{"id":93675,"date":"2026-07-07T09:48:30","date_gmt":"2026-07-07T09:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/07\/carlo-bollino-a-eshte-anarkia-e-popullit-qe-propozon-protesta-me-e-mire-se-shqiperia-e-sotme\/"},"modified":"2026-07-07T09:48:30","modified_gmt":"2026-07-07T09:48:30","slug":"carlo-bollino-a-eshte-anarkia-e-popullit-qe-propozon-protesta-me-e-mire-se-shqiperia-e-sotme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/07\/07\/carlo-bollino-a-eshte-anarkia-e-popullit-qe-propozon-protesta-me-e-mire-se-shqiperia-e-sotme\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: A \u00ebsht\u00eb anarkia e popullit q\u00eb propozon protesta, m\u00eb e mir\u00eb se Shqip\u00ebria e sotme?"},"content":{"rendered":"<p>Tashm\u00eb protesta e flamingove ka ndryshuar fytyr\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb revolucion t\u00eb vog\u00ebl provincial, t\u00eb udh\u00ebhequr nga nj\u00eb grup anarkist\u00ebsh, antisistem dhe utopist\u00ebsh, q\u00eb propozojn\u00eb anarkin\u00eb popullore n\u00eb vend t\u00eb shtetit. Plani p\u00ebr krijimin e Kuvendit Komb\u00ebtar Qytetar \u00ebsht\u00eb provuar tashm\u00eb 16 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb malet e Dukatit dhe, sipas vet\u00eb pranimit t\u00eb atij q\u00eb e ka ideuar, ka qen\u00eb nj\u00eb eksperiment i d\u00ebshtuar. Sot, po i nj\u00ebjti ideator, i cili pretendon se ka shkruar nj\u00eb \u201clib\u00ebr virtual\u201d prej 1.500 faqesh, t\u00eb frym\u00ebzuar nga nj\u00eb filozofi e lart\u00eb \u201cq\u00eb jo t\u00eb gjith\u00eb mund ta kuptojn\u00eb\u201d dhe q\u00eb e quan veten \u201cKryendrituri\u201d, \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb aventur\u00eb t\u00eb re duke pretenduar t\u00eb eksportoj\u00eb n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare modelin (e d\u00ebshtuar) t\u00eb Kuvendit t\u00eb Dukatit.<\/p>\n<p>\u00c7do qytetar \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb librat q\u00eb d\u00ebshiron, t\u00eb luaj\u00eb rolin e revolucionarit antiglobalist dhe t\u00eb ndjek\u00eb projektet e tij utopike, por nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb mblidhen n\u00eb bulevard (tashm\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak se n\u00eb dit\u00ebt e para) shprehin shqet\u00ebsime dhe pak\u00ebnaq\u00ebsi reale: sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, arsimin, pun\u00ebsimin, \u00e7mimet, emigracionin, kullat, oligark\u00ebt, median, Ram\u00ebn, Berish\u00ebn, ndotjen, pensionet, administrat\u00ebn shtet\u00ebrore, burokracin\u00eb, deputet\u00ebt, drejt\u00ebsin\u00eb, kriminalitetin, korrupsionin dhe ligjin zgjedhor. P\u00ebr pothuajse t\u00eb gjitha k\u00ebto jemi dakord. Por pyetja q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb: cila \u00ebsht\u00eb zgjidhja q\u00eb propozon revolucioni i Kryendriturit?<\/p>\n<p>Ai propozon t\u00eb fshihen institucionet ekzistuese dhe pushteti t\u2019i delegohet popullit p\u00ebr 12 muaj! Duke injoruar Kushtetut\u00ebn, ligjet e vendit, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, konventat dhe procedurat, Kryendrituri mendon t\u00eb ul\u00eb p\u00ebrtok\u00eb n\u00eb shesh 300 delegat\u00eb t\u00eb popullit, t\u00eb cil\u00ebt askush nuk e di mir\u00eb se si do t\u00eb zgjidhen (propozimi m\u00eb origjinal ka qen\u00eb ai i p\u00ebrzgjedhjes me short, si n\u00eb Athin\u00ebn e lasht\u00eb), dhe, ashtu si\u00e7 b\u00ebri dikur n\u00eb livadhet e Dukatit, t\u2019u besoj\u00eb atyre detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb qeveri teknike, puna e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb kontrollohet nga populli i bulevardit, i gatsh\u00ebm t\u00eb thirret sa her\u00eb q\u00eb qeveria gabon. Gabon sipas kujt?<\/p>\n<p>Kjo form\u00eb primitive, anarkike dhe e frikshme e demokracis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhur deri tani nga 1 milion e 400 mij\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm 13 muaj m\u00eb par\u00eb votuan p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe Sali Berish\u00ebn. Por sa jan\u00eb k\u00ebta revolucionar\u00eb q\u00eb u shfaq\u00ebn te papritur dhe pretendojn\u00eb t\u2019i imponojn\u00eb vullnetin dhe planin e tyre rebel nj\u00eb vendi t\u00eb t\u00ebr\u00eb? Jan\u00eb 500? 5.000? Edhe sikur t\u00eb ishin 15.000! S\u00ebrish mbeten nj\u00eb grimc\u00eb n\u00eb krahasim me shumic\u00ebn e popullsis\u00eb q\u00eb nuk i ka zgjedhur.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja themelore: sa jan\u00eb ata q\u00eb e duan k\u00ebt\u00eb form\u00eb kaq t\u00eb \u00e7uditshme dhe komike qeverisjeje kolektive p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e re? Madje edhe Enver Hoxha, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1945, organizoi zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb simuluar nj\u00eb form\u00eb demokracie. Rebel\u00ebt e udh\u00ebhequr nga Kryendrituri, p\u00ebrkundrazi, nuk duan t\u2019i n\u00ebnshtrohen vot\u00ebs s\u00eb popullit: duan vet\u00ebm t\u00eb vendosin dhe t\u00eb b\u00ebrtasin nga mikrofona duke k\u00ebrkuar burg dhe vet\u00ebm burg! Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arrogante, e papranueshme dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, e frikshme.<\/p>\n<p>Sot nuk ka analist q\u00eb t\u00eb mos kujtoj\u00eb nj\u00eb parim themelor t\u00eb demokracis\u00eb: format e pushtetit ndryshohen p\u00ebrmes vot\u00ebs, jo me histerin\u00eb e disa t\u00eb ekzaltuarve q\u00eb b\u00ebrtasin p\u00ebrpara celularit e m\u00eb pas e postojn\u00eb histerin\u00eb e tyre n\u00eb rrjetet sociale. Britma t\u00eb ekzagjeruara, qesharake, pak t\u00eb besueshme dhe q\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk krijojn\u00eb solidaritet, por vet\u00ebm bezdi dhe ankth. Jan\u00eb \u00e7liruar frenat dhe tani t\u00eb shash k\u00ebdo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb moda e k\u00ebsaj vere. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe sheshi i Beogradit, i lindur si nj\u00eb revolucion qytetar kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb Beogradit, u organizua n\u00eb nj\u00eb parti dhe tani do t\u00eb garoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Kryendriturit e bulevardit nuk kan\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr n\u00ebse duan t\u00eb fitojn\u00eb besueshm\u00ebri: le t\u00eb organizohen n\u00eb nj\u00eb parti dhe t\u00eb respektojn\u00eb vendin dhe institucionet duke u b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb kaluar si t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet verdiktit t\u00eb Sovranit K\u00ebshtu si po veprojn\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb demokratik\u00eb se politikan\u00ebt q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb. P\u00ebrkundrazi: sot p\u00ebr sot duken m\u00eb t\u00eb k\u00ebqij.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tashm\u00eb protesta e flamingove ka ndryshuar fytyr\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb revolucion t\u00eb vog\u00ebl provincial, t\u00eb udh\u00ebhequr nga nj\u00eb grup anarkist\u00ebsh, antisistem dhe utopist\u00ebsh, q\u00eb propozojn\u00eb anarkin\u00eb popullore n\u00eb vend t\u00eb shtetit. Plani p\u00ebr krijimin e Kuvendit Komb\u00ebtar Qytetar \u00ebsht\u00eb provuar tashm\u00eb 16 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb malet e Dukatit dhe, sipas vet\u00eb pranimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-93675","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93675","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93675"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93675\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93675"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93675"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93675"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}