{"id":93888,"date":"2026-07-09T19:48:16","date_gmt":"2026-07-09T19:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/09\/samiti-ne-tirane-filos-albini-qirie-beleri-atletet-dhe-patllakja-e-rames\/"},"modified":"2026-07-09T19:48:16","modified_gmt":"2026-07-09T19:48:16","slug":"samiti-ne-tirane-filos-albini-qirie-beleri-atletet-dhe-patllakja-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/09\/samiti-ne-tirane-filos-albini-qirie-beleri-atletet-dhe-patllakja-e-rames\/","title":{"rendered":"Samiti n\u00eb Tiran\u00eb, \u2018filos\u2019 Albini, \u2018qirie\u2019 Beleri, atletet dhe \u2018patllakja\u2019 e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Hap\u00ebsira mbar\u00ebshqiptare k\u00ebto dit\u00eb ka q\u00ebn\u00eb tep\u00ebr e ngarkuar me \u2018debatin\u2019 e pak\u00ebrkuar mbi fatin e Samitit t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb NATO-s q\u00eb ishte vendosur q\u00eb nga Haga p\u00ebr t\u2019u mbajtur vitin e ardhsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb si dhe mbi \u2018fatin\u2019 e Edi Ram\u00ebs si kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb londineze!<br \/>\nDebati kishte nisur nga disa lajme periferike, q\u00eb aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm politik\u00eb, sidomos t\u00eb partive t\u00eb gjelb\u00ebrta, marksiste apo majtise n\u00eb Evrop\u00eb , t\u00eb cil\u00ebt deklaroheshin thuajse t\u00eb sigurt\u00eb se Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb jet\u00eb mikprit\u00ebse e samitit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb NATO-s n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb lajm, t\u00eb cilin e paraqisnin si shum\u00eb trondit\u00ebs, her\u00eb e ilustronin me pretendimin se Shqip\u00ebria nuk kishte kapur at\u00eb 2 p\u00ebrqindshin e shpenzimeve p\u00ebr Forcat e Armatosura, her\u00eb sepse samiti i Aleanc\u00ebs nuk mund t\u00eb zhvillohet n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb sipas tyre ishte \u2018narkoshtet\u2019 dhe \u2018regjim\u2019 e her\u00eb me pretendimin se Rama \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm anti-shqiptar por dhe anti-Flaming! Ky i fundit nj\u00eb zog shtegtar q\u00eb vjen n\u00eb vendin ton\u00eb kalimthi dhe zbukuron Zv\u00ebrnecin, por q\u00eb p\u00ebr habi t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve k\u00ebt\u00eb vit nuk ka ardhur ende, megjith\u00ebse ka nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb ka dal\u00eb fort n\u00eb mbrojtje t\u00eb tyre, edhe n\u00eb munges\u00eb! Ndoshta nuk jan\u00eb p\u00ebrputhur \u2018axhendat\u2019 e rrymave ajrore drejt Shqip\u00ebris\u00eb, dhe kan\u00eb shkuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb pushuar kalimthi!<br \/>\nDhe t\u00eb gjitha k\u00ebto lajme, p\u00ebrktheheshin me shpejt\u00ebsi e botohen n\u00eb mediat dhe portalet e Tiran\u00ebs, pjesa m\u00eb e madhe e tyre e pozicionuar kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs! Madje goj\u00ebt e liga thonin se nga Shqip\u00ebria e kishin burimin k\u00ebto lajme, por duhej t\u00eb botoheshin n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, p\u00ebr ta hedhur m\u00eb pas origjinalin n\u00eb shqip n\u00eb mediat e Shqip\u00ebris\u00eb, pas b\u00ebrjes publike andej nga Evropi!<br \/>\nPretendimi i kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb mori p\u00ebrmasa t\u00eb reja, teksa u deklaruar n\u00eb thuajse t\u00eb gjitha panelet televizive se jo vet\u00ebm q\u00eb samiti n\u00eb Tiran\u00eb ishte anuluar, por dhe se Erdogan kishte refuzuar t\u00eb ftonte Ram\u00ebn p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e Samitit n\u00eb Ankara, duke hedhur n\u00eb media lajmin, sipas t\u00eb cilit ishte ftuar vet\u00ebm presidenti Bajram Begaj! U tjerr nj\u00eb teori aq e  fort\u00eb konspirative, sa k\u00ebt\u00eb \u2018dram\u00eb\u2019 ia paraqit\u00ebn jo vet\u00ebm publikut shqiptar por u p\u00ebrdor edhe prej k\u00ebtyre protestuesve q\u00eb vijojn\u00eb prej mbi nj\u00eb muaji xhiron n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, si fakt i kryer se Erdogani dhe Trump nuk e shohin as me sy Edi Ram\u00ebn jo m\u00eb q\u00eb t\u2019i japin dor\u00ebn apo ta takojn\u00eb \u2018tet a tet\u2019! Renditen dhe arsyet sipas tyre!<br \/>\nDhe k\u00ebt\u00eb lajm e aplifikuan aq shum\u00eb, a thua Samiti i Ankaras\u00eb do ndodhte shekullin e ardhsh\u00ebm dhe e v\u00ebrteta do t\u00eb st\u00ebrzgjatej nj\u00eb shekull, qoft\u00eb dhe me shekullin prej 15 vitesh t\u00eb k\u00ebtyre influencereve shqiptare, dhe nuk do t\u00eb zbardhej e t\u00eb dilte n\u00eb shesh shum\u00eb shpejt! Madje arrit\u00ebn deri atje, sa filluan q\u00eb Ram\u00ebs t\u2019i num\u00ebronin jo m\u00eb muajt por dit\u00ebt n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb, duke e \u2018ilustruar\u2019 k\u00ebt\u00eb dhe me \u2018debatin\u2019 e shp\u00ebrthyer p\u00ebr postin e kryeministrit, mes Gones, Pilin\u00e7it, Qorit, Lapajt, Kryendriturit dhe k\u00ebtyre kuvendar\u00ebve parapolitik\u00eb, e deri tek Berisha q\u00eb tashm\u00eb e ka marr\u00eb vet\u00eb n\u00eb dor\u00eb protest\u00ebn, duke e rikthyer at\u00eb n\u00eb formatin e foltoreve t\u00eb PD!<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb po priste me zem\u00ebr t\u00eb ngrir\u00eb dhe Albin Kurti, kreu i \u2018armat\u00ebs\u2019 q\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, islamit politik e m\u00eb gj\u00ebr\u00eb deri n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut me VLEN, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb protestat n\u00eb Tiran\u00eb, pra revolucionin q\u00eb nisi p\u00ebr Flamingot dhe u b\u00eb nj\u00eb \u00e7orb\u00eb ku fut\u00ebn duart q\u00eb nga sh\u00ebrbimet e huaja e deri tek k\u00ebta delirant\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs mbar\u00ebshqiptare n\u00eb rajon, p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00eb \u2018tepsi kok\u00ebn e Ram\u00ebs\u2019 dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb si Kosov\u00ebn, pa qeveri, t\u00eb izoluar dhe krejt\u00ebsisht jasht\u00eb sistemit!<br \/>\nAlbini po priste familjarisht n\u00eb Greqi, streha e tij prej 6 vitesh, ku shkon nj\u00ebher\u00eb n\u00eb muaj, a thua se po shkon p\u00ebr \u2018kaketiz\u00ebm\u2019 p\u00ebr t\u00eb ndryshuar fen\u00eb, nga islame n\u00eb at\u00eb orthodokse! Ndoshta dhe kjo \u00ebsht\u00eb, \u00e7far\u00eb nuk b\u00ebn Kurti! Justifikimi i Albinit p\u00ebr k\u00ebto l\u00ebvizje t\u00eb shpeshta drejt Greqis\u00eb dhe bojkotimin total t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja n\u00eb disa seminare OJF-je, t\u00eb t\u00eb majt\u00ebve grek\u00eb e marksist\u00ebve nga disa vende t\u00eb bot\u00ebs, ku shpeshher\u00eb kan\u00eb tema nga bota e lasht\u00ebsis\u00eb, me Kasandra dhe Akil\u00eb! Shoku Albin, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ishte i ftuari special si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jasht\u00eb NATO-s, n\u00eb Samitin e mbajtur n\u00eb Turqi, nga ishujt grek\u00eb ku po pushonte dhe p\u00ebrmir\u00ebsonte dijet mbi marksizmin, priste me zem\u00ebr t\u00eb ngrir\u00eb se si do t\u00eb anulohej Samiti i ardhsh\u00ebm i Aleanc\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb! \u201cFilos\u2019 Albini ishte i sigurt\u00eb se Rama do merrte goditjen e r\u00ebnd\u00eb!<br \/>\nPo k\u00ebshtu dhe \u2018qirie\u2019 Fredi Beleri q\u00eb nga qendra e Evrop\u00ebs, p\u00ebr fatin e mir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb keqin e Greqis\u00eb si eurodeputet grek, i pari hidraulik eurodeputet n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e Parlamentit Evropian, sulmonte qeverin\u00eb shqiptare, kryeministrin Edi Rama dhe jepte \u2018lajmin\u2019 se Shqip\u00ebria s\u2019\u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb mbyllur negociatat dhe p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsiar n\u00eb BE, me pretendimin se drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e kapur dhe po godet krer\u00ebt e opozit\u00ebs shqiptare, Berisha dhe Meta! Pra, dhe Beleri, njeriu q\u00eb kontribuoi fort me \u00e7far\u00eb mundi p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nga Greqia emigrant\u00eb t\u00eb paguar apo t\u00eb adhnuar dhe p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr Ram\u00ebs q\u00eb po \u2018shet\u2019 vendin! Dhe kush pretendon se po mbron Shqip\u00ebrin\u00eb nga shitja e Ram\u00ebs, ata q\u00eb me nj\u00eb dor\u00eb gati p\u00ebrlan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territoriut shqiptar, p\u00ebrmes marr\u00ebveshjes s\u00eb \u201cDetit\u2019 n\u00eb qeverisjen e Berish\u00ebs! U firmos nga Basha e Bakojani, n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb kryeministrave asokohe, Berisha e Karamanlis! Gjykata Kushtetuse p\u00ebr fat e rr\u00ebzoi!<br \/>\nEsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb flasim me detaje se \u00e7far\u00eb ndodhi! Kryeministri Edi Rama shkoi n\u00eb Ankara, u prit me t\u00eb gjitha nderet, mori pjes\u00eb n\u00eb samit, takoi lider\u00ebt bot\u00ebror\u00eb, takoi presidentin turk Erdogan, ku mori jo vet\u00ebm lajmin e mir\u00eb t\u00eb ngritjen n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes dy vendeve, por dhe nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb samit tjer\u00ebt t\u00eb radh\u00ebs n\u00eb Turqi! Dhe jo vet\u00ebm q\u00eb Rama nuk u refuzua nga presidenti turk, por mori nga dora e Erdogan dhe nj\u00eb pistolet\u00eb t\u00eb personalizuar me emrin e tij n\u00eb dorez\u00ebn e fildisht\u00eb. Mori dhe \u2018patllaken\u2019 me nj\u00eb fjal\u00eb Rama dhe p\u00ebr fatin e keq t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb kishin p\u00ebrgatitur fest\u00ebn e fitores kund\u00ebr tij, kryeministri shqiptar u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri me \u2018patllake\u2019 n\u00eb brez! T\u00eb mos tremben, se s\u2019ka p\u00ebr ta p\u00ebrdorur kurr\u00eb, por e themi si metafor\u00eb, pasi postoleta do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fondin e dhuratave, q\u00eb i mbeten shtetit shqiptar! Si\u00e7 e ka deklaruar gjithnj\u00eb Rama p\u00ebr dhuratat e tij! Po themi se Shqip\u00ebria n\u00ebn qeverisjen e tij, \u00ebsht\u00eb kthyer tashm\u00eb n\u00eb vendin lider n\u00eb rajon, me miq t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, me n\u00eb krye SHBA dhe t\u00eb pasuar edhe nga Turqia etj!<br \/>\nPor Rama u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri dhe me konfrimimin n\u00eb xhep t\u00eb mbajtjes s\u00eb samitit t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb NATO-s n\u00eb Tiran\u00eb, vitin e ardhsh\u00ebm! Data dhe muaji nuk \u00ebsht\u00eb caktuar, mund t\u00eb jet\u00eb muaji maj, qershor apo korrik, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. P\u00ebrgatitjet ka koh\u00eb q\u00eb kan\u00eb filluar! Dhe kuptohet, nuk ka se si t\u00eb mos japin nj\u00eb dor\u00eb edhe aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, me n\u00eb krye ata amerikan\u00eb! Pasi n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb samit pritet t\u00eb vij\u00eb vet\u00eb presidenti Donald Trump! Ishte sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Aleanc\u00ebs, Mark Rutte ishte ai q\u00eb e konfirmoi publikisht para mediave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs se Samiti i radh\u00ebs do t\u00eb mbahet n\u00eb Tiran\u00eb! E zeza mbi t\u00eb bardh\u00eb! Duke shuar shpresat n\u00eb Tiran\u00eb, e anuluar \u2018fest\u00ebn\u2019!<br \/>\nTeksa protesta e p\u00ebrzier dhe pa asnj\u00eb \u2018gram\u2019 flamingo brenda tashm\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, organizator\u00ebt e k\u00ebsaj proteste, n\u00eb sken\u00eb dhe n\u00eb prapasken\u00eb, q\u00eb nga Albini dhe ushtria e tij e Vet\u00ebvendosjes, apo VLEN n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, por dhe neomarksist\u00ebt, islami politik, Kryendriturit dhe ata q\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr destabilizimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb prag t\u00eb Samitit t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb NATO-s vitin e ardhsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb prag n\u00eb mbylljes s\u00eb negociatave me BE, kan\u00eb mbetur pa tekst, i vetmi ngush\u00ebllim p\u00ebr ta tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb debati q\u00eb ka shp\u00ebrthyer p\u00ebr atletet e bardha t\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdori, madje t\u00ebrhoqi t\u00ebr\u00eb v\u00ebmendjen, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb Samit t\u00eb NATO-s t\u00eb zhvilluar n\u00eb Ankara!<br \/>\nEshte debat i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mediatik ky n\u00eb Tiran\u00eb, besojm\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb disa panele televizive n\u00eb dit\u00ebt e ardhshme, p\u00ebr t\u00eb debatuar n\u00ebse atletet duhej t\u00eb ishin t\u00eb bardha apo t\u00eb zeza, duhet t\u00eb ishin me lidh\u00ebse t\u00eb gjata apo t\u00eb shkurt\u00ebra, a ishin t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb v\u00ebmendjen e Trump atletet apo jo, teksa ia tregoi me gisht Mark Rutte, dhe sa shum\u00eb shum\u00eb qeshi Mitsotakis, i cili kishte qar\u00eb mjaft kur Trump deklaroi se do t\u2019ia jepte ato avion\u00ebt luftarak\u00eb \u2018F 35 \u2018 Erdoganit, se \u00ebsht\u00eb lider i fort\u00eb!<br \/>\nBesojm\u00eb se do t\u00eb jen\u00eb dhe pjes\u00eb e pankartave t\u00eb protest\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, por dhe t\u00eb \u2018meme\u2019-ve n\u00ebp\u00ebr rrjetet sociale atletet e Ram\u00ebs t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb Samit! Do zoti nuk k\u00ebrkojn\u00eb ndonj\u00eb ankand p\u00ebr t\u2019i bler\u00eb, pasi, teksa Rama i la pa tekst p\u00ebr k\u00ebto pritshm\u00ebrit\u00eb me largime nga posti, refuzim samiti apo anulim samiti n\u00eb Tiran\u00eb, u ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb k\u00ebto atletet q\u00eb t\u00eb merren deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti! E sigurt\u00eb \u00ebsht\u00eb se pistoleta e dhuruar nga Erdogani nuk do jet\u00eb pjes\u00eb e debatit mediatik, pasi do t\u00eb ishte fundi m\u00eb pas! Ishte dhurat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb Samit, e personalizuar!<br \/>\nMegjith\u00ebse Rama nuk i kursen asnj\u00ebher\u00eb \u2018karamelet\u2019 p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij. N\u00eb fund t\u00eb fundit u l\u00eb di\u00e7ka me t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb merren! K\u00ebt\u00eb her\u00eb u ka l\u00ebn\u00eb atletet e bardha t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb samit, por \u2018rezerv\u00eb\u2019 kan\u00eb dhe \u2018patllaken\u2019 e dhuruar nga Erdogan! Mjaftojn\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit! Pranver\u00ebn e ardhshme kemi zgjedhjet vendore! Do t\u00eb merren me humbjen t\u00ebr\u00eb ver\u00ebn e 2027 dhe deri verat e ardhshme t\u00eb vitit, kur t\u00eb p\u00ebrballen s\u00ebrish me humbjen n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 2029! T\u00eb presim e t\u00eb shohim! Berish\u00ebn aty e kemi, n\u00eb krye t\u00eb opozit\u00ebs! \u201cRevolucionin Flaming\u2019 e mori!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Hap\u00ebsira mbar\u00ebshqiptare k\u00ebto dit\u00eb ka q\u00ebn\u00eb tep\u00ebr e ngarkuar me \u2018debatin\u2019 e pak\u00ebrkuar mbi fatin e Samitit t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb NATO-s q\u00eb ishte vendosur q\u00eb nga Haga p\u00ebr t\u2019u mbajtur vitin e ardhsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb si dhe mbi \u2018fatin\u2019 e Edi Ram\u00ebs si kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb londineze! Debati kishte nisur nga disa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93888","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93888","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93888"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93888\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}