{"id":94555,"date":"2026-07-17T16:48:13","date_gmt":"2026-07-17T16:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/17\/rrezik-per-pandeshkueshmeri-raporti-i-ke-spak-kerkoi-arrestimin-per-korrupsion-kuvendi-refuzoi-ti-heqe-imunitetin\/"},"modified":"2026-07-17T16:48:13","modified_gmt":"2026-07-17T16:48:13","slug":"rrezik-per-pandeshkueshmeri-raporti-i-ke-spak-kerkoi-arrestimin-per-korrupsion-kuvendi-refuzoi-ti-heqe-imunitetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/17\/rrezik-per-pandeshkueshmeri-raporti-i-ke-spak-kerkoi-arrestimin-per-korrupsion-kuvendi-refuzoi-ti-heqe-imunitetin\/","title":{"rendered":"\u201cRrezik p\u00ebr pand\u00ebshkueshm\u00ebri\u201d\/ Raporti i KE:  SPAK k\u00ebrkoi arrestimin p\u00ebr korrupsion, Kuvendi refuzoi t\u2019i heq\u00eb imunitetin"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Europian ka publikuar\u00a0<a href=\"https:\/\/commission.europa.eu\/document\/download\/3f6405bc-f071-4e6c-a2b1-212832d588fe_en?filename=Country%20chapter%20-%20Albania-EN.pdf\">raportin<\/a>\u00a0e vitit 2026 p\u00ebr situat\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb Shqip\u00ebri, ku vler\u00ebsohet se vendi ka vijuar zbatimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe Strategjis\u00eb Nd\u00ebrsektoriale t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, por evidentohen ende sfida t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, pavar\u00ebsin\u00eb e medias, transparenc\u00ebn dhe cil\u00ebsin\u00eb e procesit ligjv\u00ebn\u00ebs. Sipas raportit, procesi i vettingut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar plot\u00ebsisht pas mbylljes s\u00eb faz\u00ebs s\u00eb ankimeve. Komisioni Europian vler\u00ebson se ky proces ka forcuar m\u00eb tej pavar\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb dhe integritetin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-1\">\n<div class=\"code-block code-block-6\">Megjithat\u00eb, raporti n\u00ebnvizon se mbeten sfida n\u00eb p\u00ebrfshirjen e standardeve t\u00eb larta t\u00eb vettingut n\u00eb sistemin e zakonsh\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrmes rishikimit t\u00eb rregullave p\u00ebr em\u00ebrimin e an\u00ebtar\u00ebve jo-magjistrat\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Komisioni Europian vler\u00ebson se Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb vijon t\u00eb jet\u00eb funksional, por p\u00ebrballet vazhdimisht me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb vendesh vakante p\u00ebr pozicionet e inspektor\u00ebve magjistrat\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht se sistemi gjyq\u00ebsor ka treguar q\u00ebndrueshm\u00ebri, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ndikim t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm ndaj institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe sulmet personale ndaj magjistrat\u00ebve kan\u00eb vijuar\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-1\">\n<div class=\"code-block code-block-7\">Sipas dokumentit, mbeten ende problematika sa i takon kryerjes n\u00eb koh\u00eb dhe me cil\u00ebsi t\u00eb vler\u00ebsimeve t\u00eb gjyqtar\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, cil\u00ebsia e trajnimit gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe numri i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb mbartura \u00ebsht\u00eb ulur pjes\u00ebrisht, por sistemi modern i integruar elektronik i menaxhimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve ende nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht funksional.<\/div>\n<\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>SPAK vler\u00ebsohet p\u00ebr rezultatet kund\u00ebr korrupsionit<\/strong><\/p>\n<p>Raporti i Komisionit Europian vler\u00ebson zbatimin e Strategjis\u00eb Antikorrupsion 2024-2030 dhe planit t\u00eb saj t\u00eb veprimit p\u00ebr periudh\u00ebn 2024-2026.<\/p>\n<p>Sipas BE-s\u00eb, kuadri ligjor p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb kryesisht i ngritur dhe Shqip\u00ebria ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrafrimin me standardet europiane.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv i kushtohet Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), e cila, sipas raportit, ka vijuar t\u00eb jap\u00eb rezultate n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe ka krijuar nj\u00eb histori solide hetimesh, ndjekjesh penale dhe d\u00ebnimesh.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komisioni evidenton se koordinimi mes institucioneve t\u00eb parandalimit t\u00eb korrupsionit dhe strukturave t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit mbetet i dob\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni vazhdon t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, prokurimet publike dhe sektor\u00eb me rrezik t\u00eb lart\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>BE vler\u00ebson se Shqip\u00ebria po zbaton aktualisht vler\u00ebsime t\u00eb rrezikut n\u00eb k\u00ebto fusha, nd\u00ebrsa p\u00ebrmir\u00ebsime jan\u00eb evidentuar n\u00eb verifikimin e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb dhe interesave nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konflikteve t\u00eb Interesit (ILDKPKI), edhe pse disa mang\u00ebsi vijojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Media, nj\u00eb nga fushat ku BE ngre shqet\u00ebsime<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin p\u00ebr vitin 2026, Komisioni Europian shpreh shqet\u00ebsime p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e autoritetit rregullator t\u00eb medias, duke i lidhur ato me procedurat e em\u00ebrimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordeve dhe p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e tyre politike.<\/p>\n<p>Gjithashtu, shqet\u00ebsim mbetet edhe pavar\u00ebsia e kufizuar e transmetuesit publik.<\/p>\n<p>Edhe pse jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr rritjen e transparenc\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb media, raporti n\u00ebnvizon se p\u00ebrqendrimi i medias dhe ndikimi i grupeve t\u00eb biznesit me lidhje politike vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb problem serioz.<\/p>\n<p>Sipas BE-s\u00eb, ende nuk \u00ebsht\u00eb garantuar nj\u00eb sistem i drejt\u00eb p\u00ebr matjen e audienc\u00ebs, shp\u00ebrndarjen e reklamave shtet\u00ebrore dhe burimeve t\u00eb tjera publike. Raporti evidenton gjithashtu mang\u00ebsi n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e aksesit n\u00eb informacion, nd\u00ebrsa rastet e k\u00ebrc\u00ebnimeve verbale dhe fizike ndaj gazetar\u00ebve, fushatat denigruese dhe padit\u00eb strategjike kund\u00ebr pjes\u00ebmarrjes publike (SLAPP) kan\u00eb vijuar.<\/p>\n<p><strong>Kritika p\u00ebr procesin ligjv\u00ebn\u00ebs dhe polarizimin politik<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni Europian v\u00ebren se shqet\u00ebsimet p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e procesit ligjv\u00ebn\u00ebs mbeten, ve\u00e7an\u00ebrisht sa i takon p\u00ebrdorimit t\u00eb politikave t\u00eb bazuara n\u00eb prova dhe efektivitetit t\u00eb konsultimeve publike. Sipas raportit, polarizimi politik vijon t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb pun\u00ebn e Kuvendit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Gjykata Kushtetuese vler\u00ebsohet se ka vijuar t\u00eb luaj\u00eb rol efektiv n\u00eb garantimin e kontrolleve dhe balancave institucionale.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrmend gjithashtu em\u00ebrimin e nj\u00eb Avokati t\u00eb ri t\u00eb Popullit dhe nj\u00eb Komisioneri t\u00eb ri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi. Sa i takon shoq\u00ebris\u00eb civile, Komisioni Europian vler\u00ebson se organizatat vijojn\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb lirisht, por p\u00ebrballen me sfida si diskreditimi publik, transparenca e kufizuar n\u00eb hartimin e politikave, praktikat jo t\u00eb nj\u00ebtrajtshme t\u00eb konsultimit dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument, Komisioni Europian ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr vendimin e Kuvendit p\u00ebr t\u00eb mos miratuar heqjen e imunitetit t\u00eb Ballukut si deputete, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me (SPAK), duke e lidhur k\u00ebt\u00eb me parimet e kontrollit dhe balanc\u00ebs mes pushteteve, si dhe me parimin e barazis\u00eb para ligjit.<\/p>\n<p>\u201cRefuzimi i Kuvendit p\u00ebr t\u2019i hequr imunitetin nj\u00eb deputeti ka ngritur shqet\u00ebsime n\u00eb lidhje me parimet e balanc\u00ebs dhe kontrollit t\u00eb pushteteve, si edhe t\u00eb barazis\u00eb para ligjit\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Sipas BE-s\u00eb, n\u00eb mars t\u00eb vitit 2026, Kuvendi rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK-ut p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb nj\u00eb deputeti t\u00eb akuzuar p\u00ebr shkelje t\u00eb parimit t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb procedurat e tenderimit.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Komisioni Europian vler\u00ebson se ky vendim ka krijuar shqet\u00ebsime p\u00ebr respektimin e parimeve t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve dhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb trajtohen ndryshe p\u00ebrpara ligjit. Raporti i referohet gjithashtu nism\u00ebs s\u00eb nj\u00eb grupi deputet\u00ebsh t\u00eb shumic\u00ebs qeveris\u00ebse p\u00ebr ndryshime n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb cilat synonin zgjerimin e kategoris\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve q\u00eb nuk mund t\u00eb pezullohen nga detyra si mas\u00eb sigurie gjat\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Sipas Brukselit, k\u00ebto ndryshime kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje n\u00ebse mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb efektivitetin e hetimeve penale, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre q\u00eb lidhen me korrupsionin n\u00eb nivelet e larta t\u00eb administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cRefuzimi i Kuvendit p\u00ebr t\u2019i hequr imunitetin nj\u00eb deputeti ka ngritur shqet\u00ebsime n\u00eb lidhje me parimet e balanc\u00ebs dhe kontrollit t\u00eb pushteteve, si edhe t\u00eb barazis\u00eb para ligjit. N\u00eb mars 2026, Kuvendi hodhi posht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK-ut p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb nj\u00eb deputeti, i akuzuar p\u00ebr shkelje t\u00eb parimit t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb procedurat e tenderimit. Ky refuzim ngjalli shqet\u00ebsime p\u00ebr respektimin e parimeve t\u00eb balanc\u00ebs dhe kontrollit t\u00eb pushteteve, si edhe t\u00eb barazis\u00eb para ligjit.<br \/>\nParalelisht, nj\u00eb grup deputet\u00ebsh t\u00eb shumic\u00ebs qeveris\u00ebse propozuan ndryshime n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale, me q\u00ebllim zgjerimin e kategoris\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve q\u00eb nuk mund t\u00eb pezullohen nga detyra si mas\u00eb paraprake gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore. K\u00ebto ndryshime ngrit\u00ebn shqet\u00ebsime se mund t\u00eb pengojn\u00eb efektivitetin e hetimeve penale, p\u00ebrfshir\u00eb hetimet p\u00ebr korrupsion n\u00eb nivelet e larta, si edhe se koha kur u propozuan mund t\u00eb krijoj\u00eb perceptimin e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb.\u201d, sqarohet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Raporti i BE-s\u00eb vler\u00ebson nd\u00ebrkoh\u00eb progresin e b\u00ebr\u00eb nga Shqip\u00ebria n\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe pun\u00ebn e SPAK n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, por n\u00ebnvizon se nd\u00ebrhyrjet politike, mbrojtja p\u00ebrmes imunitetit dhe ndryshimet ligjore t\u00eb perceptuara si pengesa p\u00ebr hetimet mbeten shqet\u00ebsime p\u00ebr sundimin e ligjit.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/komisioni-2\/\">\u201cRrezik p\u00ebr pand\u00ebshkueshm\u00ebri\u201d\/ Raporti i KE:  SPAK k\u00ebrkoi arrestimin p\u00ebr korrupsion, Kuvendi refuzoi t\u2019i heq\u00eb imunitetin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Europian ka publikuar\u00a0raportin\u00a0e vitit 2026 p\u00ebr situat\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb Shqip\u00ebri, ku vler\u00ebsohet se vendi ka vijuar zbatimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe Strategjis\u00eb Nd\u00ebrsektoriale t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, por evidentohen ende sfida t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, pavar\u00ebsin\u00eb e medias, transparenc\u00ebn dhe cil\u00ebsin\u00eb e procesit ligjv\u00ebn\u00ebs. Sipas raportit, procesi i vettingut p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94555","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94555"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94555\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}