{"id":94486,"date":"2026-07-16T18:48:35","date_gmt":"2026-07-16T18:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/16\/ish-kandidati-i-ps-se-merr-4-8-mld-leke-te-ujesjellesit-lushnje-klaidi-shkurti-i-skualifikon-te-gjithe-si-e-ngriti-erjon-keri-rrjetin-e-5d-ve-te-tij-me-zyrtaret\/"},"modified":"2026-07-16T18:48:35","modified_gmt":"2026-07-16T18:48:35","slug":"ish-kandidati-i-ps-se-merr-4-8-mld-leke-te-ujesjellesit-lushnje-klaidi-shkurti-i-skualifikon-te-gjithe-si-e-ngriti-erjon-keri-rrjetin-e-5d-ve-te-tij-me-zyrtaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/16\/ish-kandidati-i-ps-se-merr-4-8-mld-leke-te-ujesjellesit-lushnje-klaidi-shkurti-i-skualifikon-te-gjithe-si-e-ngriti-erjon-keri-rrjetin-e-5d-ve-te-tij-me-zyrtaret\/","title":{"rendered":"Ish-kandidati i PS-s\u00eb merr 4.8 MLD lek\u00eb t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit Lushnj\u00eb\/ Klaidi Shkurti i skualifikon t\u00eb gjith\u00eb! Si e ngriti Erjon K\u00ebri rrjetin e \u201c5D\u201d-ve t\u00eb tij me zyrtar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kandidati p\u00ebr deputet i PS-s\u00eb n\u00eb Berat, Erjon K\u00ebri ka ngritur rrjet me kompani t\u00eb ngjashme me \u201c5D\u201d-n\u00eb e drejtor\u00ebve t\u00eb Veliajt. Kryesore \u00ebsht\u00eb \u201cARKONSTUDIO\u201d shpk ka qarkulluar p\u00ebr 10 vjet mbi 44 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb tenderave publik\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e re fakti se n\u00eb tenderin e fundit u skualifikuan t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt konkurrues p\u00ebrvec fituesit, \u201cARKONSTUDIO\u201d shpk.<\/p>\n<p>Por ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i zakonsh\u00ebm. Fondi limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb jo pak, por 4.8 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, Shoq\u00ebria Rajonale Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Lushnje kishte organizuar prokurimin me objekt \u201cRrjeti i Uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb fshatrave Zham\u00eb, Gramsh, Konjat, Dushk, Thanasaj Njesia administrative Dushk, Bashkia Lushnje\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 12 qershor 2026 mor\u00ebn pjes\u00eb 9 operator\u00eb dhe bashkime firmash, 8 prej t\u00eb cil\u00ebve u skualifikuan menj\u00ebher\u00eb. M\u00eb tej nuk kishte asnj\u00eb penges\u00eb, prandaj m\u00eb 13 korrik \u201cARKONSTUDIO\u201d e Erjon K\u00ebrit \u00ebsht\u00eb shpallur fituese.<\/p>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, K\u00ebri bashk\u00ebpunon me \u201cEd Konstruksion\u201d shpk t\u00eb Alfred Ibrahimit, n\u00eb raportet 63% me 37% pjes\u00ebmarrje n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb firmosur nga drejtori i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Lushnj\u00eb, Klaidi Shkurti, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit e vendosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb nga ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrja Belinda Balluku.<\/p>\n\n<p>Edhe her\u00eb t\u00eb tjera, Shkurti ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb telekomanduar n\u00eb tendera t\u00eb till\u00eb. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb, me sa duket, Balluku e udh\u00ebzon p\u00ebrmes ministrit t\u00eb Energjis\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebs, Enea Karaka\u00e7i. P\u00ebr t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb vendosur aty me ndikimin e Ballukut tek Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri r\u00ebnd\u00ebsi nuk kan\u00eb rezultatet, por vet\u00ebm t\u00eb firmos\u00ebsh tendera t\u00eb till\u00eb n\u00eb favor t\u00eb rrethit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb biznesmen\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve p\u00ebrfitues t\u00eb \u201cRilindjes\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb shpjegohet se si mbahet n\u00eb postin e admnistratorit Klaidi Shkurti, kur shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb humbje.<\/p>\n\n<p>P\u00ebrvec kompanis\u00eb \u201cSENKA\u201d q\u00eb nuk ka pranuar t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e fars\u00ebs, duke mos paraqitur ofert\u00eb, t\u00eb tjerat jan\u00eb skualifikuar p\u00ebr kritere t\u00eb diskutueshme. Edhe disa kompani serioze, q\u00eb mund ta fitonin tenderin me ofertat e tyre, nuk kan\u00eb paraqitur as formularin e deklarimeve, as sigurimin e ofert\u00ebs. Dometh\u00ebn\u00eb k\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb e loj\u00ebs dhe me vullnetin e tyre jan\u00eb larguar nga gara.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga Open Data Albania me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb sinjalizon riskun e korrupsionit. N\u00ebse n\u00eb tender do t\u00eb ndiqeshin rregullat q\u00eb burojn\u00eb nga ligji p\u00ebr prokurimet, rezultati do t\u00eb ishte i ndrysh\u00ebm dhe buxhetit do t\u2019i kurseheshin afro 1 miliard lek\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, kompania \u201cNDREGJONI\u201d shpk ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 318,4 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb reja) pa TVSH.<\/p>\n<p>\u201cLLAZO\u201d shpk ka propozuar ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb p\u00ebr 377,7 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>LIQENI VII ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn 400 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH;<\/p>\n<p>AGI KONS, 418,6 lek pa TVSH;<\/p>\n<p>Por bashkimi i operator\u00ebve \u201cARKONSTUDIO\u201d &amp;<\/p>\n<p>\u201cED KONSTRUKSION\u201d fitoi me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, 449,1 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pyetje e r\u00ebnd\u00ebsishme na lind duke par\u00eb manipulimet n\u00eb tender: A do t\u00eb shkoj\u00eb uji tek banor\u00ebt e k\u00ebtyre fshatrave?<\/p>\n\n<p>Nj\u00ebsia administrative Dushk ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb saj fshatrat Dushk, Zham\u00eb, Gramsh, Konjat dhe Thanasaj. Sipas projektit do t\u00eb shpohet pus i ri, do t\u00eb rind\u00ebrtohet depoja dhe tubacionet. Korrupsioni e ka kafshuar tashm\u00eb projektin, prandaj banor\u00ebt duhet t\u00eb hapin syt\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe afatin e dor\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Por kush jan\u00eb biznesmen\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga ky tender?<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, Krenar Dila me origjin\u00eb nga fshati Kolonj\u00eb e Lushnj\u00ebs, regjistroi n\u00eb Tiran\u00eb kompanin\u00eb \u201cARKONSTUDIO\u201d shpk.<\/p>\n\n<p>Kompani ishte modeste n\u00eb fillimet e veta, derisa erdhi momenti q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnonte pik\u00ebn e kthes\u00ebs. Me 26 tetor 2017, Krenar Dila ia shet Erjon K\u00ebrit 50% t\u00eb aksioneve.<\/p>\n\n<p>Erjon K\u00ebri do t\u2019i jepte menj\u00ebher\u00eb \u201ccrescendo\u201d xhiros s\u00eb kompanis\u00eb. Krahas tenderave publik\u00eb, K\u00ebri fitonte me favorizim nga zyrtar\u00ebt, kompania kreu disa manovra q\u00eb fshehin parat\u00eb dhe burimin e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb vitin 2019, kompania krijon nj\u00eb firm\u00eb e emrin KEG.<\/p>\n\n<p>Pas disa muajsh, Elion Matja b\u00ebhet aksioner me 33.3% tek KEG. Matja ishte nj\u00eb nga drejtor\u00ebt e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb deri para pak vitesh. Kompania KEG pati nj\u00eb hyrje t\u00eb fuqishme menj\u00ebher\u00eb me xhiro t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb tenderave t\u00eb fituar.<\/p>\n<p>K\u00ebtu u b\u00ebn disa manovra me pron\u00ebsin\u00eb. Nd\u00ebrsa administrator i kompanis\u00eb ishte Elion Matja.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu aksionet e KEG i kaluan Sokrat K\u00ebrit, babait t\u00eb Erjoin K\u00ebrit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb inxhinier pyjesh dhe drejtonte Shoqat\u00ebn Rajonale t\u00eb Kullotave dhe Pyjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, ka s\u00ebrish nj\u00eb manov\u00ebr me ndryshim pron\u00ebsie.<\/p>\n\n<p>Kompania i kaloi familjares s\u00eb Krenar Dil\u00ebs. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2023, do t\u00eb b\u00ebhet l\u00ebvzja tjet\u00ebr. Kompania KEG p\u00ebrthithet nga \u201cARKONSTUDIO\u201d.<\/p>\n\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 2020, vjen afera e radh\u00ebs. Erjon K\u00ebri, bashk\u00eb me Elion Matjan krijojn\u00eb kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit ARKON CONTRAKTOR.<\/p>\n\n<p>N\u00eb janar 2021 krijohet kompania \u201c44INVEST 2021\u201d me administrator dhe ortak Edjon Hila. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb djali i deputetit dhe ish-kryebashkiakut t\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs, Zef Hila.<\/p>\n<p>Po ashtu, motra e tij Jozefina Hila punonte k\u00ebshilltare e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb kapitali themelues i kompanis\u00eb. Jan\u00eb 783 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb vjetra) ku nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn i ka vendosur Hila.<\/p>\n\n<p>Nga skeda e pasuris\u00eb s\u00eb Zef Hil\u00ebs m\u00eb 2016, m\u00ebsojm\u00eb se i biri nuk i ka pasur k\u00ebto t\u00eb ardhura, pavar\u00ebsisht disa deklarimeve si shitja e nj\u00eb makin\u00eb, qeraja e nj\u00eb objekti, paga e tij dhe shitja e aksioneve t\u00eb nj\u00eb kompanie.<\/p>\n<p>Me sa duket Hila ka pasur nevoj\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb pasurit\u00eb q\u00eb vinte babai si zyrtar i lart\u00eb i shtetit. Hila regjistroi 4 kompani n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, duke p\u00ebrpjekur t\u00eb jap\u00eb iden\u00eb se parat\u00eb i b\u00ebnte me biznes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ARKONSTUDIO do t\u00eb futej n\u00eb aferat e Samir Manes, duke bler\u00eb prona q\u00eb n\u00eb fakt mund t\u00eb jen\u00eb operacione p\u00ebr t\u00eb mbuluar pronar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 12 maj 2022, Green Coast i shiti \u201cSeaside hotel\u201d kompanive \u201cArkonstudio dhe \u201cBrunes Invest\u201d me pronar Geront \u00c7el\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Erjon K\u00ebri ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem kompanish dhe bashk\u00ebpunimesh q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sofistikuar se sa kompania \u201c5D Konstruksion\u201d q\u00eb krijuan drejtor\u00ebt e arrestuar t\u00eb Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Ju kutojm\u00eb se, n\u00eb prill 2024, SPAK ka provuar se disa ish drejtor\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, mes tyre Redi Molla dhe Mariglen Qato, ishin pronar\u00eb \u201cde facto\u201d t\u00eb kompanis\u00eb \u201c5D Konstruksion\u201d.<\/p>\n<p>Ky subjekt ka p\u00ebrfituar n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompani t\u00eb tjera rreth 30 milion\u00eb euro tender\u00eb nga institucionet publike, kryesisht nga drejtori n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, disa nga t\u00eb cilat, n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme jan\u00eb drejtuar nga Molla dhe Qato.<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb provuar gjithashtu se shumica e tender\u00ebve jan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt, pa plot\u00ebsuar kriteret. N\u00eb bashk\u00ebpunim me firm\u00ebn \u201c5D\u201d ka marr\u00eb tendera edhe kompania \u2018Ed Konstruksion\u2019 e Alfred Ibrahimit. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb ortak me Erjon K\u00ebrin n\u00eb tenderin e uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Lushnj\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu,fondi 4.8 miliard\u00eb lek\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb dy ustallar\u00ebve q\u00eb din\u00eb t\u00eb pastrojn\u00eb lek\u00ebt e korrupsionit t\u00eb zyrtar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-52\/\">Ish-kandidati i PS-s\u00eb merr 4.8 MLD lek\u00eb t\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit Lushnj\u00eb\/ Klaidi Shkurti i skualifikon t\u00eb gjith\u00eb! Si e ngriti Erjon K\u00ebri rrjetin e \u201c5D\u201d-ve t\u00eb tij me zyrtar\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kandidati p\u00ebr deputet i PS-s\u00eb n\u00eb Berat, Erjon K\u00ebri ka ngritur rrjet me kompani t\u00eb ngjashme me \u201c5D\u201d-n\u00eb e drejtor\u00ebve t\u00eb Veliajt. Kryesore \u00ebsht\u00eb \u201cARKONSTUDIO\u201d shpk ka qarkulluar p\u00ebr 10 vjet mbi 44 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb tenderave publik\u00eb. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e re fakti se n\u00eb tenderin e fundit u skualifikuan t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94486","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94486"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94486\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}