{"id":94591,"date":"2026-07-18T06:48:16","date_gmt":"2026-07-18T06:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/18\/epidemia-e-heshtur-nje-ne-dy-shqiptare-nderron-jete-nga-problemet-me-zemren\/"},"modified":"2026-07-18T06:48:16","modified_gmt":"2026-07-18T06:48:16","slug":"epidemia-e-heshtur-nje-ne-dy-shqiptare-nderron-jete-nga-problemet-me-zemren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/18\/epidemia-e-heshtur-nje-ne-dy-shqiptare-nderron-jete-nga-problemet-me-zemren\/","title":{"rendered":"Epidemia e heshtur, nj\u00eb n\u00eb dy shqiptar\u00eb nd\u00ebrron jet\u00eb nga problemet me zemr\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Problemet me zemr\u00ebn jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb penges\u00eb m\u00eb e madhe p\u00ebr sh\u00ebndetin n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe nj\u00eb kosto gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe ekonomin\u00eb. Mbi gjysma e vdekjeve n\u00eb vendin ton\u00eb vijn\u00eb nga s\u00ebmundjet kardiovaskulare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, nga 21,102 vdekje q\u00eb u regjistruan gjithsej, 11,694 ishin p\u00ebr shkak t\u00eb sistemit t\u00eb qarkullimit t\u00eb gjakut, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb 53% t\u00eb vdekjeve totale.<\/p>\n<p>Krahasuar me Europ\u00ebn, diferenca \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb, pasi grupi i s\u00ebmundjeve q\u00eb lidhet me zemr\u00ebn dhe qarkullimin e gjakut shkakton rreth 30% t\u00eb vdekjeve.<\/p>\n<p>Teksa vendet e zhvilluara t\u00eb Per\u00ebndimit, si Franca apo Danimarka, kan\u00eb arritur ta ulin k\u00ebt\u00eb raport n\u00eb rreth 21% p\u00ebrmes politikave rigoroze parandaluese, Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb regjistroj\u00eb rritje n\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen, ku nj\u00eb n\u00eb dy persona nd\u00ebrron jet\u00eb nga nj\u00eb patologji kardiake dhe goditjet n\u00eb tru. Hendeku i madh prej gati 20 pik\u00ebsh p\u00ebrqindjeje me mesataren europiane tregon se vendi yn\u00eb ndodhet ende n\u00eb nj\u00eb tranzicion t\u00eb thell\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor, ku s\u00ebmundjet kronike jongjit\u00ebse po fitojn\u00eb terren me ritme t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Shkaku kryesor i dominimit t\u00eb vdekjeve kardiake lidhet drejtp\u00ebrdrejt me stilin e jetes\u00ebs dhe munges\u00ebn e nj\u00eb kulture t\u00eb q\u00ebndrueshme parandalimi, ku kontrollet periodike mjek\u00ebsore ende nuk konsiderohen si domosdoshm\u00ebri rutin\u00eb p\u00ebr qytetarin e thjesht\u00eb, thot\u00eb kardiologia Erviola Lleshi.<\/p>\n<p>Studimet e fundit t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik (Amarilda Hysenshahaj, Bajram Dedja, Alban Ylli, Alba Merdani, Dorina To\u00e7i) tregojn\u00eb se vdekjet e larta nga problemet kardiovaskulare ndodhin nga mosmarrja n\u00eb koh\u00eb e diagnoz\u00ebs.<\/p>\n<p>Problemet e zemr\u00ebs zbulohen n\u00eb faza shum\u00eb t\u00eb avancuara ose vet\u00ebm kur pacienti p\u00ebson nj\u00eb goditje akute, duke e b\u00ebr\u00eb trajtimin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe shpeshher\u00eb t\u00eb pamundur.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt Hysenshahaj, Dedja, Ylli, Merdani dhe To\u00e7i v\u00ebrejn\u00eb se, p\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb check-up-eve sistematike, faktor\u00ebt e rrezikut si duhanpirja masive, nivelet e larta t\u00eb stresit socio-ekonomik dhe nj\u00eb diet\u00eb tradicionale q\u00eb anon drejt yndyrave dhe krip\u00ebs s\u00eb tep\u00ebrt, po shkat\u00ebrrojn\u00eb gradualisht sh\u00ebndetin vaskular t\u00eb popullat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata evidentuan se situata r\u00ebndohet edhe m\u00eb shum\u00eb nga plakja e popullsis\u00eb, e cila natyrsh\u00ebm rrit numrin e personave t\u00eb rrezikuar nga komplikacionet kardiake, por ajo q\u00eb mbetet shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb ulja e mosh\u00ebs mesatare t\u00eb personave q\u00eb p\u00ebsojn\u00eb infarkte.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja ekonomike, raporti i lart\u00eb i vdekshm\u00ebris\u00eb ka kosto shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, pasi godet shpesh grupmoshat q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb kulmin e produktivitetit, duke krijuar nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr familjet dhe skemat e sigurimeve shoq\u00ebrore. N\u00eb vitin 2024, Fondi i Sigurimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore \u00e7oi rreth 4,5 miliard\u00eb lek\u00eb (rreth 47 milion\u00eb euro) p\u00ebr rimbursimin e medikamenteve q\u00eb trajtojn\u00eb s\u00ebmundjet e qarkullimit t\u00eb gjakut dhe financimin e paketave t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve kirurgjikale.<\/p>\n<p>Edhe brenda Shqip\u00ebris\u00eb ka diferenca t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb p\u00ebrhapjen e s\u00ebmundjeve cerebrovaskulare. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb INSTAT, qarqet e Veriut rezultojn\u00eb m\u00eb t\u00eb prekura.<\/p>\n<p>Nga 12 qarqet e vendit kryeson Kuk\u00ebsi, ku 62.48% e vdekjeve totale n\u00eb vitin 2024 ishin nga aparati i qarkullimit t\u00eb gjakut, e ndjekur nga Shkodra me 60.73%, Lezha 58.2%, Dibra me 58%, t\u00eb cilat kan\u00eb nivele shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb vdekshm\u00ebris\u00eb cerebrovaskulare krahasuar me Jugun, ve\u00e7an\u00ebrisht Gjirokastr\u00ebn (31.34%).<\/p>\n<p>Qarku i Beratit dhe i Tiran\u00ebs ka vdekshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se mesatarja komb\u00ebtare me 57.6% secili. Edhe Qarku i Fierit mbetet mbi mesataren, duke regjistruar nj\u00eb norm\u00eb prej 55.35% t\u00eb vdekjeve cerebrovaskulare n\u00eb raportin me totalin e vdekjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, qarqet q\u00eb paraqesin nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb t\u00eb moderuar fillojn\u00eb me Vlor\u00ebn, e cila zbret n\u00eb 49%. Kjo tendenc\u00eb r\u00ebn\u00ebse vazhdon me Kor\u00e7\u00ebn n\u00eb 46.4%, Elbasanin n\u00eb 46.1% dhe me Durr\u00ebsin n\u00eb 44.70%. Diferenc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e b\u00ebn Qarku i Gjirokastr\u00ebs, i cili rezulton me vdekshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt cerebrovaskulare n\u00eb vend, me vet\u00ebm 31.3%, shif\u00ebr kjo pothuajse sa gjysma e norm\u00ebs q\u00eb v\u00ebrehet n\u00eb Kuk\u00ebs apo Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se teksa Tirana ka volumin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb rasteve p\u00ebr shkak t\u00eb popullsis\u00eb, pesha specifike e k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb alarmante n\u00eb qarqet e Veriut t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Dr. Erviola Lleshi, kardiolog\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin par\u00ebsor Tiran\u00eb, beson se nj\u00eb nga elementet kryesore mbetet tradita ushqimore. Rajonet e Veriut priren drejt nj\u00eb regjimi ushqimor me baz\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb proteinash shtazore, yndyrave t\u00eb ngopura dhe krip\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb faktor\u00eb rreziku t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr hipertensionin dhe goditjet n\u00eb tru. N\u00eb kontrast, Jugu i Shqip\u00ebris\u00eb, i ndikuar nga klima mesdhetare, ka nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb madhe ndaj vajit t\u00eb ullirit, agrumeve dhe perimeve, q\u00eb njihen si mbrojt\u00ebs t\u00eb sistemit kardiovaskular.<\/p>\n<p>Zonat e thella t\u00eb Veriut p\u00ebrballen edhe me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb qasjen e shpejt\u00eb n\u00eb qendrat e specializuara t\u00eb traum\u00ebs apo nj\u00ebsit\u00eb e goditjeve n\u00eb tru. P\u00ebr s\u00ebmundjet cerebrovaskulare, koha \u00ebsht\u00eb faktor kryesor p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kultura e kontrolleve periodike tenton t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb zonat me v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb tensioni i lart\u00eb apo problemet e tjera t\u00eb diagnostikohen vet\u00ebm kur \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr von\u00eb, thot\u00eb znj. Llleshi.<\/p>\n<p><strong>Fatalitetet nga zemra dhe truri, gjysma n\u00eb mosh\u00ebn mbi 80 vje\u00e7<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat mbi vdekshm\u00ebrin\u00eb nga s\u00ebmundjet e aparatit t\u00eb qarkullimit t\u00eb gjakut kan\u00eb ardhur n\u00eb rritje nga 10,984 n\u00eb vitin 2014 n\u00eb 11,694 raste n\u00eb vitin 2024. Ekspert\u00ebt e Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik, q\u00eb grumbullon t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr sh\u00ebndetin, kan\u00eb gjetur nj\u00eb trend rrit\u00ebs n\u00eb skajet e piramid\u00ebs moshore, ku pesh\u00ebn kryesore t\u00eb mortalitetit e mban popullsia mbi 80 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Kjo kategori ka p\u00ebsuar rritjen m\u00eb t\u00eb madhe nd\u00ebrmjet viteve 2014 dhe 2024, duke u zgjeruar me mbi 600 raste ose 13.2% dhe duke u konfirmuar si grupi m\u00eb i rrezikuar, i cili p\u00ebrb\u00ebn pothuajse gjysm\u00ebn e totalit t\u00eb vdekjeve t\u00eb regjistruara si cerebrovaskulare.<\/p>\n<p>Grupmosha n\u00ebn 19 vje\u00e7 ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie pozitive t\u00eb vdekshm\u00ebris\u00eb, duke u reduktuar nga 90 n\u00eb vitin 2014 n\u00eb 56 raste n\u00eb 2024, kryesisht nga sukseset e nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb zem\u00ebr n\u00eb moshat f\u00ebminore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, te moshat e mesme dhe ato aktive, tendenca mbetet n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Konkretisht, grupmosha 20-44 kishte 194 fatalitete n\u00eb vitin 2024 nga 187 n\u00eb vitin 2014. Teksa edhe grupmosha 45-64 vje\u00e7 ka sh\u00ebnuar rritje t\u00eb vdekshm\u00ebris\u00eb me 5.8% nd\u00ebrmjet viteve 2014 dhe 2024.<\/p>\n<p>Kategoria 65-79 vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb ka treguar\u00a0 q\u00ebndrueshm\u00ebri gati t\u00eb plot\u00eb, me ulje t\u00eb pap\u00ebrfillshme prej vet\u00ebm 12 rastesh. T\u00eb dh\u00ebnat sugjerojn\u00eb se sfidat kryesore t\u00eb sh\u00ebndetit publik mbeten t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me moshimin e popullsis\u00eb dhe trajtimin e patologjive te moshat e thyera.<\/p>\n<p>P\u00ebrqendrimi i lart\u00eb i vdekjeve nga s\u00ebmundjet cerebrovaskulare n\u00eb moshat mbi 80 vje\u00e7 tregon gjithashtu\u00a0 rritje t\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb krahasuar me dekadat e kaluara, duke e zhvendosur barr\u00ebn kryesore t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor drejt kujdesit paliativ dhe gjeriatrik.<\/p>\n<p><strong>S\u00ebmundja zbret n\u00eb moshat e reja<\/strong><\/p>\n<p>S\u00ebmundjet cerebrovaskulare po shfaqen gjithnj\u00eb e m\u00eb her\u00ebt, fakt q\u00eb v\u00ebrtetohet se vdekjet n\u00eb grupmosh\u00ebn 45-64 vje\u00e7 jan\u00eb rritur me 5.8% nd\u00ebrmjet viteve 2014 dhe 2024. Kardiologia Llleshi pohoi se tensioni i lart\u00eb i gjakut i patrajtuar, duhanpirja dhe stresi kronik jan\u00eb faktor\u00eb q\u00eb shkaktojn\u00eb d\u00ebmtime t\u00eb en\u00ebve t\u00eb gjakut.<\/p>\n<p>Te kjo grupmosh\u00eb, nj\u00eb goditje n\u00eb tru ka pasoja fatale m\u00eb t\u00eb larta n\u00ebse kombinohet me munges\u00ebn e ekzaminimeve parandaluese, tha ajo.<\/p>\n<p>Mjek\u00ebt shpjegojn\u00eb se s\u00ebmundjet cerebrovaskulare rrall\u00eb vijn\u00eb t\u00eb izoluara. Rritja e rasteve te moshat 20-64 vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb si pasoj\u00eb e prevalenc\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb rrezikut si hipertensioni arterial, diabeti dhe obeziteti, t\u00eb cilat shpesh mbeten t\u00eb padiagnostikuara ose t\u00eb patrajtuara si\u00e7 duhet te personat n\u00ebn 65 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Te moshat e mesme (45-64 vje\u00e7), stili i jetes\u00ebs luan rol p\u00ebrcaktues. Dieta e pasur me krip\u00eb dhe yndyra t\u00eb procesuara, mungesa e aktivitetit fizik dhe konsumi i lart\u00eb i duhanit e alkoolit po d\u00ebmtojn\u00eb sh\u00ebndetin vaskular n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parakohshme, tha zonja Llleshi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb faktor tjet\u00ebr kritik \u00ebsht\u00eb stresi kronik, ve\u00e7an\u00ebrisht ai i lidhur me pun\u00ebn dhe pasigurin\u00eb ekonomike, i cili ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb rritjen e presionit t\u00eb gjakut dhe rrezikun p\u00ebr hemorragji cerebrale apo ishemi. Po ashtu, ndryshimet mjedisore, si ndotja e lart\u00eb e ajrit n\u00eb zonat urbane, jan\u00eb identifikuar vitet e fundit si shkaktar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb inflamacioneve q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb en\u00ebt e gjakut, tha mjekja.<\/p>\n<p>Shum\u00eb individ\u00eb t\u00eb moshave 20-44 vje\u00e7 priren t\u2019i shp\u00ebrfillin shenjat e para, duke menduar se jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj p\u00ebr t\u2019u prekur nga goditjet n\u00eb tru, \u00e7ka \u00e7on n\u00eb humbjen e asaj q\u00eb mjek\u00ebsia e quan momenti i art\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje shp\u00ebtuese.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt k\u00ebshillojn\u00eb q\u00eb kjo rritje e vdekshm\u00ebris\u00eb reflekton gjithashtu nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb sistem par\u00ebsor m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, i cili duhet t\u00eb fokusohet te parandalimi dhe depistimi i hersh\u00ebm p\u00ebrpara se s\u00ebmundja t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb faz\u00eb kritike.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebsimet q\u00eb vijn\u00eb nga Europa<\/strong><\/p>\n<p>Vendet e zhvilluara t\u00eb Europ\u00ebs kan\u00eb arritur t\u00eb ulin ndjesh\u00ebm shkall\u00ebn e vdekshm\u00ebris\u00eb nga s\u00ebmundjet e qarkullimit t\u00eb gjakut p\u00ebrmes politikave t\u00eb sh\u00ebndetit publik, avancimeve teknologjike dhe ndryshimeve rr\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb stilin e jetes\u00ebs s\u00eb popullat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebr shtyllat kryesore ka qen\u00eb kontrolli i faktor\u00ebve t\u00eb rrezikut, ku legjislacioni i rrept\u00eb kund\u00ebr duhanpirjes n\u00eb ambiente publike dhe rritja e taksave mbi produktet e duhanit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rezultate t\u00eb menj\u00ebhershme n\u00eb uljen e rasteve t\u00eb infarkteve akute.<\/p>\n<p>Shtetet e BE-s\u00eb kan\u00eb zbatuar programe komb\u00ebtare p\u00ebr monitorimin e tensionit arterial dhe kolesterolit, duke e zhvendosur fokusin nga trajtimi i krizave te parandalimi i hersh\u00ebm p\u00ebrmes mjek\u00ebsis\u00eb familjare dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb statinave dhe medikamenteve p\u00ebr tensionin e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shembujt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb transformimit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Bashkimin Europian \u00ebsht\u00eb Finlanda, e cila sh\u00ebrben si model se si politikat shtet\u00ebrore mund t\u00eb ndryshojn\u00eb fatin e nj\u00eb popullsie. N\u00eb vitet \u201970, Finlanda kishte shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vdekshm\u00ebris\u00eb nga aksidentet cerebrovaskulare n\u00eb bot\u00eb, por p\u00ebrmes nj\u00eb nisme t\u00eb njohur si \u201cProjekti i Karelias Veriore\u201d, ata arrit\u00ebn ta ulin k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr me mbi 80%.<\/p>\n<p>Ky sukses u bazua n\u00eb zbatimin e disa masave, q\u00eb nis\u00ebn p\u00ebrmes nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb industrin\u00eb ushqimore. Shteti finlandez z\u00ebvend\u00ebsoi subvencionet p\u00ebr gjalpin dhe qum\u00ebshtin me yndyr\u00eb t\u00eb lart\u00eb me subvencione p\u00ebr vajin e rrep\u00ebs dhe frutat e pyllit, duke detyruar pothuajse \u00e7do prodhues buke dhe mishi t\u00eb ulte nivelin e krip\u00ebs n\u00eb produktet e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 shembullit finlandez, Bashkimi Europian si t\u00ebr\u00ebsi ka zbatuar masa strukturore q\u00eb lidhen me momentet kritike t\u00eb trajtimit t\u00eb goditjeve n\u00eb tru. Nj\u00eb nga masat m\u00eb konkrete \u00ebsht\u00eb standardizimi i Nj\u00ebsive t\u00eb Specializuara t\u00eb Goditjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb vende si Gjermania dhe Austria, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e detyrueshme q\u00eb pacienti t\u00eb mos d\u00ebrgohet n\u00eb nj\u00eb reanimacion t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, por n\u00eb nj\u00eb repart ku mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt jan\u00eb t\u00eb trajnuar vet\u00ebm p\u00ebr ishemit\u00eb cerebrale.<\/p>\n<p>K\u00ebto nj\u00ebsi p\u00ebrdorin teknologjin\u00eb e tele-mjek\u00ebsis\u00eb (Telestroke), ku p\u00ebrmes videove \u201clive\u201d, neurolog\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb udh\u00ebzojn\u00eb mjek\u00ebt n\u00eb spitale t\u00eb vogla rajonale p\u00ebr t\u00eb kryer tromboliz\u00ebn me medikamente brenda koh\u00ebs s\u00eb \u201cart\u00eb\u201d prej 4.5 or\u00ebsh.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, vende si Franca dhe Belgjika kan\u00eb implementuar sisteme vizuale si Nutri-Score, i cili i klasifikon ushqimet me ngjyra nga e gjelbra tek e kuqja drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb paketim. Kjo mas\u00eb ka pasur nj\u00eb efekt t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e konsumator\u00ebve p\u00ebr yndyrat dhe krip\u00ebn e fLlleshir, t\u00eb cilat jan\u00eb shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb hipertensionit.<\/p>\n<p>Po ashtu, BE-ja po financon programe masive p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e duhanit p\u00ebrmes aplikacioneve falas t\u00eb st\u00ebrvitjes dhe mbulimit total t\u00eb kostove p\u00ebr produktet z\u00ebvend\u00ebsuese t\u00eb nikotin\u00ebs, duke e trajtuar duhanpirjen si nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb k\u00ebrkon ndihm\u00eb financiare dhe jo thjesht si nj\u00eb ves vullnetar.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb i mungon Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ka pasur p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb infrastruktur\u00ebn spitalore, vendi ende vuan nga mungesa e nj\u00eb rrjeti t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb kardiologjis\u00eb invazive q\u00eb mbulon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb koha e art\u00eb prej 4.5 or\u00ebsh p\u00ebr trajtimin e infarkteve t\u00eb humbet shpesh p\u00ebr shkak t\u00eb distancave dhe logjistik\u00ebs s\u00eb transportit urgjent, pohojn\u00eb ekspert\u00ebt e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo shoq\u00ebrohet edhe me nj\u00eb fragmentim t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb familjare, ku check-up-et dhe monitorimi i vazhduesh\u00ebm i tensionit apo kolesterolit nuk arrijn\u00eb ende t\u00eb jen\u00eb n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb do t\u00eb frenonin rastet fatale p\u00ebrpara se ato t\u00eb b\u00ebhen urgjenca.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ligjet ekzistojn\u00eb, kontrolli mbi cil\u00ebsin\u00eb e ushqimeve t\u00eb p\u00ebrpunuara, krip\u00ebn dhe yndyrat dhe zbatimi i ligjit kund\u00ebr duhanpirjes n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura mbeten sfiduese n\u00eb krahasim me vendet e BE-s\u00eb, pohoi zonja Llleshi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr regjistra komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave sh\u00ebndet\u00ebsore m\u00eb t\u00eb sofistikuar dhe t\u00eb digjitalizuar, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb lejonin nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb incidenc\u00ebs sipas grupmoshave dhe rajoneve, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb burimet financiare t\u00eb shp\u00ebrndahen aty ku nevoja \u00ebsht\u00eb m\u00eb urgjente dhe ku ndikimi n\u00eb uljen e vdekshm\u00ebris\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Mungesa e personelit mjek\u00ebsor t\u00eb specializuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pikat m\u00eb kritike q\u00eb pengon arritjen e standardeve europiane n\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve n\u00eb Shqip\u00ebri. Shp\u00ebrndarja e tyre \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e pabarabart\u00eb, me nj\u00eb p\u00ebrqendrim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe munges\u00eb t\u00eb theksuar n\u00eb rrethe.<\/p>\n<p>Kjo krijon nj\u00eb situat\u00eb ku shum\u00eb pacient\u00eb n\u00eb zonat rurale apo qytetet e vogla nuk kan\u00eb akses t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm te kardiologu, duke rritur rrezikun q\u00eb simptomat fillestare t\u00eb neglizhohen ose t\u00eb trajtohen me vones\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 shp\u00ebrndarjes gjeografike, sistemi p\u00ebrballet me rrjedhjen e trurit, ku mjek\u00eb t\u00eb kualifikuar dhe infermier\u00eb t\u00eb specializuar emigrojn\u00eb drejt vendeve t\u00eb zhvilluara, si Gjermania apo Italia. Kjo munges\u00eb nuk ndihet vet\u00ebm te numri i kardiolog\u00ebve, por edhe te personeli mb\u00ebshtet\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb menaxhoj\u00eb teknologjin\u00eb e lart\u00eb dhe kujdesin post-operator.<\/p>\n<p>Pa nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb mjaftuesh\u00ebm specialist\u00ebsh, q\u00eb mund t\u00eb operojn\u00eb n\u00eb rrjetin e kardiologjis\u00eb invazive 24 or\u00eb n\u00eb 7 dit\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, investimet n\u00eb aparatura mbeten pjes\u00ebrisht t\u00eb pashfryt\u00ebzuara, duke e l\u00ebn\u00eb pesh\u00ebn e p\u00ebrballjes me s\u00ebmundjet e qarkullimit t\u00eb gjakut kryesisht mbi mjek\u00ebsin\u00eb terciare n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ndryshuar trendin n\u00eb rritje t\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb qarkullimit t\u00eb gjakut, nuk mjafton vet\u00ebm p\u00ebrmir\u00ebsimi i pajisjeve spitalore apo numri i operacioneve kirurgjikale, por nevojitet riorientimi rr\u00ebnj\u00ebsor i strategjive shtet\u00ebrore drejt edukimit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb nxitet nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi masiv mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e aktivitetit fizik dhe menaxhimin e hipertensionit, i cili shpesh quhet vras\u00ebsi i heshtur n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr shkak se mbetet i patrajtuar p\u00ebr vite me radh\u00eb, thot\u00eb studimi i ekspert\u00ebve t\u00eb Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik (Hysenshahaj, Dedja, Ylli, Merdani dhe To\u00e7i).<\/p>\n<p>Sipas tyre, edukimi duhet nisur q\u00eb nga bankat e shkoll\u00ebs e deri te politikat e rrepta t\u00eb siguris\u00eb ushqimore. Vet\u00ebm duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem ku parandalimi vjen p\u00ebrpara kurimit, Shqip\u00ebria do t\u00eb mund t\u00eb nis\u00eb procesin e gjat\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb uljes s\u00eb k\u00ebtij raporti vdekshm\u00ebrie, tha kardiologia Llleshi.<\/p>\n<p>Zakonisht n\u00eb Shqip\u00ebri, problemet me zemr\u00ebn zbulohen vet\u00ebm kur gjendja b\u00ebhet shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb ose pas nj\u00eb krize t\u00eb papritur; kjo i v\u00ebshtir\u00ebson shum\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebruar, tha doktoresha.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Urdhri i Mjekut, n\u00eb Shqip\u00ebri ka gjithsej 267 mjek\u00eb kardiolog\u00eb. P\u00ebrve\u00e7se ata jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebt n\u00eb raport me nevojat, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb qendr\u00ebn e vendit, teksa bashki t\u00eb vogla si Tropoja dhe t\u00eb tjera nuk kan\u00eb mjek\u00eb t\u00eb till\u00eb. N\u00eb bashki me terrene t\u00eb thyera ku mungon mjeku kardiolog, mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar urgjencat \u00ebsht\u00eb e pamundur.<\/p>\n<p>N\u00ebse marrim shifr\u00ebn prej 267 kardiolog\u00ebsh p\u00ebr rreth 2.4 milion\u00eb banor\u00eb, Shqip\u00ebria llogarit af\u00ebrsisht 111 kardiolog\u00eb p\u00ebr 1 milion banor\u00eb. Kjo shif\u00ebr e rendit Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ngjash\u00ebm me mesataren e vendeve me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme, e cila sipas Atlasit t\u00eb Shoqat\u00ebs Europiane t\u00eb Kardiologjis\u00eb (ESC) p\u00ebr vitin 2024-2025 \u00ebsht\u00eb rreth 93.4 kardiolog\u00eb p\u00ebr 1 milion banor\u00eb, por e l\u00eb shum\u00eb pas vendeve me t\u00eb ardhura t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Greqia mban rekordin europian me rreth 316 kardiolog\u00eb p\u00ebr 1 milion banor\u00eb, e ndjekur nga Italia me 266 dhe Bullgaria, me rreth 215.<\/p>\n<p>Madje edhe vende si Hungaria, me 138 kardiolog\u00eb p\u00ebr 1 milion banor\u00eb, q\u00ebndrojn\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb lart se Shqip\u00ebria. N\u00eb rajon, Serbia llogarit rreth 98 kardiolog\u00eb, nd\u00ebrsa Mali i Zi rreth 84, \u00e7ka tregon se Shqip\u00ebria, ndon\u00ebse ka nj\u00eb num\u00ebr total q\u00eb mund t\u00eb duket i krahasuesh\u00ebm me disa vende, p\u00ebrballet me nj\u00eb sfid\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr shkak t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb vdekshm\u00ebris\u00eb nga s\u00ebmundjet e zemr\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Por gjithsesi, mjek\u00ebt thon\u00eb se nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i popullat\u00ebs p\u00ebr ndryshimin e stilit t\u00eb jet\u00ebs dhe moskonsumimit t\u00eb krip\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet shum\u00eb i fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb parandaluar.\/Monitor.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shqiptare-zemra\/\">Epidemia e heshtur, nj\u00eb n\u00eb dy shqiptar\u00eb nd\u00ebrron jet\u00eb nga problemet me zemr\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Problemet me zemr\u00ebn jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb penges\u00eb m\u00eb e madhe p\u00ebr sh\u00ebndetin n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe nj\u00eb kosto gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe ekonomin\u00eb. Mbi gjysma e vdekjeve n\u00eb vendin ton\u00eb vijn\u00eb nga s\u00ebmundjet kardiovaskulare. N\u00eb vitin 2024, nga 21,102 vdekje q\u00eb u regjistruan gjithsej, 11,694 ishin p\u00ebr shkak t\u00eb sistemit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94591","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94591"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94591\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}