{"id":94562,"date":"2026-07-17T17:48:14","date_gmt":"2026-07-17T17:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/17\/adriatik-zotkaj-mbledh-me-fshese-1-5-miliarde-leke-kush-fshihet-pas-bashkim-haxhiut-dhe-patrik-caushit-tenderi-i-pastrimit-qe-mbulon-leket-e-pista-qysh-nga-2016\/"},"modified":"2026-07-17T17:48:14","modified_gmt":"2026-07-17T17:48:14","slug":"adriatik-zotkaj-mbledh-me-fshese-1-5-miliarde-leke-kush-fshihet-pas-bashkim-haxhiut-dhe-patrik-caushit-tenderi-i-pastrimit-qe-mbulon-leket-e-pista-qysh-nga-2016","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/17\/adriatik-zotkaj-mbledh-me-fshese-1-5-miliarde-leke-kush-fshihet-pas-bashkim-haxhiut-dhe-patrik-caushit-tenderi-i-pastrimit-qe-mbulon-leket-e-pista-qysh-nga-2016\/","title":{"rendered":"Adriatik Zotkaj mbledh me fshes\u00eb 1.5 miliard\u00eb lek\u00eb\/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit q\u00eb mbulon lek\u00ebt e pista qysh nga 2016"},"content":{"rendered":"<p>Qysh kur Adriatik Zotkaj u ul n\u00eb kolltukun e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb, n\u00eb Poli\u00e7an \u00ebsht\u00eb instaluar korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi.<\/p>\n\n<p>Njer\u00ebzit dhe bizneset q\u00eb ndajn\u00eb buxhetin e bashkis\u00eb s\u00eb vog\u00ebl jan\u00eb nj\u00eb grusht miqsh dhe shok\u00ebsh t\u00eb kryebashkiakut. Nj\u00eb nga k\u00ebta \u00ebsht\u00eb edhe Patrik Caushi pronar i dy kompanive me baz\u00eb n\u00eb Poli\u00e7an.<\/p>\n<p>Biznesmeni merr cdo 5 vjet parat\u00eb e Bashkis\u00eb p\u00ebr pastrimin e qytetit. K\u00ebshtu ishte paracaktuar edhe p\u00ebr pes\u00ebvjecarin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u2019Sh\u00ebrbimi i pastrimit, gjelb\u00ebrimit, dekorit dhe mir\u00ebmbajtjes s\u00eb varrezave, Bashkia Poli\u00e7an\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Limit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim \u00ebsht\u00eb 141 milion\u00eb e 946 mij\u00eb e 295 lek\u00eb t\u00eb reja (Pa TVSH). Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr shum\u00eb e madhe, e parashikuar t\u00eb mbuloj\u00eb 5 vjet. Sigurisht q\u00eb arka e bashkis\u00eb nuk i mbulon dot k\u00ebto shifra, por parat\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsuar me nj\u00eb grant t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e Adriatik Zotkajt me qeverin\u00eb qendrore jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira, p\u00ebrderisa siguron vota p\u00ebr PS-n\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. N\u00eb zgjedhjet e fundi Zotkaj mori afro 75% votave. Thuhet se kryetari n\u00eb takime t\u00eb mbyllura \u00ebsht\u00eb shprehur se do t\u00eb t\u00ebrhiqet nga politika dhe, ndoshta tenderat q\u00eb po b\u00ebn, jan\u00eb golat e fundit n\u00eb buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>Tenderi u njoftua m\u00eb 1 maj 2026 dhe u mbajt m\u00eb 8 qershor, ku mor\u00ebn pjes\u00eb tre operator\u00eb ekonomik.<\/p>\n\n<p>Procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nga Open Data Albania me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit. Krah flamurit \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrshkrimi: \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrvec fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt skualifikimi \u00ebsht\u00eb krejt formal sepse dy operator\u00ebt e tjer\u00eb kan\u00eb dal\u00eb vet\u00eb nga gara duke mos dor\u00ebzuar dokumentet. Nj\u00ebra kompani \u00ebsht\u00eb \u201c2AF\u201d shpk nga Poli\u00e7ani, e cila duket se nuk ka pasur ndonj\u00eb interes, prandaj nuk ka dor\u00ebzuar, as formularin, as dokumentet e k\u00ebrkuara. Tjetra \u00ebsht\u00eb \u201cRej\u201d shpk. Edhe kjo firm\u00eb nuk ka dor\u00ebzuar dokumente, p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr. \u201cRej\u201d \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjashtuar nga tenderat p\u00ebr 6 muaj me vendim t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik.<\/p>\n\n<p>Pra, praktikisht bashkimi i firmave \u201cCOTONI CENTER\u201d shpk dhe \u201cMART-ENI\u201d shpk ka qen\u00eb n\u00eb gar\u00eb vet\u00ebm me veten. K\u00ebshtu m\u00eb 6 korrik 2026, komisioni i autorizuar nga kryebashkiaku Zotkaj ka shpallur fitues t\u00eb vetmen ofert\u00eb t\u00eb vlefshme.<\/p>\n\n<p>Cilat jan\u00eb k\u00ebto dy kompani fituese? Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb \u201cMART-ENI\u201d shpk, me pronar Patrik Caushin. Kompania u krijua n\u00eb vitin 2017 dhe fillimisht kishte aktivitet modest.<\/p>\n\n<p>Edhe kompania tjet\u00ebr, \u201cCotoni Center\u201d \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Caushit. N\u00eb vitin 2020, Caushit i dhurohet nj\u00eb kompani, q\u00eb ishte themeluar nga dy shtetas nga Poli\u00e7ani. K\u00ebta ia kishin kaluar aksionet pronarit Arben Haxhiu. Ky i fundit n\u00eb vitin 2020, nd\u00ebrsa kompania ishte me humbje, ia dhuron 100% aksioneve Patrik Caushit. Megjithat\u00eb, Haxhiu q\u00ebndron s\u00ebrish administrator i kompanis\u00eb.<\/p>\n\n<p>N\u00eb vitin 2020, kompania e dhuruar kishte 43 milion\u00eb lek\u00eb humbje, megjith\u00ebse xhironte shuma t\u00eb m\u00ebdha. Po \u00e7far\u00eb bleu Patrik Caushi?<\/p>\n<p>K\u00ebtu fshihet operacioni i pastrimit t\u00eb drog\u00ebs dhe t\u00eb korrupsionit me tenderin e pastrimit t\u00eb qytetit Poli\u00e7an.<\/p>\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb grafiku i humbjeve t\u00eb kompanis\u00eb \u201cCOTONI CENTER\u201d shpk.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb vitin 2016, kompania e Arben Haxhiut mori tenderin e Bashkis\u00eb Polican me objekt \u201cKryerja e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Pastrim, Gjelb\u00ebrim, Dekor dhe Mir\u00ebmbajtje Varrezash \u2013 Fondi i Bashkis\u00eb dhe Grant i Pakusht\u00ebzuar\u201d. Tenderi me vler\u00eb 857 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb firmosur nga vet\u00eb Adriatik Zotkaj.<\/p>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb ve\u00e7ojm\u00eb nj\u00eb\u00a0 detaj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: \u201cCOTONI CENTER\u201d shpk e ka fituar tenderin bashk\u00eb firm\u00ebn \u201cRINIA 96\u201d shpk, me pronar Shk\u00eblqim Mirin nga Fush\u00eb Kruja. Ky i fundit do t\u00eb arrestohej nj\u00eb vit m\u00eb pas p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb trafik droge dhe korrupsion.<\/p>\n<p>Kompania dhe asetet e tjera t\u00eb Shk\u00eblqim Mirit do t\u00eb viheshin n\u00eb sekuestro, t\u00eb pakt\u00ebn formalisht. Praktikisht kontrata i mbeti vet\u00ebm kompanis\u00eb s\u00eb Bashkim Haxhiut.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb Adriatik Zotkaj kumbari q\u00eb urdh\u00ebroi dhurimin e kompanis\u00eb \u201cCOTONI CENTER\u201d tek miku i tij Patrik Caushaj? Nuk kemi prova konkrete, por logjika t\u00eb \u00e7on tek fakti se Bashkim Haxhiaj nuk mund ta mbante i vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e pastrimit t\u00eb Poli\u00e7anit, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbules\u00eb e pastrimit t\u00eb parave t\u00eb drog\u00ebs dhe t\u00eb korrupsionit t\u00eb ortakut t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Dhurimi i kompanis\u00eb q\u00eb rezultonte me humbje tre vjet rresht, megith\u00ebse mori 857 milion\u00eb lek\u00eb nga bashkia, ishte p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt e parave. \u201cCOTONI\u201d vazhdoi kontrat\u00ebn deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021 p\u00ebr pastrimin e Poli\u00e7anit, tashm\u00eb me pronar t\u00eb ri. N\u00eb vitet n\u00eb vijim, kompania nuk do t\u00eb kishte me humbje, por edhe fitimet ishin krejt t\u00eb pap\u00ebrfillshme. Ku shkonin parat\u00eb? Gjasat jan\u00eb se pronari i v\u00ebrtet\u00eb pas vitit 2020, duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb kryebashkiaku q\u00eb garantonte parat\u00eb e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi Patrik Caushaj mori k\u00ebt\u00eb \u201cdhurat\u00eb\u201d, e priste nj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebmb\u00eblsir\u00eb nga tryeza e korrupsionit t\u00eb Adriatik Zotkajt.<\/p>\n<p>N\u00eb 18 maj 2021, Patrik Caushaj do t\u00eb merrte kontrat\u00ebn e re 5-vjecare me objekt: \u201cShpenzime per sherbimin e pastrimit , gjelberimit , dekorit dhe mirembajtjes se varrezave\u201d. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb fondi ishte 832 milion\u00eb lek\u00eb pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n\n<p>Caushaj ka pasur garanci t\u00eb plota p\u00ebr ta fituar k\u00ebt\u00eb tender t\u00eb sh\u00ebnuar me flamur korrupsioni. Procedura \u00ebsht\u00eb zhvilluar me vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, bashkimin e dy kompanive me t\u00eb nj\u00ebjtin pronar \u201cCOTONI CENTER\u201d dhe \u201cMART-ENI\u201d.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu vijoi historia e pastrimit me kompani droge dhe korrupsioni deri n\u00eb vitin 2026, ku sh\u00ebnohet nj\u00eb rritje dyfish e fondit limit.<\/p>\n\n<p>Le ndalemi dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebtu pak transparenc\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Poli\u00e7anit, t\u00eb cil\u00ebt (sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare) e kan\u00eb votuar masivisht k\u00ebt\u00eb kryebashkiak. P\u00ebr shkak t\u00eb Zotkajt, ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb Poli\u00e7ani t\u00eb humb\u00eb nga reforma terrritoriale statusin e bashkis\u00eb. Dhe argumenti i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrdorimi i parave t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Ky z\u00eb q\u00eb po analizojm\u00eb, pastrimi i qytetit, e v\u00ebrteton m\u00eb s\u00eb miri se si kjo bashki e vog\u00ebl ka marr\u00eb fonde t\u00eb m\u00ebdha dhe nuk sjell sh\u00ebrbime p\u00ebr komunitetin.<\/p>\n<p>Ku shkojn\u00eb 1.5 miliard\u00eb lek\u00eb?<\/p>\n\n<p>Qyteti pastrohet akoma me fshesa dhe lopata nga 11 punonj\u00ebs. Kompania detyrohet, sipas kontrat\u00ebs, t\u00eb angazhoj\u00eb vetem 1 makin\u00eb dhe nj\u00eb shofer p\u00ebr largimin e mbetjeve. Nuk p\u00ebrcaktohet, n\u00ebse kjo makin\u00eb do t\u00eb jet\u00eb teknologjike apo thjesht me karroceri.<\/p>\n\n<p>Ky tender i dyshimt\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb flet\u00eb n\u00eb dosjen e madhe t\u00eb Zotkajt. N\u00eb vitin 2003, n\u00eb deklarimin fillestar t\u00eb pasuris\u00eb, ai p\u00ebrmend vet\u00ebm pag\u00ebn e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, e cila punonte si m\u00ebsuese.<\/p>\n\n<p>Nga dy paga t\u00eb thjeshta, sot Adriatik Zotkaj rezulton milioner, me biznese t\u00eb shumta, pasuri t\u00eb paluajtshme, mjete luksoze dhe prona t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb emra t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Kjo rritje e menj\u00ebhershme e pasuris\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e institucioneve kontrolluese, si ILDKPKI dhe m\u00eb pas Prokuroris\u00eb. Por, \u00e7udit\u00ebrisht, \u00e7do hetim ndaj tij p\u00ebrfundoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb enigmatike \u2013pa nd\u00ebshkim. N\u00eb vitin 2015, Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave publikoi nj\u00eb njoftim zyrtar. K\u00ebrkohej hetimi dhe ndjekja penale e Adriatik Zotkajt p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe fshehje t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n\n<p>Dy djemt\u00eb e Adriatik Zotkajt, Maliqi dhe Endi, rezultojn\u00eb p\u00ebrfitues t\u00eb parave publike, p\u00ebrmes tenderave.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2022, themelohet kompania G&amp;M Construction me aksioner shtetasit Maliq Zotkaj 50% dhe Oligert Dyrmishi.<\/p>\n\n<p>Ky i fundit, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pagave rezulton se paguhet si Drejtor p\u00ebr Nd\u00ebrtimin dhe Pun\u00ebt Publike n\u00eb Bashkin\u00eb Poli\u00e7an si dhe specialist n\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Poli\u00e7an.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb themelimit, nis xhiroja marram\u00ebnd\u00ebse me faturimin e 28 milion\u00eb lek\u00ebve apo 280 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, puna kat\u00ebrfishohet dhe faturimi arrin n\u00eb 840 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm s\u00ebrish suksesi vijon me nj\u00eb xhiro prej 1. 6 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kompania G &amp; M rezulton nj\u00eb p\u00ebrfituese sistematike e fondeve publike dhe e taksave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kontribut t\u00eb madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb sukses duket se e kan\u00eb koleg\u00ebt e Adriatik Zotkajt dhe marr\u00ebdh\u00ebnia me bashkit\u00eb p\u00ebrreth. Bie n\u00eb sy edhe fakti q\u00eb thuajse t\u00eb gjitha tenderat jan\u00eb pa gar\u00eb dhe me shkelje.<\/p>\n<p>Zotkaj nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta fsheh\u00eb pasurimin. K\u00ebshtu, Endi Zotkaj zot\u00ebron objektin \u201cPerla e Tomorrit\u201d dhe nuk ka deklaruar ku \u00ebsht\u00eb gjetur vlera e investimit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb super hotel luksoz me 12 dhoma, nj\u00eb super restorant q\u00eb mund t\u00eb akomodoj\u00eb n\u00eb hapsir\u00ebn e brendshme 130 persona.<\/p>\n<p>Nga shtatori 2019 deri n\u00eb dhjetor 2021, Endi Zotkaj, q\u00eb zot\u00ebronte nj\u00eb biznes farmacish ka p\u00ebrfituar 20 pagesa nga Qendra Polivalente e Poli\u00e7anit, Bashkia e Poli\u00e7anit dhe Bashkia e \u00c7orovod\u00ebs.<\/p>\n<p>Vlerat e pagesave variojn\u00eb, por ato kulmojn\u00eb me procedur\u00ebn urgjente t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Poli\u00e7anit kat\u00ebr dit\u00eb pas shpalljes s\u00eb gjendjes s\u00eb emergjenc\u00ebs nga COVID n\u00eb 2020. P\u00ebr doreza, maska e dezinfektant\u00eb Adriatik Zotkaj paguan djalin e tij, Endi Zotkaj plot 14 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi penal p\u00ebr Zotkaj nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb e re, n\u00ebse ndodh sot nga SPAK. N\u00eb 21 Maj t\u00eb vitit 2002, Zotkaj u d\u00ebnua me 1 vit burg p\u00ebr veprat penale t\u00eb kryerjes s\u00eb veprimave arbitrare si edhe p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve shkollore. E sipas vendimit, d\u00ebnimi ndaj Zotkaj \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pas kall\u00ebzimit t\u00eb nj\u00eb vajze e cila e akuzonte p\u00ebr ngacmim seksual.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb rezulton se Adriatik Zotkaj, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar edhe 5 her\u00eb me vendime penale. N\u00eb vitin 1985 nga Gjykata e Skraparit p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cfyerjes dhe goditjes p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d. N\u00eb vitin 1992, Gjykata e Kor\u00e7\u00ebs e ka d\u00ebnuar me 3 vjet burg p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cshkeljes s\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor\u201d. P\u00ebr t\u00eb vazhduar n\u00eb vitin 2001, po gjykata e Skraprarit e ka d\u00ebnuar me 10 muaj burg p\u00ebr kund\u00ebrshtim t\u00eb forcave t\u00eb rendit e m\u00eb pas d\u00ebnim me nj\u00eb tjet\u00ebr vendim n\u00eb vitin 2006 nga Gjykata e Beratit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, administrata e bashkis\u00eb rezulton mbytur nga nepotizmi. T\u00eb pakt\u00ebn 13 familjar\u00eb dhe krushqi t\u00eb Zotkajt jan\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb zyrat e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo lloj zaptimi q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Adriatik Zotkaj zyrave dhe parave t\u00eb bashkis\u00eb \u00ebsht\u00eb modeli i p\u00ebrhapur qeverisjes socialiste q\u00eb mb\u00ebshtetet tek \u201ct\u00eb fort\u00ebt\u201d lokal\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-53\/\">Adriatik Zotkaj mbledh me fshes\u00eb 1.5 miliard\u00eb lek\u00eb\/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit q\u00eb mbulon lek\u00ebt e pista qysh nga 2016<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qysh kur Adriatik Zotkaj u ul n\u00eb kolltukun e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb, n\u00eb Poli\u00e7an \u00ebsht\u00eb instaluar korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi. Njer\u00ebzit dhe bizneset q\u00eb ndajn\u00eb buxhetin e bashkis\u00eb s\u00eb vog\u00ebl jan\u00eb nj\u00eb grusht miqsh dhe shok\u00ebsh t\u00eb kryebashkiakut. Nj\u00eb nga k\u00ebta \u00ebsht\u00eb edhe Patrik Caushi pronar i dy kompanive me baz\u00eb n\u00eb Poli\u00e7an. Biznesmeni merr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94562","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94562"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94562\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94562"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}