te-mbyllur\/","title":{"rendered":"Protesta n\u00eb dit\u00ebn e 49-t\u00eb dhe integrimi me tre kapituj t\u00eb mbyllur"},"content":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e saj t\u00eb 49-t\u00eb, protesta paq\u00ebsore ose parlamenti qytetar vijon t\u00eb mbetet nj\u00eb nga zhvillimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb sfond, k\u00ebrkesat p\u00ebr llogaridh\u00ebnie dhe transparenc\u00eb jan\u00eb arritjet e saj. N\u00eb thelb, k\u00ebrkesa kryesore e protest\u00ebs p\u00ebr dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb q\u00eb, megjith\u00eb mang\u00ebsit\u00eb, fajet dhe gabimet e veta, po na afron me Bashkimin Evropian, duket se nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar nga Brukseli.<\/p>\n<p>Kontrasti protest\u00eb e zgjatur-integrim me p\u00ebrparim konkret<\/p>\n<p>Po pse? Sepse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me protest\u00ebn dhe mundimin sifizian t\u00eb saj n\u00eb vap\u00eb, q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb qeverin\u00eb dhe drejtuesin e saj, Brukseli i beson Shqip\u00ebris\u00eb dhe qeveris\u00eb q\u00eb drejton vendin, duke i mbyllur zyrtarisht m\u00eb 14 korrik 2026, gjat\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb 9-t\u00eb Nd\u00ebrqeveritare Shqip\u00ebri\u2013Bashkimi Evropian, tre kapituj e par\u00eb negociues me BE-n\u00eb: Kapitullin 25 (Shkenca dhe K\u00ebrkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe Kapitulli 30 (Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb).<\/p>\n<p>K\u00ebto dy zhvillime t\u00eb kund\u00ebrta sjellin disa pyetje t\u00eb natyrshme: n\u00ebse v\u00ebrtet qeveria e tanishme \u00ebsht\u00eb e padenj\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shqiptar\u00ebt, sipas protestuesve, pse Bashkimi Evropian i beson k\u00ebsaj qeverie? N\u00ebse BE-s\u00eb do i kishin lindur pik\u00ebpyetje nga protesta 49-ditore, a nuk i kishte hap\u00ebsirat Brukseli t\u2019i vononte mbylljen e tre kapitujve t\u00eb par\u00eb bisedues Shqip\u00ebris\u00eb? A nuk ia ka vonuar BE integrimin vendit ton\u00eb n\u00eb dekadat e fundit me dhjet\u00ebra her\u00eb, se nuk besont\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e qeverisjes tek ne?<\/p>\n<p>Ne kemi nj\u00eb proces institucional q\u00eb po sh\u00ebnon p\u00ebrparim konkret n\u00eb rrug\u00ebn drejt Bashkimit Evropian dhe i b\u00ebn mir\u00eb ekonomis\u00eb son\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, kemi nj\u00eb protest\u00eb e zgjatur q\u00eb sinjalizon fort se nj\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare k\u00ebrkon ndryshime dhe shpreh pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb qeverisjes. Q\u00eb me stuhin\u00eb e lajmeve per\u00ebndimore t\u00eb kat\u00ebr jav\u00ebve t\u00eb para p\u00ebr protest\u00ebn, na ka tkurrur pak numrin e pasagjer\u00ebve t\u00eb trajtuar n\u00eb qershor 2026 nga Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Rinasit, n\u00eb krahasim me qershorin 2025. Ky tregues \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ne, pasi nga ai varen t\u00eb ardhurat e dhjetra mij\u00ebra familjeve q\u00eb japin dhomat apo apartamentet me AirBnB.<\/p>\n<p>Protesta si pjes\u00eb e jet\u00ebs demokratike<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do vend kandidat p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Evropian, e drejta p\u00ebr tubim dhe protest\u00eb paq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb themelore. Vet\u00eb Bashkimi Evropian i kushton r\u00ebnd\u00ebsi liris\u00eb s\u00eb shprehjes, pluralizmit dhe dialogut demokratik.<\/p>\n<p>P\u00ebrparimi konkret me integrimin dhe protesta e zgjatur paq\u00ebsore nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, fakti q\u00eb dhjetra mij\u00ebra demonstrues jan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr 48 dit\u00eb rrjesht t\u00eb bllokojn\u00eb p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra gjysm\u00ebn e qendr\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kryeqyteti me 860 mij\u00eb banor\u00eb, pa asnj\u00eb incident me forcat e rendit, flet n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr integrimin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, nga ana tjet\u00ebr, progresi konkret n\u00eb integrim d\u00ebshmon se Bashkimi Evropian beson se k\u00ebrkesa p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e qeveris\u00eb q\u00eb sot kemi mbi kok\u00eb nuk q\u00ebndron N\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale, p\u00ebrparimi n\u00eb integrimin evropian dhe e drejta p\u00ebr protest\u00eb paq\u00ebsore t\u00eb zgjatur nuk ka pse t\u00eb mos bashk\u00ebjetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Mbyllja e Kapitujve 25, 26 dhe 30 t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asocimit d\u00ebrgon disa mesazhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. S\u00eb pari, Bashkimi Evropian njeh progresin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fusha specifike dhe i beson qeverisjes q\u00eb ka sjell\u00eb k\u00ebto p\u00ebrparime. S\u00eb dyti, procesi i negociatave me BE-n\u00eb vazhdon dhe mbetet i kusht\u00ebzuar nga zbatimi i reformave, t\u00eb cilat vijojn\u00eb dhe nuk jan\u00eb krushq t\u00eb ngrir\u00eb, pse mij\u00ebra t\u00eb rinj protestojn\u00eb n\u00eb bulevardin kryesor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse protesta do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb zhvillohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe brenda kuadrit ligjor, ajo nuk bie asnj\u00ebher\u00eb ndesh me aspirat\u00ebn evropiane t\u00eb vendit. P\u00ebrkundrazi, respektimi i t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr protest\u00eb paq\u00ebsore, e garantuar deri tani p\u00ebr 48 dit\u00eb rrjesht nga kjo qeverisje q\u00eb sot kemi, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e standardeve demokratike q\u00eb promovon vet\u00eb Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka pse t\u00eb zgjedh\u00eb midis integrimit evropian dhe debatit demokratik. P\u00ebrkundrazi, nj\u00eb vend serioz q\u00eb synon an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb avancoj\u00eb n\u00eb negociata, duke garantuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht lirit\u00eb themelore dhe dialogun politik. Dhe duket qart\u00eb se vendi yn\u00eb k\u00ebt\u00eb sot po e b\u00ebn, me qeverisjen q\u00eb ka.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli N\u00eb dit\u00ebn e saj t\u00eb 49-t\u00eb, protesta paq\u00ebsore ose parlamenti qytetar vijon t\u00eb mbetet nj\u00eb nga zhvillimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb sfond, k\u00ebrkesat p\u00ebr llogaridh\u00ebnie dhe transparenc\u00eb jan\u00eb arritjet e saj. N\u00eb thelb, k\u00ebrkesa kryesore e protest\u00ebs p\u00ebr dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb q\u00eb, megjith\u00eb mang\u00ebsit\u00eb, fajet dhe gabimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94660","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94660","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94660"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94660\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94660"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94660"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94660"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}