{"id":94604,"date":"2026-07-18T08:48:15","date_gmt":"2026-07-18T08:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/18\/berisha-me-mbajti-me-gajret-edmond-spaho-tregon-perplasjet-me-noken-per-pak-sa-nuk-u-perplasem-fizikisht-eshte-harbut-me-zevendesoi-vetem-se\/"},"modified":"2026-07-18T08:48:15","modified_gmt":"2026-07-18T08:48:15","slug":"berisha-me-mbajti-me-gajret-edmond-spaho-tregon-perplasjet-me-noken-per-pak-sa-nuk-u-perplasem-fizikisht-eshte-harbut-me-zevendesoi-vetem-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/18\/berisha-me-mbajti-me-gajret-edmond-spaho-tregon-perplasjet-me-noken-per-pak-sa-nuk-u-perplasem-fizikisht-eshte-harbut-me-zevendesoi-vetem-se\/","title":{"rendered":"\u201cBerisha m\u00eb mbajti me gajret\u201d, Edmond Spaho tregon p\u00ebrplasjet me Nok\u00ebn: P\u00ebr pak sa nuk u p\u00ebrplas\u00ebm fizikisht, \u00ebsht\u00eb harbut, m\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoi vet\u00ebm se\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Edmond Spaho, ka publikuar nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale, ku hedh akuza t\u00eb forta ndaj sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb, Flamur Noka, duke zbuluar p\u00ebrplasjet mes tyre dhe m\u00ebnyr\u00ebn si, sipas tij, u largua nga drejtimi politik.<\/p>\n<p>Spaho shprehet se vet\u00ebm pak ka munguar q\u00eb konflikti me Nok\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb p\u00ebrplasje fizike, nd\u00ebrsa shton se i \u00ebsht\u00eb ankuar disa her\u00eb Sali Berish\u00ebs, i cili, sipas tij, e ka \u201cmbajtur me gajret\u201d, duke i premtuar se situata do t\u00eb zgjidhej.<\/p>\n<p>Sipas Spahos, ai u z\u00ebvend\u00ebsua nga drejtimi i qarkut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs jo p\u00ebr shkak t\u00eb performanc\u00ebs, por sepse Flamur Noka \u201cnuk e p\u00eblqente\u201d dhe i kishte premtuar postin nj\u00eb personi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb nga t\u00eb par\u00ebt n\u00eb PD q\u00eb jam ngritur kund\u00ebr Mulizmit, jo si filozofi politike, se kjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb qesh kur mendoj Mulin filozof partiak, por si sjellje arrogante, shp\u00ebrfill\u00ebse ndaj koleg\u00ebve, arbitrare n\u00eb \u00e7do vendim, nepotiste, pa moral politik, shkel\u00ebse me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb koleg\u00ebve, n\u00ebp\u00ebrmjet pretendimit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb syri dhe veshi i Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Vazhdimisht e kemi diskutuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sa nj\u00eb koleg i nderuar pyeti me sarkaz\u00ebm: \u201cP\u00ebrse i hym\u00eb Rithemelimit, p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar X me Mulin?\u201d<\/p>\n<p>Sikurse e di, jam p\u00ebrplasur ashp\u00ebr me t\u00eb n\u00eb Kryesin\u00eb e PD dhe Grupin Parlamentar, p\u00ebr bashkimin pa princip me grupin e Lulit. M\u00eb pas, kur pa as m\u00eb t\u00eb voglin argument, m\u00eb shkarkoi nga detyra e drejtuesit t\u00eb qarkut Kor\u00e7\u00eb, vet\u00ebm se nuk i p\u00eblqeja dhe i kishte dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn dikujt, me t\u00eb cilin sot \u00ebsht\u00eb armik, q\u00eb Spaho do ta shoh\u00eb me dylbi drejtimin e qarkut Kor\u00e7\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb tentoi t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Luan Ba\u00e7in, por pa arritur ta nxjerr\u00eb n\u00eb list\u00eb t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen e debatit, kur e takova n\u00eb zyr\u00ebn e tij, m\u00eb argumentoi q\u00eb menduan t\u00eb m\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb me Ivin, sepse P\u00ebrmeti, qyteti nga vjen Ivi, \u00ebsht\u00eb af\u00ebr qarkut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. A mund ta kund\u00ebrshtosh k\u00ebt\u00eb \u201cargument\u201d kur ke parasysh filozofin q\u00eb ta parashtron?<\/p>\n<p>P\u00ebr rreth dy vite, n\u00eb komunikimet direkte me t\u00eb, kam kund\u00ebrshtuar sjelljen e tij prej harbuti, q\u00eb nuk pyeste p\u00ebr ask\u00ebnd, por vet\u00ebm urdh\u00ebronte se \u00e7far\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb, kur merrte vendime duke mos informuar as drejtuesit e qarqeve, pa l\u00ebre m\u00eb t\u2019i konsultonte. Vet\u00ebm filli na ndau nga p\u00ebrplasja fizike.<\/p>\n<p>P\u00ebr sjelljen e tij t\u00eb papranueshme i kam shkruar Sali Berish\u00ebs me dhjet\u00ebra her\u00eb. M\u00eb mbajti me gajret se gj\u00ebrat do t\u00eb zgjidhen n\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mundshme.<\/p>\n<p>Problemet u zgjidh\u00ebn duke m\u00eb larguar mua nga politika, sipas p\u00ebrbetimit t\u00eb Mulit n\u00eb kafet e Tiran\u00ebs, megjith\u00ebse kisha kontribute t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb barabarta me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn Rithemelimin dhe mbet\u00ebn n\u00eb politik\u00eb me garanci nga Berisha.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, PD m\u00eb sabotoi fushat\u00ebn personale p\u00ebr zgjedhjet e 11 Majit 2025 n\u00eb list\u00eb t\u00eb hapur. Nuk ka ndodhur kurr\u00eb n\u00eb PD q\u00eb Muli dhe drejtuesi i qarkut t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fushat\u00eb kund\u00ebr kolegut t\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb nga ju nuk foli n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Askush nuk foli se si u b\u00eb bashkimi dhe si u posht\u00ebruan njer\u00ebzit e Rithemelimit, ata q\u00eb rend\u00ebn t\u00eb par\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Berish\u00ebn dhe premtimin e tij p\u00ebr nj\u00eb parti t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokratike. Secili pa rehatin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Por nuk fol\u00ebt as kur humb\u00ebm zgjedhjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb turpshme me 300 mij\u00eb vota diferenc\u00eb. Asnj\u00eb analiz\u00eb nuk u b\u00eb, asnj\u00eb nuk mbajti p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Vet\u00ebm un\u00eb dhash\u00eb dor\u00ebheqje nga funksionet q\u00eb kisha, megjith\u00ebse p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr humbjen fillonte nga Berisha dhe ata q\u00eb ishin n\u00eb udh\u00ebheqje.<\/p>\n<p>P\u00ebrse nuk u zbatua statuti p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Kryetarit, p\u00ebrse nuk fol\u00ebt dhe nuk u ngrit\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mbrojtur demokracin\u00eb n\u00eb parti?<\/p>\n<p>Sot po provoni n\u00eb kurriz at\u00eb q\u00eb kalova un\u00eb pa t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Votimi nuk \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr, thua. Nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb nga Dhjetori i 2021. Si mund t\u00eb jet\u00eb i past\u00ebr kur LDG dhe FRDP kontrollojn\u00eb 60% t\u00eb votave n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar. E kupton, Lu\u00e7iano, organizatat partnere p\u00ebrcaktojn\u00eb kush duhet ta drejtoj\u00eb PD. Kjo procedur\u00eb e turpshme filloi me Rithemelimin dhe \u201cmiqt\u00eb\u201d e tu ta kan\u00eb futur sipas porosis\u00eb q\u00eb u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Me dhimbje, v\u00eblla, me dhimbje, si\u00e7 thoshte Kadareja.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu do t\u00eb ndodhte, sepse kur ishte e domosdoshme askush nuk ngriti z\u00ebrin q\u00eb listat p\u00ebr deputet\u00eb nuk po hartoheshin mbi merit\u00ebn, mbi sakrificat e secilit, rezultatin e primareve dhe pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb me emigrant\u00ebt, por mbi nepotiz\u00ebm, tarafe, premtime financiare, serviliz\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7do njeri pa interesin e tij personal, mjaftonte t\u00eb ishte vet\u00eb n\u00eb list\u00eb t\u00eb mbyllur, pa m\u00eb pas le t\u00eb b\u00ebhej kiameti. Sot t\u00eb ra radha ty t\u00eb penalizojn\u00eb pa t\u00eb drejt\u00eb, megjith\u00ebse fitove n\u00eb Shkod\u00ebr dhe nuk ta diti njeri.<\/p>\n<p>Ngush\u00ebllohu q\u00eb nuk je as i pari, as i fundit n\u00eb PD e Berish\u00ebs. Sot, pothuaj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb Rithemelimit ngrohen n\u00eb diell. N\u00eb zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb likuidohen edhe ata pak q\u00eb kan\u00eb mbetur ende n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse v\u00ebrtet ju dhimbset PD, hapeni goj\u00ebn, flisni p\u00ebr mo\u00e7alin q\u00eb \u00ebsht\u00eb aty, si zgjidhen dhe promovohen njer\u00ebzit, si rr\u00ebzohen ata q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb ngren\u00eb probleme dhe nuk bien dakord me ato q\u00eb thot\u00eb Berisha dhe Muli i tij kur e kan\u00eb gabim. G\u00ebrvishteni plag\u00ebn q\u00eb t\u00eb dal\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Mos shikoni interesin tuaj personal me mendimin q\u00eb mjafton ta keni mir\u00eb me Berish\u00ebn p\u00ebr veten tuaj.<\/p>\n<p>Mos pranoni t\u00eb ofendoheni q\u00eb ekipi drejtues aktual \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri q\u00eb ka pasur PD q\u00eb nga krijimi i saj. T\u00eb gjith\u00eb ekipin e sot\u00ebm ta mbledh\u00ebsh s\u00eb bashku, nuk b\u00ebhen as sa \u00e7ereku i Pjet\u00ebr Arbnorit, q\u00eb b\u00ebri 28 vjet burgjeve t\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>Lu\u00e7iano, Berisha nuk do njeri, prandaj mos u m\u00ebrzit q\u00eb t\u00eb largoi. Ai do vet\u00ebm veten e tij. As Mulin nuk e do, por sot Muli i ofron at\u00eb q\u00eb ti dhe un\u00eb nuk mundemi ta b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>Ngrijeni z\u00ebrin n\u00ebse v\u00ebrtet e doni PD.<\/p>\n<p>Top Channel<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edmond Spaho, ka publikuar nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale, ku hedh akuza t\u00eb forta ndaj sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb, Flamur Noka, duke zbuluar p\u00ebrplasjet mes tyre dhe m\u00ebnyr\u00ebn si, sipas tij, u largua nga drejtimi politik. Spaho shprehet se vet\u00ebm pak ka munguar q\u00eb konflikti me Nok\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb p\u00ebrplasje fizike, nd\u00ebrsa shton [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94604","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94604","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94604"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94604\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}