{"id":94232,"date":"2026-07-13T19:48:13","date_gmt":"2026-07-13T19:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/13\/arsyet-e-bombaridimit-te-industrise-se-turizmit-nga-flamingot\/"},"modified":"2026-07-13T19:48:13","modified_gmt":"2026-07-13T19:48:13","slug":"arsyet-e-bombaridimit-te-industrise-se-turizmit-nga-flamingot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/13\/arsyet-e-bombaridimit-te-industrise-se-turizmit-nga-flamingot\/","title":{"rendered":"Arsyet e bombaridimit t\u00eb industris\u00eb s\u00eb turizmit nga flamingot"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata<\/p>\n<p>Mali i Zi, vendi yn\u00eb fqinj, \u00ebsht\u00eb i bazuar thuajse totalisht n\u00eb industrin\u00eb e Turizmit. T\u00eb cilin e konsideron jo thjesht prioritet, por pjes\u00eb strategjike e zhvillimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Prej vitesh tashm\u00eb, ky shtet ka arritur nj\u00eb stad t\u00eb lart\u00eb zhvillimor, sa ka arritur t\u00eb thith\u00eb brandet m\u00eb t\u00eb njohur bot\u00ebror\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj industrie q\u00eb konsiderohet pjes\u00eb e siguris\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb. Qoft\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e komplekseve t\u00eb m\u00ebdha hoteliere, qoft\u00eb n\u00eb emrat m\u00eb prestigjoz\u00eb bot\u00ebror\u00eb t\u00eb menaxhimit t\u00eb resorteve t\u00eb industris\u00eb s\u00eb mikpritjes.<\/p>\n<p>Turizmi n\u00eb Mal t\u00eb Zi funksionon me nj\u00eb skem\u00eb perfekte t\u00eb gjith\u00eb vitin, q\u00eb mbushet edhe n\u00eb periudhat jo shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr tu vizituar q\u00eb jan\u00eb vera e nxeht\u00eb dhe dimri me bor\u00eb.<\/p>\n<p>Vjeshta dhe pranvera kryesisht p\u00ebrdoret nga ekskursionet e fundjav\u00ebs prej vendeve fqinje, ku klient\u00ebt nga Shqip\u00ebria kan\u00eb pjes\u00ebn e luanit.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte, strukturat fantastike t\u00eb industris\u00eb malazeze punojn\u00eb me operator\u00eb turistik\u00eb nga Shqip\u00ebria, ku kan\u00eb krijuar nj\u00eb rrjet q\u00eb merr e jep prej vitesh. N\u00eb pranver\u00ebn e 2020, dy dit\u00eb pas heqjes s\u00eb locdovvn-it t\u00eb Covid 19-s s\u00eb friksh\u00ebm, n\u00eb Budva, pran\u00eb nj\u00eb structure t\u00eb madhe me pron\u00ebsi nj\u00eb gjigand spanjoll, parking i resortit ishte mbushur me makina me tarka shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb parkuar vet\u00eb nuk ja dilje dot, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishin djemt\u00eb e shkath\u00ebt t\u00eb logjistik\u00ebs q\u00eb me shaka tregonin se \u201cna ka pushtuar Shqip\u00ebria\u201d.<\/p>\n<p>Kjo industry n\u00eb vendin fqinj \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb mjeshtri q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr shembull, n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb t\u00eb gjitha partive politike malazeze, transmetohen pamje e mesazhe nga disa envente q\u00eb k\u00ebto forca politike i kryejn\u00eb n\u00eb site t\u00eb ndryshme turistike t\u00eb vendit. Dikush pran\u00eb detit n\u00eb Budva, dikush n\u00eb malet e Dormitorit, dikush n\u00eb Kotor, e shqiptar\u00ebt natyrisht n\u00eb Ulqin, apo n\u00eb liqenin e Shasit.<\/p>\n<p>Ish-presidenti mitik i vendit, Milo Gjukanovi\u00e7, s\u00eb bashku me partin\u00eb e tij PDS, forc\u00ebn kryesore t\u00eb opozit\u00ebs, kishin zgjedhur mal\u00ebsin\u00eb e Plav\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvilluar samitin veror t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>E gjitha kjo nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb ansamb\u00ebl politik q\u00eb bashkon t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar se kush arrin t\u00eb mbroj\u00eb apo t\u00eb promovoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb asetet turistike q\u00eb vendi ka.<\/p>\n<p>Atje nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb \u201clojra\u201dq\u00eb ne i kemi par\u00eb vitet e shkuara, ku n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb virale q\u00eb shp\u00ebrndahen masivisht \u201crast\u00ebsisht\u201d fatura om\u00ebletash 10 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb kulmin e sezonit, \u00e7mimet n\u00eb rivjer\u00ebn malazeze, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se tek ne, natyrisht p\u00ebr disa arsye, por thelbin e zgjidh tregu, i ashtuquajturi balancim nd\u00ebrmjet sh\u00ebrbimit q\u00eb ofron dhe \u00e7mimit q\u00eb paguan.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, atje nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb bombardime t\u00eb tilla, s\u00eb paku n\u00eb mediat e vendit, t\u00eb cilat p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje politike nuk jan\u00eb fare t\u00eb qeta. Debati edhe atje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ndezur e her\u00eb pas here i ashp\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr t\u00eb ardhur tek ne, k\u00ebt\u00eb vit nuk kemi par\u00eb n\u00eb rrjete faturat e ujit 12 euro apo t\u00eb vez\u00ebs 8 euro n\u00eb rivjer\u00ebn e Detit Jon n\u00eb Shqip\u00ebri, apo bat\u00ebrdin\u00eb e shezlong\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, Sali Berisha, kreu i opozit\u00ebs, i ndjekur nga shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb saj, publikonin video se Golemi \u00ebsht\u00eb bosh, Gjiri i Lal\u00ebzit Bosh, Saranda, Dh\u00ebrmiu etj etj jan\u00eb bosh. Madje edhe Blendi Fenvziu hyri n\u00eb debat me Edi Ram\u00ebn p\u00ebr Gjirin e Gram\u00ebs. Ku nj\u00ebri thoshte ishte bosh e tjetri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Pse ndodh e gjith\u00eb ky debat absurd? Kush p\u00ebrfiton nga e gjitha kjo ofensiv\u00eb ndaj industris\u00eb s\u00eb brisht\u00eb dhe ende t\u00eb konsoliduar t\u00eb turizmit n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>E cila, megjith\u00eb problemet ka mbi dy vite q\u00eb sjell nj\u00eb fuqi reactive n\u00eb t\u00eb ardhura financiare, jo vet\u00ebm p\u00ebr ark\u00ebn e shtetit, por p\u00ebr ekonomin\u00eb e vendit. E kjo shikohet qart\u00eb n\u00eb shifrat e Prodhimit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Bruto q\u00eb jan\u00eb disafishuar.<\/p>\n<p>Vjet p\u00ebr shembull, Greqia ishte nj\u00eb nga p\u00ebrfituesit e m\u00ebdhenj t\u00eb turist\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb cil\u00ebt, fal\u00eb edhe liberalizimit t\u00eb vizave me BE-n\u00eb, kishin arsye reale p\u00ebr t\u00eb \u201cthyer kufinjt\u00eb\u201d e shqiptaris\u00eb apo Ballkanit. Megjithat\u00eb, ky operacion i cili ishte mjaft masiv, ndodhi prej nj\u00eb organizimi perfekt t\u00eb industris\u00eb s\u00eb turizmit grek me operator\u00ebt e Kosov\u00ebs, vend t\u00eb cilin Athina nuk e njeh si shtet.<\/p>\n<p>Natyrisht Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb konkurroj\u00eb nj\u00eb gjigand n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb si Greqia, por derisa industria e saj Lufton p\u00ebr \u00e7do turist shqiptar, q\u00eb nuk i thith vet\u00ebm n\u00eb kulmin e sezonit, por edhe n\u00eb ekskursionet massive pranverore e vjeshtore, tregon se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb strategji t\u00eb menduar e t\u00eb mir\u00ebstrukturuar. Kompeticioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen krejt normal n\u00eb kapitaliz\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sivjet nuk kemi pasur videot e \u201cqytetarit digjital\u201d n\u00ebp\u00ebr \u00e7adrat e plazheve tona, apo me loj\u00ebn idiote me fatura nga plazhet e bregut.<\/p>\n<p>Ndodhi sulmi digjital n\u00eb platformat vler\u00ebsuese t\u00eb Google, t\u00eb operator\u00ebve turistik\u00eb nga m\u00eb t\u00eb njohurat n\u00eb vend. Q\u00eb jan\u00eb edhe pjesa kryesore e akomodimit t\u00eb turist\u00ebve nga bota.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka si Mali i Zi e Greqia nj\u00eb infrastrutur\u00eb masive t\u00eb strukturave akomoduese t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb organizuara.<\/p>\n<p>K\u00ebto struktura edhe pse jan\u00eb nd\u00ebrtuar e po nd\u00ebrtohen vazhdimisht, ende nuk jemi nj\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zot\u00ebrojm\u00eb sasi t\u00eb madhe akomodimi. Sidomos n\u00eb zonat m\u00eb potenciale p\u00ebr fitime t\u00eb m\u00ebdha si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Rivjera e Jonit, apo Malet q\u00eb ofrojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb t\u00ebrheqje nga t\u00eb huajt.<\/p>\n<p>Shkodra sot, nga turizmi malor i student\u00ebve \u00e7ek\u00eb e polak\u00eb, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb e mbushur me t\u00eb rinj nga SHBA, Australia, Gjermania, Zvicra, etj, pra nga shtete t\u00eb zhvilluara, ku mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb para \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Arsyet e sulmeve massive digjitale ndaj industris\u00eb s\u00eb turizmit, prej idhtar\u00ebve dhe pjestar\u00ebve t\u00eb Revolucionit t\u00eb Flamingove, mund t\u00eb jet\u00eb thjesht se duan t\u00eb godasin nj\u00eb prej sektor\u00ebve q\u00eb mbron apo marketon m\u00eb shum\u00eb Edi Rama. E p\u00ebr ta rr\u00ebzuar at\u00eb, sulmojn\u00eb industrin\u00eb q\u00eb i ka sjell\u00eb sukses vendit dhe qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, t\u00eb ulin drastikisht t\u00eb ardhurat e k\u00ebsaj industrie, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vijojn\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb revolucionit n\u00eb vjesht\u00eb, kur b\u00ebhen llogarit\u00eb.<\/p>\n<p>Por a humb vet\u00ebm qeveria n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast? Natyrisht q\u00eb jo, madje n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb fort\u00eb mund edhe t\u00eb polarizoj\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj t\u00eb rreshtohen. Nd\u00ebrkaq, industria q\u00eb i siguron vendit gati 50% t\u00eb ta ardhurave, turizmi me rrjetet e saj; sh\u00ebrbime dhe bujq\u00ebsi, mund t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb ku \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ngrihet.<\/p>\n<p>N\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00ebse dikush e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb politike apo media, sipas t\u00eb gjitha gjasave nuk do t\u00eb mund t\u00eb vijonte m\u00eb pun\u00ebn kaq kollaj. Mjafton t\u00eb ndiqen zhvillimet n\u00eb vendin fqinj, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se edhe pse debati politik \u00ebsht\u00eb i zjarrt\u00eb, e ku ka m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb popuj q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb zona t\u00eb ndryshme, nuk ndodhin k\u00ebto sulme t\u00eb industris\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme. Hercegnovin e dominojn\u00eb Serb\u00ebt, n\u00eb Budva jan\u00eb thuajse gjys\u00ebm p\u00ebr gjys\u00ebm, n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Bok\u00ebs s\u00eb Kotorit, biznesi malazez q\u00eb shkon deri n\u00eb Ulqin, ku n\u00eb shumic\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb e punojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb industri. E cila punon me telashet dhe probleme q\u00eb i d\u00ebgjon vazhdimisht, por asnj\u00ebher\u00eb nuk ndodh kjo bat\u00ebrdi si tek ne.<\/p>\n<p>Madje Ulqini \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i prekur nga devijimi i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs me shumic\u00eb n\u00eb plazhet e Shqip\u00ebris\u00eb. Prej vitesh u ka hequr nj\u00eb klientel\u00eb, nga e cila kan\u00eb p\u00ebrfituar shum\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb nuk ka nga mediat e Ulqinit apo rrjetet sociale sulme apo akuza p\u00ebr industrin\u00eb shqiptare t\u00eb Turizmit. Pasi e dijn\u00eb mir\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sjellje e r\u00ebnd\u00eb dhe q\u00eb e kalon vijen e kuqe\u2026<\/p>\n<p>TemA  <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata Mali i Zi, vendi yn\u00eb fqinj, \u00ebsht\u00eb i bazuar thuajse totalisht n\u00eb industrin\u00eb e Turizmit. T\u00eb cilin e konsideron jo thjesht prioritet, por pjes\u00eb strategjike e zhvillimit t\u00eb vendit. Prej vitesh tashm\u00eb, ky shtet ka arritur nj\u00eb stad t\u00eb lart\u00eb zhvillimor, sa ka arritur t\u00eb thith\u00eb brandet m\u00eb t\u00eb njohur bot\u00ebror\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94232","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94232","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94232"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94232\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94232"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94232"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94232"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}