{"id":93994,"date":"2026-07-11T08:48:18","date_gmt":"2026-07-11T08:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/11\/ruajuni-nga-ata-qe-nuk-ju-cojne-ne-gjykate-per-terrorizem\/"},"modified":"2026-07-11T08:48:18","modified_gmt":"2026-07-11T08:48:18","slug":"ruajuni-nga-ata-qe-nuk-ju-cojne-ne-gjykate-per-terrorizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/11\/ruajuni-nga-ata-qe-nuk-ju-cojne-ne-gjykate-per-terrorizem\/","title":{"rendered":"Ruajuni nga ata q\u00eb nuk ju \u00e7ojn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr terroriz\u00ebm!"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kam pasur shum\u00eb reagime n\u00eb inbox, email dhe telefon pasi kemi publikuar emrat e organizator\u00ebve t\u00eb fushat\u00ebs kund\u00ebr turizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00eb t\u00eb mos u l\u00eb vend spekulant\u00ebve q\u00eb e paraqesin si liri mendimi, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb klient q\u00eb shkon n\u00eb nj\u00eb restorant, n\u00eb ndonj\u00eb hotel apo diku tjet\u00ebr dhe shpreh vler\u00ebsimin p\u00ebr sh\u00ebrbimin. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr disa veprimtar\u00eb t\u00eb revolucionit, q\u00eb kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb lista biznesesh q\u00eb duhen masakruar dhe pas k\u00ebsaj, brenda 12 or\u00ebsh, mij\u00ebra review false, pa shkuar n\u00eb asnj\u00eb biznes, kan\u00eb rr\u00ebzuar vler\u00ebsimet n\u00eb Google nga 5 n\u00eb 1, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb terroriz\u00ebm mbi biznesin e turizmit.<\/p>\n<p>E p\u00ebrs\u00ebris q\u00eb nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb provojn\u00eb sh\u00ebrbimet e japin vler\u00ebsimet, por p\u00ebr ata q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb Arlind Qorrin, Andi Bushatin, Agron Shehajn, Gjergj Erebar\u00ebn, Andi Tepelen\u00ebn, Arben Kol\u00ebn e plot nxit\u00ebs urrejtjesh ndaj biznesit, q\u00eb mendojn\u00eb se po i sh\u00ebrbejn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke shkat\u00ebrruar turizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e WhatsApp-it t\u00eb krijuar nga Fatos Lubonja p\u00ebr revolucionin, nj\u00eb vajz\u00eb b\u00ebn thirrje t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb sulmuar bizneset dhe shp\u00ebrndan list\u00ebn e tyre. Dhe qindra intelektual\u00eb aty nuk reagojn\u00eb asnj\u00eb. As k\u00ebta deputet\u00ebt e PD q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e asaj liste dhe q\u00eb gjoja jan\u00eb t\u00eb djatht\u00eb. Pra e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebrse b\u00ebhet fjal\u00eb. E kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb vet\u00eb n\u00eb list\u00ebn e tyre. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr udh\u00ebzime p\u00ebr pushkatim kolektiv, jo p\u00ebr vler\u00ebsime individuale.<\/p>\n\n<p>Kjo, p\u00ebrve\u00e7se terroriz\u00ebm i d\u00ebnuesh\u00ebm nga ligjet shqiptare dhe akoma m\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga ligjet per\u00ebndimore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dimension i friksh\u00ebm i liris\u00eb politike n\u00eb vend, pasi ata jan\u00eb me parimin q\u00eb ata q\u00eb nuk jan\u00eb me ty duhen pushkatuar.<\/p>\n<p>Ne e kemi pasur nj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb, por dhe ai kishte nxjerr\u00eb rregulla p\u00ebr pushkatime dhe internime. Nuk ishte n\u00eb dor\u00eb t\u00eb gjithkujt. Ishte n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs t\u00eb zgjidhte armikun, Manush Myftiut t\u00eb t\u00eb internonte, Hysni Kapos apo Mehmet Shehut t\u00eb t\u00eb pushkatonte. Tani k\u00ebta enverist\u00eb e rinj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ia kan\u00eb deleguar k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb \u00e7do idioti q\u00eb mendon se ka n\u00eb dor\u00eb fatet e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb 100 p\u00ebr 100 t\u00eb reagimeve q\u00eb kam jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndjes\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019ua heq emrin e ekspozuar, pasi jan\u00eb gati t\u00eb t\u00ebrheqin review-t e shkruara me urdh\u00ebr t\u00eb komand\u00ebs s\u00eb revolucionit. Disa prej tyre i mir\u00ebkuptoj se dhe mund t\u2019i ket\u00eb kapur vala e entuziazmit t\u00eb revolucionit. Disa m\u00eb rezultojn\u00eb q\u00eb ishin t\u00eb njohur dhe disa akoma m\u00eb keq, njer\u00ebz q\u00eb u kisha b\u00ebr\u00eb dhe nder. Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, por m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb individualisht sillen si njer\u00ebz, kurse kolektivisht si bandit\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e frym\u00ebzuesve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Tani kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale dhe do ta zgjidh\u00eb drejt\u00ebsia, p\u00ebrkund\u00ebr d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb komand\u00ebs s\u00eb revolucionit q\u00eb duhet ta zgjidh\u00eb rruga. Zgjidhja nga rruga ka pasoja t\u00eb r\u00ebnda, pasi n\u00ebse 100 kamikaz\u00eb nga k\u00ebta t\u00eb revolucionit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb 1000 review dhe nuk din\u00eb ku i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb prekur i kan\u00eb gjurm\u00ebt e vler\u00ebsimeve t\u00eb tyre, nuk i harrojn\u00eb aq leht\u00eb. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, n\u00eb vend q\u00eb kriminel\u00ebt t\u00eb gjejn\u00eb streh\u00eb te drejt\u00ebsia, t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb me ndonj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb leht\u00eb, zgjedhin rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, at\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Ta b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb kulmin e sezonit turistik, p\u00ebr llogari t\u00eb Greqis\u00eb apo ku di un\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb, ka kuptim se merr dhe ndonj\u00eb lek si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta kosovar\u00ebt cdo fillim sezoni dhe me k\u00ebt\u00eb rast nxjerrin dhe inatin me Shqip\u00ebrin\u00eb. Po ta b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb se t\u00eb urdh\u00ebrojn\u00eb disa njer\u00ebz q\u00eb nes\u00ebr duan t\u00eb qeverisin Shqip\u00ebrin\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mbjell\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend far\u00ebn e luft\u00ebs civile dhe t\u00eb mos lejosh m\u00eb t\u00eb zhvillohet asnj\u00eb biznes, pasi n\u00ebse pal\u00ebt politike angazhohen q\u00eb p\u00ebrmes kamikaz\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb bizneset e qytetar\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb votues t\u00eb tyre, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu \u00e7do gj\u00eb do b\u00ebhet hi.<\/p>\n<p>K\u00ebta q\u00eb flasin e nuk l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb i quajn\u00eb \u201cpatronazhist\u00eb\u201d dhe q\u00eb n\u00ebnkuptojn\u00eb votues socialist\u00eb, po patronazhojn\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare p\u00ebr ta rr\u00ebnuar, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht jo vet\u00ebm krim politik, por dhe ekonomik. Dhe jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb qeverisin Shqip\u00ebrin\u00eb me zor, duke i v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn vendit dhe q\u00eb duan t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet me arkivole n\u00eb krah.<\/p>\n<p>T\u2019i turr\u00ebsh bizneseve me arsyetimin se do t\u2019i shkat\u00ebrrosh pse nuk je me revolucionin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shumica e tyre nuk e njohin fare Edi Ram\u00ebn, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb re ku duhet t\u00eb njoh\u00ebsh Arlind Qorrin, Gon Shehun dhe band\u00ebn e k\u00ebtyre gjob\u00ebv\u00ebn\u00ebsve t\u00eb rinj, ndryshe duhet t\u00eb ik\u00ebsh nga ky vend.<\/p>\n<p>Dmth Shqip\u00ebria e re q\u00eb k\u00ebta k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb bulevard, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebqind her\u00eb m\u00eb e keqe se Shqip\u00ebria e Sali Berish\u00ebs, Fatos Nanos e Edi Ram\u00ebs, pasi k\u00ebta duan nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ti duhet t\u00eb adhurosh k\u00ebta terrorist\u00ebt, nj\u00eb Shqip\u00ebri pa liri politike, pa mendim ndryshe dhe mbi t\u00eb gjitha pa biznese q\u00eb nuk jan\u00eb dakord me k\u00ebta.<\/p>\n<p>Mos u trembni nga hetimet dhe padit\u00eb q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, pasi ato deri n\u00eb gjasht\u00eb vite burg e kan\u00eb maksimumin p\u00ebr sulme t\u00eb orientuara p\u00ebr d\u00ebmtim biznesi. Ruajuni nga reagimet personale t\u00eb biznesmen\u00ebve ndaj secilit prej atyre q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, p\u00ebrfshi dhe organizator\u00ebt, q\u00eb n\u00eb shumic\u00eb vet\u00eb duan t\u00eb jetojn\u00eb si milioner\u00eb, kurse njer\u00ebzve duan t\u2019u imponojn\u00eb terrorizmin e tyre.<\/p>\n<p>Ruajuni nga ata q\u00eb nuk ju \u00e7ojn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, q\u00eb nuk merren me ju publikisht, pasi ata mund t\u2019i keni nga pas dhe nuk e dini.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderojini ata q\u00eb ju \u00e7ojn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, pasi p\u00ebrve\u00e7se ju \u00e7lirojn\u00eb nga kompleksi i fajit, ju shp\u00ebtojn\u00eb dhe jet\u00ebn dhe ju b\u00ebjn\u00eb shembull pozitiv p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. T\u00eb pun\u00ebsuarit si atentator\u00eb ka qen\u00eb zanat i komunist\u00ebve p\u00ebr 4 deri 5 vet\u00eb si vras\u00ebs me pages\u00eb. Nj\u00eb ushtri kaq e madhe e inkriminuar p\u00ebr q\u00ebllime politike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhunim i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe mbjellja e nj\u00eb lufte q\u00eb mund t\u2019i vij\u00eb secilit te dera e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb thuash q\u00eb kush \u00ebsht\u00eb me Edi Ram\u00ebn do ta paguaj\u00eb, por \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb thuash q\u00eb kush \u00ebsht\u00eb me Arlind Qorrin apo Gon Shehun do ta paguaj\u00eb, se ata jan\u00eb dhe shum\u00eb pak. Ndaleni k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr sa nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb e organizojn\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb sherr n\u00eb Facebook p\u00ebr nj\u00eb dashnore adoleshent\u00ebsh. \u00cbsht\u00eb terroriz\u00ebm q\u00eb fut Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb spirale nga e cila do digjen t\u00eb par\u00ebt ata q\u00eb po e ndjellin.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej review-ve t\u00eb tyre po anullohen prej Google pas reklamimeve dhe normaliteti do t\u00eb vendoset brenda dy dit\u00ebve, por emrat e tyre nuk do harrohen kurr\u00eb nga ata q\u00eb u ndjen\u00eb t\u00eb sulmuar pa shkak prej tyre.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb m\u00eb thot\u00eb dikush \u00e7far\u00eb lidhje ka Altini i Mrizit t\u00eb Zanave me Edi Ram\u00ebn, q\u00eb duhet t\u00eb sulmoni agroturizmin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? \u00c7far\u00eb lidhje ka Arbana Osmani me Edi Ram\u00ebn q\u00eb duhet t\u2019ia sulmoni biznesin? \u00c7far\u00eb lidhje ka Kulla Hupi n\u00eb Bulqiz\u00eb, nj\u00eb ish-emigrant i kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb d\u00ebnohet tani n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre kamikaz\u00ebve t\u00eb bulevardit q\u00eb thon\u00eb po vijm\u00eb nga diaspora? Ja ku e keni t\u00eb kthyer nga diaspora q\u00eb ka nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb e babait t\u00eb tij dhe po e sulmoni si qen\u00eb t\u00eb t\u00ebrbuar.<\/p>\n<p>Dhe boll me k\u00ebt\u00eb stilin q\u00eb b\u00ebni ironi sikur po hetohen vler\u00ebsimet e review-ve. Po hetohen vras\u00ebs biznesi. Dhe n\u00ebse i fal drejt\u00ebsia, secili i prekur prej tyre do t\u2019i trajtoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri si vras\u00ebs. Ndaj uroni t\u00eb veproj\u00eb shpejt drejt\u00ebsia dhe t\u00eb jeni t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Jo p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e re. Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e vitit 1945, por dhe pa rregulla. E kemi par\u00eb nj\u00eb her\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk ka marr\u00eb malli ask\u00ebnd nga ata q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebsuar prej saj. P\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb ishin n\u00eb krye t\u00eb saj.\/TemA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Kam pasur shum\u00eb reagime n\u00eb inbox, email dhe telefon pasi kemi publikuar emrat e organizator\u00ebve t\u00eb fushat\u00ebs kund\u00ebr turizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00eb t\u00eb mos u l\u00eb vend spekulant\u00ebve q\u00eb e paraqesin si liri mendimi, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb klient q\u00eb shkon n\u00eb nj\u00eb restorant, n\u00eb ndonj\u00eb hotel apo diku tjet\u00ebr dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93994","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93994","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93994"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93994\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93994"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93994"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93994"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}