{"id":94553,"date":"2026-07-17T15:48:16","date_gmt":"2026-07-17T15:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/17\/fshatin-qyteti-e-ka-bere-nje-batute-filmi-perballe-nje-refleksioni-per-reformen-territoriale\/"},"modified":"2026-07-17T15:48:16","modified_gmt":"2026-07-17T15:48:16","slug":"fshatin-qyteti-e-ka-bere-nje-batute-filmi-perballe-nje-refleksioni-per-reformen-territoriale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/17\/fshatin-qyteti-e-ka-bere-nje-batute-filmi-perballe-nje-refleksioni-per-reformen-territoriale\/","title":{"rendered":"\u201cFshatin qyteti e ka b\u00ebr\u00eb\u201d nj\u00eb batut\u00eb filmi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb refleksioni p\u00ebr Reform\u00ebn Territoriale"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Hermes Kafexhiu<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Reforma territoriale nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb debat p\u00ebr vijat n\u00eb hart\u00eb, por p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e qeverisjes. N\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb reform\u00eb ka vler\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse e afron pushtetin me qytetarin, e b\u00ebn administrimin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe i jep komunitetit mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb vet\u00eb problemet e p\u00ebrditshme. N\u00ebse ndodh e kund\u00ebrta, at\u00ebher\u00eb kemi vet\u00ebm nj\u00eb riorganizim administrativ, jo nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p>Rasti i Astirit dhe i Lagjes 14 \u00ebsht\u00eb ndoshta shembulli m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs se pse ky reflektim duhet b\u00ebr\u00eb seriozisht. Nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb nga qendrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha urbane t\u00eb Tiran\u00ebs, me dhjet\u00ebra mij\u00ebra banor\u00eb, vazhdon t\u00eb administrohet me nj\u00eb logjik\u00eb q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjet m\u00eb realitetit t\u00eb saj. \u00cbsht\u00eb paradoksale q\u00eb nj\u00eb qytet i t\u00ebr\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb ish-fshati, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb problematikat, dinamika dhe nevojat e tij jan\u00eb krejt\u00ebsisht urbane.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje rivaliteti administrativ me Kasharin. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje funksionaliteti. Kur nj\u00eb komunitet i madh nuk ka kompetencat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebr veten, ai mbetet peng i nj\u00eb sistemi t\u00eb centralizuar, ku \u00e7do hallk\u00eb burokratike e largon edhe m\u00eb shum\u00eb qytetarin nga sh\u00ebrbimi q\u00eb i takon.<\/p>\n<p>Rasti i Gjendjes Civile ishte ndoshta ilustrimi m\u00eb i qart\u00eb i k\u00ebtij realiteti. P\u00ebr disa muaj, banor\u00ebt e Lagjes 14 u detyruan t\u00eb drejtoheshin n\u00eb Kashar p\u00ebr t\u00eb kryer procedurat m\u00eb elementare administrative. Nj\u00eb Vendim i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, i shoq\u00ebruar me munges\u00ebn e vullnetit institucional p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje m\u00eb praktike, b\u00ebri q\u00eb mbi 50 mij\u00eb banor\u00eb t\u00eb humbnin nj\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb e kishin pran\u00eb komunitetit t\u00eb tyre.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht momenti kur duhet t\u00eb pyesim veten, a i sh\u00ebrben reforma qytetarit apo qytetari reform\u00ebs?<\/p>\n<p>Po aq dometh\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe roli i administratorit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb administrative. Sot ai njeh \u00e7do problem t\u00eb komunitetit, por nuk ka mjetet p\u00ebr ta zgjidhur. P\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur nj\u00eb kosh mbetjesh nga nj\u00eb vend i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb sistemuar nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike apo p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb problem t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb lagjes, duhet t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb zinxhir i pafund shkresash drejt Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, duke pritur miratime nga drejtori n\u00eb drejtori. Nj\u00eb model i till\u00eb nuk prodhon efikasitet, prodhon vonesa.<\/p>\n<p>Administratori nuk duhet t\u00eb jet\u00eb thjesht nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs mes qytetarit dhe bashkis\u00eb. Ai duhet t\u00eb jet\u00eb autoriteti i par\u00eb ekzekutiv n\u00eb territorin q\u00eb administron, me kompetenca dhe buxhet p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e p\u00ebrditshme t\u00eb komunitetit. Ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i decentralizimit dhe ky \u00ebsht\u00eb standardi q\u00eb synon vet\u00ebqeverisja vendore.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Astiri vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me sfida q\u00eb nuk mund t\u00eb presin. Nj\u00eb territor me dhjet\u00ebra mij\u00ebra banor\u00eb nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb pa nj\u00eb plan serioz parkimi. Mbi 25 mij\u00eb apartamente prodhojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb nj\u00eb presion t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm mbi rrug\u00ebt dhe hap\u00ebsirat publike, nd\u00ebrsa sistemi i parkimit mbetet pothuajse inekzistent.<\/p>\n<p>Po aq e ndjeshme \u00ebsht\u00eb mungesa e \u00e7erdheve, e hap\u00ebsirave komunitare dhe e nj\u00eb biblioteke publike, institucione q\u00eb nuk jan\u00eb luks, por pjes\u00eb e domosdoshme e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb lagjeje moderne.<br \/>\nEdhe siguria publike mbetet nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon v\u00ebmendje. Astiri \u00ebsht\u00eb zgjeruar me ritme shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejta sesa prania institucionale. Nj\u00eb zon\u00eb me k\u00ebt\u00eb dend\u00ebsi popullsie ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje policore, p\u00ebr nj\u00eb organizim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb rendit dhe p\u00ebr institucione q\u00eb jan\u00eb fizikisht dhe funksionalisht pran\u00eb komunitetit.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00ebse reforma territoriale do t\u00eb rishikohet, ajo duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb filozofi t\u00eb re, m\u00eb pak centralizim dhe m\u00eb shum\u00eb besim te komuniteti. Edhe me gjas\u00eb kjo do t\u00eb ndodh. Kompetencat ekzekutive duhet t\u00eb zbresin aty ku lind problemi, jo t\u00eb mbeten t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb zyrat e nj\u00eb administrate t\u00eb larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Lagjja 14 nuk k\u00ebrkon privilegje dhe as trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. K\u00ebrkon q\u00eb realiteti i saj urban t\u00eb njihet dhe t\u00eb reflektohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si qeveriset.<br \/>\nN\u00eb fund, reforma territoriale nuk do t\u00eb gjykohet nga numri i bashkive apo nj\u00ebsive administrative. Ajo do t\u00eb gjykohet nga nj\u00eb pyetje shum\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb, sa koh\u00eb i duhet qytetarit p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00eb problem? N\u00ebse p\u00ebrgjigjja vazhdon t\u00eb jet\u00eb \u201cpas disa shkresave dhe disa zyrave\u201d, at\u00ebher\u00eb reforma mbetet e pap\u00ebrfunduar. N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb \u201cte komuniteti im\u201d, at\u00ebher\u00eb decentralizimi ka marr\u00eb m\u00eb n\u00eb fund kuptim.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hermes Kafexhiu Reforma territoriale nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb debat p\u00ebr vijat n\u00eb hart\u00eb, por p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e qeverisjes. N\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb reform\u00eb ka vler\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse e afron pushtetin me qytetarin, e b\u00ebn administrimin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe i jep komunitetit mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb vet\u00eb problemet e p\u00ebrditshme. N\u00ebse ndodh e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94553","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94553","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94553"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94553\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94553"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94553"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94553"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}