{"id":94091,"date":"2026-07-12T11:48:17","date_gmt":"2026-07-12T11:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/12\/dossier-dy-cekicet-e-arbnorit-fjalimi-qe-mbylli-legjislaturen-1992-1996-dhe-batuta-e-fundit-une-ne-jeten-time-njoh-kundershtare-jo-armiq\/"},"modified":"2026-07-12T11:48:17","modified_gmt":"2026-07-12T11:48:17","slug":"dossier-dy-cekicet-e-arbnorit-fjalimi-qe-mbylli-legjislaturen-1992-1996-dhe-batuta-e-fundit-une-ne-jeten-time-njoh-kundershtare-jo-armiq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/12\/dossier-dy-cekicet-e-arbnorit-fjalimi-qe-mbylli-legjislaturen-1992-1996-dhe-batuta-e-fundit-une-ne-jeten-time-njoh-kundershtare-jo-armiq\/","title":{"rendered":"Dossier\/ Dy \u00e7eki\u00e7\u00ebt e Arbnorit, fjalimi q\u00eb mbylli legjislatur\u00ebn 1992-1996 dhe batuta e fundit: Un\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time njoh kund\u00ebrshtar\u00eb, jo armiq"},"content":{"rendered":"<p>I prer\u00eb n\u00eb bindjet e tij, por i qet\u00eb n\u00eb komunikim, gjithaq i vendosur n\u00eb mbrojtje t\u00eb rregullit parlamentar, por gjithnj\u00eb me humorin e holl\u00eb q\u00eb zbuste tensionet. I till\u00eb ishte Pjet\u00ebr Arbnori, kryetar i Parlamentit n\u00eb legjislatur\u00ebn 1992-1996. N\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebsaj legjislature ai do t\u00eb mbante nj\u00eb fjalim mjaft interesant. \u201cDeputet\u00ebt xanxar\u00eb\u201d, i cil\u00ebsonte disa prej tyre dhe, me humor, rr\u00ebfente historin\u00eb e dy \u00e7eki\u00e7\u00ebve, nj\u00eb dhurat\u00eb nga Kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe tjetri nga Presidenti i Parlamentit Evropian, nd\u00ebrsa u kujtonte deputet\u00ebve se vendi i p\u00ebrplasjes ishte salla e Kuvendit dhe jo sheshi. \u201cMos u zini me kryetarin, ai \u00ebsht\u00eb arbit\u00ebr\u201d, u thoshte me buz\u00ebqeshje, duke i mbyllur debatet me autoritet, por pa e humbur kurr\u00eb etik\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai mbeti n\u00eb kujtes\u00ebn politike si \u201cMandela i Ballkanit\u201d, jo vet\u00ebm p\u00ebr 28 vitet e burgut q\u00eb nuk ia thyen bindjet, por edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si e ushtroi pushtetin kur doli prej qelis\u00eb. Pjet\u00ebr Arbnori nuk e solli n\u00eb Parlament logjik\u00ebn e hakmarrjes s\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurit, por kultur\u00ebn e debatit t\u00eb njeriut t\u00eb lir\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur politika shqiptare po m\u00ebsonte demokracin\u00eb mes krizash, p\u00ebrplasjesh dhe pasionesh, ai u p\u00ebrpoq ta kthente Kuvendin n\u00eb vendin ku konfliktet zgjidheshin me fjal\u00eb dhe jo n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetar i Parlamentit t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e vitit 1992, Arbnori drejtoi nj\u00eb legjislatur\u00eb q\u00eb hodhi themelet juridike t\u00eb shtetit t\u00eb ri demokratik. Gjat\u00eb kat\u00ebr viteve u miratuan 558 ligje, kode dhe ndryshime ligjore, t\u00eb cilat nd\u00ebrtuan institucionet e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut, pron\u00ebs private dhe rendit demokratik. Por, p\u00ebrtej shifrave, ajo q\u00eb e b\u00ebri Arbnorin nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ishte m\u00ebnyra se si e konceptonte politik\u00ebn n\u00eb komunikim paq\u00ebsor t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb e kund\u00ebrshtar\u00eb.<\/p>\n<p>Fjalimi i tij n\u00eb mbyllje t\u00eb legjislatur\u00ebs, n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1996, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb k\u00ebtij profili. Ai fal\u00ebnderon nj\u00ebsoj shumic\u00ebn dhe opozit\u00ebn, pranon gabimet, k\u00ebrkon ndjes\u00eb p\u00ebr \u00e7do keqkuptim dhe l\u00eb nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb sot ting\u00ebllon pothuajse e pamundur n\u00eb politik\u00ebn shqiptare: \u201cUn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time njoh kund\u00ebrshtar\u00eb, por nuk njoh armiq.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb pluralist, Arbnori nuk foli si fitues mbi kund\u00ebrshtar\u00ebt, por si kryetar i t\u00eb gjith\u00eb Parlamentit. Ishte nj\u00eb mbyllje q\u00eb pasqyronte karakterin e tij: nj\u00eb ish-i burgosur politik q\u00eb kishte m\u00ebsuar ta vler\u00ebsonte lirin\u00eb jo si privilegj t\u00eb fitimtar\u00ebve, por si t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebr Arbnori, prill 1996<\/p>\n<p>            T\u00eb nderuara deputete, t\u00eb nderuar deputet\u00eb! Sot qe seanca e fundit e legjislatur\u00ebs s\u00eb 13-t\u00eb. Edhe num\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb i gabuar. Ne num\u00ebrojm\u00eb 11 legjislatura p\u00ebr ato koh\u00eb kur nuk ka pasur as zgjedhje t\u00eb lira, as pluraliz\u00ebm, as Parlament demokratik dhe nuk num\u00ebrojm\u00eb ato legjislatura t\u00eb Parlamentit q\u00eb fillojn\u00eb pas Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs dhe shquhen p\u00ebr pluraliz\u00ebm dhe luft\u00eb t\u00eb gjall\u00eb politike.<\/p>\n<p>            K\u00ebto 4 vjet p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb re, pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, keqardhje p\u00ebr gabimet, g\u00ebzim p\u00ebr sukseset e merituara q\u00eb arrit\u00ebm s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>            Jan\u00eb 558 kode, ligje, ndryshime ligjesh dhe dekretesh t\u00eb miratuara, p\u00ebrve\u00e7 vendimeve, interpelancave dhe seancave t\u00eb pyetjeve.<\/p>\n<p>            Fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt, t\u00eb pozit\u00ebs dhe t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb t\u00eb gjitha partive, si dhe deputet\u00ebt e pavarur p\u00ebr ndihmes\u00ebn q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u2019ia arritur deri n\u00eb fund k\u00ebsaj legjislature, p\u00ebr larmin\u00eb q\u00eb i dhan\u00eb k\u00ebtij kuvendi.<\/p>\n<p>            Fal\u00ebnderoj grupin parlamentar t\u00eb shumic\u00ebs, sepse mbi supet e tij ka r\u00ebn\u00eb pesha e madhe e pun\u00ebve dhe e p\u00ebrgjegj\u00ebsive. Nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb mbash nj\u00eb qeveri t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr 4 vjet, kur n\u00eb legjislatur\u00ebn e m\u00ebparshme qeverit\u00eb nd\u00ebrroheshin \u00e7do 3 muaj.<\/p>\n<p>            \u00cbsht\u00eb merit\u00eb e Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb duke ndjekur nj\u00eb program bashk\u00ebkohor reformash themelore institucionale, juridike dhe ekonomike e futi Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00eb rrug\u00ebn e demokracis\u00eb dhe t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut.<\/p>\n<p>            P\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Parlamentit dhe t\u00eb qeveris\u00eb, Shqip\u00ebria zuri denj\u00ebsisht vendin q\u00eb i takonte n\u00eb Evrop\u00eb, duke dal\u00eb p\u00ebrfundimisht nga izolimi komunist.<\/p>\n<p>            P\u00ebr 4 vjet rresht Parlamenti dhe Qeveria, guxuan dhe arrit\u00ebn t\u00eb sensibilizonin diplomacin\u00eb evropiane dhe bot\u00ebrore se ka nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shqiptare dhe sot po rritet opinioni se nuk mund t\u00eb ket\u00eb paqe n\u00eb mbeturinat e Jugosllavis\u00eb pa zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore dhe komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, mbi baz\u00ebn e parimeve t\u00eb Helsinkit.<\/p>\n<p>            Rruga e liris\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe e gjat\u00eb, por fitojn\u00eb patjet\u00ebr ata q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulin n\u00eb t\u00eb drejtat e tyre. Gjat\u00eb 4 vjet\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur stabilitet, ngritje reale ekonomike, por edhe probleme t\u00eb shtruara p\u00ebr zgjidhje. Kryesorja \u00ebsht\u00eb se, me ligjet tona, ndihmuan krijimin e shtres\u00ebs s\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb biznesmen\u00ebve n\u00eb fshat dhe qytet.<\/p>\n<p>            Mendoj se \u00ebsht\u00eb lufta e lir\u00eb n\u00eb Parlament, debati i gjall\u00eb dhe shpesh i ashp\u00ebr, i zhvilluar n\u00eb seancat tona, i cili ka dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00ebn q\u00eb ndeshjet t\u00eb zhvilloheshin n\u00eb sall\u00ebn parlamentare dhe t\u00eb mos kalonin n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>            Ndonj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb pushtuar sheshet pati nj\u00eb zgjidhje gazmore. Ato i pushtuan djemt\u00eb dhe vajzat e reja t\u00eb kapur dor\u00eb p\u00ebr dor\u00eb, duke na th\u00ebn\u00eb ne q\u00eb i afrohemi pragut t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb: thirrini mendjes, mund t\u00eb keni ndonj\u00eb vend n\u00eb k\u00ebto sheshe, vet\u00ebm po qe se vini me frym\u00ebn e demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>            Gjat\u00eb k\u00ebtyre 4 vjet\u00ebve u rrit edhe p\u00ebrvoja jon\u00eb. Krahasoni fillimet dhe fundin e legjislatur\u00ebs. Me p\u00ebrjashtime t\u00eb rralla, diskutojm\u00eb dhe debatojm\u00eb me pjekuri, kursejm\u00eb koh\u00ebn, kemi rritur rolin e komisioneve si b\u00ebrthama baz\u00eb ku p\u00ebrgatitet realisht miratimi i projektligjeve, amendamenteve dhe hedhja posht\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>            Do t\u00eb fal\u00ebnderoj sinqerisht edhe grupet parlamentare t\u00eb opozit\u00ebs dhe deputet\u00ebt e pavarur t\u00eb partive t\u00eb ndryshme, nuk \u00ebsht\u00eb fal\u00ebnderim p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb goj\u00eb, se pa ekzistenc\u00ebn e tyre nuk do t\u00eb kishte Parlament demokratik. Kund\u00ebrshtimi sjell debatin, debati t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendohesh dhe t\u00eb nxjerr\u00ebsh konkluzione dhe jo nj\u00ebher\u00eb Kuvendi ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundime pozitive pas ndeshjes s\u00eb mendimeve. Do t\u00eb thosha se ulja e tensioneve i rrit konkluzionet e pjekura, kurse tensionet artificiale nxisin sedr\u00ebn artificiale.<\/p>\n<p>            Mos harroni se komisionet jan\u00eb si parlamente t\u00eb vogla ku \u00ebsht\u00eb diskutuar lirsh\u00ebm. Fakti q\u00eb ata kan\u00eb punuar pa pranin\u00eb e masmediave i ka ndihmuar shpeshher\u00eb q\u00eb t\u00eb merren vesh, sado q\u00eb aty b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe deputet\u00eb t\u00eb partive t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>            T\u00eb gjitha seancat e Kuvendit Popullor kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr organet e shtypit dhe publikun. Do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb n\u00eb kuvendin e ardhsh\u00ebm t\u00eb ket\u00eb vizita t\u00eb organizuara nga student\u00ebt e universiteteve, t\u00eb shkollave t\u00eb mesme dhe t\u00eb institucioneve p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar seancat tona. Ne m\u00ebsohemi me pranin\u00eb e publikut, publiku familjarizohet me politik\u00ebn e hapur.<\/p>\n<p>            Para se t\u00eb ndahemi do t\u2019i k\u00ebrkoja ndjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb pozit\u00ebs dhe t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr \u00e7do keqkuptim q\u00eb mund t\u00eb kemi pasur, edhe p\u00ebr ndonj\u00eb acarim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>            Un\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time njoh kund\u00ebrshtar\u00eb, por nuk njoh armiq. Mund t\u00eb num\u00ebrohen me gishtat e dor\u00ebs ata q\u00eb nuk m\u00eb flasin, nd\u00ebrsa un\u00eb u flas t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>            Do t\u2019u b\u00ebja nj\u00eb kritik\u00eb dashamir\u00ebsve deputet\u00ebve xanxar\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb fatin t\u00eb zgjidhen n\u00eb Kuvendin e ardhsh\u00ebm. Mos u zini me kryetarin, ai \u00ebsht\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb arbit\u00ebr, aq sa mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nj\u00ebri q\u00eb i p\u00ebrket nj\u00eb partie, por q\u00eb ka marr\u00eb edhe votat e shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>            K\u00ebta deputet\u00eb xanxar\u00eb m\u00eb kan\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhem pal\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgjigjem, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pal\u00eb jan\u00eb grupet parlamentare. N\u00eb ato duhet t\u00eb luftoni, t\u00eb ndesheni, t\u00eb fishk\u00eblleni, t\u00eb th\u00ebrrisni, t\u2019u trokisni tryezave, t\u00eb duartrokisni dhe kur kryetari t\u2019i bjer\u00eb \u00e7eki\u00e7it, kam 2, nj\u00ebri prej druri \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb e kryetarit t\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb SHBA-s\u00eb, ma ka dhuruar q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1993, tjetri \u00ebsht\u00eb prej bronzi, e kam nga kryetari i Parlamentit Evropian, salla duhet t\u00eb pushoj\u00eb dhe t\u2019i vihet pun\u00ebs.<\/p>\n<p>             Uroj q\u00eb kryetarin e ardhsh\u00ebm t\u00eb mos e detyroni t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb nuk i p\u00ebrkasin. Me k\u00ebt\u00eb shpres\u00eb un\u00eb nuk do t\u2019ia l\u00eb trash\u00ebgim as \u00e7eki\u00e7in e drurit, as \u00e7eki\u00e7in e bronzit.<\/p>\n<p>            Shpresoj q\u00eb pas k\u00ebsaj pune t\u00eb lodhshme, t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt pa p\u00ebrjashtim dhe stafi i parlamentit q\u00eb ka punuar shum\u00eb, nj\u00eblloj si ne, t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb koktejin q\u00eb jepet me rastin e p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve t\u00eb k\u00ebtij Kuvendi t\u00eb shquar, nes\u00ebr n\u00eb or\u00ebn 12:00.<\/p>\n<p>            Tashti p\u00ebrpara mbylljes s\u00eb Kuvendit do t\u2019ju lexoj mesazhin q\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs i ka d\u00ebrguar Kuvendit Popullor.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I prer\u00eb n\u00eb bindjet e tij, por i qet\u00eb n\u00eb komunikim, gjithaq i vendosur n\u00eb mbrojtje t\u00eb rregullit parlamentar, por gjithnj\u00eb me humorin e holl\u00eb q\u00eb zbuste tensionet. I till\u00eb ishte Pjet\u00ebr Arbnori, kryetar i Parlamentit n\u00eb legjislatur\u00ebn 1992-1996. N\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebsaj legjislature ai do t\u00eb mbante nj\u00eb fjalim mjaft interesant. \u201cDeputet\u00ebt xanxar\u00eb\u201d, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94091","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94091","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94091"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94091\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94091"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94091"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94091"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}