{"id":94146,"date":"2026-07-12T19:48:13","date_gmt":"2026-07-12T19:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/12\/shumica-e-heshtur-qe-u-zgjua-nga-keshilltaret-e-protestes\/"},"modified":"2026-07-12T19:48:13","modified_gmt":"2026-07-12T19:48:13","slug":"shumica-e-heshtur-qe-u-zgjua-nga-keshilltaret-e-protestes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/12\/shumica-e-heshtur-qe-u-zgjua-nga-keshilltaret-e-protestes\/","title":{"rendered":"Shumica e heshtur q\u00eb u zgjua nga \u201ck\u00ebshilltar\u00ebt\u201d e protest\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt u vendos\u00ebn dje para nj\u00eb sfide t\u00eb panevojshme nga nj\u00eb grup delirant\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll protest\u00ebn, duke v\u00ebn\u00eb bast se do ta p\u00ebrdornin at\u00eb kund\u00ebr koncertit t\u00eb Kanye West n\u00eb Tiran\u00eb dhe do ta shkat\u00ebrronin at\u00eb, pasi shqiptar\u00ebt do t\u00eb zgjidhnin ata. Ishte rasti tipik kur nj\u00eb grup k\u00ebshilltar\u00ebsh t\u00eb protest\u00ebs, q\u00eb masturbohen me video me IA dhe mendojn\u00eb se tani mund t\u2019i urdh\u00ebrojn\u00eb shqiptar\u00ebt se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb han\u00eb, \u00e7far\u00eb muzike duhet t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, k\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs duhet t\u00eb duan, k\u00eb biznes duhet t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb, k\u00eb gazetar\u00eb duhet t\u00eb pushkatojn\u00eb, etj., marr\u00ebzira q\u00eb burojn\u00eb nga frustrimet e njer\u00ebzve t\u00eb d\u00ebshtuar, i vun\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb zgjedhin ose Kanye West, ose Gjergj Erebarn\u00eb dhe Andi Bushatin.<\/p>\n<p>Rezultati u pa qart\u00eb. Delirant\u00ebt mblodh\u00ebn 1 mij\u00eb vet\u00eb n\u00eb bulevard, nd\u00ebrsa koncerti 60 mij\u00eb vet\u00eb. Shumica e heshtur e shqiptar\u00ebve, e provokuar deri n\u00eb palc\u00eb nga nj\u00eb grup njer\u00ebzish q\u00eb, pasi provuan t\u2019u tregojn\u00eb cil\u00ebn shpend duhet t\u00eb duan, pastaj cilat kafsh\u00eb politike duhet t\u00eb adhurojn\u00eb, cilat biznese duhet t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb, cil\u00ebt gazetar\u00eb duhet t\u00eb lexojn\u00eb, cilat blogere duhet t\u00eb ndjekin, cilat rrjete sociale duhet t\u00eb komentojn\u00eb, cilat vila duhet t\u00eb preferojn\u00eb, cilat TV duhet t\u00eb ndjekin, m\u00eb n\u00eb fund mor\u00ebn urdh\u00ebr dhe cil\u00ebt k\u00ebng\u00ebtar\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb.<\/p>\n<p>As n\u00eb koh\u00ebt e komunizmit nuk ka pasur nj\u00eb axhend\u00eb publike censure dhe kufizimi lirie t\u00eb till\u00eb, edhe pse e kishin pushtetin pa kufi dhe mund t\u00eb b\u00ebnin \u00e7far\u00eb t\u00eb donin. Madje Shqip\u00ebria, si vend komunist, nuk kishte nj\u00eb sistem censure t\u00eb certifikuar, por e kishte informal sistemin e censur\u00ebs, pra ti duhet ta kuptoje vet\u00eb k\u00eb nuk donte partia. K\u00ebta enverist\u00ebt e rinj ta tregojn\u00eb \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb hash, si duhet t\u00eb vishesh, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb lexosh, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebgjosh e \u00e7far\u00eb muzike duhet t\u00eb p\u00eblqesh.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb koncerti m\u00eb i mallkuar n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb i anatemuari nga njer\u00ebzit e zhurmsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi, p\u00ebrfshi dhe ata q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb antisemit\u00eb se k\u00ebng\u00ebtari.<\/p>\n<p>Por shumica e heshtur doli nga sht\u00ebpia dhe shkoi n\u00eb koncert, nd\u00ebrsa nj\u00eb pakic\u00eb me 1 mij\u00eb vet\u00eb, q\u00eb kishin premtuar madje q\u00eb do prishnin dhe koncertin, mbet\u00ebn n\u00eb bulevard.<\/p>\n<p>Ky d\u00ebshtim spektakolar nuk do t\u00eb kishte ndodhur sikur protesta t\u00eb merrej me hallet e protest\u00ebs dhe jo me hallet e Kanye West. K\u00ebshilltar\u00ebt q\u00eb tentuan t\u00eb matin forcat e protest\u00ebs me Kanye West thjesht varros\u00ebn protest\u00ebn dhe \u00e7uan njer\u00ebzit aty ku ndoshta dhe nuk do t\u00eb kishin shkuar sikur t\u00eb mos i bezdisnin vemjet q\u00eb drejtojn\u00eb protest\u00ebn duke i anatemuar.<\/p>\n<p>Fenomeni i dyt\u00eb kan\u00eb qen\u00eb sulmet ndaj bizneseve t\u00eb turizmit shqiptar, t\u00eb dirigjuara nga drejtuesit e protest\u00ebs bazuar te Manuali Erebara. Pas publikimit t\u00eb fakteve se si e nxit\u00ebn k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, si e stimuluan p\u00ebrmes llogarive t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb protest\u00ebs dhe depozitimit t\u00eb kall\u00ebzimit ndaj tyre n\u00eb polici, reagimi n\u00eb rrjet ka qen\u00eb m\u00eb agresiv se kurr\u00eb kund\u00ebr protest\u00ebs. Mbrojt\u00ebsit e sulmeve p\u00ebrmes review-ve negative u kufizuan vet\u00ebm te drejtuesit e protest\u00ebs dhe frym\u00ebzuesit e tyre. Mospranimi ishte aq masiv dhe agresiv, sa ata ngjanin si kriminel\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb rasti tjet\u00ebr kur shumica e heshtur reagon ndaj manipuluesve t\u00eb protest\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt, pasi e shkat\u00ebrruan at\u00eb, e kan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb repart terrori p\u00ebrmes vras\u00ebsve me pages\u00eb t\u00eb Arlind Qorrit dhe disa bufon\u00ebve mediok\u00ebr t\u00eb OJF-ve q\u00eb shfaqen aty, pa llogaritur njeriun m\u00eb qesharak t\u00eb protest\u00ebs, Agron Shehajn.<\/p>\n<p>Tani protest\u00ebs i kan\u00eb ikur uj\u00ebrat e tep\u00ebrta dhe ka mbetur b\u00ebrthama e saj organizatore, nj\u00eb grup gazetar\u00ebsh mediok\u00ebr q\u00eb, meqen\u00ebse nuk u b\u00ebn\u00eb dot t\u00eb njohur duke shkruar, duan t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb njohur duke k\u00ebrc\u00ebnuar, nj\u00eb guid\u00eb turizmi me qeleshe n\u00eb kok\u00eb nga Luma, q\u00eb t\u00eb humbet turist\u00ebt n\u00eb mal dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb orientoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, dhe nj\u00eb grup partish t\u00eb vogla q\u00eb arrit\u00ebn ta b\u00ebjn\u00eb protest\u00ebn e madhe si partit\u00eb e tyre t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb e mir\u00eb q\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ata \u00ebsht\u00eb se zgjuan shumic\u00ebn e heshtur t\u00eb shqiptar\u00ebve kund\u00ebr tyre, me p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdhunuar shoq\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u2019u treguar kufijt\u00eb e liris\u00eb politike, ekonomike, kulturore dhe, mbi t\u00eb gjitha, q\u00eb zgjuan kujtes\u00ebn e nj\u00eb sistemi q\u00eb e kemi p\u00ebrmbysur m\u00eb 1990 me fushat\u00ebn e tyre lin\u00e7uese ndaj \u00e7dokujt q\u00eb nuk i mb\u00ebshtet ata. Mos i pengoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Koha ka provuar se \u00e7do opozit\u00eb q\u00eb ka d\u00ebgjuar sugjerimet p\u00ebr braktisje parlamenti, si me djegie mandatesh n\u00eb shkurt 2019, bojkot zgjedhjesh si n\u00eb qershor 2019, protesta t\u00eb dhunshme dhe fushata lin\u00e7uese n\u00eb vazhdim\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebshkat\u00ebrruar dhe t\u00eb vetmit q\u00eb kan\u00eb fituar, duke u paguar p\u00ebr k\u00ebto k\u00ebshilla, jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb po k\u00ebshillojn\u00eb protest\u00ebn t\u00eb ec\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, si grup terrorist i organizuar. PD m\u00eb von\u00eb e shpalli k\u00ebt\u00eb gabim t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, por ishte von\u00eb p\u00ebr t\u2019u korrigjuar, pasi Edi Rama i kishte mbaruar gjith\u00eb pun\u00ebt q\u00eb i duheshin me shumic\u00ebn e re kushtetuese q\u00eb i ofruan. Tani t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt po e \u00e7ojn\u00eb protest\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e duhur p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar. Mos e pengoni!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Shqiptar\u00ebt u vendos\u00ebn dje para nj\u00eb sfide t\u00eb panevojshme nga nj\u00eb grup delirant\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll protest\u00ebn, duke v\u00ebn\u00eb bast se do ta p\u00ebrdornin at\u00eb kund\u00ebr koncertit t\u00eb Kanye West n\u00eb Tiran\u00eb dhe do ta shkat\u00ebrronin at\u00eb, pasi shqiptar\u00ebt do t\u00eb zgjidhnin ata. Ishte rasti tipik kur nj\u00eb grup k\u00ebshilltar\u00ebsh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94146","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94146"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94146\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}