{"id":94607,"date":"2026-07-18T09:48:14","date_gmt":"2026-07-18T09:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/18\/revista-amerikane-travel-off-path-shqiperia-drejt-be-se-cfare-pritet-te-ndryshoje-per-turistet\/"},"modified":"2026-07-18T09:48:14","modified_gmt":"2026-07-18T09:48:14","slug":"revista-amerikane-travel-off-path-shqiperia-drejt-be-se-cfare-pritet-te-ndryshoje-per-turistet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/18\/revista-amerikane-travel-off-path-shqiperia-drejt-be-se-cfare-pritet-te-ndryshoje-per-turistet\/","title":{"rendered":"Revista amerikane \u201cTravel Off Path\u201d: Shqip\u00ebria drejt BE-s\u00eb, \u00e7far\u00eb pritet t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr turist\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer vitet e fundit n\u00eb nj\u00eb nga destinacionet turistike me rritjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, fal\u00eb natyr\u00ebs, \u00e7mimeve t\u00eb p\u00ebrballueshme dhe rregullave fleksib\u00ebl p\u00ebr hyrjen e t\u00eb huajve. Megjithat\u00eb, an\u00ebtar\u00ebsimi i mundsh\u00ebm n\u00eb Bashkimin Evropian mund t\u00eb sjell\u00eb ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vizitor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Revista amerikane \u201cTravel Off Path\u201d e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb mes destinacioneve m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr turist\u00ebt dhe nomad\u00ebt digjital\u00eb, por paralajm\u00ebron se p\u00ebrparimi i vendit n\u00eb procesin e integrimit evropian do t\u00eb ndryshoj\u00eb gradualisht m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb huajt hyjn\u00eb dhe q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Aktualisht, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb nga politikat m\u00eb liberale t\u00eb hyrjes n\u00eb Evrop\u00eb. Duke qen\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb ende an\u00ebtare e Bashkimit Evropian, ajo ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb vet\u00eb rregullat p\u00ebr vizat dhe q\u00ebndrimin e shtetasve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga leht\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb u ofrohet qytetar\u00ebve amerikan\u00eb. Ata mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri deri n\u00eb 365 dit\u00eb pa viz\u00eb, vet\u00ebm me pasaport\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Ky regjim ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb afatgjat\u00eb, profesionist\u00eb q\u00eb punojn\u00eb online dhe t\u00eb ashtuquajturit nomad\u00eb digjital\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend evropian pa procedura t\u00eb nd\u00ebrlikuara.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria n\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian<\/p>\n<p>Procesi i integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Vendi aplikoi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb vitin 2009 dhe pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrgatitjesh, negociatat kan\u00eb marr\u00eb rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zhvillim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm u regjistrua m\u00eb 15 korrik 2026, kur Shqip\u00ebria mbylli p\u00ebrkoh\u00ebsisht tre kapituj negociues brenda nj\u00eb dite, nj\u00eb arritje q\u00eb u konsiderua nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb shpejtat n\u00eb procesin e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrparim vjen n\u00eb nj\u00eb moment kur Bashkimi Evropian po i kushton m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi zgjerimit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve gjeopolitike dhe ndikimit n\u00eb rritje t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Komisionerja evropiane p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se zgjerimi \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb nga prioritetet kryesore t\u00eb Komisionit Evropian. Sipas saj, n\u00ebse negociatat ecin sipas planit, Mali i Zi mund t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar n\u00eb vitin 2028, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria mund ta ndjek\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 2029.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr turist\u00ebt?<\/p>\n<p>N\u00ebse Shqip\u00ebria b\u00ebhet pjes\u00eb e Bashkimit Evropian, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga l\u00ebvizja e lir\u00eb dhe mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha pune e studimi n\u00eb vendet e unionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr turist\u00ebt e huaj, megjithat\u00eb, situata do t\u00eb jet\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb Travel Off Path, ndryshimet kryesore do t\u00eb lidhen me tre fusha: rregullat e hyrjes n\u00eb vend, standardin e jetes\u00ebs dhe procesin e ardhsh\u00ebm t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Zon\u00ebn Shengen.<\/p>\n<p>Rregullat p\u00ebr hyrjen dhe q\u00ebndrimin<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ndryshimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme pritet t\u00eb prek\u00eb qytetar\u00ebt amerikan\u00eb, thot\u00eb revista \u00ebsht\u00eb fundi i q\u00ebndrimit nj\u00ebvje\u00e7ar pa viz\u00eb. Aktualisht ata mund t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri deri n\u00eb nj\u00eb vit pa viz\u00eb, por pas an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian vendi do t\u00eb duhet t\u00eb harmonizoj\u00eb politikat e tij t\u00eb emigracionit me legjislacionin evropian.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se privilegji aktual pritet t\u00eb hiqet dhe shtetasit amerikan\u00eb do t\u2019i n\u00ebnshtrohen t\u00eb nj\u00ebjtave rregulla q\u00eb zbatohen n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, duke u lejuar t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb deri n\u00eb 90 dit\u00eb brenda nj\u00eb periudhe 180-ditore.<\/p>\n<p>Po ashtu, Shqip\u00ebria do t\u00eb duhet t\u00eb rishikoj\u00eb edhe regjimin e vizave p\u00ebr disa shtete t\u00eb tjera, duke e p\u00ebrafruar at\u00eb me politik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Kontrollet kufitare do t\u00eb ndryshojn\u00eb<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr ndryshim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm lidhet me Sistemin Evropian t\u00eb Hyrje-Daljeve (Entry\/Exit System \u2013 EES).<\/p>\n<p>Ky sistem parashikon regjistrimin biometrik t\u00eb shtetasve nga vendet jasht\u00eb Bashkimit Evropian, p\u00ebrfshir\u00eb gjurm\u00ebt e gisht\u00ebrinjve dhe fotografin\u00eb e fytyr\u00ebs gjat\u00eb hyrjes s\u00eb par\u00eb n\u00eb territorin e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht hyrja n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb dhe kontrolli kufitar zakonisht p\u00ebrfundon brenda pak minutash.<\/p>\n<p>Pas an\u00ebtar\u00ebsimit, vizitor\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrballen me procedura t\u00eb ngjashme me ato q\u00eb zbatohen n\u00eb vendet e tjera evropiane, t\u00eb cilat n\u00eb disa raste kan\u00eb sjell\u00eb vonesa dhe radh\u00eb n\u00eb pikat kufitare.<\/p>\n<p>A do t\u00eb hyj\u00eb Shqip\u00ebria menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shengen?<\/p>\n<p>Jo domosdoshm\u00ebrisht. An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian nuk n\u00ebnkupton automatikisht hyrjen n\u00eb Zon\u00ebn Shengen.<\/p>\n<p>Shembujt e Rumanis\u00eb, Bullgaris\u00eb dhe Kroacis\u00eb tregojn\u00eb se nj\u00eb vend mund t\u00eb pres\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb deri n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Shengen, edhe pasi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, edhe n\u00ebse Shqip\u00ebria an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE n\u00eb vitin 2029, ajo mund t\u00eb mbetet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb jasht\u00eb Shengenit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, vizitor\u00ebt amerikan\u00eb dhe shtetasit e tjer\u00eb t\u00eb vendeve jasht\u00eb BE-s\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb Shqip\u00ebri deri n\u00eb 90 dit\u00eb, por kjo periudh\u00eb nuk do t\u00eb llogaritej bashk\u00eb me dit\u00ebt e kaluara n\u00eb vendet e Zon\u00ebs Shengen.<\/p>\n<p>Ky model \u00ebsht\u00eb zbatuar m\u00eb par\u00eb edhe nga Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Qiproja p\u00ebrpara hyrjes s\u00eb tyre n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn Shengen.<\/p>\n<p>\u00c7mimet pritet t\u00eb rriten gradualisht<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ndryshimeve n\u00eb rregullat e hyrjes, ekspert\u00ebt parashikojn\u00eb se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian do t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb koston e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mbetet nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb ekonomike n\u00eb Evrop\u00eb. Aktualisht, nj\u00eb apartament modern me nj\u00eb dhom\u00eb gjumi mund t\u00eb merret me qira p\u00ebr rreth 400 dollar\u00eb n\u00eb muaj, nd\u00ebrsa nj\u00eb apartament buz\u00eb detit n\u00eb Vlor\u00eb ose Sarand\u00eb kushton mesatarisht rreth 120 dollar\u00eb nata.<\/p>\n<p>Edhe restorantet vazhdojn\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb \u00e7mime konkurruese, me nj\u00eb dark\u00eb p\u00ebr dy persona q\u00eb zakonisht kushton nga 45 deri n\u00eb 60 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrvoja e vendeve t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Evropian tregon se investimet, fondet evropiane dhe rritja ekonomike sjellin gradualisht edhe rritje t\u00eb pagave, t\u00eb \u00e7mimeve dhe t\u00eb kostos s\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mbetet nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht ndryshimeve q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian, Shqip\u00ebria pritet t\u00eb mbetet nj\u00eb nga destinacionet turistike m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara n\u00eb Mesdhe.<\/p>\n<p>Me vij\u00ebn e gjat\u00eb bregdetare, natyr\u00ebn, qytetet historike, \u00e7mimet ende konkurruese dhe nivelin e lart\u00eb t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr vizitor\u00ebt, vendi vazhdon t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb miliona turist\u00eb \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse rregullat e hyrjes mund t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb Bashkimit Evropian, ekspert\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr turist\u00ebt dhe nomad\u00ebt digjital\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb p\u00ebr periudha t\u00eb gjata n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kthyer vitet e fundit n\u00eb nj\u00eb nga destinacionet turistike me rritjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, fal\u00eb natyr\u00ebs, \u00e7mimeve t\u00eb p\u00ebrballueshme dhe rregullave fleksib\u00ebl p\u00ebr hyrjen e t\u00eb huajve. Megjithat\u00eb, an\u00ebtar\u00ebsimi i mundsh\u00ebm n\u00eb Bashkimin Evropian mund t\u00eb sjell\u00eb ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vizitor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Revista amerikane \u201cTravel Off Path\u201d e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94607","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94607","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94607"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94607\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94607"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94607"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94607"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}