{"id":94576,"date":"2026-07-17T19:48:17","date_gmt":"2026-07-17T19:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/17\/rama-tradhtar-dhe-antishqiptar-akuza-te-forta-nga-protesta-para-kryeministrise\/"},"modified":"2026-07-17T19:48:17","modified_gmt":"2026-07-17T19:48:17","slug":"rama-tradhtar-dhe-antishqiptar-akuza-te-forta-nga-protesta-para-kryeministrise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/17\/rama-tradhtar-dhe-antishqiptar-akuza-te-forta-nga-protesta-para-kryeministrise\/","title":{"rendered":"\u201cRama tradhtar dhe antishqiptar\u201d, akuza t\u00eb forta nga protesta para Kryeministris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb prej pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protest\u00ebn e p\u00ebrditshme para Kryeministris\u00eb ka artikuluar akuza t\u00eb forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur fjal\u00ebn e tij me zhvillimet e fundit n\u00eb raportet Shqip\u00ebri-Serbi dhe situat\u00ebn sociale n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb protest\u00ebn e 48-t\u00eb, protestuesi iu referua deklaratave t\u00eb ministres serbe Snezana Paunovi\u0107, duke k\u00ebrkuar reagim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga institucionet shqiptare dhe ato europiane.<\/p>\n<p>Ai kritikoi m\u00ebnyr\u00ebn se si, sipas tij, qeveria shqiptare ka reaguar ndaj k\u00ebtyre deklaratave, nd\u00ebrsa akuzoi kryeministrin Rama p\u00ebr politikat q\u00eb ndjek ndaj Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Protestuesi e lidhi gjithashtu emigracionin e shqiptar\u00ebve me qeverisjen aktuale, duke pretenduar se largimi masiv i qytetar\u00ebve nga vendi p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb \u201cgjenocid modern\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, ai u b\u00ebri thirrje edhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste q\u00eb, sipas tij, t\u00eb distancohen nga qeveria dhe t\u2019u bashkohen protestave.<\/p>\n<p>\u201cShqiptar\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, mir\u00eb se keni ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb maraton\u00eb t\u00eb protest\u00ebs ton\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr pastrimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga qeverit\u00eb kriminale 36 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>U bisedua disa her\u00eb dhe m\u00eb duhet prap\u00eb si nj\u00eb shqiptar q\u00eb e do vendin e vet, q\u00eb e do popullin e vet, t\u00eb ngre nj\u00eb brengosje t\u00eb cil\u00ebn e kam n\u00eb shpirt, q\u00eb m\u00eb vjen gjithmon\u00eb nga nj\u00eb kryeminist\u00ebr tradhtar q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq p\u00ebr 13 vjet drejton Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Snezana Paunovi\u00e7 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb serbe nga serbet m\u00eb t\u00eb sinqerta. Ajo ka nxjerr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e shpirtit serb, sepse t\u00eb gjith\u00eb ata mendojn\u00eb, me n\u00eb krye Vu\u00e7i\u00e7in dhe deri tek serbi m\u00eb, ma\u00e7oku m\u00eb i varf\u00ebr dhe m\u00eb i larg\u00ebt serb, mendojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb spastrim etnik t\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>Shihet deputeti \u00e7ek n\u00eb Parlamentin Evropian dhe k\u00ebrkon llogari p\u00ebr deklarat\u00ebn e saj. Nj\u00eb \u00e7ek q\u00eb nuk ka lidhje gjaku fare me shqiptar\u00ebt, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb e do lirin\u00eb, q\u00eb i do popujt, q\u00eb i do njer\u00ebzit dhe q\u00eb e do Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Edi Rama.<\/p>\n<p>Shihet Marta Kos, nj\u00eb pam\u00eb e nderuar po nga Parlamenti Evropian, dhe k\u00ebrkon llogari p\u00ebr deklarat\u00ebn shoviniste, neonaziste t\u00eb nj\u00eb ministreje t\u00eb Serbis\u00eb. Dhe na del v\u00ebllai i Vu\u00e7i\u00e7it ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb deklaruar vet\u00eb kryeministri tradhtar Edi Rama, dhe thot\u00eb nuk merret me deklaratat t\u00eb nj\u00eb serbeje t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Nuk ishte serbe e s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb ministre e cila kur vjen n\u00eb at\u00eb vend sigurisht q\u00eb kalon disa filtra t\u00eb shkollimit, t\u00eb inteligjenc\u00ebs, t\u00eb niveleve t\u00eb saja akademike. Pra ai mundohet t\u00eb kaloj\u00eb shovinizmin serb duke i n\u00ebnvler\u00ebsuar, duke u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi se ata paskan nj\u00eb lloj t\u00eb drejte p\u00ebr t\u00eb pastruar, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pastrim etnik n\u00eb kombin shqiptar.<\/p>\n<p>Edi Rama, ky tradhtar q\u00eb n\u00ebp\u00ebr samitet bot\u00ebrore p\u00ebrqafohet dhe i b\u00ebn jarg\u00ebt ministrit t\u00eb propagand\u00ebs t\u00eb Milloshevi\u00e7it dhe i kthen shpin\u00ebn kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs. Edi Rama ky kriminel, ky tradhtar antishqiptar, ky q\u00eb i ka z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb, ky person q\u00eb sipas deputetit t\u00eb parlamentit serb \u00ebsht\u00eb kryeministri m\u00eb i mir\u00eb pas Nikolla Pashi\u00e7it q\u00eb mbron interesat serbe.<\/p>\n<p>Ky njeri q\u00eb b\u00ebn spastrim etnik jo me masakra si\u00e7 e b\u00ebri serbi n\u00eb \u201998-\u201999, po b\u00ebn nj\u00eb spastrim etnik n\u00eb Shqip\u00ebri duke i pamund\u00ebsuar jet\u00ebn popullit shqiptar n\u00eb tok\u00ebn e vet. Prandaj prej k\u00ebsaj foltorje i b\u00ebj thirrje, jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb shesh, po m\u00eb lejoni t\u2019i b\u00ebj thirrje socialist\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin e politik\u00ebs dhe t\u00eb sindrom\u00ebs ramiste.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb ju ka ngelur pak gjak shqiptari, t\u00eb \u00e7ohen dhe t\u00eb kuptojn\u00eb realitetin e nj\u00eb kryeministri kriminel antishqiptar. Sepse jam i bindur q\u00eb n\u00eb mesin e socialist\u00ebve ka njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb, ka njer\u00ebz shqiptar\u00eb q\u00eb e duan Shqip\u00ebrin\u00eb me zem\u00ebr, t\u00eb \u00e7lirohen nga kurthi i sindrom\u00ebs t\u00eb partis\u00eb mavi, e cila shkon krah p\u00ebr krah me partin\u00eb e Dushan Mugosh\u00ebs dhe Miladin Popovi\u00e7it, me partin\u00eb dhe me politikat e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb Edi Rama, i vet\u00ebdeklaruar si v\u00ebllai i tyre dhe armiku yn\u00eb n\u00eb vepra. T\u00eb mblidhemi sa m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb mposhtim k\u00ebt\u00eb qeveri kriminale gjenocidale. Gjenocidi nuk b\u00ebhet vet\u00ebm me masakra dhe me arm\u00eb. B\u00ebhet n\u00eb koh\u00ebt moderne k\u00ebshtu si\u00e7 i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sot, ku pleqt\u00eb vdesin, sepse f\u00ebmij\u00ebt e tyre kan\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebn dhe njer\u00ebzit kur hetojn\u00eb arom\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb e marrin vesh q\u00eb paska vdekur nj\u00eb prind shqiptar pa kujdesin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij, sepse qeveria s\u2019ju ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb jen\u00eb pran\u00eb atyre q\u00eb i lind\u00ebn dhe i rrit\u00ebn.<\/p>\n<p>Posht\u00eb Edi Rama!<\/p>\n<p>Posht\u00eb qeveria kriminale gjenocidale e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr 13 vjet! Posht\u00eb sistemi armiq\u00ebsor i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr 36 vjet! Ejani, ejani mendoni p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm, mos mendoni vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb rrog\u00eb mujore.<\/p>\n<p>T\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb thot\u00eb duhet t\u00eb shesim Shqip\u00ebrin\u00eb se me flamur dhe me plisa duke shitur nuk mund t\u00eb mbijetojm\u00eb. Nj\u00eb njeri q\u00eb nes\u00ebr ne mund t\u2019i harxhojm\u00eb ato pak lek\u00eb dhe do t\u00eb ngelim edhe pa shtet, edhe pa tok\u00eb, edhe pa asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i armiqve shqiptar\u00eb me n\u00eb krye sejmenin e tyre Edi Rama. Posht\u00eb Edi Rama!\u201d, u shpreh protestuesi.<\/p>\n<p>Protestat para Kryeministris\u00eb vijojn\u00eb prej 48 dit\u00ebsh radhazi, nd\u00ebrsa organizator\u00ebt kan\u00eb paralajm\u00ebruar se mobilizimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/protestuesi-2\/\">\u201cRama tradhtar dhe antishqiptar\u201d, akuza t\u00eb forta nga protesta para Kryeministris\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb prej pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protest\u00ebn e p\u00ebrditshme para Kryeministris\u00eb ka artikuluar akuza t\u00eb forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur fjal\u00ebn e tij me zhvillimet e fundit n\u00eb raportet Shqip\u00ebri-Serbi dhe situat\u00ebn sociale n\u00eb vend. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb protest\u00ebn e 48-t\u00eb, protestuesi iu referua deklaratave t\u00eb ministres serbe Snezana Paunovi\u0107, duke k\u00ebrkuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94576","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94576","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94576"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94576\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94576"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94576"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94576"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}