{"id":94510,"date":"2026-07-17T08:48:23","date_gmt":"2026-07-17T08:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/17\/elita-shqiptare-qe-doli-nga-kazani-i-enverit-dhe-deri-te-kryekazanxhiu-i-neokomunizmit\/"},"modified":"2026-07-17T08:48:23","modified_gmt":"2026-07-17T08:48:23","slug":"elita-shqiptare-qe-doli-nga-kazani-i-enverit-dhe-deri-te-kryekazanxhiu-i-neokomunizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/17\/elita-shqiptare-qe-doli-nga-kazani-i-enverit-dhe-deri-te-kryekazanxhiu-i-neokomunizmit\/","title":{"rendered":"Elita shqiptare q\u00eb doli nga kazani i Enverit dhe deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit"},"content":{"rendered":"<p>Nga<strong> Kim Mehmeti<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb mik nga Tirana m\u00eb pyet n\u00ebse do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u2019u drejtohej nj\u00eb thirrje publike elitave shqiptare q\u00eb t\u2019i p\u00ebrkrahnin protestat?<\/p>\n<p>Jo, i them, nuk ia vlen t\u2019ua rikujtosh t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr popullin e vet atyre q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb pak njeri n\u00eb vetvete, q\u00eb nuk i th\u00ebrret z\u00ebri i brendsh\u00ebm dhe nuk u thot\u00eb t\u00eb largohen nga dritarja, prej nga ku i shikojn\u00eb protestuesit, e t\u00eb zbresin n\u00eb bulevard p\u00ebr t\u2019u bashkuar me ta.<\/p>\n<p>Pastaj i them: sikur Shqip\u00ebria t\u00eb kishte elita pak m\u00eb ndryshe nga ato q\u00eb ka, sidomos nga elitat politike, nuk do t\u2019i kishte ndodhur t\u00eb nd\u00ebrtonte demokracin\u00eb duke fjetur n\u00eb shtratin enverist.<\/p>\n<p>Pra, duhet pranuar se jo vet\u00ebm elita politike, por edhe t\u00eb gjitha elitat e tjera i k\u00ebndonin popullit ninulla me refrenin \u2018do t\u00eb b\u00ebhemi si e gjith\u00eb Evropa\u2019, vet\u00ebm q\u00eb ai t\u00eb mos e shihte se pothuajse t\u00eb gjith\u00eb ata e mbanin n\u00eb brez lug\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn kishin ngr\u00ebn\u00eb nga kazani i Xhaxhit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, duhet pranuar se askush m\u00eb mir\u00eb se Piktori nuk e kishte kuptuar se \u00e7far\u00eb gatuhej n\u00eb kazan\u00ebt neoenverist\u00eb dhe se sa shum\u00eb u shijonte ajo q\u00eb gatuhej aty akademik\u00ebve, mendimtar\u00ebve, profesor\u00ebve, varfanjak\u00ebve q\u00eb brenda nat\u00ebs u b\u00ebn\u00eb pasanik\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb ai ia doli t\u00eb dilte p\u00ebrpara popullit cullak, si i porsalindur, dhe ata q\u00eb e pan\u00eb t\u00eb thoshin se ishte i veshur me petkun e paduksh\u00ebm t\u00eb mendimit p\u00ebrparimtar \u2013 nj\u00eb veshje q\u00eb syri i prapambetur i leckaman\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt shohin vet\u00ebm ngjyrat kuq e zi, nuk mund ta shihte.<\/p>\n<p>Duhet, pra, pranuar se askush m\u00eb mir\u00eb se Piktori nuk e kishte kuptuar se t\u00eb p\u00ebrgjumurit n\u00eb shtratin e Enverit e ndiejn\u00eb si ledhatim kur i kap p\u00ebr veshi dhe se atyre duhet t\u2019ua rikujtosh sa m\u00eb shpesh nga cili kazan kan\u00eb dal\u00eb, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu ata i dor\u00ebzohen kryekazanxhiut \u2013 Piktorit, t\u00eb dal\u00eb nga neokomunizmi.<\/p>\n<p>Mikut tim nga Tirana ia rikujtoj se jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e internetit, kur shum\u00ebkush nga ne beson se mjafton t\u2019i shpalos\u00ebsh q\u00ebndrimet n\u00eb \u2018gazet\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb murit\u2019, ku do i lexosh l\u00ebvdatat e atyre q\u00eb t\u00eb duan dhe sharjet e atyre q\u00eb t\u00eb urrejn\u00eb, dhe k\u00ebshtu ta shlyesh borxhin ndaj popullit dhe vendit t\u00ebnd?!<\/p>\n<p>Sa m\u00eb p\u00ebrket mua, prej moti nuk i lexoj as l\u00ebvdatat, as sharjet, sepse e di se ne nuk jemi as ajo q\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr vetveten, as t\u00eb atill si\u00e7 na p\u00ebrshkruajn\u00eb ata q\u00eb na shajn\u00eb dhe as ajo q\u00eb thon\u00eb ata q\u00eb na l\u00ebvdojn\u00eb.<\/p>\n<p>Portreti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i ngjyrosur me boj\u00ebrat e vet\u00ebg\u00ebnjimit, me ngjyrat e urrejtjes s\u00eb atyre q\u00eb nuk na duan dhe me ato t\u00eb atyre q\u00eb na duan e na l\u00ebvdojn\u00eb.<\/p>\n<p>Por, sidoqoft\u00eb, njeriu i urt\u00eb e dine se \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb kesh fytyr\u00eb q\u00eb do e p\u00eblqejn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, por mjafton n\u00ebse ia ke dal\u00eb t\u00eb mos turp\u00ebrohesh nga dukja q\u00eb ke.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/elita-shqiptare\/\">Elita shqiptare q\u00eb doli nga kazani i Enverit dhe deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kim Mehmeti Nj\u00eb mik nga Tirana m\u00eb pyet n\u00ebse do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u2019u drejtohej nj\u00eb thirrje publike elitave shqiptare q\u00eb t\u2019i p\u00ebrkrahnin protestat? Jo, i them, nuk ia vlen t\u2019ua rikujtosh t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr popullin e vet atyre q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb pak njeri n\u00eb vetvete, q\u00eb nuk i th\u00ebrret z\u00ebri i brendsh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94510","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94510","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94510"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94510\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94510"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94510"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94510"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}