{"id":94084,"date":"2026-07-12T09:48:19","date_gmt":"2026-07-12T09:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/12\/teherani-mbyll-ngushticen-e-hormuzit-shba-ja-kryen-sulme-te-reja-ndaj-iranit\/"},"modified":"2026-07-12T09:48:19","modified_gmt":"2026-07-12T09:48:19","slug":"teherani-mbyll-ngushticen-e-hormuzit-shba-ja-kryen-sulme-te-reja-ndaj-iranit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/12\/teherani-mbyll-ngushticen-e-hormuzit-shba-ja-kryen-sulme-te-reja-ndaj-iranit\/","title":{"rendered":"Teherani mbyll Ngushtic\u00ebn e Hormuzit, SHBA-ja kryen sulme t\u00eb reja ndaj Iranit!"},"content":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb nisur nj\u00eb val\u00eb t\u00eb re sulmesh ushtarake n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb 12 korrikut kund\u00ebr Iranit, pasi Teherani deklaroi se Ngushtica e Hormuzit \u00ebsht\u00eb e mbyllur dhe forcat iraniane godit\u00ebn nj\u00eb anije kontejner me flamur t\u00eb Qipros, duke p\u00ebrshkall\u00ebzuar tensionet n\u00eb nj\u00eb nga rrug\u00ebt ujore m\u00eb strategjike n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Komanda Qendrore e SHBA-s\u00eb (CENTCOM) tha se ka nisur nj\u00eb rund t\u00eb tret\u00eb sulmesh k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, pasi trupat e Gard\u00ebs Revolucionare Islamike t\u00eb Iranit (IRGC) sulmuan anijen M\/V GFS Galaxy teksa ajo po kalonte p\u00ebrmes Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb an\u00ebtar civil i ekuipazhit \u00ebsht\u00eb i zhdukur dhe anija nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vazhdoj\u00eb udh\u00ebtimin p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb zjarri n\u00eb bord dhe d\u00ebmtimeve t\u00eb konsiderueshme n\u00eb dhom\u00ebn e motor\u00ebve\u201d, tha CENTCOM p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate.<\/p>\n<p>\u201cSHBA-ja po i vendos Iranit nj\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb, duke vazhduar t\u2019ia dob\u00ebsojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar marinar\u00ebt civil\u00eb dhe anijet tregtare q\u00eb kalojn\u00eb lirsh\u00ebm p\u00ebrmes ngushtic\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb, ku shtohet se sulmet po kryhen me urdh\u00ebr t\u00eb presidentit amerikan, Donald Trump.<\/p>\n<p>Sekretari amerikan i Mbrojtjes*, Pete Hegseth, e vuri n\u00eb pah mesazhin e Uashingtonit me nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale, ku shkroi: \u201cIrani b\u00ebri nj\u00eb zgjedhje t\u00eb keqe. Tani po e paguan \u00e7mimin\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb amerikan u tha gazetar\u00ebve se forcat amerikane kan\u00eb goditur radar\u00ebt iranian\u00eb t\u00eb v\u00ebzhgimit ajror, sistemet e mbik\u00ebqyrjes detare, objektet p\u00ebr ruajtjen e raketave dhe dron\u00ebve, vendet nga ku l\u00ebshohen raketat dhe dron\u00ebt dhe raketahedh\u00ebsit tok\u00eb-aj\u00ebr, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb kapacitetet ushtarake t\u00eb Teheranit.<\/p>\n<p>Mediat shtet\u00ebrore iraniane raportuan p\u00ebr shp\u00ebrthime n\u00eb jug t\u00eb Iranit pas sulmeve. Transmetuesi shtet\u00ebror IRIB njoftoi se u d\u00ebgjuan tri shp\u00ebrthime n\u00eb Bandar Abas dhe dy n\u00eb Sirik, nd\u00ebrsa shp\u00ebrthime t\u00eb tjera u raportuan edhe n\u00eb ishullin Keshm, q\u00eb t\u00eb gjitha af\u00ebr Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit.<\/p>\n<p>Irani mbyll rrug\u00ebn ujore, paralajm\u00ebron hakmarrje<br \/>\nOperacioni i fundit amerikan vjen pasi Irani kreu nj\u00eb nga l\u00ebvizjet m\u00eb ky\u00e7 n\u00eb konfrontimin me Uashingtonin: mbylli Ngushtic\u00ebn e Hormuzit deri n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb transmetuar nga IRIB, marina e IRGC-s\u00eb tha se disa anije kishin tentuar t\u00eb kalonin p\u00ebrmes ngushtic\u00ebs duke p\u00ebrdorur at\u00eb q\u00eb e p\u00ebrshkroi si nj\u00eb \u201crrug\u00eb t\u00eb paautorizuar\u201d ose \u201c\u201d\u00eb pamiratuar\u201d, pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb anije, q\u00eb rrezikoi sigurin\u00eb detare duke fikur sistemet e saj, u godit dhe u detyrua q\u00eb t\u00eb ndalej\u201d, tha IRGC-ja, pa e identifikuar anijen.<\/p>\n<p>IRGC-ja b\u00ebri t\u00eb ditur se nj\u00eb anije u godit fillimisht me at\u00eb q\u00eb e p\u00ebrshkroi si nj\u00eb \u201ct\u00eb sht\u00ebn\u00eb paralajm\u00ebruese\u201d, p\u00ebrpara se t\u00eb ndalohej.<\/p>\n<p>\u201cNgushtica e Hormuzit do t\u00eb mbetet e mbyllur deri n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb dyt\u00eb dhe deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e nd\u00ebrhyrjeve amerikane n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Asnj\u00eb anije nuk do t\u00eb lejohet t\u00eb kaloj\u00eb\u201d, u tha n\u00eb njoftimin e Gard\u00ebs Revolucionare t\u00eb Iranit.<\/p>\n<p>IRGC-ja paralajm\u00ebroi se \u00e7do veprim i m\u00ebtejsh\u00ebm ushtarak kund\u00ebr Iranit do t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb \u201cp\u00ebrgjigje t\u00eb ashp\u00ebr\u201d, duke paralajm\u00ebruar se mund t\u00eb goditen edhe baza t\u00eb tjera ushtarake n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Organizata e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar p\u00ebr Tregtin\u00eb Detare (UKMTO) njoftoi se ka pranuar nj\u00eb raport p\u00ebr nj\u00eb incident n\u00ebnt\u00eb milje detare larg brigjeve t\u00eb Omanit.<\/p>\n<p>\u201cAutoritetet ushtarake kan\u00eb raportuar se nj\u00eb anije kontejner ka p\u00ebsuar d\u00ebmtime n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb saj, duke shkaktuar nj\u00eb zjarr n\u00eb bord\u201d, tha UKMTO.<\/p>\n<p>Raporti i organizat\u00ebs p\u00ebr siguri detare p\u00ebrputhet me njoftimin e CENTCOM-it, sipas t\u00eb cilit anija me flamur t\u00eb Qipros ka p\u00ebsuar d\u00ebmtime t\u00eb m\u00ebdha dhe nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vazhdoj\u00eb udh\u00ebtimin.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet diplomatike<\/p>\n<p>P\u00ebrshkall\u00ebzimi ushtarak vjen n\u00eb koh\u00ebn kur p\u00ebrpjekjet diplomatike n\u00eb Oman duket se po d\u00ebshtojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Teheranit, ministri i Jasht\u00ebm i Iranit, Abbas Araqchi, u takua me ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Omanit, Sayyid Badr Albusaidi, p\u00ebr t\u00eb diskutuar mekanizmat p\u00ebr garantimin e lundrimit t\u00eb sigurt n\u00ebp\u00ebr Ngushtic\u00ebn e Hormuzit.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Omani kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se diskutimet me Iranin do t\u00eb vazhdonin si n\u00eb nivel teknik, ashtu edhe politik, me synimin p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshje n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr lundrimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ujore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto bisedime nuk mor\u00ebn pjes\u00eb zyrtar\u00eb amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka m\u00ebsoi nga burime diplomatike se nd\u00ebrmjet\u00ebsit nga Omani i dor\u00ebzuan delegacionit iranian disa propozime q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjeve p\u00ebr lundrimin detar.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb nuk pranuan t\u00eb komentojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtyre propozimeve.<\/p>\n<p>Sipas burimeve diplomatike, q\u00eb kan\u00eb njohuri p\u00ebr diskutimet, Irani u largua nga negociatat duke th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb rikthehej pasi t\u00eb arrinte nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb unifikuar lidhur me propozimet, t\u00eb cilat do t\u00eb lejonin lirin\u00eb e lundrimit n\u00eb uj\u00ebrat e Omanit, n\u00eb pjes\u00ebn jugore t\u00eb ngushtic\u00ebs, pa vendosjen e tarifave.<\/p>\n<p>Pak m\u00ebvon\u00eb, aparati iranian i siguris\u00eb reagoi duke q\u00eblluar mbi nj\u00eb anije tregtare dhe duke shpallur mbylljen e ngushtic\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb muajt e fundit, presidenti Trump ka promovuar at\u00eb q\u00eb e ka quajtur \u201cAutostrada Jugore\u201d \u2013 nj\u00eb rrug\u00eb detare q\u00eb i mban anijet m\u00eb pran\u00eb bregdetit t\u00eb Omanit dhe m\u00eb larg uj\u00ebrave territoriale iraniane.<\/p>\n<p>Teherani vazhdimisht ka ngulur k\u00ebmb\u00eb se vet\u00ebm rruga q\u00eb ai preferon, e cila kalon m\u00eb pran\u00eb bregdetit iranian, \u00ebsht\u00eb e sigurt dhe edhe m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr sulme ndaj anijeve q\u00eb p\u00ebrdornin rrug\u00ebn p\u00ebrmes uj\u00ebrave t\u00eb Omanit.<\/p>\n<p>Retorika e ashp\u00ebr rrit rrezikun p\u00ebr zgjerim t\u00eb konfliktit<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja e fundit u zhvillua n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb politike gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb tensionuar. Udh\u00ebheq\u00ebsi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u zotua p\u00ebr hakmarrje p\u00ebr vrasjen e babait dhe paraardh\u00ebsit t\u00eb tij, Ali Khamenei, duke th\u00ebn\u00eb se hakmarrja \u201cduhet t\u00eb b\u00ebhet patjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00e7\u00ebshtje nuk varet as nga ekzistenca ime personale dhe as nga ajo e zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Pavar\u00ebsisht n\u00ebse jemi apo jo k\u00ebtu, ajo do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d, tha ai, duke shtuar se Irani kishte p\u00ebrpiluar nj\u00eb list\u00eb personash q\u00eb do t\u00eb ishin caqe.<\/p>\n<p>Disa or\u00eb m\u00eb her\u00ebt, Trump paralajm\u00ebroi se \u00e7do tentativ\u00eb p\u00ebr ta vrar\u00eb do t\u00eb sillte nj\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje t\u00eb ashp\u00ebr ushtarake nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb mij\u00eb raketa jan\u00eb gati p\u00ebr t\u2019u l\u00ebshuar dhe jan\u00eb drejtuar ndaj Republik\u00ebs Islamike t\u00eb Iranit, nd\u00ebrsa mij\u00ebra t\u00eb tjera do t\u00eb pasojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb\u201d, shkroi Trump n\u00eb rrjetin Truth Social, duke shtuar se SHBA-ja do ta \u201cshkat\u00ebrronte plot\u00ebsisht\u201d Iranin n\u00ebse nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i till\u00eb do t\u00eb materializohej.<\/p>\n<p>K\u00ebto k\u00ebmbime deklaratash vijn\u00eb pas nj\u00eb arm\u00ebpushimi t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm q\u00eb ndaloi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr luftimet, pas konflikti shp\u00ebrtheu n\u00eb fund t\u00eb shkurtit me sulmet e SHBA-s\u00eb dhe Izraelit kund\u00ebr Iranit. Trump m\u00eb pas deklaroi se arm\u00ebpushimi ka marr\u00eb fund, ndon\u00ebse tha se mbetet i hapur p\u00ebr rifillimin e negociatave.<\/p>\n<p>Presidenti amerikan, Donald Trump, n\u00eb samitin e NATO-s m\u00eb 8 korrik.<\/p>\n<p>Analist\u00ebt thon\u00eb se hap\u00ebsira p\u00ebr diplomaci po tkurret<\/p>\n<p>Analist\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se vendimi i Iranit p\u00ebr t\u00eb mbyllur Ngushtic\u00ebn e Hormuzit dhe p\u00ebr t\u00eb sulmuar anijet tregtare p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb tjet\u00ebr goditje ndaj p\u00ebrpjekjeve diplomatike.<\/p>\n<p>\u201cRegjimi iranian po d\u00ebshmon edhe nj\u00eb her\u00eb se kur SHBA-ja zgjat dor\u00ebn n\u00eb frym\u00ebn e diplomacis\u00eb, p\u00ebrballet me nj\u00eb grusht t\u00eb shtr\u00ebnguar nga Teherani\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Jason Brodsky, drejtor p\u00ebr politika n\u00eb organizat\u00ebn T\u00eb bashkuar kund\u00ebr nj\u00eb Irani b\u00ebrthamor.<\/p>\n<p>\u201cSHBA-ja do t\u00eb duhet ta p\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar nj\u00eb mesazh Republik\u00ebs Islamike\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Mbyllja e Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs r\u00ebndom kalon rreth nj\u00eb e pesta e furnizimit global me naft\u00eb, rrit ndjesh\u00ebm rrezikun e destabilizimit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb rajonal dhe mund t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb energjis\u00eb, n\u00ebse nd\u00ebrprerja e furnizimeve vazhdon.<\/p>\n<p>Me diplomacin\u00eb q\u00eb po has gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe me Uashingtonin e Teheranin q\u00eb po ashp\u00ebrsojn\u00eb q\u00ebndrimet e tyre, k\u00ebmbimet e fundit ushtarake v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah rrezikun n\u00eb rritje q\u00eb konfrontimi t\u00eb zgjerohet shum\u00eb p\u00ebrtej rajonit t\u00eb Gjirit Persik.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb nisur nj\u00eb val\u00eb t\u00eb re sulmesh ushtarake n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb 12 korrikut kund\u00ebr Iranit, pasi Teherani deklaroi se Ngushtica e Hormuzit \u00ebsht\u00eb e mbyllur dhe forcat iraniane godit\u00ebn nj\u00eb anije kontejner me flamur t\u00eb Qipros, duke p\u00ebrshkall\u00ebzuar tensionet n\u00eb nj\u00eb nga rrug\u00ebt ujore m\u00eb strategjike n\u00eb bot\u00eb. Komanda Qendrore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94084","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94084","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94084"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94084\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94084"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94084"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94084"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}