{"id":93931,"date":"2026-07-10T11:48:22","date_gmt":"2026-07-10T11:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/10\/koncerti-i-kanye-west-blendi-gonxhja-tirana-mund-te-fitoje-miliona-dhe-te-hyje-ne-harten-boterore-te-eventeve\/"},"modified":"2026-07-10T11:48:22","modified_gmt":"2026-07-10T11:48:22","slug":"koncerti-i-kanye-west-blendi-gonxhja-tirana-mund-te-fitoje-miliona-dhe-te-hyje-ne-harten-boterore-te-eventeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/10\/koncerti-i-kanye-west-blendi-gonxhja-tirana-mund-te-fitoje-miliona-dhe-te-hyje-ne-harten-boterore-te-eventeve\/","title":{"rendered":"Koncerti i Kanye West, Blendi Gonxhja: Tirana mund t\u00eb fitoj\u00eb miliona dhe t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb hart\u00ebn bot\u00ebrore t\u00eb eventeve"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar mes debatit p\u00ebr koncertin e Kanye West (Ye), duke argumentuar se organizimi i eventeve t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrmase nuk duhet par\u00eb si nj\u00eb shpenzim, por si nj\u00eb investim me ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb ekonomi, turiz\u00ebm dhe imazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje shembuj nga Los Angeles, Stambolli dhe Madridi, Gonxhja thekson se p\u00ebrfitimet ekonomike t\u00eb nj\u00eb koncerti shkojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebrtej shitjes s\u00eb biletave, nd\u00ebrsa shton se suksesi i koncertit t\u00eb 11 korrikut n\u00eb Tiran\u00eb mund ta kthej\u00eb kryeqytetin n\u00eb nj\u00eb destinacion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr eventet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ai ka hedhur posht\u00eb edhe pretendimet p\u00ebr koston e stadiumit provizor dhe ka paralajm\u00ebruar se anulimi i eventit do t\u00eb sillte humbje ekonomike dhe pasoja afatgjata p\u00ebr imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>POSTIMI<\/p>\n<p>N\u00eb ekonomin\u00eb moderne t\u00eb eventeve, suksesi i nj\u00eb koncerti nuk matet vet\u00ebm me t\u00eb ardhurat nga biletat, por me ndikimin q\u00eb krijon n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb e qytetit\/vendit prit\u00ebs.<\/p>\n<p>Shembujt e fundit e tregojn\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb ndikim dhe trend transformues:<\/p>\n<p>Los Angeles \u2013 Dy koncertet e Ye n\u00eb SoFi Stadium gjeneruan rreth 33 milion\u00eb dollar\u00eb t\u00eb ardhura direkte nga biletat, duke u renditur nd\u00ebr eventet me fitimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb zhvilluara ndonj\u00ebher\u00eb. P\u00ebrfitimet p\u00ebr qytetin shkuan shum\u00eb p\u00ebrtej stadiumit, n\u00eb rreth 90 milion\u00eb dollar\u00eb duke aktivizuar hotelerin\u00eb, transportin, restorantet dhe ekonomin\u00eb lokale.<br \/>\nStambolli \u2013 Koncerti i Ye n\u00eb Atat\u00fcrk Olympic Stadium mblodhi 118,000 spektator\u00eb, nj\u00eb rekord si pjes\u00ebmarrje q\u00eb gjeneroi rreth 24 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura si event, me ndikim ekonomik q\u00eb u vler\u00ebsua n\u00eb deri n\u00eb 100 milion\u00eb euro, fal\u00eb fluksit t\u00eb turist\u00ebve, net\u00ebve t\u00eb q\u00ebndrimit, konsumit n\u00eb bizneset lokale dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb lidhura me eventin. (rasti i Turqis\u00eb vlen t\u00eb theksohet se edhe pse eventi rezultoi me fitim u financua me fond publik 4.5 milion\u00eb euro, si nj\u00eb politik\u00eb mb\u00ebshtetjeje)<\/p>\n<p>Madridi \u2013 P\u00ebr koncertin e vet\u00ebm t\u00eb Ye n\u00eb Spanj\u00eb pritet nj\u00eb ndikim ekonomik deri n\u00eb 49 milion\u00eb euro, mbi 3,000 vende pune t\u00eb p\u00ebrkohshme, rreth 68,000 spektator\u00eb, ku m\u00eb shum\u00eb se 60% pritet t\u00eb jen\u00eb vizitor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Edhe k\u00ebtu, pesha kryesore e ndikimit ekonomik nuk vjen vet\u00ebm nga biletat, por nga turizmi, hoteleria, qerat\u00eb, gastronomia, transporti dhe tregtia.<\/p>\n<p>Tirana po hyn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb hart\u00eb t\u00eb kryeqyteteve q\u00eb presin evente t\u00eb k\u00ebtij niveli. Koncerti i Ye (Kanye West) m\u00eb 11 korrik, n\u00eb Eagle Stadium, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb show apo aktivitet muzikor. Ai p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb test t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e strategjik p\u00ebr kapacitetin organizativ t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb konsoliduar Tiran\u00ebn si nj\u00eb mund\u00ebsi dhe si nj\u00eb destinacion t\u00eb eventeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00eb tilla p\u00ebrmasave.<br \/>\nP\u00ebrvoja nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregon se ekonomia e nj\u00eb koncerti nuk p\u00ebrfundon te bileta. \u00c7do vizitor q\u00eb udh\u00ebton p\u00ebr nj\u00eb event konsumon sh\u00ebrbime akomodimi, ushqimi, transporti, arg\u00ebtimi dhe viziton atraksione turistike.<\/p>\n<p>\u00c7do euro e shpenzuar qarkullon n\u00eb ekonomi p\u00ebrmes dhjet\u00ebra bizneseve dhe krijon vler\u00eb t\u00eb shtuar p\u00ebr komunitetin lokal. N\u00eb Eagle Stadium, Kashar, jan\u00eb angazhuar n\u00eb nj\u00eb hark 2 mujor rreth 3,500 punonj\u00ebs, me profesionist\u00eb e ekipe teknike, nd\u00ebrsa 24 or\u00eb para eventit Tirana \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra e rezervuar sa i takon hoteleve dhe apartamenteve t\u00eb pasqyruara n\u00eb platformat e ndryshme online! Miliona euro i rikthehen buxhetit qendror e vendor nga taksat direkte, duke e b\u00ebr\u00eb \u00e7do financim publik n\u00eb k\u00ebt\u00eb industri nj\u00eb investim me leverdi por edhe duke rritur qarkullimin dhe t\u00eb ardhurat p\u00ebr t\u00ebr\u00eb subjektet lokale, p\u00ebrtej p\u00ebrfitimeve t\u00eb tjera afatgjata.<\/p>\n<p>N\u00ebse Tirana arrin t\u00eb organizoj\u00eb me sukses k\u00ebt\u00eb event, p\u00ebrfitimi m\u00eb i madh nuk do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm ai social, arg\u00ebtues apo ekonomik i nj\u00eb nate. Do t\u00eb jet\u00eb besueshm\u00ebria nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb fiton kryeqyteti dhe Shqip\u00ebria. Industria kreative, eventet, turizmi eksperiencial, jan\u00eb krah p\u00ebr krah nj\u00eb dinamo gjeneruese p\u00ebr mir\u00ebqenien, rritjen e qendrueshme ekonomike dhe arsyeja pse sot qytete si Madridi, Stambolli, Londra, Los Angeles, dhe shum\u00eb metropole jan\u00eb ndalesa t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb turneve bot\u00ebrore.<br \/>\nNj\u00eb koncert mund t\u00eb zgjas\u00eb disa or\u00eb, por ndikimi i tij n\u00eb ekonomi, turiz\u00ebm dhe imazhin e nj\u00eb vendi mund t\u00eb zgjas\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite, sidomos n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb sapo po hyn n\u00eb burs\u00ebn globale t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb tilla t\u00eb jasht\u00ebzakonshme e unikale.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ngjarje t\u00eb tilla t\u00eb mos shihen p\u00ebrmes prizmit t\u00eb debatit politik. N\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, eventet nd\u00ebrkomb\u00ebtare vler\u00ebsohen mbi baz\u00ebn e ndikimit q\u00eb sjellin p\u00ebr qytetin dhe ekonomin\u00eb: sa turist\u00eb t\u00ebrheqin, sa biznese p\u00ebrfitojn\u00eb, sa vende pune krijohen dhe \u00e7far\u00eb reputacioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar nd\u00ebrtojn\u00eb p\u00ebr qytetin, vendin, aft\u00ebsin\u00eb dhe destinacionin.<\/p>\n<p>Artist\u00ebt, koncertet dhe aktivitetet kulturore vijn\u00eb e ikin, nd\u00ebrsa p\u00ebrfitimet p\u00ebr ekonomin\u00eb, turizmin dhe mark\u00ebn e vendit mbeten. Prandaj, suksesi i nj\u00eb eventi t\u00eb till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb sukses i nj\u00eb individi apo i nj\u00eb force politike, por nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb pres\u00eb me standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare ngjarje t\u00eb p\u00ebrmasave globale dhe t\u00eb konsolidoj\u00eb vendin e saj n\u00eb hart\u00ebn europiane t\u00eb eventeve.<\/p>\n<p>FAKTE SHTES\u00cb:<br \/>\nNgritja e struktur\u00ebs provizore (Eagle Stadium) ka nj\u00eb kosto prej rreth 2.2 milion\u00eb euro dhe jo 50 a 60 milion\u00eb euro si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dizinformuar publiku!<\/p>\n<p>Fondi i dh\u00ebn\u00eb nga qeveria shqiptare \u00ebsht\u00eb alokuar p\u00ebrmes programit buxhetor Turiz\u00ebm dhe nuk ka lidhje me fondet p\u00ebr artin, kultur\u00ebn, sportin, dhe ka dal\u00eb nga Fondi Rezerv\u00eb e jo nga fonde emergjencash apo fonde t\u00eb planifikuara p\u00ebr sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb!<br \/>\nD\u00ebmi i pritsh\u00ebm nga anullimi i eventit n\u00eb faz\u00ebn aktuale do t\u00eb llogaritej n\u00eb rreth 11 milion\u00eb euro shpenzime t\u00eb pakthyeshme dhe d\u00ebshtim me kosto e pasoja t\u00eb r\u00ebnda afatgjata n\u00eb imazh komb\u00ebtar e besim, zhg\u00ebnjim rajonal p\u00ebr dhjet\u00ebra mij\u00eb vendas e t\u00eb huaj q\u00eb do t\u00eb humbnin k\u00ebt\u00eb eksperienc\u00eb, por dhe d\u00ebm direkt i konsideruesh\u00ebm p\u00ebr rezervimet e anulluara, pagesat e pakthyeshme dhe fitimin e munguar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar mes debatit p\u00ebr koncertin e Kanye West (Ye), duke argumentuar se organizimi i eventeve t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrmase nuk duhet par\u00eb si nj\u00eb shpenzim, por si nj\u00eb investim me ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb ekonomi, turiz\u00ebm dhe imazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit. Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje shembuj nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93931","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93931"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93931\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}