{"id":93947,"date":"2026-07-10T15:48:39","date_gmt":"2026-07-10T15:48:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/10\/gjyqet-ne-strasburg-per-pronat-avokatura-e-shtetit-kritikon-kushtetuesen-vjen-reagimi\/"},"modified":"2026-07-10T15:48:39","modified_gmt":"2026-07-10T15:48:39","slug":"gjyqet-ne-strasburg-per-pronat-avokatura-e-shtetit-kritikon-kushtetuesen-vjen-reagimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/10\/gjyqet-ne-strasburg-per-pronat-avokatura-e-shtetit-kritikon-kushtetuesen-vjen-reagimi\/","title":{"rendered":"Gjyqet n\u00eb Strasburg p\u00ebr pronat, Avokatura e Shtetit kritikon Kushtetuesen, vjen reagimi"},"content":{"rendered":"<p>Shtetit p\u00ebr ekzekutimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), duke kund\u00ebrshtuar gjetjet sipas t\u00eb cilave nuk ka reflektuar rekomandimet lidhur me t\u00eb drejt\u00ebn e aksesit n\u00eb gjykimin kushtetues.<\/p>\n<p>Sipas Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ajo nuk vepron mbi baz\u00ebn e rekomandimeve t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera, por zbaton drejtp\u00ebrdrejt Kushtetut\u00ebn, Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe jurisprudenc\u00ebn e GJEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFillimisht, Gjykata t\u00ebrheq v\u00ebmendjen ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb raportimit t\u00eb Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit. N\u00eb respekt t\u00eb parimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve, ndon\u00ebse mbetet e hapur p\u00ebr bashk\u00ebpunim institucional, Gjykata nuk vihet n\u00eb l\u00ebvizje mbi baz\u00ebn e rekomandimeve t\u00eb ndonj\u00eb institucioni publik, p\u00ebrfshir\u00eb Avokatur\u00ebn e Shtetit, dhe as njihet me vendimet e GJEDNJ-s\u00eb ose i zbaton ato p\u00ebr shkak t\u00eb njoftimeve t\u00eb k\u00ebtij institucioni. Ashtu si p\u00ebr \u00e7do organ tjet\u00ebr publik, edhe p\u00ebr Gjykat\u00ebn detyrimi p\u00ebr zbatimin e vendimeve t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb dhe t\u00eb jurisprudenc\u00ebs s\u00eb saj buron drejtp\u00ebrdrejt nga nenet 5, 17 dhe 122 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.\u201d, thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Gjykata thekson se, pas vendimit \u201cSupergrav kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb\u201d n\u00eb vitin 2023, ka ndryshuar praktik\u00ebn p\u00ebr interpretimin e afatit t\u00eb ankimit kushtetues, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e Strasburgut.<\/p>\n<p>Gjykata sqaron gjithashtu se ka rihapur proceset kur GJEDNJ ka konstatuar shkelje n\u00eb procedurat e saj dhe se q\u00eb prej vitit 2021 vendimet shoq\u00ebrohen me arsyetim t\u00eb plot\u00eb edhe n\u00eb rastet kur nuk arrihet shumica e nevojshme p\u00ebr vendimmarrje.<\/p>\n<p>\u201cPasi kjo m\u00ebnyr\u00eb interpretimi u vler\u00ebsua nga GJEDNJ-ja si e papajtueshme me KEDNJ-n\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb pas vendimit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Supergrav kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb (9 maj 2023), Gjykata ndryshoi praktik\u00ebn e saj, duke i interpretuar dhe zbatuar dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb ligjit organik (ligji nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar) n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e p\u00ebrcaktuara nga GJEDNJ-ja. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, sa her\u00eb paraqitet nj\u00eb ankim kushtetues individual, k\u00ebrkohet informacion zyrtar nga Gjykata e Lart\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e komunikimit t\u00eb vendimit objekt ankimi dhe n\u00ebse kjo e fundit nuk paraqet prova n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, barra e prov\u00ebs nuk i kalon individit, nd\u00ebrsa ankimi konsiderohet i paraqitur brenda afatit.\u201d, thuhet m\u00eb tej.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Gjykata i b\u00ebn thirrje Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit t\u00eb hartoj\u00eb raporte t\u00eb plota, objektive dhe t\u00eb sakta, duke ritheksuar angazhimin e saj p\u00ebr zbatimin e vendimeve t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave themelore.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese:<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese (Gjykata) \u00ebsht\u00eb njohur me gjetjet e Raportit t\u00eb Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit t\u00eb dat\u00ebs 23.06.2026 \u201cP\u00ebr ekzekutimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) p\u00ebr periudh\u00ebn janar-dhjetor 2025\u201d, i cili i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport, q\u00eb pasqyron veprimtarin\u00eb e Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit n\u00eb lidhje me ekzekutimin e vendimeve t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb ndaj shtetit shqiptar, p\u00ebrfshir\u00eb ato n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb konstatuar shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb garantuara nga Konventa Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (KEDNJ) edhe n\u00eb procedurat e zhvilluara nga Gjykata, paraqiten edhe vler\u00ebsime mbi praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs pas dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebtyre vendimeve. Sipas Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit, ndon\u00ebse ajo ka dh\u00ebn\u00eb rekomandime, \u201cnga Gjykata nuk kemi pasur nj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb lidhje me k\u00ebto rekomandime, ndaj dhe k\u00ebt\u00eb vit GJEDNJ-ja ka vijuar me konstatimin e shkeljeve p\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebtij aspekti\u201d, duke iu referuar s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb aksesit n\u00eb gjykimin kushtetues dhe interpretimit t\u00eb afatit ligjor p\u00ebr paraqitjen e ankimit kushtetues individual.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb par\u00eb, Gjykata ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr maturi dhe kujdes n\u00eb deklaratat e aktor\u00ebve ose personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb diskutimin publik p\u00ebr institucionin dhe gjyqtar\u00ebt e saj. Megjith\u00ebse nuk ka synuar t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb debate t\u00eb tilla, fakti q\u00eb reagimi i nj\u00eb institucioni publik p\u00ebrmban elemente keqinformuese dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur publikisht p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim integritetin dhe autoritetin e saj, e b\u00ebn t\u00eb nevojsh\u00ebm k\u00ebt\u00eb sqarim n\u00eb funksion t\u00eb informimit t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Fillimisht, Gjykata t\u00ebrheq v\u00ebmendjen ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb raportimit t\u00eb Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit. N\u00eb respekt t\u00eb parimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve, ndon\u00ebse mbetet e hapur p\u00ebr bashk\u00ebpunim institucional, Gjykata nuk vihet n\u00eb l\u00ebvizje mbi baz\u00ebn e rekomandimeve t\u00eb ndonj\u00eb institucioni publik, p\u00ebrfshir\u00eb Avokatur\u00ebn e Shtetit, dhe as njihet me vendimet e GJEDNJ-s\u00eb ose i zbaton ato p\u00ebr shkak t\u00eb njoftimeve t\u00eb k\u00ebtij institucioni. Ashtu si p\u00ebr \u00e7do organ tjet\u00ebr publik, edhe p\u00ebr Gjykat\u00ebn detyrimi p\u00ebr zbatimin e vendimeve t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb dhe t\u00eb jurisprudenc\u00ebs s\u00eb saj buron drejtp\u00ebrdrejt nga nenet 5, 17 dhe 122 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e aksesit n\u00eb gjykimin kushtetues, Gjykata sqaron se raporti i Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit u referohet vendimeve t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb t\u00eb vitit 2025 n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet Ibrahimi dhe t\u00eb tjer\u00eb kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb (vendimi i Gjykat\u00ebs, dat\u00eb 16 qershor 2017), Fortuzi kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb (vendimi i Gjykat\u00ebs, dat\u00eb 7 dhjetor 2017) dhe Ilia kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb (vendimi i Gjykat\u00ebs, dat\u00eb 14 janar 2020). K\u00ebto \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb shqyrtuar pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore t\u00eb vitit 2016, t\u00eb cilat ndryshuan afatin p\u00ebr paraqitjen e ankimit kushtetues individual nga dy vjet n\u00eb kat\u00ebr muaj dhe soll\u00ebn nevoj\u00ebn p\u00ebr interpretimin e momentit nga i cili fillon t\u00eb rrjedh\u00eb ky afat.<\/p>\n<p>Pasi kjo m\u00ebnyr\u00eb interpretimi u vler\u00ebsua nga GJEDNJ-ja si e papajtueshme me KEDNJ-n\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb pas vendimit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Supergrav kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb (9 maj 2023), Gjykata ndryshoi praktik\u00ebn e saj, duke i interpretuar dhe zbatuar dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb ligjit organik (ligji nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar) n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e p\u00ebrcaktuara nga GJEDNJ-ja. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, sa her\u00eb paraqitet nj\u00eb ankim kushtetues individual, k\u00ebrkohet informacion zyrtar nga Gjykata e Lart\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e komunikimit t\u00eb vendimit objekt ankimi dhe n\u00ebse kjo e fundit nuk paraqet prova n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, barra e prov\u00ebs nuk i kalon individit, nd\u00ebrsa ankimi konsiderohet i paraqitur brenda afatit.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrimin p\u00ebr zbatimin e vendimeve t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb dhe rregullat procedurale t\u00eb parashikuara n\u00eb ligjin organik, sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar shkelje n\u00eb procedurat e saj dhe pal\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar rihapjen e procesit, Gjykata e ka rihapur at\u00eb pa riv\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim \u00e7\u00ebshtjet e vler\u00ebsuara tashm\u00eb nga GJEDNJ-ja.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket standardit t\u00eb arsyetimit t\u00eb vendimeve, raporti i Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit nuk evidenton se \u00e7\u00ebshtja Frroku kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb (vendimi i Gjykat\u00ebs, dat\u00eb 24 prill 2018) \u00ebsht\u00eb shqyrtuar n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur Gjykata funksiononte pa p\u00ebrb\u00ebrjen e saj t\u00eb plot\u00eb. Po ashtu, nuk merret n\u00eb konsiderat\u00eb se, sipas nenit 73, pika 4, t\u00eb ligjit organik, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs prej pes\u00eb gjyqtar\u00ebsh k\u00ebrkesa konsiderohet e rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Gjykata thekson se praktika e saj ka ndryshuar prej vitit 2021. N\u00eb \u00e7do rast kur nuk arrihet shumica e nevojshme p\u00ebr vendimmarrje, e diktuar shpesh edhe nga p\u00ebrb\u00ebrja e saj (aktualisht me vet\u00ebm tet\u00eb gjyqtar\u00eb), vendimet shoq\u00ebrohen me arsyetimin p\u00ebrkat\u00ebs, duke pasqyruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar q\u00ebndrimet e ndara t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe duke garantuar standardin e arsyetimit, n\u00eb p\u00ebrputhje me praktik\u00ebn e GJEDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb rolit t\u00eb Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit n\u00eb raportimin p\u00ebr ekzekutimin e vendimeve t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb nga shteti shqiptar, Gjykata n\u00ebnvizon domosdoshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb raportimi t\u00eb plot\u00eb, objektiv dhe t\u00eb sakt\u00eb, si dhe shmangien e p\u00ebrfundimeve q\u00eb krijojn\u00eb perceptime t\u00eb pasakta jo vet\u00ebm p\u00ebr gjendjen reale t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebtyre vendimeve, por edhe p\u00ebr veprimtarin\u00eb e institucioneve shqiptare. Avokatura e Shtetit \u00ebsht\u00eb institucioni i ngarkuar me ligj p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin cil\u00ebsor, transparent dhe profesional t\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb procedurat pran\u00eb GJEDNJ-s\u00eb dhe, p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtij funksioni, duhet t\u00eb disponoj\u00eb informacion t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb parimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit luajal, i cili bazohet n\u00eb respektin e nd\u00ebrsjell\u00eb p\u00ebr kompetencat e \u00e7do institucioni dhe n\u00ebnkupton krijimin e nj\u00eb raporti bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet tyre, si dhe duke pasur parasysh se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr ekzekutimin e vendimeve t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb nuk i p\u00ebrket vet\u00ebm nj\u00eb institucioni, Gjykata ka ofruar asistenc\u00ebn e nevojshme sa her\u00eb q\u00eb Departamenti p\u00ebr Ekzekutimin e Vendimeve i GJEDNJ-s\u00eb ka k\u00ebrkuar informacion p\u00ebrmes Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit, si dhe ka nd\u00ebrtuar ura bashk\u00ebpunimi me Zyr\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Gjykata rithekson p\u00ebrkushtimin e saj p\u00ebr zbatimin e Kushtetut\u00ebs, t\u00eb KEDNJ-s\u00eb dhe t\u00eb jurisprudenc\u00ebs s\u00eb GJEDNJ-s\u00eb, duke garantuar pasqyrimin e standardeve t\u00eb saj n\u00eb praktik\u00ebn kushtetuese dhe mbrojtjen efektive t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/perplasja-33\/\">Gjyqet n\u00eb Strasburg p\u00ebr pronat, Avokatura e Shtetit kritikon Kushtetuesen, vjen reagimi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtetit p\u00ebr ekzekutimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), duke kund\u00ebrshtuar gjetjet sipas t\u00eb cilave nuk ka reflektuar rekomandimet lidhur me t\u00eb drejt\u00ebn e aksesit n\u00eb gjykimin kushtetues. Sipas Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ajo nuk vepron mbi baz\u00ebn e rekomandimeve t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera, por zbaton drejtp\u00ebrdrejt Kushtetut\u00ebn, Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93947","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93947","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93947"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93947\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93947"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93947"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93947"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}