{"id":94027,"date":"2026-07-11T15:48:19","date_gmt":"2026-07-11T15:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/11\/izraeliti-qe-mashtroi-gjithe-boten-zbulohet-rrjeti-kriminal-me-call-centera-i-roy-garine-emrat-e-bashkepunetoreve-ne-shqiperi\/"},"modified":"2026-07-11T15:48:19","modified_gmt":"2026-07-11T15:48:19","slug":"izraeliti-qe-mashtroi-gjithe-boten-zbulohet-rrjeti-kriminal-me-call-centera-i-roy-garine-emrat-e-bashkepunetoreve-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/11\/izraeliti-qe-mashtroi-gjithe-boten-zbulohet-rrjeti-kriminal-me-call-centera-i-roy-garine-emrat-e-bashkepunetoreve-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Izraeliti q\u00eb mashtroi gjith\u00eb bot\u00ebn\/ Zbulohet rrjeti kriminal me Call Centera i Roy Garine, emrat e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri!"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb operacion rutin\u00eb i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb muajin shkurt t\u00eb vitit 2025 kaloi pa shum\u00eb buj\u00eb, teksa u lajm\u00ebrua se nj\u00eb 42-vje\u00e7ar ishte prangosur, i akuzuar p\u00ebr mashtrime dhe organizat\u00eb kriminale, kryesisht n\u00eb d\u00ebm t\u00eb dhjet\u00ebra shtetasve gjerman\u00eb, francez\u00eb dhe t\u00eb disa shteteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Komunikata e Policis\u00eb Shqiptare ishte shum\u00eb e that\u00eb, me inicialet e t\u00eb k\u00ebrkuarit, R.G, (Roy Garine) nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb shpejt ndaj tij filluan edhe procedurat e ekstradimit nga Shqip\u00ebria n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Operacioni policor erdhi n\u00eb bashk\u00ebpunim me Policin\u00eb Kriminale t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe rrjetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr personat n\u00eb k\u00ebrkim, teksa ndalimi u b\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Komun\u00ebs s\u00eb Parisit.<\/p>\n<p>Personi ishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga Gjermania p\u00ebr mashtrim t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, teksa ai kishte komb\u00ebsi izraelite dhe shtet\u00ebsi kanadeze. Deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nj\u00eb person anonim p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare, i cili rezultonte i pa proceduar dhe me dokumente \u201ct\u00eb pastra\u201d. Ose t\u00eb pakt\u00ebn zyrtarisht, pasi faktet e m\u00ebvonshme flasin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Zyrtarisht, n\u00eb shkurt 2025, Policia e Shtetit kishte nj\u00eb informacion se Gjykata e Bambergut n\u00eb Gjermani kishte l\u00ebshuar urdh\u00ebr ndalimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtetas, p\u00ebr mashtrim, t\u00eb kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, veprimtari kriminale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kodi Penal i Gjermanis\u00eb parashikon d\u00ebnim deri n\u00eb 15 vjet burgim.<\/p>\n<p>Komunikata e policis\u00eb kishte edhe fjalin\u00eb shabllon se \u201cInterpol Tirana po bashk\u00ebpunon me autoritetet gjermane p\u00ebr finalizimin e procedur\u00ebs s\u00eb ekstradimit t\u00eb tij\u201d. \u00c7\u00ebshtja kaloi n\u00eb rrug\u00eb gjyq\u00ebsore, ku personi q\u00eb ishte ndaluar quhej Roy Garine, nj\u00eb izraelit q\u00eb kishte mashtruar gjith\u00eb bot\u00ebn, i cili kishte disa pseudonime; Roy Garine (alias Roy Garin, alias Mikael Finkle, alias Jean Merignac).<\/p>\n\n<p>Disa muaj pas k\u00ebtij operacioni, 42-vje\u00e7ari u ekstradua n\u00eb Gjermani, ku po p\u00ebrballet me akuzat e r\u00ebnda, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb muajt e fundit, drejt\u00ebsia shqiptare ka informacione tep\u00ebr t\u00eb bollshme p\u00ebr aktivitetin e Roy-t n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb nga aktivitetet m\u00eb fitimprur\u00ebs t\u00eb viteve t\u00eb fundit, Call Centerat, ku zyrat n\u00eb Shqip\u00ebri kontrollohen nga eksponent\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke bashk\u00ebpunuar me grupe t\u00eb m\u00ebdha kriminale e madje edhe me zyrat e shtetit.<\/p>\n<p>Vox News ka siguruar informacione konfidenciale nga organet ligjzbatuese, t\u00eb cilat flasin se gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri, Roy Garine, arriti t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb perandori Call Centerash, disa prej t\u00eb cilave vijojn\u00eb aktivitetin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fitimet po kanalizohen n\u00eb nd\u00ebrtimet e kullave n\u00eb Tiran\u00eb apo bregdet. Rrjeti nd\u00ebrkomb\u00ebtar i mashtrimeve ka \u201ckapur\u201d disa eksponent\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, madje edhe personazhe publik\u00eb, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb e Call Centerave.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjta burime tregojn\u00eb p\u00ebr Vox News se Prokuroria e Posa\u00e7me, SPAK-u, ka nisur verifikimet, pasi strukturat e huaja kan\u00eb informacion t\u00eb bollsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet, jo vet\u00ebm t\u00eb ROY-t, por edhe t\u00eb disa bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij shqiptar\u00eb, emrat e t\u00eb cil\u00ebve disponohen edhe nga redaksia jon\u00eb, teksa do t\u00eb publikojm\u00eb me radh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb e k\u00ebtij grupi t\u00eb madh, q\u00eb dyshohet se ka xhiruar dhjet\u00ebra miliona euro p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb tep\u00ebr t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Rrjeti i hakerave t\u00eb Homeland Justice, q\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb sulm kibernetik faqeve shtet\u00ebrore disa vite m\u00eb par\u00eb, ka publikuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb aktivitetit t\u00eb Roy Garine, ku faktohet pik\u00ebrisht se 42-vje\u00e7ari izraelit ishte futur n\u00eb sektorin e pastrimit t\u00eb parave, q\u00eb kishin si prejardhje Call Centerat. Ka dyshime t\u00eb m\u00ebdha se nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Roy-t \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb shtetas shqiptar, Kevin Shytaj, i cili rezulton se \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb b\u00ebn rolin e menaxherit.<\/p>\n<p>\u201cKevini kontrollon fluksin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb parave t\u00eb gatshme. Ai jep urdhra personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb grupit H.P, q\u00eb t\u00eb hapin llogari bankare dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb transferta. Parat\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb banka me taksi dhe m\u00eb pas kanalizohen n\u00eb shum\u00eb biznese dhe fondacione\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb informacion i publikuar nga hakerat, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn lup\u00ebn e SPAK-ut, duke qen\u00eb se qarkullojn\u00eb miliona euro, nga nj\u00eb person i arrestuar, por q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Vox News ka kryq\u00ebzuar informacione nga disa burime, ku rezulton se nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Roy-y ishte Kevini, i cili brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr krijoi disa kompani, duke i regjistruar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit. Duke qen\u00eb se 42 vje\u00e7ari izraelit ishte nj\u00eb person n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ai futi n\u00eb loj\u00eb Kevin (dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb publikojm\u00eb t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb vijim) p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb dhe vijuar aktivitetin n\u00eb forma t\u00eb ligjshme, duke mund\u00ebsuar edhe transferimin e miliona eurove jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ka siguruar Vox News, rezulton se Kevin Shytaj ka t\u00eb pak\u00ebn 4 firma n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, \u201cSHYTAJ GROUP\u201d q\u00eb e ka regjistruar n\u00eb maj 2026, \u201cSKYLINE DEVHUB\u201d e hapur n\u00eb shtator 2025, \u201cPACK &amp; GO TRAVEL &amp; RENT\u201d e themeluar n\u00eb mars 2022 dhe e fundit \u201cPACK &amp; GO TRAVEL\u201d e themeluar po n\u00eb shkurt 2022.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb rezulton se Roy dhe Kevini bashk\u00ebpunojn\u00eb me nj\u00eb tjet\u00ebr shtetas shqiptar H.P, i cili rezulton se \u00ebsht\u00eb \u201cushtari\u201d i tyre, duke krijuar sisteme dhe aplikacione q\u00eb p\u00ebrdoren nga Call Centerat mashtruese. T\u00eb dh\u00ebnat e publikuara p\u00ebr t\u00eb nga Homeland tregojn\u00eb se ai jeton n\u00eb Tiran\u00eb, ka nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb Gjirin e Lalzit dhe nj\u00eb tjet\u00ebr banes\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Dibr\u00ebs, mjaft t\u00eb verifikueshme nga institucionet ligjzbatuese, p\u00ebr t\u00eb faktuar mashtrimet dhe pjes\u00ebmarrjen n\u00eb organizat\u00ebn kriminale.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, ku rezulton se Roy ka pasur nj\u00eb aktivitet tep\u00ebr fitimprur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, madje arrin q\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb hapur edhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt me burg, a nuk kishte informacion drejt\u00ebsia shqiptare n\u00eb shkurt 2025? Me cil\u00ebt ka bashk\u00ebpunuar, ku i pastroi parat\u00eb, \u00e7far\u00eb aktiviteti b\u00ebnte? Mjafton q\u00eb t\u00eb gjurmohen parat\u00eb, t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb arritur te secili em\u00ebr, duke qen\u00eb se Roy ishte nj\u00eb koordinator tep\u00ebr i aft\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh personash.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/te-dhenat\/\">Izraeliti q\u00eb mashtroi gjith\u00eb bot\u00ebn\/ Zbulohet rrjeti kriminal me Call Centera i Roy Garine, emrat e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb operacion rutin\u00eb i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb muajin shkurt t\u00eb vitit 2025 kaloi pa shum\u00eb buj\u00eb, teksa u lajm\u00ebrua se nj\u00eb 42-vje\u00e7ar ishte prangosur, i akuzuar p\u00ebr mashtrime dhe organizat\u00eb kriminale, kryesisht n\u00eb d\u00ebm t\u00eb dhjet\u00ebra shtetasve gjerman\u00eb, francez\u00eb dhe t\u00eb disa shteteve t\u00eb tjera. Komunikata e Policis\u00eb Shqiptare ishte shum\u00eb e that\u00eb, me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-94027","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94027","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94027"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94027\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94027"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94027"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94027"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}