{"id":94447,"date":"2026-07-16T10:48:18","date_gmt":"2026-07-16T10:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/16\/censi-per-bujqesine-ministri-salla-sektori-ne-nje-realitet-te-ri-ta-njohim-qe-ta-zhvillojme\/"},"modified":"2026-07-16T10:48:18","modified_gmt":"2026-07-16T10:48:18","slug":"censi-per-bujqesine-ministri-salla-sektori-ne-nje-realitet-te-ri-ta-njohim-qe-ta-zhvillojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/16\/censi-per-bujqesine-ministri-salla-sektori-ne-nje-realitet-te-ri-ta-njohim-qe-ta-zhvillojme\/","title":{"rendered":"Censi p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, ministri Salla: Sektori n\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb ri, ta njohim q\u00eb ta zhvillojm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb Andis Salla, sot m\u00eb 16 korrik, n\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur n\u00eb Parlament prezantoi nism\u00ebn p\u00ebr mbajtjen e censit p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb instrument ky\u00e7 p\u00ebr hartimin e politikave publike n\u00eb sektor.<\/p>\n<p>Ai theksoi se bujq\u00ebsia shqiptare ka p\u00ebsuar ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme vitet e fundit, me rritje t\u00eb investimeve, zhvillim t\u00eb agrop\u00ebrpunimit dhe zgjerim t\u00eb eksporteve. Sipas Sall\u00ebs, t\u00eb dh\u00ebnat aktuale nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur vendimmarrjen dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nevojitet nj\u00eb census i ri sipas standardeve t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Ministri b\u00ebri t\u00eb ditur se procesi do t\u00eb mbuloj\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrfaqen bujq\u00ebsore dhe nj\u00ebsit\u00eb ekonomike q\u00eb ushtrojn\u00eb aktivitet n\u00eb bujq\u00ebsi dhe blegtori. Ministri n\u00ebnvizoi se rezultatet e censit do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr planifikimin e investimeve publike, orientimin e skemave t\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe p\u00ebrgatitjen e vendit p\u00ebr Politik\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt Bujq\u00ebsore t\u00eb BE-s\u00eb.<br \/>\nSalla sqaroi se Regjistri Statistikor i Nj\u00ebsive Ekonomike Bujq\u00ebsore do t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm funksion statistikor dhe nuk do t\u00eb krijoj\u00eb detyrime fiskale apo kontrolli p\u00ebr fermer\u00ebt. Ai shtoi se procesi do t\u00eb organizohet nga INSTAT, nd\u00ebrsa Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr hartimin e politikave sektoriale. N\u00eb p\u00ebrfundim, ministri u b\u00ebri thirrje deputet\u00ebve t\u00eb mb\u00ebshtesin projektligjin, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e bujq\u00ebsis\u00eb, ekonomis\u00eb dhe integrimin evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala e ministrit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb Andis Salla n\u00eb parlament p\u00ebr censin p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb<\/p>\n<p>I nderuar zoti Kryetar,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb,<\/p>\n<p>Sot shqyrtojm\u00eb nj\u00eb projektligj q\u00eb, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, mund t\u00eb duket si nj\u00eb nism\u00eb me karakter teknik. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga instrumentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e politikave publike n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga koha e realizimit t\u00eb censusit t\u00eb fundit, sektori ka kaluar ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Jan\u00eb shtuar investimet n\u00eb sera, pem\u00ebtari dhe blegtori, \u00ebsht\u00eb zhvilluar agrop\u00ebrpunimi, jan\u00eb zgjeruar eksportet, jan\u00eb krijuar modele t\u00eb reja organizimi t\u00eb fermave dhe jan\u00eb rritur k\u00ebrkesat q\u00eb burojn\u00eb nga procesi i integrimit evropian. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, jan\u00eb shfaqur edhe sfida t\u00eb reja q\u00eb lidhen me struktur\u00ebn e fermave, p\u00ebrdorimin e tok\u00ebs dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike mbi prodhimin bujq\u00ebsor.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti t\u00eb ri, t\u00eb dh\u00ebnat e aktuale nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur vendimmarrjen. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb census t\u00eb ri t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, t\u00eb zhvilluar sipas standardeve m\u00eb t\u00eb avancuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe evropiane.<\/p>\n<p>Ai do t\u00eb mbuloj\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb ekonomike bujq\u00ebsore q\u00eb p\u00ebrdorin tok\u00eb bujq\u00ebsore ose ushtrojn\u00eb aktivitet bujq\u00ebsor dhe blegtoral, duke siguruar mbulim t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb 98% t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr q\u00ebllime bujq\u00ebsore dhe t\u00eb nj\u00ebsive blegtorale n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky projektligji garanton organizimin dhe zhvillimin e Censit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe rekomandimet e Eurostat-it, duke garantuar q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb disponoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota, t\u00eb krahasueshme dhe statistikisht t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtrim administrativ dhe as nj\u00eb proces q\u00eb zhvillohet vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime statistikore.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes tij do t\u00eb krijohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb e plot\u00eb dhe e integruar e struktur\u00ebs s\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Do t\u00eb kemi informacion t\u00eb besuesh\u00ebm mbi numrin dhe madh\u00ebsin\u00eb e nj\u00ebsive ekonomike bujq\u00ebsore, p\u00ebrdorimin e tok\u00ebs, kulturat bujq\u00ebsore, blegtorin\u00eb, mekanizimin, fuqin\u00eb pun\u00ebtore, praktikat e prodhimit, si dhe mbi karakteristikat ekonomike e sociale t\u00eb fermave shqiptare me t\u00eb dh\u00ebna do t\u00eb jen\u00eb baza mbi t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb nd\u00ebrtohen politikat e ardhshme t\u00eb zhvillimit rural.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse censi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete.<\/p>\n<p>P\u00ebr ne, si Ministri e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, r\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij projektligji shkon edhe m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Rezultatet e k\u00ebtij censi do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb instrument t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr hartimin e politikave t\u00eb sektorit, p\u00ebr planifikimin e investimeve publike, p\u00ebr orientimin e skemave komb\u00ebtare t\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr zbatimin e Politik\u00ebs s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Bujq\u00ebsore t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb edhe besueshm\u00ebria e k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga element\u00ebt themelor\u00eb t\u00eb projektligjit \u00ebsht\u00eb krijimi i Regjistrit Statistikor t\u00eb Nj\u00ebsive Ekonomike Bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Dua ta theksoj edhe nj\u00eb her\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb ekskluzivisht p\u00ebr nj\u00eb regjist\u00ebr statistikor.<\/p>\n<p>Ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr fiskal, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr kontrolli, dhe mbi t\u00eb gjitha nuk krijon detyrime t\u00eb reja p\u00ebr fermer\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai sh\u00ebrben vet\u00ebm p\u00ebr prodhimin e statistikave zyrtare dhe administrohet nga INSTAT-i, n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e pavar\u00ebsis\u00eb profesionale, konfidencialitetit dhe mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb garancia m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb fermer\u00ebt t\u00eb ken\u00eb besim n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr realizimin me sukses t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb edhe ndarja e qart\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsive institucionale.<\/p>\n<p>INSTAT-i organizon dhe zhvillon procesin e censit sipas standardeve statistikore nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrsa Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural mb\u00ebshtet realizimin e tij dhe p\u00ebrdor rezultatet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e politikave sektoriale.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndarje q\u00eb garanton nj\u00ebkoh\u00ebsisht pavar\u00ebsin\u00eb e statistikave zyrtare dhe p\u00ebrdorimin efektiv t\u00eb tyre n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>P\u00ebrfituesit e k\u00ebtij procesi jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitues jan\u00eb institucionet publike, t\u00eb cilat do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb baz\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr hartimin e politikave dhe planifikimin e investimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitojn\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes vendore, t\u00eb cilat do t\u00eb disponojn\u00eb informacion m\u00eb t\u00eb plot\u00eb mbi zhvillimin e territorit rural dhe potencialet e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitojn\u00eb universitetet, institutet k\u00ebrkimore dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb akses n\u00eb statistika moderne dhe t\u00eb standardizuara.<\/p>\n<p>Por mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebrfiton fermeri shqiptar.<\/p>\n<p>Sepse vet\u00ebm duke njohur me sakt\u00ebsi realitetin e fermave, mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb politika q\u00eb u p\u00ebrgjigjen nevojave reale t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Prandaj ky projektligj i sh\u00ebrben:<\/p>\n<p>fermerit<\/p>\n<p>zhvillimit rural<\/p>\n<p>ekonomis\u00eb komb\u00ebtare<\/p>\n<p>si dhe procesit t\u00eb integrimit evropian.<\/p>\n<p>Financimi i ketij procesi do t\u00eb sigurohet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga buxheti i shtetit, p\u00ebrmes fondeve t\u00eb planifikuara n\u00eb buxhetin e INSTAT-it, si institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr realizimin e censit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ligji parashikon mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ky proces t\u00eb mb\u00ebshtetet edhe nga fondet e Bashkimit Evropian dhe nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb zhvillimit, n\u00eb p\u00ebrputhje me praktikat e ndjekura edhe n\u00eb censet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur k\u00ebrkohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb q\u00eb politikat publike t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bazuara mbi evidenc\u00eb dhe jo mbi perceptime, ky projektligj p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt nj\u00eb administrate moderne, transparente dhe t\u00eb orientuar nga rezultatet.<\/p>\n<p>K\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesni miratimin e k\u00ebtij projektligji kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr censusin shqiptar.<\/p>\n<p>Ju faleminderit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb Andis Salla, sot m\u00eb 16 korrik, n\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur n\u00eb Parlament prezantoi nism\u00ebn p\u00ebr mbajtjen e censit p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb instrument ky\u00e7 p\u00ebr hartimin e politikave publike n\u00eb sektor. Ai theksoi se bujq\u00ebsia shqiptare ka p\u00ebsuar ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme vitet e fundit, me rritje t\u00eb investimeve, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94447","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94447","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94447"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94447\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94447"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94447"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94447"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}