{"id":94637,"date":"2026-07-18T14:48:30","date_gmt":"2026-07-18T14:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/18\/plaga-flamingot-dhe-aristoteli\/"},"modified":"2026-07-18T14:48:30","modified_gmt":"2026-07-18T14:48:30","slug":"plaga-flamingot-dhe-aristoteli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/18\/plaga-flamingot-dhe-aristoteli\/","title":{"rendered":"Plaga, Flamingot dhe Aristoteli"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ben Andoni\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Informaliteti dhe sfida e ligjit \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e mban prej shum\u00eb vitesh peng vendin ton\u00eb, por sidomos pas viteve \u201990. Krejt ndryshe nga vendet e tjera simotra t\u00eb sistemit komunist, ne devijuam n\u00eb nj\u00eb udh\u00eb nga e cila sot po kundrojm\u00eb me hidh\u00ebrim t\u00eb gjitha dob\u00ebsit\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb se kaq m\u00ebnyr\u00ebn sesi dim\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb shtetin ton\u00eb. Mes tyre, plaga e informalitetit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dhimbshme dhe m\u00eb malinj\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb post socializmit. Ajo nuk z\u00eb asnj\u00ebher\u00eb kore dhe ne duhet thjesht ta l\u00ebpijm\u00eb, si ato kafsh\u00ebt e plagosura p\u00ebr ta qet\u00ebsuar, sepse nuk b\u00ebjm\u00eb dot m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta mbyllur. Ndaj n\u00eb morin\u00eb e lajmeve q\u00eb lidhen me pron\u00ebsin\u00eb dhe keqp\u00ebrdorimin e saj, lajmet q\u00eb kalojn\u00eb pa asnj\u00eb v\u00ebmendje jan\u00eb ato q\u00eb lidhen me kadastr\u00ebn dhe pronat sepse \u00e7dokush e di q\u00eb aty \u00ebsht\u00eb nj\u00eb xhung\u00ebl, ku mund t\u00eb humbas\u00ebsh edhe me GPS-in m\u00eb t\u00eb sofistikuar. Sot, ajo q\u00eb lidhet me pronat, konsiderohet jo thjesht e vet\u00ebm si nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ligjore, nga ku rrjedhin shum\u00eb syresh, por edhe m\u00eb i turbullti p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb inkurajimit t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve pa asnj\u00eb plan; si u b\u00eb zaptimi i tokave dhe marrja e nd\u00ebrtesave p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb dhe pas tij. N\u00eb fakt, as qeverit\u00eb para dhe pas Monarkis\u00eb s\u00eb Zogut, nuk e p\u00ebrball\u00ebn dot lukunin\u00eb e mashtrimeve t\u00eb burokrat\u00ebve t\u00eb asaj kohe dhe shp\u00ebrdorimin e ligjeve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb dhe titujt e trash\u00ebguar me ose pa t\u00eb drejt\u00eb qysh nga Perandoria Osmane. Komunist\u00ebt pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore e \u00e7uan edhe m\u00eb tej katrahur\u00ebn me konfiskimet e t\u00eb gjith\u00eb tokave, sht\u00ebpive dhe madje edhe biznesit privat, shtet\u00ebzuar nga shteti (pak vite m\u00eb von\u00eb). M\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ngutje, n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb viteve \u201990, Ligji i asaj kohe parashtroi se: \u201cpronar\u00ebt duhet t\u00eb marrin pron\u00ebn e tyre\u201d, por nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb identifikoheshin pronat, \u201ct\u00eb shpejt\u00ebt\u201d (Lexo: marifet\u00e7injt\u00eb) dhe \u201ct\u00eb fort\u00ebt\u201d (Lexo: zhvat\u00ebsit) filluan bat\u00ebrdin\u00eb. Konfigurimi i atyre koh\u00ebve do ishte i \u00e7uditsh\u00ebm: pak pronar\u00eb origjinal\u00eb (shum\u00eb vdiq\u00ebn duke e k\u00ebrkuar); t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb p\u00ebrfituan nga shteti dhe ata q\u00eb e mor\u00ebn n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, duke i k\u00ebrkuar llogari n\u00eb dyert e gjykatave nj\u00ebri-tjetrit. Nguti i t\u00eb ardhurve kuturu m\u00ebsyu tok\u00ebn \u201ce lir\u00eb\u201d, ku u nd\u00ebrtuan ngado sht\u00ebpi pa leje (nj\u00eb pamje areale t\u00eb ndihmon ta kuptosh kur fluturon p\u00ebr t\u00eb ardhur ose ikur nga Shqip\u00ebria) dhe lap\u00ebrdhia e Komisioneve t\u00eb Kthimit t\u00eb Pronave me manovrat e k\u00ebqija, shtuar me cinizmin e zyrtar\u00ebve vendor\u00eb q\u00eb dhan\u00eb dokumente pron\u00ebsie shpejt p\u00ebr t\u00eb kapur mb\u00ebshtetje, e majisi deri n\u00eb absurditet shqet\u00ebsimin. Tashm\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pron\u00eb m\u00ebtonin pronar\u00ebt e letrave t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb ishin qysh para Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb dhe atyre \u201cligjor\u00eb\u201d, pajisur tashm\u00eb me dokumentet shtet\u00ebrore t\u00eb autoriteteve \u201cdemokratike\u201d. E jo vet\u00ebm se p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, Shqip\u00ebria nuk arriti dot ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb plot\u00eb dixhital t\u00eb pronave, por edhe p\u00ebr faktin se n\u00eb shum\u00eb vende nuk b\u00ebje dot matje apo nuk afroheshe prej zaptuesve t\u00eb fort\u00eb, pati raste q\u00eb trualli ose nd\u00ebrtesat iu shit disa personave t\u00eb ndrysh\u00ebm. Mij\u00ebra t\u00eb vdekurit q\u00eb e kaluan prej koh\u00ebsh list\u00ebn fatkeqe t\u00eb t\u00eb vdekurve nga komunizmi jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb pagoj\u00eb kurse pasojat e k\u00ebsaj bat\u00ebrdie mbushin tashm\u00eb raportet e BE-s\u00eb dhe premtimet e reformimit nga Rama &amp; Co.<\/p>\n<p>Plag\u00ebn e majisin \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore p\u00ebr zgjidhjen e pronave q\u00eb zgjasin r\u00ebndom deri n\u00eb 10-15 vjet, ku shum\u00eb q\u00eb prisnin verdiktet kan\u00eb vdekur, pa e par\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e rikthimit n\u00eb pron\u00ebs, e t\u00eb tjer\u00eb m\u00ebtojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fat me predispozit\u00ebn q\u00eb shikojn\u00eb n\u00eb gjyqet tona, shkaktare t\u00eb vuajtjeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u201ct\u00eb fort\u00ebt\u201d dhe sidomos ata q\u00eb jan\u00eb lidhur me t\u00eb dy partit\u00eb kryesore (tandemin PS dhe PD) jo vet\u00ebm kan\u00eb p\u00ebrftuar nga paligjshm\u00ebria, por n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb shumta bllokojn\u00eb zgjidhjet. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb investimet e huaja t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb kujdesshme (lexo: t\u00eb kufizohen), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kompanit\u00eb e huaja dhe shqiptar\u00ebt jasht\u00eb vendit jan\u00eb shum\u00eb skeptik\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin sepse titulli pron\u00ebsor nuk \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Dhe, t\u00eb mendosh bat\u00ebrdin\u00eb n\u00eb Zonat bregdetare dhe sidomos ato q\u00eb kan\u00eb ndodhur me kadastrat n\u00eb Sarand\u00eb, Vlor\u00eb, Durr\u00ebs p\u00ebr tok\u00ebn turistike, v\u00ebrtet\u00eb tmerrohesh. Nj\u00eb pjes\u00eb e emigrant\u00ebve e kan\u00eb shprehur shpesh n\u00eb foltoren e \u201cFlamingove\u201d se u duhet t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn q\u00eb zot\u00ebronin gjysh\u00ebrit e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shqiptarit i thuhet se duhet t\u00eb punoj\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u2019i rregulloj\u00eb titujt e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Ligjin, Shtetin dhe Integrimin. I gjith\u00eb ky proces \u00ebsht\u00eb shkaku i informalitetit t\u00eb madh q\u00eb ushqen indirekt dhe sjelljen informale. Pronar\u00eb q\u00eb paguajn\u00eb me dy tabulatet, biznese q\u00eb ushtrojn\u00eb pun\u00ebn por t\u00eb kufizuar p\u00ebr shkak t\u00eb titujve etj. N\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, ekonomia jon\u00eb mbetet ende shum\u00eb informale, pasi shum\u00eb punojn\u00eb pa kontrata dhe pa taksa, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb prona\/nd\u00ebrtime informale, ku shquhen sht\u00ebpi, biznese, mjedise t\u00eb t\u00ebra t\u00eb nd\u00ebrtuara pa titull pron\u00ebsie ose leje ligjore. N\u00eb vendin ton\u00eb, ekonomia informale vler\u00ebsohet t\u00eb z\u00ebr\u00eb rreth 30-32% e PBB( Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto), kurse n\u00eb tregun e pun\u00ebs, rreth 33% e punonj\u00ebsve jan\u00eb t\u00eb prekur nga informaliteti (kryesisht me n\u00ebndeklarim page) dhe 1 n\u00eb 5 t\u00eb pun\u00ebsuar rezulton t\u00eb punoj\u00eb pa pages\u00eb, referuar \u201cMonitor\u201d.<\/p>\n<p>Paradoksi ishte se Shqip\u00ebria e pas viteve \u201990 kishte zyra me pluhur q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsonte strukturat q\u00eb donte BE-ja, por jo GPS dhe gjeodet\u00ebt e dikursh\u00ebm. Korrupsioni b\u00ebhej fare leht\u00ebsisht, pasi n\u00eb kadastra rehatoheshin militant\u00ebt e pashpirt t\u00eb partive. Para pak m\u00eb shum\u00eb se 2015 me fondet e BE-s\u00eb, Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe IPA-s, Shqip\u00ebria filloi dixhitalizimin dhe hart\u00ebzimin ajror, edhe pse qeverit\u00eb e ngadal\u00ebsuan ose p\u00ebrshpejtuan d\u00ebmshp\u00ebrblimin p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dor\u00eb votuesve t\u00eb tyre. Kurse mali i stoqeve n\u00eb Gjykatat ka arritur n\u00eb mbi 150.000 \u00e7\u00ebshtje pron\u00ebsore nga t\u00eb cilat sot arsyetohet se edhe n\u00ebse kadastra \u201cta jep pron\u00ebsin\u00eb \u201c, gjykata ta kthen dhe thot\u00eb: \u201cPrit x vjet\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha por q\u00eb humbet n\u00eb at\u00eb q\u00eb ka sjell\u00eb ky kaos, ku individi shqiptar \u00ebsht\u00eb edhe keqb\u00ebr\u00ebs, edhe p\u00ebrfitues, por edhe i d\u00ebmtuar ashtu si edhe i vrar\u00eb. Ne thjesht e kopjuam Per\u00ebndimin me ligje, por sot, luftojm\u00eb me kaosin, besimin e munguar, korrupsionin dhe munges\u00ebn e profesionalizmit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim perceptimi \u00ebsht\u00eb se institucionet nuk jan\u00eb thjesht koncept p\u00ebr ato duhet t\u2019i vlejn\u00eb shtetit. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb librin e tij \u201cMisteri i Kapitalit\u201d, De Soto tregon se ndryshe nga vendet e Bot\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb dhe ato ish-komuniste, n\u00eb Per\u00ebndim t\u00eb drejtat e pron\u00ebs evoluuan gjat\u00eb 200-300 viteve, kurse ne i b\u00ebm\u00eb me ngut brenda pak viteve p\u00ebr t\u2019u bashkuar me BE\/NATO. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metaforike ne kemi nj\u00eb ngrehin\u00eb bosh, si\u00e7 e duan n\u00eb Bruksel, por jo kultur\u00ebn e pun\u00ebs dhe profesionist\u00eb brenda saj, sipas tij. Dhe, ku problemet zgjidhen me ryshfet dhe miq, por jo rregulla. K\u00ebtu dalin shpesh lidhjet e kriminel\u00ebve me politik\u00ebn dhe pastaj kontrolli i medias, partit\u00eb dhe gjykatat. Me \u00e7far\u00eb kuptohet, Brukselit i interesojn\u00eb institucionet si form\u00eb dhe shum\u00eb m\u00eb pak p\u00ebrmbajtje, pra t\u00eb mira p\u00ebr raporte. Ndaj, sot, ne kemi institucione, por nj\u00eb popullsi q\u00eb nuk u beson atyre dhe sidomos nj\u00eb elit\u00eb q\u00eb m\u00ebsoi t\u2019i p\u00ebrdorte ato, sepse besimi nuk mund t\u00eb ligj\u00ebrohet brenda nat\u00ebs as brenda disa vitesh. Kjo \u00ebsht\u00eb dhimbja e njer\u00ebzve q\u00eb artikulojn\u00eb nga Foltoret te \u201cFlamingot\u201d, por q\u00eb nuk kurohet dot sepse do duhen breza q\u00eb shqiptari t\u00eb kaloj\u00eb at\u00eb stad q\u00eb se ka kaluar askush para nesh. Rama se kaloi dot k\u00ebt\u00eb mal, pa\u00e7ka integrimit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb let\u00ebr; e Berisha e humbi si moment, pasi e kodifikoi katrahur\u00ebn. Askush nuk e kuron dot informalitetin dhe munges\u00ebn e ligjit n\u00eb vend. Ndaj, ting\u00ebllon e hidhur por i duhuri ky p\u00ebrcaktim i Aristotelit: \u201cN\u00eb form\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, njeriu \u00ebsht\u00eb m\u00eb fisnikja nga t\u00eb gjitha kafsh\u00ebt; i ndar\u00eb nga ligji dhe drejt\u00ebsia, ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb i keqi\u201d. (Homo Albanicus)<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ben Andoni\/ Informaliteti dhe sfida e ligjit \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e mban prej shum\u00eb vitesh peng vendin ton\u00eb, por sidomos pas viteve \u201990. Krejt ndryshe nga vendet e tjera simotra t\u00eb sistemit komunist, ne devijuam n\u00eb nj\u00eb udh\u00eb nga e cila sot po kundrojm\u00eb me hidh\u00ebrim t\u00eb gjitha dob\u00ebsit\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb se kaq [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94637","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94637","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94637"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94637\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94637"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94637"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94637"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}