{"id":94658,"date":"2026-07-18T18:56:19","date_gmt":"2026-07-18T18:56:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/18\/vjedhja-e-mbi-700-eurove-te-pensioneve-ne-posten-e-durresit-zbardhet-deshmia-e-ish-drejtoreshes-si-u-perplasa-me-valbona-dunin\/"},"modified":"2026-07-18T18:56:19","modified_gmt":"2026-07-18T18:56:19","slug":"vjedhja-e-mbi-700-eurove-te-pensioneve-ne-posten-e-durresit-zbardhet-deshmia-e-ish-drejtoreshes-si-u-perplasa-me-valbona-dunin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/18\/vjedhja-e-mbi-700-eurove-te-pensioneve-ne-posten-e-durresit-zbardhet-deshmia-e-ish-drejtoreshes-si-u-perplasa-me-valbona-dunin\/","title":{"rendered":"Vjedhja e mbi 700 eurove t\u00eb pensioneve n\u00eb Post\u00ebn e Durr\u00ebsit, zbardhet d\u00ebshmia e ish-drejtoresh\u00ebs: Si u p\u00ebrplasa me Valbona Dunin"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zbardhur d\u00ebshmia e ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb filialit t\u00eb Post\u00ebs Shqiptare n\u00eb Durr\u00ebs, Elisabeta Mataj, e cila u arrestua n\u00eb lidhje me zhdukjen e 69 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb rinj ose mbi 700 mij\u00eb eurove, q\u00eb duhet t\u00eb shkonin p\u00ebr pensionet.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se Mataj pretendoi se pasi mori detyr\u00ebn si drejtoresh\u00eb e Filialit t\u00eb Post\u00ebs Durr\u00ebs, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025, ka ndjekur m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb filialit dhe ka nxjerr\u00eb disa urdhra t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr forcimin e kontrollit mbi ark\u00ebn, faturat dhe l\u00ebvizjen e vlerave monetare.<\/p>\n<p>Sipas saj, k\u00ebto masa u kund\u00ebrshtuan nga shefja e financ\u00ebs Valbona Duni, e cila ka debatuar lidhur me kontrollin e faturave dhe pranin\u00eb e specialistit t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Mataj tha gjithashtu se shefja e Financ\u00ebs, Valbona Duni, kryente transportin e parave nga banka, pa shoq\u00ebrues dhe pa automjet t\u00eb blinduar.<\/p>\n<p>Ajo deklaron se, pas shqet\u00ebsimeve p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb financ\u00ebs, ka k\u00ebrkuar kontroll nga strukturat qendrore t\u00eb Post\u00ebs Shqiptare. Pas kontrollit dhe relacionit t\u00eb grupit t\u00eb pun\u00ebs, ajo ka propozuar masa disiplinore dhe l\u00ebvizje p\u00ebr disa punonj\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Paola Dan\u00ebn dhe Luljeta Zel\u00ebn, nd\u00ebrsa p\u00ebr Valbona Dunin nuk ka propozuar l\u00ebvizje pasi ishte me leje dhe nuk donte t\u00eb linte filialin pa drejtues t\u00eb financ\u00ebs. M\u00eb tej, ajo deklaron se ka d\u00ebrguar p\u00ebrs\u00ebri propozime p\u00ebr l\u00ebvizjen e punonj\u00ebsve dhe se m\u00eb pas Valbona Duni ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore. Pas k\u00ebsaj, duke pasur dyshime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e dor\u00ebzimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb financ\u00ebs, ka k\u00ebrkuar informacion nga strukturat drejtuese t\u00eb Post\u00ebs Shqiptare lidhur me procedur\u00ebn e marrjes n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb financ\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas ardhjes s\u00eb grupit t\u00eb kontrollit nga qendra, ajo \u00ebsht\u00eb informuar se gjat\u00eb kontrollit ishin konstatuar mungesa t\u00eb vlerave monetare n\u00eb shum\u00ebn rreth 69 milion\u00eb lek\u00eb. Ajo deklaron se nuk kishte dijeni p\u00ebr k\u00ebto mungesa, pasi p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr administrimin e vlerave monetare i takonte financ\u00ebs dhe se nuk kishte pasur m\u00eb par\u00eb ankesa p\u00ebr munges\u00eb fondesh. Sipas saj, n\u00eb procesverbalin e kontrollit ishte sh\u00ebnuar se Valbona Duni dhe Paola Dana kishin deklaruar se vlerat monetare ishin t\u00ebrhequr rregullisht nga drejtoresha Elisabeta Mataj, fakt t\u00eb cilin ajo e ka mohuar. Pas kontrollit, ajo ka marr\u00eb deklarata nga Paola Dana dhe shefi i siguris\u00eb Minur Kodra, ku sipas saj \u00ebsht\u00eb sqaruar se nuk kishte marr\u00eb vlera monetare nga arka.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Elisabeta Mataj deklaron se ka njoftuar strukturat e Post\u00ebs Shqiptare se, n\u00ebse do t\u00eb konstatoheshin shkelje financiare, ajo do t\u2019u drejtohej organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga k\u00ebto struktura.<\/p>\n<p>\u2026Prej muajit N\u00ebntor 2025 deri n\u00eb dat\u00eb 14.07.2026 un\u00eb kam qen\u00eb drejtoresh\u00eb e filialit t\u00eb Post\u00ebs Durr\u00ebs. Pasi kam marr\u00eb detyr\u00ebn si drejtoresh\u00eb e k\u00ebtij filiali, rreth fundit t\u00eb muajit Tetor 2025, kam ndjekur dinamik\u00ebn e pun\u00ebs dhe ka qen\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb punoja pran\u00eb k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 26.02.2026 kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb brendsh\u00ebm dhe kam urdh\u00ebruar q\u00eb faturat, pasi t\u00eb printohen dhe dalin nga ana e ark\u00ebtares, do t\u00eb riciklohen nga Specialisti i Cil\u00ebsis\u00eb dhe Standardeve, si dhe \u00e7do hyrje e dalje e vlerave monetare do t\u00eb monitorohet nga specialisti i siguris\u00eb. Hyrjet n\u00eb ark\u00ebn e filialit dhe dhom\u00ebn e siguris\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm nga personat e autorizuar.<\/p>\n<p>Shefja e financ\u00ebs, Valbona Duni, pasi ka par\u00eb k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr, ka debatuar me shefin e siguris\u00eb, Minur Kodra, dhe i ka th\u00ebn\u00eb se nuk ke t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kontrollosh faturat dhe t\u00eb jesh prezent. M\u00eb par\u00eb shtetasja Valbona Duni ka debatuar me mua dhe m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: \u201cShefe finance jam un\u00eb dhe nuk e ke iden\u00eb se si punohet.<\/p>\n<p>Pas debateve, n\u00eb muajin Shkurt, n\u00eb dat\u00eb 02.03.2026 kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb brendsh\u00ebm, ku n\u00eb ambientet e ark\u00ebs nuk duhet t\u00eb hyjn\u00eb persona t\u00eb paautorizuar nga titullari i institucionit.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 03.03.2026 jam paraqitur n\u00eb Zyr\u00ebn Qendrore Tiran\u00eb dhe kam kontaktuar me Administratorin, duke ngritur shqet\u00ebsimin pasi di\u00e7ka nuk shkonte te financa e Post\u00ebs Durr\u00ebs dhe i kam k\u00ebrkuar grup kontrolli.<\/p>\n<p>Pasi ka ardhur kontrolli, menj\u00ebher\u00eb po at\u00eb dit\u00eb, n\u00eb dat\u00eb 05.03.2026, un\u00eb i kam d\u00ebrguar me e-mail, nga posta ime, shtetases Jerina Shkreli, pjes\u00eb e grupit t\u00eb kontrollit t\u00eb ark\u00ebs, ku i kam th\u00ebn\u00eb se: \u2018Nga verifikimet q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, na rezulton se shtetaset Paola Dana dhe Valbona Duni nuk respektojn\u00eb rregulloret e institucionit. Shtetasja Valbona Duni b\u00ebn t\u00ebrheqjen e lek\u00ebve pran\u00eb BKT Bank pa mjet t\u00eb blinduar dhe pa shoq\u00ebrues, duke mos respektuar rregulloren e transfertave monetare, duke i marr\u00eb lek\u00ebt me makin\u00eb personale.\u2019<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 10.03.2026, me nr. prot. 170\/6 Prot., ka ardhur relacioni nga Drejtoria e Tiran\u00ebs me rekomandimet p\u00ebrkat\u00ebse dhe ato jan\u00eb p\u00ebrshkruar me holl\u00ebsi aty. K\u00ebt\u00eb relacion e kam cikluar pasi ma ka sjell\u00eb shefja e Burimeve Njer\u00ebzore Durr\u00ebs, e cila e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb njoh\u00eb Valbon\u00ebn dhe Paol\u00ebn, si dhe personelin e p\u00ebrmendur n\u00eb t\u00eb, dhe t\u00eb marrin detyrimet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Kompetenca p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb administrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e Administratorit t\u00eb Post\u00ebs Shqiptare dhe l\u00ebvizjet, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullores dhe ligjit, duhet t\u2019i b\u00ebnte Administratori.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij relacioni q\u00eb m\u00eb paraqit\u00ebn mua, un\u00eb i jam p\u00ebrgjigjur relacionit me shkresat nr. 114\/1 dhe 114\/2 prot., dat\u00eb 12.03.2026 dhe 13.03.2026, dhe i kam propozuar p\u00ebr mas\u00eb disiplinore p\u00ebr shkeljet e punonj\u00ebsve t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb relacion shtetasen Paola Dana dhe shtetasen Luljeta Zela, si dhe propozim p\u00ebr l\u00ebvizje dhe ndryshim vendi pune, kurse p\u00ebr shtetasen Valbona Duni nuk i kam propozuar l\u00ebvizje, pasi ishte me leje jasht\u00eb shtetit dhe nuk e lija filialin pa financ\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas m\u00eb ka ardhur nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkres\u00eb nr. 589\/1 prot., dat\u00eb 03.04.2026, ku thuhet se nuk i jam p\u00ebrmbajtur relacionit t\u00eb grupit t\u00eb pun\u00ebs mbi kontrollin e kryer n\u00eb filialin e Durr\u00ebs-Shijak mbi propozimet e nisura nga Tirana p\u00ebr l\u00ebvizjen e punonj\u00ebsve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 23.06.2026 i kam nisur propozimet p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr l\u00ebvizjen e Paola Dan\u00ebs, pasi Luljeta kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen pasi iku auditi, nd\u00ebrsa p\u00ebr Valbona Dunin jemi n\u00eb pritje t\u00eb rekrutimit t\u00eb elementeve t\u00eb rinj, pasi ishte problem l\u00ebnia e vendit bosh, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk m\u00eb kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje akoma edhe sot.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 03.07.2026 shefja e financ\u00ebs, Valbona Duni, ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen me motivacion: \u201cP\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore jap dor\u00ebheqje\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kam dijeni dhe nuk jam njoftuar nga Burimet Njer\u00ebzore. Shpresa, mbiemrin nuk ia kujtoj, pasi un\u00eb at\u00eb dit\u00eb kam qen\u00eb me dhimbje koke dhe kam shkuar me vones\u00eb n\u00eb pun\u00eb, dhe Valbona e kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Kjo dat\u00eb p\u00ebrkon me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur relacioni i auditit n\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shefja e financ\u00ebs, Valbona, ka k\u00ebrkuar verbalisht q\u00eb, si llogaritare e par\u00eb, t\u00eb propozoja nj\u00eb punonj\u00ebse t\u00eb sportelit, Alba Bi\u00e7ak. Kjo gj\u00eb ka ndodhur para se t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Un\u00eb ia kam nisur propozimin Tiran\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtetase dhe, pasi u sigurua q\u00eb u nis propozimi i saj, shefja e financ\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen. Si dat\u00eb nuk e kam fiksuar, por n\u00eb fillim t\u00eb muajit Korrik m\u00eb ka sjell\u00eb faturat e muajit Maj, Edlira Perfundi 2026, t\u00eb mandateve t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb lek\u00ebve nga arka, t\u00eb cilat filloi q\u00eb t\u2019i firmos\u00eb dhe i nd\u00ebrpreva n\u00eb momentin q\u00eb kam marr\u00eb vesh q\u00eb shefja e financ\u00ebs kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Pasi kam thirrur Valbon\u00ebn, e kam pyetur p\u00ebrse po ik\u00ebsh. Ajo m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se kishte probleme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe m\u00eb propozoi nj\u00eb punonj\u00ebse tjet\u00ebr me emrin Rezi ta vendosim n\u00eb vendin e saj, duke e asistuar kjo si fillim. K\u00ebt\u00eb bised\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb te zyra e shefes s\u00eb Burimeve Njer\u00ebzore me emrin Shpresa.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment m\u00eb kan\u00eb lindur dyshime pse do iknin t\u00eb gjitha k\u00ebto pas auditit dhe kam telefonuar shtetasen e cila \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilltare e Administratorit t\u00eb Post\u00ebs Shqiptare dhe shefe e komanduar e Drejtoris\u00eb Ekonomike dhe i kam th\u00ebn\u00eb se si funksionon dor\u00ebzimi dhe marrja n\u00eb dor\u00ebzim e pun\u00ebs s\u00eb financ\u00ebs kur ka dh\u00ebn\u00eb llogaritarja e par\u00eb dor\u00ebheqjen dhe nd\u00ebrkoh\u00eb jep dhe shefja e financ\u00ebs, dhe i thash\u00eb kush do ta marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim pun\u00ebn e financ\u00ebs.<\/p>\n<p>Shtetasja Edlira Perfundi m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb pun\u00ebn e financ\u00ebs e merr drejtuesi i institucionit, q\u00eb isha un\u00eb. Un\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb se nuk jam ekonomiste dhe doja nj\u00eb ekspert p\u00ebr marrjen e financ\u00ebs n\u00eb dor\u00ebzim nga Tirana.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij kontakti, n\u00eb dat\u00eb 09.07.2026 ka ardhur kontrolli i pun\u00ebs nga qendra dhe m\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb telefon Edlira dhe m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se ishte te institucioni i post\u00ebs p\u00ebr kontroll. Un\u00eb isha n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Bashkiak, ku jam dhe an\u00ebtare, por ju vazhdoni deri sa t\u00eb vij un\u00eb, i kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb telefon.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam shkuar rreth drek\u00ebs n\u00eb pun\u00eb, u takova me grupin e pun\u00ebs s\u00eb kontrollit dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrollit m\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb zyr\u00eb dhe m\u00eb than\u00eb: \u201cKemi konstatuar shkelje, q\u00eb mungojn\u00eb nj\u00eb sasi lek\u00ebsh n\u00eb vler\u00ebn 69 milion\u00eb\u201d, sipas procesverbalit t\u00eb mbajtur nga ana e tyre.<\/p>\n<p>Un\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb se nuk kam dijeni p\u00ebr lek\u00ebt, pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e financ\u00ebs dhe nuk kam pasur asnj\u00ebher\u00eb ankesa nga zyrat apo deg\u00ebt p\u00ebr munges\u00eb fondesh.<\/p>\n<p>N\u00eb procesverbalin e mbajtur prej tyre, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se p\u00ebr diferenc\u00ebn e munguar t\u00eb 69 milion\u00eb lek\u00ebve jan\u00eb pyetur shtetaset Valbona Duni dhe Paola Dana se nga kush jan\u00eb t\u00ebrhequr k\u00ebto vlera t\u00eb munguara dhe pretendimi i tyre \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb t\u00ebrhequr rregullisht sipas datave nga drejtoresha e filialit Durr\u00ebs, zonja Elisabeta Mataj, dhe ky fakt nuk \u00ebsht\u00eb pranuar prej saj.<\/p>\n<p>Pasi jan\u00eb larguar punonj\u00ebsit e kontrollit, un\u00eb kam thirrur n\u00eb zyr\u00eb punonj\u00ebsen Paola Dana dhe i kam th\u00ebn\u00eb se: \u201cE ke lexuar procesverbalin?\u201d dhe ajo m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se nuk e kishte lexuar, por e ka firmosur se ka menduar p\u00ebr gjendjen e ark\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb tha se po b\u00ebnte nj\u00eb deklarat\u00eb me shkrim se me drejtoresh\u00ebn kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie korrekte dhe nuk i kishte k\u00ebrkuar marrjen e lek\u00ebve nga arka p\u00ebr zyrat e tjera, pasi \u00e7do gj\u00eb ishte menaxhuar dhe kontrolluar nga shefja e financ\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e mbaj mend pse shefi i siguris\u00eb me emrin Mynyr m\u00eb ka ardhur n\u00eb zyr\u00eb, ku kemi diskutuar p\u00ebr problemet e pun\u00ebs dhe m\u00eb tha: \u2018Po plot\u00ebsoj dhe un\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk t\u00eb kam par\u00eb ty me vlera monetare.\u2019<\/p>\n<p>M\u00eb pas, un\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb dat\u00eb 10.07.2026, i kam d\u00ebrguar nj\u00eb email deg\u00ebs Tiran\u00eb, Edlira Perfundi dhe Eljen Xhaf\u00ebs, ku i kam th\u00ebn\u00eb se nga kontrolli i b\u00ebr\u00eb n\u00eb dat\u00eb 04.07.2026, n\u00ebse rezultojn\u00eb shkelje financiare, t\u00eb m\u00eb njoftojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb un\u00eb, si drejtuese e filialit Durr\u00ebs, t\u2019i drejtohem organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe ata nuk m\u00eb kan\u00eb kthyer asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/debatet\/\">Vjedhja e mbi 700 eurove t\u00eb pensioneve n\u00eb Post\u00ebn e Durr\u00ebsit, zbardhet d\u00ebshmia e ish-drejtoresh\u00ebs: Si u p\u00ebrplasa me Valbona Dunin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zbardhur d\u00ebshmia e ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb filialit t\u00eb Post\u00ebs Shqiptare n\u00eb Durr\u00ebs, Elisabeta Mataj, e cila u arrestua n\u00eb lidhje me zhdukjen e 69 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb rinj ose mbi 700 mij\u00eb eurove, q\u00eb duhet t\u00eb shkonin p\u00ebr pensionet. M\u00ebsohet se Mataj pretendoi se pasi mori detyr\u00ebn si drejtoresh\u00eb e Filialit t\u00eb Post\u00ebs Durr\u00ebs, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94658","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94658"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94658\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}