{"id":94635,"date":"2026-07-18T14:48:25","date_gmt":"2026-07-18T14:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/18\/jam-mysliman-i-ben-blushit-nje-roman-mes-provokimit-te-madh-dhe-debatit-mbi-identitetin\/"},"modified":"2026-07-18T14:48:25","modified_gmt":"2026-07-18T14:48:25","slug":"jam-mysliman-i-ben-blushit-nje-roman-mes-provokimit-te-madh-dhe-debatit-mbi-identitetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/18\/jam-mysliman-i-ben-blushit-nje-roman-mes-provokimit-te-madh-dhe-debatit-mbi-identitetin\/","title":{"rendered":"\u201cJam mysliman\u201d i Ben Blushit \u2013 nj\u00eb roman mes provokimit t\u00eb madh dhe debatit mbi identitetin"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Agron Gjekmarkaj\/<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Romani \u201cJam Musliman\u201d i shkrimtarit Ben Blushi, botuar nga \u201cOnufri\u201d p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga veprat me t\u00eb debatueshme te letersis\u00eb bashk\u00ebkohore shqiptare! Ai nuk synon vet\u00ebm t\u00eb rrefej\u00eb nj\u00eb histori, por t\u00eb ngrej\u00eb pyetje mbi mardh\u00ebnien mes individit, fes\u00eb, identiteti dhe liris\u00eb! Ai e p\u00ebrdor shkrimin si terapi p\u00ebr udh\u00ebkryqet shqiptare, k\u00ebrkon zanafillat e keqkuptimeve, komizmin e p\u00ebrplasjeve q\u00eb duhen marr\u00eb seriozisht!<\/p>\n<p>Q\u00eb nga Aristoteli, i cili n\u00eb vepr\u00ebn \u201cPoetika\u201d e p\u00ebrkufizon let\u00ebrsin\u00eb si mimesis \u2013 imitimin artistik t\u00eb veprimit njer\u00ebzor \u2013 e deri te teoricien\u00ebt modern\u00eb si Terry Eagleton dhe Ren\u00e9 Wellek, let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb par\u00eb jo thjesht si pasqyrim i realitetit, por si nj\u00eb form\u00eb krijuese q\u00eb e interpreton, e transformon dhe e v\u00eb at\u00eb n\u00eb diskutim me q\u00ebllim t\u00eb ep\u00ebrm pasurimin e p\u00ebrvoj\u00ebs njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, romani \u201cJam mysliman\u201d i Ben Blushit nuk synon t\u00eb riprodhoj\u00eb mekanikisht realitetin shqiptar, por ta rind\u00ebrtoj\u00eb at\u00eb p\u00ebrmes alegoris\u00eb, simbolik\u00ebs dhe nj\u00eb rr\u00ebfimi q\u00eb nd\u00ebrthur dimensionin artistik me reflektimin filozofik e shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb faqet e para b\u00ebhet e qart\u00eb se autori nuk nd\u00ebrton nj\u00eb bot\u00eb realiste n\u00eb kuptimin klasik. Personazhet, ngjarjet dhe dialogjet nuk jan\u00eb krijuar vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb treguar nj\u00eb histori, por edhe p\u00ebr t\u00eb mbartur ide dhe simbole.<\/p>\n<p>\u201cRruga e Kavaj\u00ebs\u201d nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb urbane e Tiran\u00ebs, por nj\u00eb metafor\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme, ku bashk\u00ebjetojn\u00eb moderniteti, tradita, ndikimet fetare dhe tensionet kulturore. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb fatmir\u00ebsisht \u00ebnde me dy korsi! Kumbullat \u00e7elin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj! Ajo bashkon malin me detin, mbylljen me hapjen, izolimin me k\u00ebndv\u00ebshtrimet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ve\u00e7orit\u00eb m\u00eb t\u00eb spikatura artistike t\u00eb vepr\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i narratorit n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb. Narratori nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb v\u00ebzhgues i ftoht\u00eb; ai nd\u00ebrhyn me komente, ironi, kujtime dhe reflektime filozofike. Kjo e afron romanin me tradit\u00ebn e ese-romanit, ku rr\u00ebfimi dhe meditimi ecin paralelisht.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja stilistike, Ben Blushi p\u00ebrdor nj\u00eb gjuh\u00eb erudite, dinamike dhe me rit\u00ebm t\u00eb shpejt\u00eb. Fjalit\u00eb alternojn\u00eb p\u00ebrshkrimin realist me ironin\u00eb, satir\u00ebn dhe hiperbol\u00ebn. Autori krijon skena me ngarkes\u00eb t\u00eb fort\u00eb vizuale, gati kinematografike, ku humori dhe tragjikja bashk\u00ebjetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element themelor me interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i personazhit t\u00eb Ali Bab\u00ebs. Ai nuk paraqitet si nj\u00eb figur\u00eb lineare, por si nj\u00eb karakter kompleks ku bashk\u00ebjetojn\u00eb besimi, autoriteti patriarkal, dob\u00ebsia njer\u00ebzore dhe tragjedia personale. P\u00ebrmes tij, autori shmang ndarjen e thjesht\u00eb mes \u201ct\u00eb mir\u00ebve\u201d dhe \u201ct\u00eb k\u00ebqijve\u201d. Kompleksiteti i natyres njerzore \u00ebsht\u00eb aty i ngerrthyer mes trashigimis\u00eb dhe aktualitetit q\u00eb imponon shkembim e komunikim.<\/p>\n<p>Qytet\u00ebrimet nuk qenkan kaq n\u00eb hasm\u00ebri me nj\u00ebri-tjetrin! Ai nxit vullnetin e k\u00ebrkimit t\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebtave njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb karakteristik\u00eb themelore e romanit \u00ebsht\u00eb sistemi alegorik. Personazhet nuk funksionojn\u00eb vet\u00ebm si individ\u00eb me histori personale, por edhe si bart\u00ebs t\u00eb ideve, mentaliteteve dhe historis\u00eb s\u00eb besimit.<\/p>\n<p>Autori p\u00ebrdor ironin\u00eb si mjet kryesor artistik duke e \u00e7uar drejt groteskut. Ironia nuk drejtohet vet\u00ebm ndaj fes\u00eb apo fanatizmit, por edhe ndaj intelektualit modern, t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb \u201cguzhinier\u201d, hipokrizis\u00eb shoq\u00ebrore dhe dob\u00ebsive njer\u00ebzore. Kjo e b\u00ebn tekstin m\u00eb kompleks sesa nj\u00eb pamflet i zakonsh\u00ebm. Vende-vende shquan zona \u201cneverie\u201d. Megjithat\u00eb, romani nuk \u00ebsht\u00eb imun ndaj kritik\u00ebs. Dilema kryesore estetike mbetet tensioni mes let\u00ebrsis\u00eb dhe argumentimit. N\u00eb disa momente reflektimet filozofike dhe politike marrin p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj zhvillimit t\u00eb personazheve, duke e afruar vepr\u00ebn me esen\u00eb polemike. Mesazhi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mund t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e interpretimit artistik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e debatueshme \u00ebsht\u00eb trajtimi i figur\u00ebs s\u00eb gjyshit t\u00eb autorit. P\u00ebr sa koh\u00eb ai vjen si vegim, si personazh romani, duhet marr\u00eb si pjes\u00eb e universit letrar. Por p\u00ebrtej k\u00ebsaj, idhtar\u00eb dhe mohues jan\u00eb gati p\u00ebr p\u00ebrplasje pa kompromis mbi rolin e intelektualit t\u00eb formuar n\u00eb Per\u00ebndim i akuzuar se per shum\u00eb dekada u sherbeu dogmave ideologjike t\u00eb lindjes n\u00eb letersi.<\/p>\n<p>Gjithsesi Blushi distancohet nga shkrimtaret e komunizmit nepermjet talljes por ruan njeanshmerine etike ndaj Kryetarit t\u00eb Lidhjes s\u00eb shkrimtarve!<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin gjuh\u00ebsor, romani mbetet nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb autorit. Gjuha \u00ebsht\u00eb vibrante, me shum\u00eb ngjyra dhe e zgjedhur me kujdes artizani, nd\u00ebrsa dialogjet dhe p\u00ebrshkrimet krijojn\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb mistike, surreale, t\u00eb pashpjegueshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racionale, ashtu si\u00e7 shpesh njeriu e njeh veten.<\/p>\n<p>\u201cJam mysliman\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb roman q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb lexues aktiv me bazament kulturor. Ai nuk ofron p\u00ebrgjigje t\u00eb gatshme, por ngre pyetje te pajisura me kontekst!<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kjo aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nxitur debat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga meritat e tij m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme artistike. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nxitje e thjesht\u00eb, banale, gazetareske, por intelektuale, historike, sociale e qyteterimore mbase si mund\u00ebsi hipotetike per shqiptarin modern, i cili pertueshem rend ndaj te vertetave hipotetike si drejt ur\u00ebs s\u00eb Qabes\u00eb.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi letrar, vepra ka disa cil\u00ebsi t\u00eb padiskutueshme: Ben Blushi d\u00ebshmon kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, udh\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr histori si lexues e si krijues i saj, te cilen e ka ndihm\u00eb n\u00eb sintetizimin e bashk\u00ebkoh\u00ebsis\u00eb. Kjo pun\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi p\u00ebr nes\u00ebr, sa utopike aq dhe e prekshme. Blushi shfaq kompetenc\u00eb e dashuri n\u00eb zot\u00ebrimin e gjuh\u00ebs shqipe dhe aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb univers letrar me identitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Te tjerat po ua l\u00ebm\u00eb lexuesve p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar ndihm\u00eb Roman Jakobsonit, i cili na m\u00ebson se \u201cobjekti i shkenc\u00ebs s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb let\u00ebrsia n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por letrar\u00ebsia (literariness), dometh\u00ebn\u00eb ajo q\u00eb e b\u00ebn nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb jet\u00eb let\u00ebrsi\u201d. Ky lib\u00ebr e ka at\u00eb l\u00ebnd\u00eb; t\u00eb l\u00eb shijen e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, aq t\u00eb domosdoshme kur that\u00ebsira kulturore shtohet.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fund, p\u00ebr nga dobia e librave dhe e autorit t\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb, pa lidhje me argumentin e m\u00ebsip\u00ebrm, t\u00eb vjen keq shum\u00eb keq. Edhe pse kund\u00ebrshtar, vendin e tij n\u00eb Parlamentin e Shqip\u00ebris\u00eb e kan\u00eb z\u00ebn\u00eb nd\u00ebr vite intelektual\u00eb \u201ct\u00eb hurit e litarit\u201d, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebr paradoks, fitojn\u00eb gjithmon\u00eb, qoft\u00eb edhe ndaj shkrimtar\u00ebve t\u00eb rangut apo njer\u00ebzve t\u00eb ditur, me stilistik\u00ebn e tyre t\u00eb xhungl\u00ebs.<\/p>\n<p>Martesa e jemenites 12-vje\u00e7are me Ali Bab\u00ebn duket si martesa e tyre me Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila nuk ka fuqi t\u2019i kamxhikos\u00eb si t\u00eb mitur\u00ebn bij\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj\/ Romani \u201cJam Musliman\u201d i shkrimtarit Ben Blushi, botuar nga \u201cOnufri\u201d p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga veprat me t\u00eb debatueshme te letersis\u00eb bashk\u00ebkohore shqiptare! Ai nuk synon vet\u00ebm t\u00eb rrefej\u00eb nj\u00eb histori, por t\u00eb ngrej\u00eb pyetje mbi mardh\u00ebnien mes individit, fes\u00eb, identiteti dhe liris\u00eb! Ai e p\u00ebrdor shkrimin si terapi p\u00ebr udh\u00ebkryqet shqiptare, k\u00ebrkon zanafillat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94635","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94635"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94635\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}