{"id":94558,"date":"2026-07-17T16:48:15","date_gmt":"2026-07-17T16:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/17\/raporti-i-ke-se-shqiperia-ngadaleson-rritjen-industria-dhe-bujqesia-japin-sinjale-dobesie\/"},"modified":"2026-07-17T16:48:15","modified_gmt":"2026-07-17T16:48:15","slug":"raporti-i-ke-se-shqiperia-ngadaleson-rritjen-industria-dhe-bujqesia-japin-sinjale-dobesie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/17\/raporti-i-ke-se-shqiperia-ngadaleson-rritjen-industria-dhe-bujqesia-japin-sinjale-dobesie\/","title":{"rendered":"Raporti i KE-s\u00eb\/ Shqip\u00ebria ngadal\u00ebson rritjen, industria dhe bujq\u00ebsia japin sinjale dob\u00ebsie"},"content":{"rendered":"<p>Ekonomia shqiptare vijoi t\u00eb zgjerohej n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadal\u00ebsua dhe disa nga sektor\u00ebt kryesor\u00eb prodhues mbet\u00ebn n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas raportit tremujor t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto i Shqip\u00ebris\u00eb u rrit me 3.7% n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2026, nga 4% n\u00eb tremujorin paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Rritja u mb\u00ebshtet kryesisht nga konsumi privat, administrata publike, arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia, pasurit\u00eb e paluajtshme dhe nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, industria dhe bujq\u00ebsia vijuan t\u00eb japin kontribut negativ n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>Konsumi privat u rrit me 3.9%, por investimet u ngadal\u00ebsuan ndjesh\u00ebm, n\u00eb 3.9% nga 10% n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Eksportet e mallrave u rikuperuan me 28% n\u00eb terma real\u00eb, t\u00eb ndihmuara edhe nga nj\u00eb baz\u00eb e ul\u00ebt krahasimi, nd\u00ebrsa eksportet e sh\u00ebrbimeve u rrit\u00ebn me 5%.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rritja e importeve e zbehu efektin pozitiv dhe kontributi i eksporteve neto n\u00eb ekonomi mbeti pothuajse neutral.<\/p>\n<p>Raporti evidenton sinjale t\u00eb p\u00ebrziera edhe nga tregu i pun\u00ebs. Papun\u00ebsia u rrit leht\u00eb n\u00eb 9.4%, nd\u00ebrsa papun\u00ebsia e t\u00eb rinjve arriti n\u00eb 16.9%.<\/p>\n<p>Emigracioni neto prej afro 28,500 personash n\u00eb vitin 2025 vijoi t\u00eb ngushtoj\u00eb ofert\u00ebn e pun\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr, paga mesatare bruto u rrit me 9.6%, n\u00eb 90,119 lek\u00eb, duksh\u00ebm m\u00eb shpejt se inflacioni. Inflacioni u p\u00ebrshpejtua n\u00eb 3.2% n\u00eb qershor, duke kaluar objektivin prej 3% t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u00c7mimet u ndikuan kryesisht nga ushqimet, strehimi, energjia dhe transporti.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, leku vijoi t\u00eb forcohej ndaj euros, duke arritur nj\u00eb mesatare prej 95.3 lek\u00ebsh p\u00ebr euro n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb. Financat publike paraqit\u00ebn nj\u00eb ecuri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pes\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit, t\u00eb ardhurat buxhetore u rrit\u00ebn me 11.2%, nd\u00ebrsa shpenzimet me 7.4%. Buxheti regjistroi suficit prej 1.9% t\u00eb PBB-s\u00eb s\u00eb pritshme vjetore dhe borxhi publik zbriti n\u00eb 48.8% t\u00eb PBB-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ballkani Per\u00ebndimor p\u00ebrshpejton rritjen, por mbetet i varur nga konsumi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, ekonomia e Ballkanit Per\u00ebndimor u p\u00ebrmir\u00ebsua n\u00eb tremujorin e par\u00eb. Rritja mesatare e ponderuar e rajonit u p\u00ebrshpejtua n\u00eb 3.2%, nga 2.7% n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025, duke sh\u00ebnuar ritmin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb prej tremujorit t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Kosova regjistroi rritjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, me 5.4%, e ndjekur nga Shqip\u00ebria me 3.7%, Serbia me 3.2%, Maqedonia e Veriut me 3.1%, Mali i Zi me 2.6% dhe Bosnj\u00eb-Hercegovina me 2.2%.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rritja n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rajonit u mb\u00ebshtet kryesisht nga konsumi i familjeve, i nxitur nga rritja e pagave. Investimet humb\u00ebn rit\u00ebm pothuajse kudo, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Edhe tregtia e jashtme dha nj\u00eb tablo t\u00eb p\u00ebrzier, nd\u00ebrsa kontribut pozitiv t\u00eb eksporteve neto n\u00eb rritje pat\u00ebn vet\u00ebm Serbia dhe Kosova.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problematikat kryesore q\u00eb evidenton raporti \u00ebsht\u00eb ndalimi i p\u00ebrmir\u00ebsimit n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Normat e papun\u00ebsis\u00eb u stabilizuan n\u00eb tremujorin e par\u00eb, pasi kishin arritur nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb vitin 2025, por pun\u00ebsimi me baz\u00eb vjetore ishte n\u00eb r\u00ebnie n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve.<\/p>\n<p>Papun\u00ebsia varionte nga 8.9% n\u00eb Serbi n\u00eb 11.5% n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe mbetej mbi mesataren e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Tkurrja e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, emigracioni dhe mungesa e punonj\u00ebsve po shnd\u00ebrrohen gradualisht n\u00eb kufizime strukturore p\u00ebr ekonomit\u00eb e rajonit. Rritja e shpejt\u00eb e pagave mb\u00ebshtet konsumin, por mund t\u00eb shtoj\u00eb kostot p\u00ebr bizneset, ve\u00e7an\u00ebrisht kur nuk shoq\u00ebrohet me t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm t\u00eb rritjes s\u00eb produktivitetit.<\/p>\n<p>Presionet inflacioniste u shtuan gjat\u00eb tremujorit t\u00eb dyt\u00eb. Inflacioni ishte relativisht i ul\u00ebt n\u00eb fillim t\u00eb vitit, por u p\u00ebrshpejtua n\u00eb prill dhe maj, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb dhe Kosov\u00eb, ku kaloi mesatarisht nivelin 5%.<\/p>\n<p>Rritja e \u00e7mimeve u nxit kryesisht nga ushqimet dhe energjia, duke treguar se situata globale vijon t\u00eb transmetohet n\u00eb ekonomit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebrmes kostove t\u00eb importit.<\/p>\n<p>Kjo prirje mund t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb fuqin\u00eb bler\u00ebse t\u00eb familjeve dhe t\u00eb kufizoj\u00eb konsumin, q\u00eb aktualisht p\u00ebrb\u00ebn motorin kryesor t\u00eb rritjes n\u00eb rajon. Presionet nga energjia dhe ushqimet rrisin gjithashtu kostot e prodhimit dhe transportit p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>Raporti evidenton edhe p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb pozicioneve buxhetore n\u00eb shumic\u00ebn e ekonomive. T\u00eb ardhurat u rrit\u00ebn me ritme t\u00eb forta, por shpenzimet u zgjeruan edhe m\u00eb shpejt, kryesisht p\u00ebr transferta sociale, subvencione dhe, n\u00eb disa vende, investime kapitale.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ishte p\u00ebrjashtimi, duke regjistruar suficit buxhetor n\u00eb pes\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit. N\u00eb vendet e tjera, bilancet buxhetore u p\u00ebrkeq\u00ebsuan krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/komisioni-europian\/\">Raporti i KE-s\u00eb\/ Shqip\u00ebria ngadal\u00ebson rritjen, industria dhe bujq\u00ebsia japin sinjale dob\u00ebsie<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekonomia shqiptare vijoi t\u00eb zgjerohej n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadal\u00ebsua dhe disa nga sektor\u00ebt kryesor\u00eb prodhues mbet\u00ebn n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Sipas raportit tremujor t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto i Shqip\u00ebris\u00eb u rrit me 3.7% n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2026, nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94558","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94558"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94558\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94558"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}