{"id":93883,"date":"2026-07-09T18:48:24","date_gmt":"2026-07-09T18:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/09\/bisedat-e-financieres-aida-vokli-per-5-call-center-at-zbuluan-xhoni-hitajn-igli-margjinin-dhe-algers-mahilajn\/"},"modified":"2026-07-09T18:48:24","modified_gmt":"2026-07-09T18:48:24","slug":"bisedat-e-financieres-aida-vokli-per-5-call-center-at-zbuluan-xhoni-hitajn-igli-margjinin-dhe-algers-mahilajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/09\/bisedat-e-financieres-aida-vokli-per-5-call-center-at-zbuluan-xhoni-hitajn-igli-margjinin-dhe-algers-mahilajn\/","title":{"rendered":"Bisedat e financieres Aida Vokli p\u00ebr 5 \u2018Call- Center-at\u2019 zbuluan Xhoni Hitajn, Igli Margjinin dhe Algers Mahilajn"},"content":{"rendered":"<p>Hapja dhe m\u00eb pas k\u00ebqyrja e nj\u00eb aparati telefonik, q\u00eb policia i sekuestroi financieres, Aida Vokli, ka \u00e7uar prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs n\u00eb zbulimin e disa pika \u201cCall-Cent\u00ebri\u201d n\u00eb zon\u00ebn e \u201cLiqenit t\u00eb That\u00eb\u201d dhe zona t\u00eb ndryshme t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Vokli, \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebjetuesja e Ledio To\u00e7it, person ky i proceduar dhe shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga ana e prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes komunikimeve telefonike q\u00eb ka kryer e hetuara, Aida Vokli, jan\u00eb zbuluar disa kontrata p\u00ebr marrje me q\u00ebra t\u00eb ambjenteve n\u00eb Tiran\u00eb, \u00e7mimet e tyre, organizator\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb drejtonin rrjetin e mashtrimit p\u00ebrmes bursave on-line dhe deri tek lista e punonj\u00ebsve dhe emrit t\u00eb (Shefit) t\u00eb k\u00ebsaj skeme mashtrimi.<\/p>\n<p>Duke zbuluar k\u00ebto komunikime dhe adresat e vendeve, ku ishin marr\u00eb me qera objekte, n\u00eb 16 qershor 2026, gjykata e Tiran\u00ebs i miratoi prokuroris\u00eb disa vendime kontrolli, duke \u00e7uar n\u00eb sekuestrimin e dhjet\u00ebra kompjuter\u00ebve dhe arrestimin e Albi Shtyll\u00ebs, Egi Nel\u00ebs, Bjorni Karecos, Zizo Azizit dhe shtetasve t\u00eb huaj Paraguajanit Luis Enrique Rojas Masri, dhe dy Angolasit Simao Lopez Samuel, Jose Inocencio Canda.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta persona u proceduan p\u00ebr \u201cMashtrim kompjuterik\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me pasoja t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Sipas dosjes t\u00eb siguruar nga gazetari, Elton Qyno, kontrollet jan\u00eb kryer n\u00eb ambientet e kompanis\u00eb \u201cMagnolia Group\u201d.<\/p>\n<p>Rezulton se n\u00eb 18 shtator 2023, personi n\u00ebn hetim, Xhoni Hitaj, hap kompanin\u00eb \u201cMagnolia Group\u201d, ku pika e veprimit ishte zona e Liqenit. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb 7 Mars 2024, Xhoni Hitaj, ka hapur dhe kompanin\u00eb \u201cKoppa Network\u201d me adres\u00eb veprimi n\u00eb katin e 3-t\u00eb tek \u201cDawn Tawn\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb vitin 2022 Xhoni Hitaj ka hapur dhe dy shoq\u00ebri pran\u00eb Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, ku n\u00eb fokus ka patur sh\u00ebrbimin me \u201cCall-Cent\u00ebra\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kontrollet jan\u00eb kryer n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAM Studio\u201d me pronar Algers Mahilaj. Kjo shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb 2 Mars 2026 dhe ushtronte aktivitetin n\u00eb zon\u00ebn e \u201cLiqenit t\u00eb That\u00eb\u201d. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj kompanie Mahilaj, zot\u00ebron dhe kompanin\u00eb \u201cGo Media\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ushtron aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e \u201cCall-Cent\u00ebrave\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, ku Mahilaj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pronar n\u00eb n\u00ebntor 2025, pasi ia bleu kundrejt 1 milion lek\u00eb t\u00eb vjetra 100 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve, shtetasit Fabjano Kanto.<\/p>\n<p>N\u00eb ambientit e subjektit \u201cAM Studio\u201d, n\u00eb postin e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs u gjend\u00ebn sh\u00ebnime t\u00eb karakterit operacional, n\u00ebn emrat \u201cNote 2\u201d, \u201cNote 3\u201d etj, ku renditeshin t\u00eb dh\u00ebna personale dhe financiare t\u00eb personave t\u00eb huaj (kryesisht kanadez\u00eb dhe italian\u00eb), bashk\u00eb me instruksione p\u00ebr or\u00ebt e thirrjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kompjuter u gjet edhe skripta e prezantimit, ku p\u00ebrdoruesi p\u00ebrdorte pseudonimin \u201cMike Hudson\u201d dhe paraqitej si avokat i \u201cRR Law Firm\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb postin e tret\u00eb t\u00eb pun\u00ebs u konstatuan aplikacione t\u00eb instaluara si \u201cMicroSIP\u201d me emrin \u201cLuca\u201d, \u201cTeamViewer\u201d dhe \u201cWireGuard\u201d, k\u00ebto t\u00eb fundit q\u00eb shk\u00ebrbejn\u00eb maskimin e adres\u00ebs IP dhe kontrollin e kompjuter\u00ebve n\u00eb distanc\u00eb, si dhe skedar\u00eb \u201cExcel\u201d me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb shtetasve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>N\u00eb aparatin celular Samsung \u201cGalaxy A05\u201d t\u00eb gjendur pran\u00eb k\u00ebtij posti pune u evidentuan mesazhe t\u00eb d\u00ebrguara n\u00eb gjuhn Italiane n\u00ebn emrin \u201cLuca\u201d dhe \u201cLucas\u201d ndaj personave t\u00eb huaj, si dhe fotografi t\u00eb pasaportave dhe dokumenteve t\u00eb identifikimit t\u00eb shtetasve gjerman\u00eb dhe austriak\u00eb, t\u00ebrhequr gjat\u00eb viteve 2024\u20132026.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ambient u sekuestruan 27 nj\u00ebsi qendrore, 2 laptop dhe 9 aparate celulare, dhe u arrestuan n\u00eb kushtet e flagranc\u00ebs shtetasit Albi Shtylla dhe Egi Nela.<\/p>\n<p>Gjithashtu kontrolle jan\u00eb kryer edhe tek shoq\u00ebria \u201cElevante Pulse\u201d me administrator dhe pronar, Igli Margjini. Kjo kompani ushtron aktivitetin e Call-Cent\u00ebrave n\u00eb zon\u00ebn e ish-bllokut, pran\u00eb godin\u00ebs s\u00eb LSI-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00ebn nd\u00ebrmjet shefes s\u00eb financ\u00ebs Aida Vokli dhe shtetases Vjollca Rakipi, bisedohet p\u00ebr kontratat q\u00eb do t\u00eb revokohen dhe kontratat q\u00eb do t\u00eb lidhen si dhe p\u00ebr pjes\u00ebn e pages\u00ebs q\u00eb do b\u00ebhet p\u00ebr dy ambientet e mara me qera n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb nga Igli Margjini.<\/p>\n<p>Kontrolle, jan\u00eb kryer dhe tek pika e \u201cCall-Cent\u00ebrit\u201d q\u00eb administrohet nga Dervish Musa. Ky i fundit ka hapur niptin fizik n\u00eb 8 Gusht 2023 dhe ka pezulluar aktivitetin n\u00eb 10 qershor 2026.<\/p>\n<p>N\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb ambientit u konstatuan t\u00eb pranish\u00ebm 32 shtetas, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe shtetas me shtet\u00ebsi braziliane dhe franceze.<\/p>\n<p>N\u00eb momentet e para t\u00eb hyrjes s\u00eb polic\u00ebs, nj\u00ebri prej personave n\u00ebn hetim uli automatin, duke shkaktuar fikjen e t\u00eb gjith\u00eb kompjuter\u00ebve t\u00eb rrjetit dhe humbjen e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb to.<\/p>\n<p>Nga rindezja e tyre u konstatua se kishin kthyer n\u00eb gjendjen fillestare, pa asnj\u00eb aplikacion t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb pyetur si person q\u00eb ka dijeni p\u00ebr vepr\u00ebn penale, Lina Nina, e cila ka deklaruar se punon n\u00eb k\u00ebt\u00eb call center prej gati 2 muajsh, n\u00eb pozicionin e ndihm\u00ebs ekonomiste. Ajo ka sqaruar se administrator i call centerit \u00ebsht\u00eb shtetasi Dervish Musa, nd\u00ebrsa menaxheri \u00ebsht\u00eb shtetasi Zizo Azizi.<\/p>\n<p>N\u00eb zyr\u00ebn e financ\u00ebs gjendeshin ajo, nj\u00eb djal\u00eb i quajtur Luis \u2013 q\u00eb n\u00eb dijenin\u00eb e saj merrej me rekrutimin e shtetasve t\u00eb huaj \u2013 dhe nj\u00eb person tjet\u00ebr me emrin Valerio, i cili kryente funksionin e IT-it. Gjuha e p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebt\u00eb call center ka qen\u00eb anglisht dhe spanjisht.<\/p>\n<p>Ajo ka sqaruar se vendin e pun\u00ebs e ka gjetur n\u00ebp\u00ebrmjet rrjetit social Instagram, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vajze q\u00eb ishte prezantuar si Sara Hoxha, dhe se paguhej n\u00eb t\u00eb zez\u00eb, me para n\u00eb dor\u00eb nga menaxheri Zizo Azizi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Bjorn Kareco, ka deklaruar se ka rreth 4 muaj q\u00eb punon si IT n\u00eb k\u00ebt\u00eb call center dhe merret me formatimin e kompjuter\u00ebve dhe pajisjen e nj\u00ebsive me aksesor\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me paran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 46.000 euro t\u00eb gjendur n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e tij, ai ka sqaruar se \u00e7anta \u00ebsht\u00eb e tij, por ajo vler\u00eb monetare jo, dhe nuk ka dijeni se kush e ka futur aty.<\/p>\n<p>Ka deklaruar se paguhej n\u00eb vler\u00ebn 1.000 euro n\u00eb muaj dhe pagesa i jepej nga punonj\u00ebsja e financ\u00ebs, Lina Nora. Po n\u00eb deklarimin e tij n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit ndaj t\u00eb cilit zhvillohen hetimet, Bjorn Kareco ka deklaruar se vendin e pun\u00ebs e ka gjetur n\u00ebp\u00ebrmjet Instagram-it dhe ka komunikuar online me nj\u00eb shtetase t\u00eb quajtur Chris, n\u00eb gjuh\u00ebn greke, e cila i ka sqaruar se kompania ishte e licencuar dhe do t\u00eb formohej nj\u00eb grup p\u00ebr suportin e klient\u00ebve grek\u00eb.<\/p>\n<p>Ka deklaruar se ka shkuar disa her\u00eb n\u00eb adres\u00ebn q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse ishte formuar ky grup, me pozicion p\u00ebr operator dhe support klienti dhe pag\u00eb 1.500 euro. N\u00eb lidhje me shum\u00ebn e gjendur, ka deklaruar se nuk ka dijeni se t\u00eb kujt jan\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore t\u00eb siguruar rezulton se drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Drejtoria p\u00ebr Hetimet e Krimeve Kibernetike n\u00eb baz\u00eb t\u00eb informacioneve t\u00eb ardhura nga autoritete, Austriake, ka referuar se ekzistojn\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme se shtetas t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian, jan\u00eb mashtruar financiarisht duke u shkaktuar humbje t\u00eb shumave t\u00eb m\u00ebdha financiare.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb marra nga struktura partnere personat q\u00eb kryejn\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet kriminal jan\u00eb shtetas shqiptar t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrdorin rrjetin e internetit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>K\u00ebto pika \u201cCall-Cent\u00ebri\u201d, jan\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb disa zona t\u00eb Tiran\u00ebs, si n\u00eb ish-bllok n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Clab \u201cShqiponja\u201d, ku drejtonte (Faja), n\u00eb zon\u00ebn e \u201cKristal Center\u201d ku drejtonte Xhoel Mekolli, tek \u201cDa\u00ebn Ta\u00ebn\u201d n\u00eb katin e 3 ku drejtonte \u201cDevi\u201d dhe n\u00eb zon\u00ebn e \u201cLiqenit t\u00eb That\u00eb\u201d, ku drejtonte nj\u00eb person tjet\u00ebr, i quajtur Dervish Musa<\/p>\n<p><strong>shqip.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/zbulimi-2\/\">Bisedat e financieres Aida Vokli p\u00ebr 5 \u2018Call- Center-at\u2019 zbuluan Xhoni Hitajn, Igli Margjinin dhe Algers Mahilajn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hapja dhe m\u00eb pas k\u00ebqyrja e nj\u00eb aparati telefonik, q\u00eb policia i sekuestroi financieres, Aida Vokli, ka \u00e7uar prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs n\u00eb zbulimin e disa pika \u201cCall-Cent\u00ebri\u201d n\u00eb zon\u00ebn e \u201cLiqenit t\u00eb That\u00eb\u201d dhe zona t\u00eb ndryshme t\u00eb Tiran\u00ebs. Vokli, \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebjetuesja e Ledio To\u00e7it, person ky i proceduar dhe shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga ana [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93883","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93883","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93883"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93883\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93883"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93883"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93883"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}